{"id":198667,"date":"2025-03-22T08:57:42","date_gmt":"2025-03-22T07:57:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=198667"},"modified":"2025-03-22T08:57:42","modified_gmt":"2025-03-22T07:57:42","slug":"mali-i-zi-thote-se-nuk-u-ftua-ne-nismen-per-bashkepunim-ushtarak-kosove-shqiperi-kroaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mali-i-zi-thote-se-nuk-u-ftua-ne-nismen-per-bashkepunim-ushtarak-kosove-shqiperi-kroaci\/","title":{"rendered":"Mali i Zi thot\u00eb se nuk u ftua n\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim ushtarak Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri-Kroaci"},"content":{"rendered":"<p>Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e deklarat\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, e cila u n\u00ebnshkrua m\u00eb 18 mars n\u00eb Tiran\u00eb nga ministrat e Mbrojtjes t\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka deklaruar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) Ministria e Mbrojtjes s\u00eb Malit t\u00eb Zi, ata \u201cnuk jan\u00eb n\u00eb dijeni\u201d q\u00eb Malit t\u00eb Zi i \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me forcimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mbrojtje p\u00ebr ruajtjen e paqes, duke p\u00ebrfshir\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes, veprimet p\u00ebr luftimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr integrimet euroatlantike, sipas Ministris\u00eb kroate t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se kufizohet me t\u00eb tria vendet n\u00ebnshkruese, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s, nj\u00ebsoj si Kroacia dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkruesit e deklarat\u00ebs kan\u00eb theksuar se mbetet e hapur mund\u00ebsia q\u00eb k\u00ebsaj nisme t\u2019i bashkohen edhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E pyetur nga REL n\u00ebse do t\u2019i bashkohet deklarat\u00ebs, Ministria e Mbrojtjes e Malit t\u00eb Zi nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje u theksua se do t\u00eb vazhdojn\u00eb forcimin e bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjitha vendet e rajonit, duke promovuar vizionin euroatlantik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cSi an\u00ebtar i NATO-s, theksojm\u00eb rolin e forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb [KFOR-it], si faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb kontribuon n\u00eb ruajtjen e nj\u00eb ambienti t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb sigurt, dhe ndaj mandatit t\u00eb t\u00eb cilit kontribuon edhe Mali i Zi, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb vijim\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>As Ministria e Mbrojtjes e Kroacis\u00eb nuk ka komentuar p\u00ebr pyetjen n\u00ebse Mali i Zi do t\u00eb mund t\u2019i bashkohet k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje ushtarake. Po ashtu, as NATO-ja nuk komentoi.<\/p>\n<p>\u201cNuk ishte e pritshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Kroacia t\u00eb ftonte Malin e Zi t\u00eb bashkohej me deklarat\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse p\u00ebrmir\u00ebsohen marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale\u201d, tha p\u00ebr REL-in ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, Dragan Samarxhiq.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kroacis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi u p\u00ebrkeq\u00ebsuan pas miratimit t\u00eb Rezolut\u00ebs p\u00ebr Jasenovcin n\u00eb Parlamentin malazez, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Kroacia shpalli person t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, Andrija Mandiqin, kryetar i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Milan Knezheviqin, deputet, dhe Aleksa Be\u00e7iqin, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb u cil\u00ebsua si \u201cveprim i q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore me Kroacin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2024, Kroacia bllokoi mbylljen e nj\u00eb kapitulli n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb lidhej me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte ftuar t\u00eb bashkohej me deklarat\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb mbrojtjes, Samarxhiq mendon se Qeveria e Malit t\u00eb Zi nuk do t\u00eb kishte pasur fuqin\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive.<\/p>\n<p>\u201cQeveria aktuale e Malit t\u00eb Zi po mban nj\u00eb balanc\u00eb mes rrug\u00ebs euroatlantike dhe p\u00ebrplasjeve t\u00eb brendshme politike, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e saj ndaj nismave t\u00eb tilla\u201d, tha Samarxhiq.<\/p>\n<p>N\u00eb Qeverin\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb ka dy z\u00ebvend\u00ebskryeministra dhe tre ministra nga ish-Fronti Demokratik prorus, i cili \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb koh\u00ebt e fundit, parti e cila nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Lideri i k\u00ebtij fronti, Andrija Mandiq, \u00ebsht\u00eb kryetar i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb pjes\u00eb e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse q\u00eb nga viti 2020, kur u rr\u00ebzua nga pushteti Partia Demokratike e Socialist\u00ebve e Millo Gjukanoviqit, gjat\u00eb qeverisjes t\u00eb t\u00eb cilit, Mali i Zi u pranua n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>A e ka shkelur deklarata marr\u00ebveshjen e vitit 1996?<\/p>\n<p>Ndryshe nga Mali i Zi, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, vler\u00ebsoi se me n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, Kroacia, Shqip\u00ebria dhe Kosova \u201ckan\u00eb hapur nj\u00eb gar\u00eb armatimi n\u00eb rajon dhe kan\u00eb shkelur marr\u00ebveshjen n\u00ebnrajonale t\u00eb vitit 1996\u201d.