{"id":199357,"date":"2025-03-29T09:26:24","date_gmt":"2025-03-29T08:26:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=199357"},"modified":"2025-03-29T09:26:24","modified_gmt":"2025-03-29T08:26:24","slug":"ministria-e-ekonomise-jemi-duke-ndermarre-cdo-veprim-per-te-kufizuar-ndikimin-ne-tarifa-te-konsumatoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ministria-e-ekonomise-jemi-duke-ndermarre-cdo-veprim-per-te-kufizuar-ndikimin-ne-tarifa-te-konsumatoreve\/","title":{"rendered":"Ministria e Ekonomis\u00eb: Jemi duke nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7do veprim p\u00ebr t\u00eb kufizuar ndikimin n\u00eb tarifa t\u00eb konsumator\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me paralajmerimet p\u00ebr shqyrtimimin e tarifave t\u00eb energjise elektrike.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tyre thuhet se \u201cMinistria e Ekonomis\u00eb dhe Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb analizuar raportet dhe trendet n\u00eb sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-s\u00eb n\u00eb konsultim publik p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb dy drejtime: m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shp\u00ebrndarja e barr\u00ebs s\u00eb rritjes brenda grupeve t\u00eb konsumator\u00ebve\u201d thuhet ne reagim.<\/p>\n<p>munikata e plot\u00eb:Komunikat\u00eb mbi shqyrtimin e tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe planet p\u00ebr rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore<br \/>\nM\u00eb 14 mars 2025, Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE), rregullator i pavarur i sektorit, ka publikuar raportet konsultative lidhur me shqyrtimin e tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr vitin 2025. Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb analizuar raportet dhe trendet n\u00eb sektor.Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-s\u00eb n\u00eb konsultim publik p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb dy drejtime: m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shp\u00ebrndarja e barr\u00ebs s\u00eb rritjes brenda grupeve t\u00eb konsumator\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, konsiderojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb rritja t\u00eb mos prek\u00eb amvis\u00ebrit\u00eb q\u00eb konsumojn\u00eb m\u00eb pak se 800 kWh dhe t\u00eb shtohet numri i brezeve (blloqeve) t\u00eb konsumit p\u00ebr konsumin mbi 800 kWh. K\u00ebto, duke marr\u00eb parasysh analizat tona t\u00eb trendeve dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb konsumit t\u00eb cilat i p\u00ebrmbledhim shkurtimisht m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sigurojm\u00eb qytetar\u00ebt se kemi nd\u00ebrmarr\u00eb dhe jemi duke nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kufizuar ndikimin n\u00eb tarifa t\u00eb konsumator\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, disa faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm kan\u00eb ndihmuar n\u00eb uljen e presionit mbi tarifa:1. \u00c7mimi i shitjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike nga KEK-u nuk \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebt\u00eb vit, dhe as p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara. Duke qen\u00eb prodhuesi kryesor i energjis\u00eb eletrkike n\u00eb Kosov\u00eb, kjo ka konribuuar p\u00ebr t\u00eb frenuar rritjen e \u00e7mimit p\u00ebr qytetar\u00ebt e bizneset. Gjat\u00eb vitit 2024 KEK ka pasur prodhim 7% m\u00eb t\u00eb lart\u00eb krahasuar me vitin paraprak (sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KOSTT dhe KEK).<\/p>\n<p>2. N\u00eb vitet 2022-2024 \u00ebsht\u00eb stabilizuar dhe kthyer mbrapsht edhe trendi i rritjes s\u00eb sasis\u00eb s\u00eb importit q\u00eb ishte n\u00eb rritje q\u00eb nga viti 2017. P\u00ebrderisa sasia e importit n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2017-2021 \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht 18.1% n\u00eb baza vjetore (sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KOSTT), p\u00ebrgjat\u00eb 3 viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb ulur mesatarisht p\u00ebr 3.3% .3. Konsumi i amvis\u00ebrive, q\u00eb po rritej me ritme jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta n\u00eb periudh\u00ebn (2017-2021), duke rritur edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr import, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb stabilizuar. Q\u00eb nga heqja e bllok-tarif\u00ebs nga ZRrE m\u00eb 2017, amvis\u00ebrit\u00eb rrit\u00ebn konsumin p\u00ebr mesatarisht 7.2% \u00e7do vit, duke rritur edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr import. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb 3 vitet e fundit, me zbatimin e investimeve n\u00eb efi\u00e7ienc\u00eb t\u00eb energjis\u00eb nga Qeveria dhe vendosjen e bllok-tarif\u00ebs nga ZRrE, konsumi i amvis\u00ebrive \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr m\u00eb pak se 0.2% mesatarisht. Madje, kjo p\u00ebrkund\u00ebr ky\u00e7jes n\u00eb sistem t\u00eb 63 mij\u00eb sht\u00ebpive e banesave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>4. