{"id":202337,"date":"2025-05-03T11:31:34","date_gmt":"2025-05-03T09:31:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=202337"},"modified":"2025-05-03T11:32:55","modified_gmt":"2025-05-03T09:32:55","slug":"gjilani-shperfill-ligjin-ekspertet-e-oshp-se-kerkojne-permiresim-te-kritereve-qe-favorizojne-operatore-te-caktuar-ne-tenderin-13-milionesh-per-ndertimin-e-bulevardit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjilani-shperfill-ligjin-ekspertet-e-oshp-se-kerkojne-permiresim-te-kritereve-qe-favorizojne-operatore-te-caktuar-ne-tenderin-13-milionesh-per-ndertimin-e-bulevardit\/","title":{"rendered":"Gjilani shp\u00ebrfill ligjin, ekspert\u00ebt e OSHP-s\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kritereve q\u00eb favorizojn\u00eb operator\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb tenderin 18-milion\u00ebsh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bulevardit"},"content":{"rendered":"<p>Komuna e Gjilanit, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Alban Hysenit nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka hapur nj\u00eb tender p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtimin e projektit t\u00eb integruar t\u00eb Bulevardit t\u00eb Qytetit t\u00eb Gjilanit\u201d me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb llogaritur prej 18 milion\u00eb eurosh. Por t\u00eb pakt\u00ebn dy kompani t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt dyshojn\u00eb se specifikimet teknike dhe disa nga kushtet e p\u00ebrfshira n\u00eb dosje jan\u00eb t\u00eb hartuara p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompani t\u00eb caktuara, duke diskriminuar operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb. Dy ekspert\u00eb t\u00eb Organit Shqyrtues t\u00eb Prokurimit nj\u00eb teknik dhe nj\u00eb shqyrtues kan\u00eb gjetur se prokurimi komunal ka vendosur kritere diskriminuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, kryesisht n\u00eb pjes\u00ebn e pajisjeve teknike. Ata kan\u00eb konstatuar se disa nga k\u00ebrkesat jan\u00eb fiktive dhe nuk lidhen fare me natyr\u00ebn e projektit, duke ngritur dyshime se kushtet jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr nj\u00eb kompani t\u00eb caktuar, shkruan Demokracia.com.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb \u201cPro&#038;Co Group\u201d dhe \u201cSemaks\u201d Sh.p.k kan\u00eb parashtruar ankesa n\u00eb OSHP, duke theksuar se k\u00ebrkesat p\u00ebr pajisje teknike jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe t\u00eb vendosura n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Prokurimin Publik. Sipas tyre, k\u00ebrkesa p\u00ebr certifikata profesionale t\u00eb ISO-s\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb sigurohen vet\u00ebm nga prodhuesit e materialeve t\u00eb caktuara dhe jo nga operator\u00ebt nd\u00ebrtimor\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb kufizuar konkurrenc\u00ebn. Po ashtu, afati 20-ditor p\u00ebr aplikim konsiderohet jorealist dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat ligjore.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8442.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8442-293x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"293\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-202338\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8442-293x300.jpeg 293w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8442-768x787.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8442.jpeg 827w\" sizes=\"auto, (max-width: 293px) 100vw, 293px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443-300x242.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"242\" class=\"alignnone size-medium wp-image-202339\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443-300x242.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443-768x620.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443-860x695.jpeg 860w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/IMG_8443.jpeg 925w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tashm\u00eb, ekspertja shqyrtuese Blerina Huruglica dhe eksperti teknik Enver Byty\u00e7i kan\u00eb p\u00ebrgatitur raportin e tyre me t\u00eb gjeturat, n\u00eb t\u00eb cilin i rekomandojn\u00eb Panelit t\u00eb OSHP-s\u00eb q\u00eb ta urdh\u00ebroj\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tender p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kritereve.