{"id":200909,"date":"2025-04-16T12:05:31","date_gmt":"2025-04-16T10:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=200909"},"modified":"2025-04-16T12:05:31","modified_gmt":"2025-04-16T10:05:31","slug":"be-ja-synon-te-ashpersoje-regjimin-e-vizave-rrezikohet-edhe-kosova-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/be-ja-synon-te-ashpersoje-regjimin-e-vizave-rrezikohet-edhe-kosova-2\/","title":{"rendered":"BE-ja synon t\u00eb ashp\u00ebrsoj\u00eb regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb vit, Bashkimi Evropian pritet t\u00eb ashp\u00ebrsoj\u00eb mekanizmin e pezullimit t\u00eb vizave, duke ia b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb Brukselit t\u00eb heq\u00eb regjimin pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt e 61 vendeve q\u00eb aktualisht e g\u00ebzojn\u00eb at\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha vendet aspirante p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe Gjeorgjin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr t\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb arsye n\u00eb mesin e atyre ekzistuese p\u00ebr pezullimin e udh\u00ebtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh n\u00eb vitin 2023, dhe K\u00ebshilli i BE-s\u00eb \u2013 i cili p\u00ebrfaq\u00ebson 27 vendet an\u00ebtare \u2013 e miratoi q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve parlamentare evropiane n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024 dhe ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe legjislative, Parlamenti Evropian vet\u00ebm s\u00eb fundi ka marr\u00eb mandatin p\u00ebr t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, u mbajt dialogu i par\u00eb nd\u00ebrmjet tri institucioneve mbi legjislacionin e propozuar, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjat\u00eb Presidenc\u00ebs polake t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, e cila zgjat deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit. N\u00ebse gjith\u00e7ka shkon mir\u00eb, ligji i ri pritet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb fillim t\u00eb vjesht\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse po ndodh kjo tani?<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, blloku po b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj liberalizimit t\u00eb vizave, duke reflektuar nj\u00eb ndryshim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: s\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb luftuar \u00e7do form\u00eb migracioni t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb BE; dhe s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur potencialisht regjimin e vizave si mjet politik p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi vendet e treta.<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave \u2013 i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Irland\u00ebs, si dhe vendet joan\u00ebtare Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra \u2013 ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb nga mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>Ai u lejon shtetasve nga vende t\u00eb treta t\u00eb vizitojn\u00eb BE-n\u00eb deri n\u00eb 90 dit\u00eb brenda nj\u00eb periudhe prej 180 dit\u00ebsh pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr viz\u00eb. Kosova u p\u00ebrfshi n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024 dhe Gjeorgjia e Ukraina n\u00eb vitin 2017 \u2013 l\u00ebvizje q\u00eb u mir\u00ebprit\u00ebn n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb privilegj, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mund t\u00eb shihet si nj\u00eb mas\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebshkuese.<\/p>\n<p>Mekanizmi aktual i pezullimit, n\u00eb fuqi q\u00eb nga viti 2018, mund t\u00eb aktivizohet n\u00eb rastet e abuzimit t\u00eb qart\u00eb \u2013 p\u00ebr shembull, nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb treta q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se limiti 90-ditor apo q\u00eb p\u00ebrdorin udh\u00ebtimin pa viza p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar azil n\u00eb BE. Deri tani, blloku ka pezulluar liberalizimin e vizave vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb: fillimisht p\u00ebrkoh\u00ebsisht, m\u00eb pas p\u00ebrfundimisht, p\u00ebr shtetin e Paq\u00ebsorit Jugor, Vanuatu.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb ndryshimet e pritura?<\/p>\n<p>N\u00eb terma t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ka kat\u00ebr fusha kryesore ndryshimesh, pasi Brukseli synon ta b\u00ebj\u00eb mekanizmin e pezullimit t\u00eb vizave nj\u00eb mjet nd\u00ebshkimi m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm. S\u00eb pari, liberalizimi i vizave mund t\u00eb pezullohet n\u00ebse ekziston nj\u00eb perceptim p\u00ebr mosp\u00ebrputhje midis politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vizave t\u00eb BE-s\u00eb dhe vendit t\u00eb tret\u00eb pa viza.