{"id":202040,"date":"2025-04-29T15:08:52","date_gmt":"2025-04-29T13:08:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=202040"},"modified":"2025-04-29T15:09:19","modified_gmt":"2025-04-29T13:09:19","slug":"cmimi-i-rrymes-per-bizneset-pritet-te-rritet-deri-ne-30-per-qind","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cmimi-i-rrymes-per-bizneset-pritet-te-rritet-deri-ne-30-per-qind\/","title":{"rendered":"\u00c7mimi i rrym\u00ebs p\u00ebr bizneset pritet t\u00eb rritet deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind"},"content":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind pritet t\u00eb shtrenjtohet \u00e7mimi i energjis\u00eb p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha, paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa kompanive t\u00eb licencuara p\u00ebr furnizimin me energji elektrike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompani aktualisht kan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr sigurimin e energjis\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb nisjes s\u00eb procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb liberalizimi i tregut t\u00eb energjis\u00eb?<\/p>\n<p>Procesi i liberalizimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian ka filluar n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890 me q\u00ebllim rritjen e konkurrenc\u00ebs, efikasitetit, siguris\u00eb dhe zgjedhjes p\u00ebr konsumator\u00ebt. Nd\u00ebrsa, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ky proces \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, liberalizimi i tregut t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me Ligjin p\u00ebr energjin\u00eb elektrike t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2017, por zbatimi i tij \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE) ka marr\u00eb vendim q\u00eb nga data 1 qershor t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e m\u00ebdha \u2013 konkretisht ato me mbi 50 t\u00eb pun\u00ebsuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milion\u00eb euro \u2013 t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb tregun e hapur t\u00eb energjis\u00eb. Sipas ZRRE-s\u00eb, numri i tyre \u00ebsht\u00eb mbi 1.000.<\/p>\n<p>Aktualisht, k\u00ebto biznese furnizohen nga Operatori p\u00ebr Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar p\u00ebr energji me \u00e7mime t\u00eb rregulluara nga ZRRE-ja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga 1 qershori, kompanit\u00eb e m\u00ebdha duhet t\u00eb zgjedhin vet\u00eb furnizuesin e tyre, me \u00e7mime t\u00eb parregulluara, t\u00eb cilat p\u00ebrcaktohen nga k\u00ebrkesa dhe oferta n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb licencuara 18 kompani q\u00eb ofrojn\u00eb furnizim me energji elektrike, shumica prej t\u00eb cilave jan\u00eb nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni.<\/p>\n<p>Disa prej tyre kan\u00eb nisur negociatat me prodhues t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr t\u00eb siguruar kapacitetet e nevojshme p\u00ebr furnizimin e klient\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa biznese, si Frutex n\u00eb Suharek\u00eb, po k\u00ebrkojn\u00eb kompani vendore p\u00ebr t\u00eb negociuar \u00e7mimin p\u00ebr rrym\u00ebn.<\/p>\n<p>Bizneset p\u00ebrball\u00eb zgjedhjes s\u00eb furnizuesve t\u00eb rinj<\/p>\n<p>Drilon Brahimi, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kompanis\u00eb Tredint Group L.L.C, e cila u licencua p\u00ebr furnizim me energji elektrike n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, thot\u00eb se jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hulumtimit t\u00eb tregut p\u00ebr t\u00eb siguruar \u00e7mime m\u00eb t\u00eb volitshme, por ende nuk kan\u00eb n\u00ebnshkruar asnj\u00eb kontrat\u00eb me kompani prodhuese nga rajoni.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb kompani vendore, konkretisht ato prodhuese, kan\u00eb filluar t\u00eb na d\u00ebrgojn\u00eb profilin vjetor t\u00eb konsumit energjetik dhe po k\u00ebrkojn\u00eb informacione rreth \u00e7mimit. Ne jemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb ofertave. P\u00ebrgjigjja konkrete p\u00ebr secil\u00ebn pritet t\u2019iu d\u00ebrgohet n\u00eb fillim t\u00eb majit\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Brahimi thekson se \u00e7mimi p\u00ebr muajt e par\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind m\u00eb i lart\u00eb se tarifat aktuale t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, p\u00ebr konsumator\u00ebt e amvis\u00ebris\u00eb dhe ata komercial\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb deri n\u00eb 800 kilovat\u00eb n\u00eb or\u00eb brenda nj\u00eb muaji, \u00e7mimi i rrym\u00ebs gjat\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb 7.79 cent\u00eb p\u00ebr kilovat, nd\u00ebrsa p\u00ebr ata q\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800 kilovat\u00eb, pjesa mbi k\u00ebt\u00eb u llogaritet me \u00e7mim prej 13.29 cent\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga 1 maji hyjn\u00eb n\u00eb fuqi tarifat e reja, me nj\u00eb rritje prej 16.1 p\u00ebr qind, por ato nuk do t\u00eb zbatohen p\u00ebr bizneset me mbi 50 pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Rritjen prej 30 p\u00ebr qind p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha e paralajm\u00ebron edhe Diamant Dalladaku nga kompania Enerco LLC.