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, k\u00ebrkesat specifike p\u00ebr pajisjet e caktuara, si ato p\u00ebr kamion\u00eb me kran, gjysm\u00eb rimorkio kompresor, traktor\u00eb me fshesa, dhe automjete t\u00eb tjera, jan\u00eb t\u00eb paqarta dhe kufizuese, duke favorizuar operator\u00eb t\u00eb caktuar dhe duke kufizuar konkurrenc\u00ebn. P\u00ebr shum\u00eb nga k\u00ebto pajisje, ekspert\u00ebt teknik\u00eb kan\u00eb theksuar se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00eblqime, ateste, regjistrime valide, ose lloj pajisjesh t\u00eb specializuara, nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr natyr\u00ebn e punimeve t\u00eb projektit dhe shkel ligjin e prokurimit publik. K\u00ebto k\u00ebrkesa p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb barriera t\u00eb panevojshme p\u00ebr operator\u00ebt dhe jan\u00eb konsideruar si diskriminuese, duke favorizuar disa kompani dhe duke penguar nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, problemi i afateve t\u00eb tenderimit \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt kritik, ku \u00ebsht\u00eb argumentuar se afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e ofertave \u00ebsht\u00eb shkurtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, duke shkelur nenet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, ekspert\u00ebt kan\u00eb rekomanduar ndryshime n\u00eb dosjen e tenderit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebto shkelje dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb procedurat e tenderimit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin dhe t\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi i dyt\u00eb i Operatorit Ekonomik ankimues:<\/p>\n<p>Operatori Ekonomik ka kontestuar kriterin 9.1 dhe 9.2, konkretisht k\u00ebrkes\u00ebn nr. 5, e cila parasheh:<\/p>\n<p>a) OE duhet t\u00eb ofroj\u00eb certifikat\u00ebn e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb performanc\u00ebs dhe konformitetit (EN 40-5 2002-1608-CPR-P033 valide), duke bashk\u00ebngjitur edhe Certifikat\u00ebn e karakteristikave t\u00eb produkteve p\u00ebr shtyllat konike t\u00eb ndri\u00e7imit n\u00eb gjat\u00ebsi 6.8m dhe 12.8m.<br \/>\nb) OE duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb certifikata p\u00ebr kontaktor\u00eb sipas standardit IEC 60947-4:2009 dhe p\u00ebr nd\u00ebrprer\u00ebs p\u00ebr orman elektrik sipas standardit IEC 60947-3:2020.<\/p>\n<p>Sipas specifikimit, d\u00ebshmit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr pik\u00ebn a): Certifikata duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb operatorit ekonomik ose t\u00eb jet\u00eb e shoq\u00ebruar me nj\u00eb autorizim ose marr\u00ebveshje me nj\u00eb kompani q\u00eb posedon autorizimin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr l\u00ebshimin e k\u00ebsaj certifikate. Certifikata duhet t\u00eb jet\u00eb valide.<\/p>\n<p>P\u00ebr pik\u00ebn b): Po ashtu, certifikata duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb OE-s\u00eb ose t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb autorizim nga nj\u00eb distributor i certifikuar i k\u00ebtyre produkteve dhe t\u00eb jet\u00eb me validitet.<\/p>\n<p>OE ankimues pretendon se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb e pajustifikueshme dhe diskriminuese, me arsyetimin se k\u00ebto certifikata jan\u00eb t\u00eb l\u00ebshuara nga vet\u00eb prodhuesit e materialeve t\u00eb p\u00ebrmendura dhe nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb posedim t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb nd\u00ebrtues. Sipas tyre, t\u00eb gjitha materialet q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb projekt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me projektin dhe t\u00eb miratohen nga menaxheri i projektit gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb zbatimit, prandaj k\u00ebrkimi paraprak i certifikatave nga OE-t\u00eb \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt dhe pa funksion n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb prokurimit. Ata theksojn\u00eb gjithashtu se natyra e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim, jo p\u00ebr furnizim me materiale elektrike, dhe se zakonisht n\u00eb k\u00ebto raste realizohet bashk\u00ebpunim me kompani t\u00eb specializuara, t\u00eb cilat mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr furnizimet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb largohen nga dosja e tenderit p\u00ebr t\u00eb mos kufizuar konkurrenc\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje ndaj pretendimit t\u00eb dyt\u00eb:<\/p>\n<p>Eksperti teknik ka vler\u00ebsuar se certifikatat e k\u00ebrkuara jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs specifike dhe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me