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e disagreguara tregojn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e konsumit gjat\u00eb dimrit vjen nga nj\u00eb p\u00ebrqindje e vog\u00ebl e konsumator\u00ebve. P\u00ebr shembull, n\u00eb n\u00ebntor 2024, 12% e amvis\u00ebrive (me konsum mbi 1000 kWh) kan\u00eb konsumuar 39% t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb gjith\u00ebmbarshme; ose, n\u00eb janar 2025, 9% e konsumator\u00ebve (me konsum mbi 2000 kWh) kan\u00eb konsumuar 29% t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb gjith\u00ebmbarshme elektrike, dhe m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb konsumator\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shpenzuar n\u00ebn 800 kWh s\u00eb bashku (sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga furnizuesi).5. Konsumi i bizneseve n\u00eb treg t\u00eb rregulluar \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht p\u00ebr 6.5% n\u00eb tri vitet e fundit, q\u00eb reflekton aktivitet t\u00eb shtuar ekonomik n\u00eb vend. Me rritjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb konsumit t\u00eb bizneseve, dhe me konsum stabil t\u00eb amvis\u00ebrive, pjes\u00ebmarrja e bizneseve ka n\u00eb konsumin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb treg t\u00eb rregulluar ka arritur rekordin 38%, nga 31.9% e 32.9% sa ishte n\u00eb vitet 2020-21.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr stabilizimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb amvis\u00ebrive dhe sasis\u00eb s\u00eb importuar, mungesa e serioze n\u00eb kapacitetet gjeneruese t\u00eb KEK-ut dhe \u00e7mimet e larta t\u00eb importit paraqesin sfid\u00eb p\u00ebr sistemin ton\u00eb elektroenergjetik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e propozuar t\u00eb tarifave:<\/p>\n<p>1. \u00c7mimi mesatar i importit gjat\u00eb muajve t\u00eb k\u00ebtij dimri (tetor 2024-shkurt 2025) ishte mesatarisht 151 Euro\/MWh (sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga HUPX). P\u00ebr ilustrim, para kriz\u00ebs energjetike (2011-2020) ky \u00e7mim ishte 46 Euro\/MWh, ndwrsa n\u00eb vitet 2021-2024 ishte 148 Euro\/MWh.<\/p>\n<p>2. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti KEK do t\u00eb filloj\u00eb investimet n\u00eb rehabilitim t\u00eb TC Kosova B, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cilit do t\u00eb ket\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndalje disa-mujore t\u00eb blloqeve p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2025-27.Investimet n\u00eb TC Kosova B jan\u00eb t\u00eb domosdoshm\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar nd\u00ebrprerje serioze n\u00eb furnizim. Kontributi juaj sot siguron zgjatje t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb termocentralit p\u00ebr 20 vite, prodhim t\u00eb rregullt dhe ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit dhe var\u00ebsis\u00eb nga importet e shtrenjta. Investimet rrisin kapacitetin e termocentralit p\u00ebr 80 MW dhe prodhimin vjetor p\u00ebr 600 GWh, duke ulur importin p\u00ebr s\u00eb paku 23 milion\u00eb Euro n\u00eb vit dhe rritur eksportin p\u00ebr s\u00eb paku 20 milion\u00eb Euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Modernizimi i sistemit ton\u00eb energjetik do t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb, por ai siguron p\u00ebrfitime afatgjata p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe sh\u00ebndetin ton\u00eb dhe t\u00eb brezit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kufizimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebrmes rritjes s\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebs dhe uljes s\u00eb konsumit jan\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb vendi ta kaloj\u00eb me sa m\u00eb pak ndikim.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen financiare edhe t\u00eb Bashkimit Evropian, ka realizuar dhe p\u00ebrkrahur investime rekorde prej mbi 35 milion\u00eb Euro n\u00eb efi\u00e7ienc\u00eb t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb vitet e ardhshme do t\u00eb rriten edhe m\u00eb shum\u00eb investimet n\u00eb efi\u00e7ienc\u00eb, investime k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb ndodhin paralelisht me rehabilitimet e t\u00eb dy termocentraleve, nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja gjeneruese nga era e dielli, baterit\u00eb p\u00ebr ruajtjen e energjis\u00eb, zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapacitetit t\u00eb ngrohjes qendrore n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm nd\u00ebrtimin e sistemeve t\u00eb reja t\u00eb ngrohjes qendrore n\u00eb qytete t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb ka reaguar n\u00eb lidhje me paralajmerimet p\u00ebr shqyrtimimin e tarifave t\u00eb energjise elektrike. N\u00eb reagimin e tyre thuhet se \u201cMinistria e Ekonomis\u00eb dhe Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb analizuar raportet dhe trendet n\u00eb sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-s\u00eb n\u00eb konsultim publik p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb dy drejtime: m\u00ebnyrat se si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":199279,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199357","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}