<\/p>\n<p>Edhe ai thot\u00eb se ende nuk ka n\u00ebnshkruar ndonj\u00eb kontrat\u00eb me kompani t\u00eb huaja dhe se jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb hulumtimit t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cLiberalizimi i tregut t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ri dhe gjat\u00eb zbatimit po paraqiten sfida. Si problem n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrgatitjes \u00ebsht\u00eb mungesa e informacioneve p\u00ebr energjin\u00eb q\u00eb shpenzojn\u00eb bizneset, t\u00eb cilat po dalin n\u00eb tregun e hapur\u201d, thot\u00eb Dalladaku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor t\u00eb ZRRE-s\u00eb thuhet se vitin e kaluar mbi 5.400 gigavat\u00eb n\u00eb or\u00eb (GWh) ka qen\u00eb sasia e p\u00ebrgjithshme e energjis\u00eb s\u00eb shitur te t\u00eb gjith\u00eb konsumator\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Nga kjo sasi, 3.156 GWh apo 58.4 p\u00ebr qind jan\u00eb shpenzuar nga konsumator\u00ebt familjar\u00eb, kurse pjesa tjet\u00ebr, 2.041 apo mbi 37 p\u00ebr qind, \u00ebsht\u00eb shpenzuar nga konsumator\u00ebt jofamiljar\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha bizneset.<\/p>\n<p>Palushi: Ende nuk kemi oferta konkrete p\u00ebr energjin\u00eb<\/p>\n<p>Kompania p\u00ebr prodhimin e l\u00ebngjeve Frutex n\u00eb Suharek\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb nga qershori do gjej\u00eb vet\u00eb kompanin\u00eb furnizuese p\u00ebr rrym\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i saj, Shaqir Palushi, thot\u00eb se kan\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr takim n\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e licencuara p\u00ebr furnizim me energji, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin. Megjithat\u00eb, Palushi ende nuk ka pranuar ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga to.<\/p>\n<p>\u201cPo pres n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim\u2026 por, nuk besoj se ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, sidomos n\u00eb kushtet e turbulenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb mbizot\u00ebruar vitet e fundit lidhur me \u00e7mimet e energjis\u00eb elektrike\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Palushi tregon se p\u00ebr nj\u00eb muaj shpenzon energji n\u00eb vler\u00eb deri n\u00eb 40 mij\u00eb euro. N\u00eb rast t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr 30 p\u00ebr qind, p\u00ebr sasin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb shpenzuar ai do t\u00eb paguante mbi 52 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht se kjo do t\u00eb rris\u00eb shpenzimet operative, por ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb fillimisht t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb uljen e profitit t\u00eb kompanis\u00eb dhe jo t\u00eb rrisim \u00e7mimet\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e licencuara, t\u00eb pap\u00ebrgatitura?<\/p>\n<p>Odat ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar shtyrjen e k\u00ebtij vendimi, pasi sipas tyre, edhe pse kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb licencuara, shumica prej tyre nuk kan\u00eb pasur klient\u00eb fundor\u00eb dhe kan\u00eb ekzistuar vet\u00ebm \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d, pa veprimtari reale tregtare.<\/p>\n<p>Ky tranzicion, sipas tyre, do t\u00eb destabilizoj\u00eb furnizimin dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb 21 mars, Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs k\u00ebrkoi nga Avokati i Popullit q\u00eb t\u00eb inicioj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pezullimin e vendimit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se e ka pranuar ankes\u00ebn e Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Avokatin e Popullit kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb komplekse p\u00ebr faktin se k\u00ebto zhvillime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur institucionet kryesore jan\u00eb n\u00eb krijim e sip\u00ebr\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje, ku shtohet se shtrenjtimi i tarifave t\u00eb rrym\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb t\u00eb drejtat socio-ekonomike p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ZRRE-ja p\u00ebrs\u00ebriti se kapacitetet ekzistuese jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i furnizuar bizneset me energji pas liberalizimit t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cShumica e furnizuesve jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb funksional\u00eb n\u00eb treg\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb ZRRE-ja i d\u00ebrgoi Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>ZRRE-ja thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar takime t\u00eb rregullta dhe informuese me t\u00eb gjith\u00eb furnizuesit e licencuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb informohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb qart\u00eb rreth hapave dhe mund\u00ebsive q\u00eb ofron liberalizimi i tregut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind pritet t\u00eb shtrenjtohet \u00e7mimi i energjis\u00eb p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha, paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa kompanive t\u00eb licencuara p\u00ebr furnizimin me energji elektrike n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto kompani aktualisht kan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr sigurimin e energjis\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb nisjes s\u00eb procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":202041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202040","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202040\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}