prodhuesit e shtyllave t\u00eb ndri\u00e7imit dhe t\u00eb pajisjeve elektrike. Duhet theksuar se, n\u00eb rastin e pun\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit me p\u00ebrfshirje t\u00eb elementeve elektrike, t\u00eb gjitha materialet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb certifikuara dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet dhe legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Gjithsesi, eksperti thekson se certifikatat p\u00ebr produktet nd\u00ebrtimore, si\u00e7 jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrmendura, zakonisht verifikohen gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb implementimit t\u00eb projektit, dhe jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e ofertimit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vendosja e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u00ebsht\u00eb e pajustifikuar dhe e panevojshme, duke rezultuar n\u00eb kufizim t\u00eb panevojsh\u00ebm t\u00eb konkurrenc\u00ebs. Eksperti teknik rekomandon q\u00eb Autoriteti Kontraktues t\u00eb korrigjoj\u00eb dokumentet e tenderit dhe t\u00eb heq\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa nga DT.<\/p>\n<p>Pretendimi i tret\u00eb i OE ankimues:<\/p>\n<p>OE ankimues ka kund\u00ebrshtuar gjithashtu k\u00ebrkesat p\u00ebr pajisje t\u00eb specifikuara n\u00eb Aneksin 7, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pajisjet me numrat rendor 8, 16, 17, 18, 19, 26, 27, 28, 30, 31, 32, 33, 34 dhe 35. Sipas tyre, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre pajisjeve nuk lidhen me natyr\u00ebn e projektit dhe nuk pasqyrohen n\u00eb pozicionet e p\u00ebrfshira n\u00eb paramas\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb rishikohen dhe t\u00eb largohen aty ku jan\u00eb t\u00eb panevojshme, pasi mund t\u00eb krijojn\u00eb terren p\u00ebr favorizim t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb caktuar dhe t\u00eb sjellin keqp\u00ebrdorim t\u00eb buxhetit publik. OE thekson se natyra e k\u00ebtyre pajisjeve tregon sikur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tender n\u00eb fush\u00ebn e elektrik\u00ebs ose p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb paramas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje n\u00eb pretendimin ankimor 3<\/p>\n<p>Eksperti teknik ka analizuar t\u00eb gjith\u00eb list\u00ebn e pajisjeve dhe konstaton se n\u00eb dosjen e tenderit jan\u00eb k\u00ebrkuar gjithsej 35 lloje pajisjesh dhe makinerish p\u00ebr realizimin e projektit. Eksperti sqaron se \u00e7do projekt i hartuar p\u00ebr ekzekutim p\u00ebrmban metodologjin\u00eb e pun\u00ebs, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrcaktohen afatet kohore dhe resurset e projektit. N\u00eb p\u00ebrputhje me organizimin dhe teknologjin\u00eb e nd\u00ebrtimit, metodologjin\u00eb e pun\u00ebs dhe afatet kohore, p\u00ebrcaktohen edhe angazhimet e stafit t\u00eb nevojsh\u00ebm dhe t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb domosdoshme p\u00ebr realizimin e aktiviteteve nd\u00ebrtimore dhe t\u00eb projektit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Bazuar n\u00eb k\u00ebto analiza, vler\u00ebsohen pajisjet dhe makinerit\u00eb minimale t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e projektit.<\/p>\n<p>Duke u bazuar edhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e Autoritetit Kontraktues (AK) n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishqyrtim, nuk mund t\u00eb thuhet me siguri se ekzistojn\u00eb plane dhe dokumente t\u00eb detajuara t\u00eb projektit. Prandaj, eksperti teknik do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fush\u00ebveprimit t\u00eb projektit dhe p\u00ebrshkrimit t\u00eb pajisjeve t\u00eb k\u00ebrkuara. Disa nga pajisjet jan\u00eb subjekt i pik\u00ebs ankimore nga OE, dhe n\u00eb vazhdim do t\u00eb paraqitet vler\u00ebsimi p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre sipas numrit rendor t\u00eb pajisjes n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur nga AK \u2013 Aneksi 7.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 8<br \/>\nGjysm\u00ebrimorkio speciale me 2 pompa p\u00ebr zhbllokimin e kanalizimit dhe zbrazjen e pusetave me presion min. 200 bar, me kapacitet 5000 litra.