{"id":199399,"date":"2025-03-29T14:51:21","date_gmt":"2025-03-29T13:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=199399"},"modified":"2025-03-29T14:51:21","modified_gmt":"2025-03-29T13:51:21","slug":"cmimet-e-larta-dhe-pagat-e-uleta-veshtiresohet-jetesa-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cmimet-e-larta-dhe-pagat-e-uleta-veshtiresohet-jetesa-ne-kosove\/","title":{"rendered":"\u200b\u00c7mimet e larta dhe pagat e ul\u00ebta, v\u00ebshtir\u00ebsohet jetesa n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Me pak para me ble ila\u00e7e, me paguar rrym\u00eb apo me ngr\u00ebn\u00eb ushqim. K\u00ebshtu thot\u00eb qytetari Elmi Dervishaj, i cili ka dal\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb perime. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja e pensionist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk po arrijn\u00eb t\u00eb ushqehen si\u00e7 duhet. Ata po e ndjejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pesh\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar nga \u00e7mimet e larta n\u00eb treg. Derisa tregon se \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb balancuar nevojat thelb\u00ebsore, nd\u00ebrsa p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqim b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pensione t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Sipas tyre, \u00e7mimet e larta, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, po e b\u00ebjn\u00eb jetes\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke i ngarkuar me nj\u00eb barr\u00eb gati t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Rrogat dhe pensionet e ul\u00ebta nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb as shpenzimet m\u00eb t\u00eb thjeshta, pa pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar nevojat themelore e t\u00eb ushqehen sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ekipi i KosovaPress, ka vizituar nj\u00eb nga tregjet n\u00eb Prishtin\u00eb, por edhe disa markete n\u00eb kryeqytet, dhe ka v\u00ebrejtur se p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kilogram speca q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 4 euro, rritja e \u00e7mimeve, u v\u00ebrejt edhe te produktet tjera t\u00eb perimeve.<\/p>\n<p>Qytetari Aziz Kastrati thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se nga pagat e dob\u00ebta nuk po arrin t\u00eb ushqehen ashtu si\u00e7 duhet, derisa ankohet p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb larta krahasuar me standardin e vendit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet jan\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr tep\u00ebrmi, rrogat e dob\u00ebta, sidomos t\u00eb pensionisteve. Me 200, apo 120 euro nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh asgj\u00eb hiq. Mir\u00ebpo, nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, k\u00ebtu udh\u00ebheq\u00ebsi dhe gjitha qeverit\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu. P\u00ebr t\u00eb varfrit nuk mendojn\u00eb fare.. Shtrenjt\u00eb jan\u00eb shum\u00eb me standardin ton\u00eb\u2026Ka 3 euro specat, domatet ashtu n\u00eb disa vende\u2026Ai q\u00eb ka t\u00eb holla blen \u00e7far\u00eb t\u00eb duan, ai q\u00eb s\u2019ka shkon ashtu\u2026p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta, rrogat e dob\u00ebta, edhe nuk mund t\u00eb ushqehemi qysh duhet, m\u00eb dob\u00ebt\u2026sh\u00ebndetsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Kastrati.<\/p>\n<p>Edhe qytetari, Sejdi Makolli shprehet se nga kushtet jo t\u00eb mira mezi arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb ushqim.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet jan\u00eb qyshmos, s\u2019ka gj\u00eb. \u00c7mimet e larta, rrogat asgj\u00eb, me kolica po mundohemi te b\u00ebjm\u00eb pak pare\u2026\u00c7far\u00eb t\u00eb pasnit mund\u00ebsi (me ble perime) ku me i marr\u00eb parat\u00eb, pensionet e liga, s\u2019ka gj\u00eb\u201d, thot\u00eb Makolli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Elmi Dervishaj thot\u00eb se akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardhura jo t\u00eb larta. Madje, ai thot\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb kilogram speca duhet t\u00eb paguaj\u00eb rreth kat\u00ebr euro e gjysm\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb n\u00ebnvizon q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mim i lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb \u00e7mimet shum\u00eb t\u00eb larta, jasht\u00ebzakonisht p\u00ebr standardin ton\u00eb. Nuk krahasohet me Gjermani dhe Kosov\u00eb. Bile atje kish \u00e7mime edhe ma lir\u00eb se te ne\u2026kat\u00ebr euro e gjysm\u00eb, pes\u00eb, specat e djeg\u00ebs kat\u00ebr euro e gjysm\u00eb ishin n\u00eb dyqan dhe n\u00eb treg\u2026Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb, sidomos k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pensione \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb e madhe. Me pak para a me ble ila\u00e7e, me pagu rrym\u00eb apo me hanger ushqim, shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kan\u00eb\u201d, thot\u00eb Dervishaj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, njoh\u00ebsi