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kuotat e lejuara t\u00eb armatimit, u n\u00ebnshkrua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga t\u00eb dy entitetet e Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Federata dhe Republika S\u00ebrpska, Kroacia dhe Republika Federale e Jugosllavis\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>Samarxhiq, i cili ka marr\u00eb pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zbatimin e saj p\u00ebr shum\u00eb vite, vler\u00ebsoi se deklarata nuk ka shkelur asnj\u00eb nen t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb zbatimit shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nuk ka pasur raste t\u00eb shkeljes. Po ashtu, Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij dokumenti. Pra, nuk shoh ndonj\u00eb lidhje shkak-pasoj\u00eb midis k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve\u201d, theksoi Samarxhiq.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim ndaj deklaratave t\u00eb Vu\u00e7iqit se deklarata ka hapur gar\u00eb armatimi n\u00eb rajon dhe se \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb NATO-ja nuk \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr t\u00eb, kan\u00eb reaguar zyrtar\u00eb nga Kroacia.<\/p>\n<p>Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, i hodhi posht\u00eb vler\u00ebsimet e Vu\u00e7iqit, duke th\u00ebn\u00eb se vendet n\u00ebnshkruese e kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap mbi baz\u00ebn e vendimeve t\u00eb tyre, \u201cp\u00ebr t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb leje nga askush, as nga Serbia dhe as nga NATO-ja\u201d.<\/p>\n<p>Serbia nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb nga viti 2011 negocion me Prishtin\u00ebn p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve, proces q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga BE-ja.<\/p>\n<p>Matje forcash mes Kroacis\u00eb dhe Serbis\u00eb<\/p>\n<p>Q\u00eb ky zhvillim dhe shum\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb rajon lidhen me marr\u00ebdh\u00ebniet serbo-kroate dhe matjen e ndikimit t\u00eb tyre, vler\u00ebson p\u00ebr REL-in analisti ushtarak nga Beogradi, Aleksandar Radiq.<\/p>\n<p>Ai tha se veprimi i Zagrebit, Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht i drejtuar kund\u00ebr interesave serbe:<\/p>\n<p>\u201cMendoj se n\u00eb Zagreb, edhe pse askush nuk do ta pranoj\u00eb zyrtarisht, e shohin faktorin shqiptar si nj\u00eb mjet presioni ndaj Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shtoi Radiq, Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike p\u00ebr shkak t\u00eb protestave masive n\u00eb Serbi:<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7iqit i duhet tani t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, se ai \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mbron \u00e7\u00ebshtjen serbe nga presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dhe sigurisht q\u00eb nga ai mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebm kritika p\u00ebr marr\u00ebveshjen\u201d.<\/p>\n<p>Radiq gjithashtu tha se beson q\u00eb deklarata nuk do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kroacia, p\u00ebrmes saj, arriti bashk\u00ebpunim me popullin shqiptar n\u00eb dy territore.<\/p>\n<p>Ai mendon se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme bashk\u00ebpunimi me Turqin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Deklarata, shton ai, p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si forcim i marr\u00ebdh\u00ebnieve me vendet e NATO-s, derisa t\u2019i ofrohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Programit p\u00ebr Partneritet p\u00ebr Paqe t\u00eb aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor, natyrisht q\u00eb n\u00eb Beograd n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb shihet si di\u00e7ka provokuese dhe do t\u00eb ket\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, por asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq\u201d, theksoi Radiq.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Vu\u00e7iqit, reagoi edhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Serbis\u00eb, duke e cil\u00ebsuar deklarat\u00ebn si \u201cprovokim t\u00eb hapur dhe injorim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb realitetit n\u00eb terren\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anjushiq, tha se \u201cka kaluar koha kur Kroacia pyeste Beogradin se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte dhe si t\u00eb vepronte\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs e Kosov\u00ebs (MPJD) vler\u00ebsoi se kund\u00ebrshtimi i Serbis\u00eb ndaj k\u00ebsaj nisme \u00ebsht\u00eb \u201cshkelje e hapur e marr\u00ebveshjeve t\u00eb Brukselit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, tha MPJD, parashihet q\u00eb Serbia nuk do t\u00eb pengoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk do t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shtete dhe organizata t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e deklarat\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, e cila u n\u00ebnshkrua m\u00eb 18 mars n\u00eb Tiran\u00eb nga ministrat e Mbrojtjes t\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb. Si\u00e7 ka deklaruar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) Ministria e Mbrojtjes s\u00eb Malit t\u00eb Zi, ata \u201cnuk jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":198668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-198667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/198668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}