{"id":201836,"date":"2025-04-27T13:49:52","date_gmt":"2025-04-27T11:49:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=201836"},"modified":"2025-04-27T13:49:52","modified_gmt":"2025-04-27T11:49:52","slug":"denohet-dhuna-ndaj-futbollistit-te-ri-te-komunitetit-ashkali-ne-obiliq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/denohet-dhuna-ndaj-futbollistit-te-ri-te-komunitetit-ashkali-ne-obiliq\/","title":{"rendered":"D\u00ebnohet dhuna ndaj futbollistit t\u00eb ri t\u00eb komunitetit ashkali n\u00eb Obiliq"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sulm fizik dhe verbal mbi nj\u00eb futbollist 15-vje\u00e7ar t\u00eb komunitetit ashkali gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje futbollit n\u00eb Obiliq, ka nxitur reagime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gjith\u00eb vendin gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Belgin Jashari, 15 vje\u00e7, u shkelmua nga nj\u00eb burr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje t\u00eb 15-vje\u00e7ar\u00ebve mes klubit t\u00eb fij Fush\u00eb Kosova dhe shkoll\u00ebs s\u00eb futbollit Arsenali m\u00eb 21 prill n\u00eb Obiliq, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Klubi i tij e publikoi nj\u00eb video ku shihet nj\u00eb burr\u00eb teksa i kalon rrethojat e fush\u00ebs, futet brenda dhe e godet me shkelm Jasharin, si dhe e fyen at\u00eb n\u00eb baza racore, sipas klubit.<\/p>\n<p>Klubi tha se veprimi i burrit ka qen\u00eb i motivuar \u201cp\u00ebr fat t\u00eb keq, nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike e lojtarit si pjes\u00ebtar i komunitetit ashkali. Sulmuesi ka p\u00ebrdorur gjithashtu fjalor ofendues dhe gjuh\u00eb me p\u00ebrmbajtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb racore\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, e d\u00ebnoi dhun\u00ebn ndaj Jasharit si akt \u201ct\u00eb papranuesh\u00ebm dhe t\u00eb patoleruesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhuna dhe diskriminimi n\u00eb sport jan\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj vlerave tona m\u00eb t\u00eb shtrenjta: respektit, barazis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor. D\u00ebnoj ashp\u00ebr dhun\u00ebn fizike dhe verbale ndaj futbollistit t\u00eb ri, Belgin Jashari\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb 47-vje\u00e7ar \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb mbajtje p\u00ebr 48 or\u00eb si i dyshuar p\u00ebr sulmin ndaj Jasharit, njoftoi Policia e Kosov\u00ebs m\u00eb 26 prill.<\/p>\n<p>Policia tha se e ka marr\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb dyshuarin, si dhe ka marr\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e futbollistit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ashkalinjt\u00eb jan\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eblloj sikurse pakicat tjera si rom\u00ebt dhe egjiptian\u00ebt, ata p\u00ebrballen me diskriminim dhe sfida t\u00eb ndryshme, si qasje e kufizuar n\u00eb pun\u00ebsim, arsimim, kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe banim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb vitit 2024, Qeveria e Kosov\u00ebs e pranon se ka diskriminim t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ajo ka krijuar nj\u00eb Grupi Teknik Punues dhe t\u00eb nj\u00eb Platforme Komb\u00ebtare q\u00eb synojn\u00eb adresimin e ankesave dhe promovimin e barazis\u00eb, megjith\u00ebse sfidat n\u00eb zbatimin e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme.<\/p>\n<p>Reagimet kund\u00ebr dhun\u00ebs fizike dhe diskriminimit racor, si dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr Jasharin ishin t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, tha se Kosova \u00ebsht\u00eb atdhe i t\u00eb gjith\u00eb neve, pa asnj\u00eb dallim.<\/p>\n<p>\u201cShtypja, racizmi dhe \u00e7far\u00ebdo dhune tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb tolerohet prandaj ky rast duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet t\u00eb lart\u00eb duke nd\u00ebshkuar autorin dhe me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit t\u00eb rasteve t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha Haxhiu n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Mimoza Kusari, deputete e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, tha se racizmi, hegjemonia dhe ndjenja e superioritetit ndaj t\u00eb tjer\u00ebve duhet t\u00eb luftohen dhe parandalohen \u00e7do dit\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu dhe ndihen pjes\u00eb e saj\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, shprehu mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr Jasharin, duke shkruar n\u00eb Facebook \u201cjemi me ty Belgin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy sulm duhet t\u00eb d\u00ebnohet ashp\u00ebr. Talenti duhet t\u00eb vler\u00ebsohet. Askush nuk duhet t\u00eb ndihet i k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr asgj\u00eb. \u00c7do form\u00eb racizmi duhet t\u00eb zhduket. Paragjykimi nuk ka vend\u201d, shkroi Hoti.<\/p>\n<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs dhe Komiteti Olimpik i Kosov\u00ebs e d\u00ebnuan dhun\u00ebn ndaj Jasharit dhe shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr futbollistin.<\/p>\n<p>Federata e futbollit tha se ngjarjet e tilla jan\u00eb \u201ct\u00eb papranueshme dhe bien ndesh me sportin dhe vlerat q\u00eb ne i kultivojm\u00eb si shoq\u00ebri: respektin, barazin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sulm fizik dhe verbal mbi nj\u00eb futbollist 15-vje\u00e7ar t\u00eb komunitetit ashkali gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje futbollit n\u00eb Obiliq, ka nxitur reagime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gjith\u00eb vendin gjat\u00eb k\u00ebsaj jave. Belgin Jashari, 15 vje\u00e7, u shkelmua nga nj\u00eb burr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje t\u00eb 15-vje\u00e7ar\u00ebve mes klubit t\u00eb fij Fush\u00eb Kosova dhe shkoll\u00ebs s\u00eb futbollit Arsenali m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":201837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201836","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201836\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/201837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}