<\/p>\n<p>OE ankues ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo pajisje t\u00eb largohet nga dosja e tenderit (DT), pasi q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb pozicion t\u00eb projektit nuk p\u00ebrfshihet p\u00ebrdorimi i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nEksperti vler\u00ebson se, bazuar n\u00eb p\u00ebrshkrimin e pun\u00ebve, kjo pajisje nuk gjen p\u00ebrdorim n\u00eb projektin n\u00eb fjal\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e panevojshme. N\u00ebse AK e ka vler\u00ebsuar t\u00eb nevojshme, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe pozicione konkrete t\u00eb pun\u00ebve nd\u00ebrtimore q\u00eb e justifikojn\u00eb p\u00ebrdorimin e saj. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e dh\u00ebn\u00eb, AK ka theksuar se pajisja sh\u00ebrben p\u00ebr zhbllokimin e gypave n\u00eb ky\u00e7jen e rrjetit t\u00eb ri t\u00eb kanalizimit \u2013 pozicion i cili mungon n\u00eb paramas\u00eb dhe nuk mund t\u00eb realizohet. Prandaj, AK duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb dosjen e tenderit pasi q\u00eb pajisja \u00ebsht\u00eb e panevojshme.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 8 konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 16<br \/>\nVin\u00e7 hidraulik i destinuar p\u00ebr ngarkimin dhe shkarkimin e automjeteve.<\/p>\n<p>OE ka k\u00ebrkuar largimin e k\u00ebsaj pajisjeje me arsyetimin se ekzistojn\u00eb metoda t\u00eb tjera p\u00ebr ngarkim dhe shkarkim. AK ka deklaruar se pajisja \u00ebsht\u00eb menduar p\u00ebr ngarkim dhe shkarkim t\u00eb materialeve nd\u00ebrtimore dhe ka shtuar se mjafton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vin\u00e7 hidraulik.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nK\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pajisje \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si diskriminuese, pasi q\u00eb ekzistojn\u00eb metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij funksioni. Pajisja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb praktik\u00eb dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb vet\u00ebm sa kufizon konkurrenc\u00ebn, duke orientuar drejt OE-ve t\u00eb caktuara. P\u00ebrshkrimi duhet t\u00eb modifikohet dhe t\u00eb p\u00ebrshtatet me natyr\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb projektit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb p\u00ebrgjigjen e AK.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 16 konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 17<br \/>\nVin\u00e7 \u2013 ashensor me konstruksion metalik p\u00ebr bartjen dhe ngritjen e materialeve, elektromotorik, me lart\u00ebsi deri n\u00eb 40 m.<\/p>\n<p>OE ka k\u00ebrkuar largimin e pajisjes si t\u00eb panevojshme, duke argumentuar se nuk ka objekte q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb till\u00eb n\u00eb projekt.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nP\u00ebrshkrimi p\u00ebr pajisjen nr. 17 \u00ebsht\u00eb kufizues, dhe lart\u00ebsia deri n\u00eb 40 metra e p\u00ebrkufizon si nj\u00eb pajisje shum\u00eb specifike. P\u00ebr shkak se jan\u00eb pajisje t\u00eb rralla, k\u00ebrkesa kufizon konkurrenc\u00ebn. Ka pajisje t\u00eb ndryshme q\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin funksion \u2013 si\u00e7 jan\u00eb vin\u00e7-kullat \u2013 prandaj k\u00ebrkesa duhet t\u00eb modifikohet dhe t\u00eb lejoj\u00eb p\u00ebrdorimin e pajisjeve alternative. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe pse objekti i administrat\u00ebs ka nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb caktuar, kufizimi deri n\u00eb 40 m duhet t\u00eb shihet si prag maksimal, duke lejuar edhe lart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 17 konsiderohet pjes\u00ebrisht i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 18<br \/>\nInstrument p\u00ebr certifikim dhe testim t\u00eb kabllove \u2013 Multimates TESTPRO CV100-K50 Copper Certification Kit.<\/p>\n<p>OE ka k\u00ebrkuar largimin e pajisjes si t\u00eb panevojshme, duke argumentuar se k\u00ebto jan\u00eb pajisje q\u00eb zot\u00ebrohen nga kompani t\u00eb specializuara, nd\u00ebrsa OE-t\u00eb nd\u00ebrtimore zakonisht nuk i posedojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit ka punime elektrike, dhe gjat\u00eb realizimit mund t\u00eb k\u00ebrkohet testim i kabllove p\u00ebr t\u00eb siguruar performanc\u00eb dhe cil\u00ebsi. Ky instrument \u00ebsht\u00eb profesional dhe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr testime t\u00eb tilla.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 18 konsiderohet i pabazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 19<br \/>\nMakineri sharre me shirit horizontal, hidraulike, p\u00ebr prerjen e \u00e7elikut n\u00eb forma k\u00ebndore.