{"id":199928,"date":"2025-04-03T16:09:13","date_gmt":"2025-04-03T14:09:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=199928"},"modified":"2025-04-03T16:09:13","modified_gmt":"2025-04-03T14:09:13","slug":"ffk-reagon-ndaj-incidentit-ne-kongresin-e-uefa-s-kosova-u-paraqit-me-simbolet-shteterore-dhe-dinjitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ffk-reagon-ndaj-incidentit-ne-kongresin-e-uefa-s-kosova-u-paraqit-me-simbolet-shteterore-dhe-dinjitet\/","title":{"rendered":"FFK reagon ndaj incidentit n\u00eb Kongresin e UEFA-s: Kosova u paraqit me simbolet shtet\u00ebrore dhe dinjitet"},"content":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) ka reaguar ndaj lajmeve t\u00eb fundit q\u00eb lidhen me Kongresin e 49-t\u00eb t\u00eb UEFA-s, duke konfirmuar se Kosova mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje me t\u00eb gjitha simbolet shtet\u00ebrore, me dinjitet dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me statusin e saj si an\u00ebtare e barabart\u00eb n\u00eb UEFA dhe FIFA.<\/p>\n<p>Paraqitja e Kosov\u00ebs n\u00eb Kongresin e UEFA-s, i cili u mbajt sot (e enjte) n\u00eb Beograd, shkaktoi nj\u00eb buj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore. Kryetari i FFK-s\u00eb, Agim Ademi, u pa gjat\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme (e m\u00ebrkur\u00eb) duke pozuar me flamurin e Kosov\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn \u201cSava Center\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb gjat\u00eb mbr\u00ebmjes, disa huligan\u00eb serb\u00eb u pan\u00eb jasht\u00eb sall\u00ebs duke djegur flamurin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa Federata Serbe e Futbollit raportoi se prania e simboleve t\u00eb Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb \u201cl\u00ebshim\u201d dhe ato u hoq\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, FFK ka mohuar k\u00ebto pretendime dhe ka theksuar se Kosova, si \u00e7do federat\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtare, u prezantua me simbolet e saj shtet\u00ebrore dhe me dinjitet.<\/p>\n<p>FFK gjithashtu i cil\u00ebsoi si t\u00eb pabaza deklaratat e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Serbis\u00eb, duke fal\u00ebnderuar UEFA-n p\u00ebr trajtimin e mir\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme p\u00ebr zhvillimin e futbollit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Federata e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte pjes\u00eb e Kongresit t\u00eb 49-t\u00eb t\u00eb UEFA-s, mbajtur n\u00eb Beograd, ku delegacioni yn\u00eb, i kryesuar nga presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Markus \u00cbeidner, p\u00ebrfaq\u00ebsoi Kosov\u00ebn me dinjitet dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me statusin ton\u00eb si an\u00ebtare e barabart\u00eb n\u00eb UEFA dhe FIFA.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb futbollit evropian, ashtu si \u00e7do federat\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtare, Kosova u prezantua me simbolet e saj shtet\u00ebrore, teksa konfirmoi edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Deklaratat e pabaza t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb synuan ta paraqesin pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb si di\u00e7ka jasht\u00eb interesit t\u00eb futbollit, nuk kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb dhe vet\u00ebm sa d\u00ebshmojn\u00eb tendenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb p\u00ebrzierjes s\u00eb politik\u00ebs n\u00eb sport nga ana e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>FFK-ja gjithmon\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe avancimin e loj\u00ebs s\u00eb futbollit, duke mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E kuptojm\u00eb se prania e delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kryeqytetin serb, si dhe fakti q\u00eb flamuri i shtetit ton\u00eb val\u00ebviti p\u00ebrkrah atyre t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit n\u00eb Serbi. Megjithat\u00eb, shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pakthyesh\u00ebm dhe sa m\u00eb shpejt q\u00eb ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve sportive dhe shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr largimin e flamurit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb punimeve t\u00eb Kongresit, theksojm\u00eb se Kosova ishte e p\u00ebrfaq\u00ebsuar zyrtarisht me simbolet e saj shtet\u00ebrore, nj\u00ebsoj si \u00e7do an\u00ebtare tjet\u00ebr e UEFA-s. \u00c7do veprim i mundsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes, kur presidenti i FFK-s\u00eb nuk ishte m\u00eb n\u00eb sall\u00eb, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjes\u00eb e barabart\u00eb e k\u00ebtij organizimi, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb familjen e futbollit evropian dhe bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Sigurisht, si gjithmon\u00eb, persona t\u00eb caktuar ndjekin agjenda kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe largojn\u00eb nga tavolina, madje edhe djegin flamurin e shtetit ton\u00eb (si\u00e7 ndodhi mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Beograd nga tifoz\u00eb t\u00eb klubeve serbe), por Kosova si shtet \u00ebsht\u00eb dhe mbetet nj\u00eb realitet i pakthyesh\u00ebm. FFK-ja menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb paraqes\u00eb not\u00eb proteste n\u00eb UEFA dhe institucionet tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me k\u00ebto veprime, q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr vlerave q\u00eb promovon UEFA.<\/p>\n<p>Gjithsesi, edhe nj\u00eb her\u00eb ritheksojm\u00eb se Kosova u prezantua si e barabart\u00eb me t\u00eb gjitha simbolet e saj dhe gjith\u00e7ka ka shkuar sipas protokollit t\u00eb UEFA-s deri n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>FFK-ja fal\u00ebnderon UEFA-n p\u00ebr trajtimin e mir\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme p\u00ebr zhvillimin e futbollit n\u00eb Kosov\u00eb. Si gjithmon\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta forcuar futbollin ton\u00eb dhe p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Kosov\u00ebn me dinjitet n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) ka reaguar ndaj lajmeve t\u00eb fundit q\u00eb lidhen me Kongresin e 49-t\u00eb t\u00eb UEFA-s, duke konfirmuar se Kosova mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje me t\u00eb gjitha simbolet shtet\u00ebrore, me dinjitet dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me statusin e saj si an\u00ebtare e barabart\u00eb n\u00eb UEFA dhe FIFA. Paraqitja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":199929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199928","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199928"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199928\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}