i ekonomis\u00eb, Ismet Mulaj e sheh k\u00ebt\u00eb fenomen si pasoj\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb thell\u00eb strukturore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb politikat fiskale dhe subvencionet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se edhe autoriteti i konkurrenc\u00ebs, por edhe Ministria Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb plan efikas t\u00eb monitorojn\u00eb rritjen apo abuzimin me \u00e7mimin n\u00eb treg, p\u00ebr \u00e7far\u00eb thot\u00eb se po d\u00ebmtohen qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cVitet e fundit nuk ka pas ndonj\u00eb reform\u00eb strukturore ekonomike sidomos tek politika fiskale. Si\u00e7 duket subvencionet dhe grantet q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsi nuk e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb efektin e duhur n\u00eb rritjen e kapaciteteve prodhuese n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrderisa shumica e produkteve po importohen, natyrisht se edhe \u00e7mimet i n\u00ebnshtrohen politikes s\u00eb importeve. Por, si duket edhe institucionet tjera monitoruese nuk po arrin t\u00eb mbik\u00ebqyrin ligjshm\u00ebrin\u00eb e tregut. Edhe autoriteti i konkurrenc\u00ebs, por edhe MINT nuk kan\u00eb ndonj\u00eb plan efikas t\u00eb monitorojn\u00eb rritjen apo abuzimin me \u00e7mimin n\u00eb treg. Dhe k\u00ebto rritje t\u00eb \u00e7mimeve jan\u00eb enorme. Sidomos n\u00ebse flasim p\u00ebr specin, nj\u00eb produkt q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kultivuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe produkt q\u00eb para tre vitesh shembull e ka pas nj\u00eb \u00e7mim as 2 euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, sot e ka mbi 5 euro\u2026Duhet t\u00eb rritet kapaciteti i prodhimit, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e madhe q\u00eb Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb ndan p\u00ebr fermer\u00ebt e ndrysh\u00ebm, por pos shifrave q\u00eb japin qeveritaret q\u00eb \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e madhe, miliona euro p\u00ebr rritje t\u00eb kapaciteteve, pro si duket rezultati \u00ebsht\u00eb zero\u2026Por, ka edhe abuzim me \u00e7mime\u201d, thot\u00eb Mulaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7mimet e konsumit shkuan n\u00eb 1,7 p\u00ebr qind vjetore dhe 0,4 p\u00ebr qind mujore p\u00ebr muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cIndeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesatare prej 1,7% n\u00eb muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024. Inflacioni mujor ishte 0,4% n\u00eb muajin shkurt 2025. Indeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesatare prej 1,7 % n\u00eb muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2025. Kjo kryesisht \u00ebsht\u00eb shpjeguar me ngritjen e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb te grupet dhe n\u00ebngrupet e COICOP-it: kafja, \u00e7aji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), sh\u00ebrbime t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me pajisjet personale t\u00eb transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet p\u00ebr zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, l\u00ebngjet nga pem\u00ebt dhe perimet (5,5%), sh\u00ebrbimet financiare (5,2%), qum\u00ebshti, djathi dhe vez\u00ebt (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe sh\u00ebrbimet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e zakonshme t\u00eb ekonomis\u00eb sht\u00ebpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), sh\u00ebrbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, tak\u00ebmet dhe mjetet e kuzhin\u00ebs (2,8%), pajisje sht\u00ebpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drith\u00ebrat (1,8%), sh\u00ebrbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, re\u00e7eli, mjalta, \u00e7okollata dhe \u00ebmb\u00eblsirat (1,6%) dhe pem\u00ebt (1,4%) me nj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre n\u00ebngrupeve prej 2,4 p\u00ebr qind n\u00eb IH\u00c7K-it\u201d.<\/p>\n<p>Aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb stin\u00eb e prodhimit t\u00eb specit n\u00eb Kosov\u00eb, por rritja e \u00e7mimeve t\u00eb perimeve, tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trend.<\/p>\n<p>Kurse, \u00e7mimet e produkteve t\u00eb mishit jan\u00eb rreth 10 euro p\u00ebr nj\u00eb kilogram\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me pak para me ble ila\u00e7e, me paguar rrym\u00eb apo me ngr\u00ebn\u00eb ushqim. K\u00ebshtu thot\u00eb qytetari Elmi Dervishaj, i cili ka dal\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb perime. Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja e pensionist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk po arrijn\u00eb t\u00eb ushqehen si\u00e7 duhet. Ata po e ndjejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pesh\u00ebn e jetes\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":199400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199399","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199399\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}