<\/p>\n<p>OE e ka konsideruar t\u00eb panevojshme k\u00ebt\u00eb pajisje, pasi n\u00eb paramas\u00eb nuk ka pozicione q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrdorimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nAK ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshkrime shum\u00eb t\u00eb detajuara p\u00ebr pajisjet, q\u00eb kufizojn\u00eb fleksibilitetin e OE-ve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur mjete alternative me funksion t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Kjo pajisje mund t\u00eb jet\u00eb e panevojshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs q\u00eb aplikon OE-ja, pasi teknologjia ka evoluar dhe ekzistojn\u00eb forma t\u00eb tjera p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij procesi.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 19 konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 26<br \/>\nAutomikser vet\u00ebngarkues p\u00ebr prodhimin e betonit.<\/p>\n<p>OE ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb largohet k\u00ebrkesa p\u00ebr librez\u00ebn e qarkullimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pajisje, me arsyetimin se p\u00ebrdoret vet\u00ebm brenda kantierit dhe nuk k\u00ebrkon regjistrim.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nga eksperti teknik:<br \/>\nEksperti vler\u00ebson se, sipas Ligjit p\u00ebr Automjete, mjetet motorike t\u00eb dedikuara p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb kantier\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebrjashtohen nga homologimi dhe nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr regjistrim p\u00ebr qarkullim rrugor. Prandaj, k\u00ebrkesa p\u00ebr librez\u00ebn e qarkullimit \u00ebsht\u00eb e panevojshme dhe duhet t\u00eb largohet nga DT.<br \/>\nPretendimi p\u00ebr pajisjen nr. 26 konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Ekspertit Teknik p\u00ebr Pajisjet e K\u00ebrkuara n\u00eb DT<\/p>\n<p>Pajisja nr. 27 \u2013 Kamion kiper me kran, gjat\u00ebsia minimale e kranit 20 m<br \/>\nOE ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb pajisja t\u00eb posedoj\u00eb \u201cp\u00eblqim ose atest\u201d, duke e cil\u00ebsuar si favorizuese p\u00ebr OE t\u00eb caktuar. Eksperti teknik vler\u00ebson se ky p\u00ebrshkrim \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, kufizues dhe diskriminues, pasi nuk sqarohet lloji i p\u00eblqimit apo atestit t\u00eb k\u00ebrkuar. Sipas ekspertit, pajisjet q\u00eb i n\u00ebnshtrohen kontrollit teknik t\u00eb rregullt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00eblqim ose atest t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebrkesa duhet t\u00eb largohet nga DT.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 28 \u2013 Gjysm\u00eb rimorkio kompresor, minimum 1.5T<br \/>\nOE ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrim valid t\u00eb pajisjes, duke theksuar se p\u00ebrdoret vet\u00ebm brenda n\u00eb punishte. Eksperti teknik e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, duke sqaruar se pajisjet q\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm n\u00eb punishte nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb regjistrohen.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 30 \u2013 Traktor me fshir\u00ebse p\u00ebr pastrim, maksimum 1.5T<br \/>\nOE ka argumentuar se kjo pajisje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje sesa p\u00ebr pun\u00eb nd\u00ebrtimore. Eksperti teknik pajtohet, duke vler\u00ebsuar se pajisja nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur me natyr\u00ebn e projektit dhe duhet t\u00eb largohet nga DT.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 31 \u2013 Xhip transportues 4\u00d74 me korpe dhe 2 dyer, me ateste<br \/>\nOE ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn, duke theksuar se pajisja nuk lidhet me asnj\u00eb pozicion n\u00eb paramas\u00eb. Eksperti teknik e konsideron k\u00ebrkes\u00ebn si t\u00eb tep\u00ebrt, diskriminuese dhe t\u00eb panevojshme.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 32 \u2013 Furgon special p\u00ebr punime elektrike me 2 dyer<br \/>\nOE ka k\u00ebrkuar ndryshimin e k\u00ebrkes\u00ebs, duke theksuar se punimet elektrike mund t\u00eb realizohen edhe pa k\u00ebt\u00eb automjet. Eksperti teknik e vler\u00ebson pajisjen si t\u00eb panevojshme dhe rekomandon largimin e saj nga DT.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 33 \u2013 Dumper me goma vetshkarkues, minimum 5T<br \/>\nEksperti vler\u00ebson se pajisjet q\u00eb operojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vend nd\u00ebrtimi nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr regjistrim. Sa i p\u00ebrket kapacitetit, k\u00ebrkesa prej minimum 5T \u00ebsht\u00eb brenda logjik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufirit minimal dhe i takon AK t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nevoj\u00ebn.