<\/p>\n<p>Ky ishte rasti n\u00eb vitin 2022, kur Serbia lejoi udh\u00ebtim pa viza p\u00ebr shtetasit e vendeve si Burundi, India dhe Kuba. Brukseli sugjeroi se shum\u00eb prej k\u00ebtyre individ\u00ebve po p\u00ebrdornin Serbin\u00eb si nj\u00eb \u201cder\u00eb t\u00eb pasme\u201d drejt BE-s\u00eb. Pas presionit nga Komisioni Evropian, Beogradi hoqi disa nga k\u00ebto marr\u00ebveshje. Megjithat\u00eb, sipas legjislacionit t\u00eb propozuar, sjellje t\u00eb tilla mund t\u00eb nd\u00ebshkohen m\u00eb leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet hibride<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye p\u00ebr pezullim t\u00eb vizave jan\u00eb t\u00eb ashtuquajturat k\u00ebrc\u00ebnime hibride. Edhe pse ende teorike, kjo dispozit\u00eb \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga vendet si Rusia dhe Bjellorusia, t\u00eb cilat BE-ja i ka akuzuar p\u00ebr transportimin e emigrant\u00ebve nga Afrika dhe Azia drejt kufijve t\u00eb BE-s\u00eb, si t\u00eb Polonis\u00eb dhe Lituanis\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, marr\u00ebveshjet p\u00ebr leht\u00ebsimin e vizave t\u00eb BE-s\u00eb me Mosk\u00ebn dhe Minskun jan\u00eb pezulluar p\u00ebr disa vite, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe shtypjes s\u00eb opozit\u00ebs nga lideri autoritar bjellorus, Alayksandr Lukashenka. Megjithat\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb vend tjet\u00ebr pa viza ndjek nj\u00eb taktik\u00eb t\u00eb ngjashme, mekanizmi i ri mund t\u00eb aktivizohet si p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00ebse nj\u00eb vend operon nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr investitor\u00eb \u2013 duke i lejuar individ\u00ebt t\u00eb blejn\u00eb shtet\u00ebsi pa ndonj\u00eb lidhje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me vendin \u2013 at\u00ebher\u00eb liberalizimi i vizave me BE-n\u00eb mund t\u00eb pezullohet n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, baza e kat\u00ebrt p\u00ebr pezullim \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb interesantja, pasi lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet politike t\u00eb BE-s\u00eb me vendet e treta. Legjislacioni, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e draftit, parasheh q\u00eb mekanizmi i pezullimit mund t\u00eb aktivizohet n\u00eb rastet e \u201cshkeljeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe abuzimeve\u201d apo \u201cshkeljeve serioze t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe mosrespektimin e vendimeve t\u00eb gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>Kriteri i demokracis\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebse i pyesni zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb, leximi i tyre ka qen\u00eb gjithmon\u00eb se ekziston nj\u00eb \u201ckriter demokracie\u201d kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave \u2013 por kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfshin sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr interesant dhe i ri \u00ebsht\u00eb se aktivizimi i mekanizmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb jet\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e Komisionit Evropian, pas konsultimeve me vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, pasi lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet e jashtme t\u00eb bllokut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund, do t\u00eb jen\u00eb vendet an\u00ebtare \u2013 p\u00ebrmes nj\u00eb shumice t\u00eb kualifikuar \u2013 q\u00eb do t\u00eb vendosin p\u00ebr pezullimin e liberalizimit t\u00eb vizave me nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. Si\u00e7 e p\u00ebrshkruajn\u00eb zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb, ky mbetet \u201copsioni b\u00ebrthamor kur t\u00eb gjitha opsionet e tjera jan\u00eb shteruar\u201d, pasi blloku zakonisht \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebshkuar nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb vend t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse, m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, BE zgjodhi t\u00eb pezulloj\u00eb liberalizimin e vizave vet\u00ebm p\u00ebr mbajt\u00ebsit e pasaportave diplomatike t\u00eb Gjeorgjis\u00eb, pas ngecjeve demokratike n\u00eb vendin e Kaukazit. Megjithat\u00eb, opsioni p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjestruar gjith\u00eb popullsin\u00eb mbetet n\u00eb tavolin\u00eb \u2013 dhe me zgjerimin e mundsh\u00ebm t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mekanizmit t\u00eb pezullimit, blloku po mpreh qartazi arm\u00ebt e veta.\/radioevropaelire\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb vit, Bashkimi Evropian pritet t\u00eb ashp\u00ebrsoj\u00eb mekanizmin e pezullimit t\u00eb vizave, duke ia b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb Brukselit t\u00eb heq\u00eb regjimin pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt e 61 vendeve q\u00eb aktualisht e g\u00ebzojn\u00eb at\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha vendet aspirante p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe Gjeorgjin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn. Propozimi p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":200910,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-200909","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/200910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}