{"id":201844,"date":"2025-04-27T16:13:47","date_gmt":"2025-04-27T14:13:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=201844"},"modified":"2025-04-27T16:13:47","modified_gmt":"2025-04-27T14:13:47","slug":"nga-buka-te-kafja-cmimen-fluturojne-para-se-te-shtrenjtohet-rryma-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-buka-te-kafja-cmimen-fluturojne-para-se-te-shtrenjtohet-rryma-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Nga buka te kafja, \u00e7mimen \u201cfluturojn\u00eb\u201d para se t\u00eb shtrenjtohet rryma n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike pritet t\u00eb rritet nga 1 maj, disa biznese tashm\u00eb kan\u00eb ngritur \u00e7mimet e produkteve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera kan\u00eb paralajm\u00ebruar shtrenjtim q\u00eb nga 1 maji.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike pritet t\u00eb rritet nga 1 maj, disa biznese tashm\u00eb kan\u00eb ngritur \u00e7mimet e produkteve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera kan\u00eb paralajm\u00ebruar shtrenjtim q\u00eb nga 1 maji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb buk\u00eb shitet 80 cent\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga furrat e Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa para dy jav\u00ebsh kushtonte 60 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, nj\u00eb kafiteri n\u00eb kryeqytet b\u00ebn t\u00eb ditur se nga fillimi i muajit maj, makiato do t\u00eb kushtoj\u00eb 50 cent\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00ebsimi i \u00e7mimeve nga bizneset po b\u00ebn\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ankohen. Ata thon\u00eb se krahasuar me t\u00eb ardhurat e tyre, \u00e7mimet po b\u00ebhen t\u00eb pa p\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shoqata e bizneseve thot\u00eb se kjo qasje rrjedh nga pasojat e shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, q\u00eb i detyron ato t\u00eb rrisin \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Ekipi i KosovaPress, ka vizituar disa furra n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilat prapa kamerave than\u00eb se nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb \u00e7mimores, p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave t\u00eb reja t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cA jan\u00eb t\u00eb gjitha buk\u00ebt nga 80 cent\u00eb apo vet\u00ebm ajo? Kjo e sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb 80 cent\u00eb. A ka qen\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt 80 a? Jo, 60 cent\u00eb, por tash \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 80. Kur? Para dy jav\u00ebsh\u201d, tregon pun\u00ebtorja e furr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas pronarit t\u00eb nj\u00eb kafiterie n\u00eb kryeqytet, furnizuesit po e shesin kafen\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye si\u00e7 thot\u00eb ai, ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb \u00e7mimet e kafes\u00eb.<\/p>\n<p>Nga e enjtja, nga 1 euro sa \u00ebsht\u00eb, makiato do t\u00eb kushtoj\u00eb 1 euro e 50 cent\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bar.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike, ai thekson se me shtrenjtimin e energjis\u00eb elektrike, mund t\u00eb ndryshohen edhe \u00e7mimet e produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet e kafes\u00eb jan\u00eb shtrenjtuar prej 1 majit p\u00ebr shkak se furnitor\u00ebt q\u00eb ne marrim kafe, ata e kan\u00eb rritur \u00e7mimin. Edhe n\u00eb vitin 2024 dy her\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7mimi. Her\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7mimi p\u00ebr kat\u00ebr euro. tash ka ndodhur rritja prap\u00eb prej 1 majit edhe p\u00ebr kat\u00ebr euro, q\u00eb n\u00ebnkupton se nuk kemi zgjidhje ne bizneset pa e rritur edhe \u00e7mimin e kafes\u00eb. Nj\u00eb ekspreso e kemi shitur 1 euro, tash do t\u00eb shitet 1 e 20, q\u00eb prap\u00eb nuk e mbulon at\u00ebpjes\u00ebn ku me dit\u00eb sa. Nd\u00ebrsa, makiato e madhe 1 euro e gjysm\u00eb. P\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar q\u00eb do t\u00eb rritet parapar\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit edhe nj\u00ebher\u00eb ose dy\u2026Klienti nuk po e kupton q\u00eb furnitori nj\u00ebher\u00eb e shtrenjton, m\u00eb pas edhe ne\u2026Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me shtrenjtim t\u00eb rrym\u00ebs, patjet\u00ebr. Po duhet ta shtrenjtojm\u00eb edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ushqimit. Sepse shtrenjtimi i rrym\u00ebs, kan\u00eb filluar paralajm\u00ebrimet edhe p\u00ebr shtrenjtimin e buk\u00ebs dhe gj\u00ebrave t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb prodhimit me rrym\u00eb\u201d, tregon pronari i kafiteris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb furra e kafiteri, qytetar\u00ebt thon\u00eb se ngritje t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb v\u00ebrejtur edhe n\u00ebp\u00ebr markete.<\/p>\n<p>Viktor Sopi thot\u00eb se krahasuar me standardin e jetes\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cStandardi i cili \u00ebsht\u00eb me vendin ton\u00eb jasht\u00ebzakonisht \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, krahasuar me pagat, me standardin e qytetar\u00ebve. Por, v\u00ebrehet q\u00eb disa artikuj v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb ngritur\u2026N\u00ebp\u00ebr makete normal. P\u00ebr shembull krahasohen me bot\u00ebn per\u00ebndimore Gjermani, Zvic\u00ebr shum\u00eb artikuj n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se jasht\u00eb. Jo q\u00eb ka ngritje enorme vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale \u00e7mimet gjithmon\u00eb jan\u00eb n\u00eb ngritje, e pagat jo\u201d, shprehet Sopi.<\/p>\n<p>Isuf Musliu ankohet se artikujt po shtrenjtohen vazhdimisht dhe pa paralajm\u00ebrim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se krahas k\u00ebsaj, t\u00eb pakt\u00ebn duhet rritur pagat.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm n\u00eb furra dhe markete, po \u00e7dokund po i ngrisin \u00e7mimet. Kudo q\u00eb jan\u00eb po vjedhin, po i ngrisin \u00e7mimet. Pun\u00ebtor\u00ebt e shkret\u00eb po punojn\u00eb me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta\u2026Po v\u00ebrejm\u00eb \u00eb (rritje t\u00eb \u00e7mimeve) \u00e7do qytetar jo ve\u00e7 un\u00eb v\u00ebren \u00e7mime. Sot \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i ul\u00ebt, nes\u00ebr pa kurrfar\u00eb paralajm\u00ebrimi del. Pse nuk po i rritin pagat, t\u00eb ardhurat p\u00ebr qytetar\u00ebt, e m\u00eb pas le t\u2019ua ngrisin edhe \u00e7mimet\u201d, thot\u00eb Musliu.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga paralajm\u00ebrimi p\u00ebr shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike kan\u00eb filluar ngritjet e \u00e7mimeve sipas kryetarit t\u00eb shoqat\u00ebs \u201cKonsumatori\u201d, Selatin Ka\u00e7aniku.<\/p>\n<p>\u201cVaj halli p\u00ebr konsumator\u00ebt\u201d thot\u00eb Ka\u00e7aniku derisa thot\u00eb se tarifat e reja t\u00eb energjis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb \u201cp\u00ebrkrahje\u201d p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb dashur t\u2019i rritin \u00e7mimet.<\/p>\n<p>\u201cAty k\u00ebtu kan\u00eb filluar rritje t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb nga momenti i paralajm\u00ebrimit t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb vendim ose nj\u00eb paralajm\u00ebrim i pamatur i qeveris\u00eb, ministris\u00eb dhe ZRrE-s\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar vala e ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai paralajm\u00ebrim ka qen\u00eb si mb\u00ebshtetje apo p\u00ebrkrahje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u2019i ngrisin \u00e7mimet. N\u00eb momentin kur qeveria dhe ZRrE-ja e kan\u00eb paralajm\u00ebruar ngritjen e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dalin edhe me mas\u00ebn e parandalimit t\u00eb ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve para kohe. Ngritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb e sponzorizuar nga qeveria\u2026 Vaj halli p\u00ebr konsumatorin\u201d, potencon Ka\u00e7aniku.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi tjet\u00ebr, kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Hotelieris\u00eb dhe Turizmit, Hysni Sogojeva thot\u00eb se n\u00eb zbatim t\u00eb tarifave t\u00eb reja t\u00eb rrym\u00ebs, \u00e7mimet n\u00eb restorante dhe hotele, kan\u00eb nisur t\u00eb rriten dhe kjo pason me reduktimin e klientel\u00ebs. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj, Sogojeva potencon se bizneset jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrezikuara nga falimentimi.<\/p>\n<p>\u201cSipas informatave q\u00eb i kemi ne si od\u00eb, t\u00eb jeni t\u00eb bindur q\u00eb shumica e bizneseve e sidomos ato t\u00eb gastronomis\u00eb dhe hoteleris\u00eb mezi q\u00eb jan\u00eb duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb veta. Me k\u00ebto shtrenjtime, zvog\u00eblimi i klientel\u00ebs dhe shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh dhe jetik\u2026 Ve\u00e7 kan\u00eb filluar diku, kafja ka filluar t\u00eb b\u00ebhet 1 euro e 30 cent\u00eb apo 1 euro e 40 deri n\u00eb 1 e 50. N\u00eb momentin kur shtrenjtohet sh\u00ebrbimi, normal q\u00eb klientela zvog\u00eblohet. Me zvog\u00eblimin e klientel\u00ebs bizneset, edhe ashtu q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ndihmuara nga shteti\u2026 Tani kur n\u00eb Prishtin\u00eb tek rruga B qysh m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb filluar, sepse nuk \u00ebsht\u00eb gjendja e mir\u00eb\u2026Shtrenjtimi i rrym\u00ebs lidhet varg me shtrenjtimet e tjera\u201d, thot\u00eb Sogojeva.<\/p>\n<p>Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb m\u00eb 16 prill ka aprovuar tarif\u00ebn prej 16.1 p\u00ebr qind p\u00ebr shtrenjtimin e rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike, ka shkaktuar reagime t\u00eb shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetar\u00ebt, madje kishte edhe protesta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike pritet t\u00eb rritet nga 1 maj, disa biznese tashm\u00eb kan\u00eb ngritur \u00e7mimet e produkteve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera kan\u00eb paralajm\u00ebruar shtrenjtim q\u00eb nga 1 maji. Edhe pse \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike pritet t\u00eb rritet nga 1 maj, disa biznese tashm\u00eb kan\u00eb ngritur \u00e7mimet e produkteve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera kan\u00eb paralajm\u00ebruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":201845,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201844","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201844"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201844\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/201845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}