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet pjes\u00ebrisht i bazuar.<\/p>\n<p>Pajisja nr. 34 dhe 35 \u2013 Lug\u00eb ngarkuese me fshir\u00ebse \/ Lug\u00eb ngarkuese me pirun dhe fshir\u00ebse<br \/>\nOE ka k\u00ebrkuar largimin e k\u00ebtyre pajisjeve, duke argumentuar se jan\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr natyr\u00ebn e pun\u00ebve. Eksperti pajtohet dhe vler\u00ebson se pajisjet nuk nd\u00ebrlidhen me aktivitetet nd\u00ebrtimore.<br \/>\nVler\u00ebsim: Pretendimi konsiderohet i bazuar.<\/p>\n<p>Pretendimi i kat\u00ebrt i OE ankues:<br \/>\nKuvendi Komunal Gjilan ka publikuar tenderin n\u00eb fjal\u00eb me dat\u00eb 18\/03\/2025, ku sipas dosjes s\u00eb tenderit afati i fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve \u00ebsht\u00eb data 07\/04\/2025. Me rastin e p\u00ebrcaktimit t\u00eb afatit t\u00eb fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve, AK ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Nenin 44 dhe 45 t\u00eb LPP-s\u00eb. Sipas dispozitave t\u00eb nenit 44 t\u00eb LPP-s\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb kontratave me vler\u00eb t\u00eb madhe, AK duhet q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb tenderin t\u00eb hapur n\u00eb nj\u00eb afat jo m\u00eb pak se 40 dit\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastet kur ka njoftim paraprak, at\u00ebher\u00eb tenderi duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur jo m\u00eb i shkurt\u00ebr se 24 dit\u00eb. Andaj, AK nuk ka pasur parasysh faktin se afatet p\u00ebr ofertim duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb harmoni me natyr\u00ebn dhe q\u00ebllimin e projektit, gjithnj\u00eb duke pasur parasysh k\u00ebrkesat e shumta q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb ofert\u00eb serioze.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje n\u00eb pretendimin ankimor t\u00eb OE ankues:<br \/>\nEkspertja shqyrtuese, bazuar n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, sqaron se lidhur me afatin ligjor p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve, AK n\u00eb Dosjen e tenderit ka specifikuar gjithashtu arsyen e p\u00ebrshpejtimit dhe shkurtimit t\u00eb afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve. Kjo bazuar n\u00eb E-prokurim dhe, sipas ligjit, ky afat p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve \u00ebsht\u00eb 22 dit\u00eb nga data e njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb tender\u00ebve. Si e till\u00eb, bazuar n\u00eb nenin 46 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurim Publik, rregullat e posa\u00e7me p\u00ebr mund\u00ebsimin e shkurtimit t\u00eb afateve kohore, paragrafi 2 thot\u00eb:<\/p>\n<p>2. Gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb prokurimit q\u00eb p\u00ebrdor procedurat e hapura t\u00eb prokurimit, autoriteti kontraktues mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar kohor p\u00ebr pranimin e tender\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>2.1. N\u00ebse kontrata p\u00ebrkat\u00ebse \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb publike me vler\u00eb t\u00eb madhe, jo m\u00eb pak se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (15) dit\u00eb;<\/p>\n<p>2.2. N\u00ebse kontrata p\u00ebrkat\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb publike me vler\u00eb t\u00eb madhe, jo m\u00eb pak se dhjet\u00eb (10) dit\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, AK ka vepruar sipas nenit 46 t\u00eb LPP-s\u00eb duke shkurtuar afatin nga 40 dit\u00eb n\u00eb 22 dit\u00eb. N\u00eb rastin konkret, ky pretendim ankimor \u00ebsht\u00eb irelevant p\u00ebr shkak t\u00eb zgjatjes s\u00eb afatit t\u00eb procedurave ankimore.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, bazuar n\u00eb sqarimet e dh\u00ebna, rekomandohet q\u00eb AK t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimet n\u00eb dosjen e tenderit dhe t\u00eb zgjat afatin p\u00ebr dor\u00ebzimin e ofertave.<\/p>\n<p>\u201cDuke u bazuar n\u00eb sqarimet e lartp\u00ebrmendura, eksperti shqyrtues dhe teknik i propozon panelit shqyrtues q\u00eb ankesa e OE ankues t\u00eb aprovohet si pjes\u00ebrisht e bazuar, AK t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb dosjen e tenderit dhe t\u00eb zgjas\u00eb afatin p\u00ebr ofertim\u201c, akn\u00eb shkruar ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Kan\u00eb shkruar ekspertet, por raporti do t\u00eb shqyrtohet dhe nga Paneli. \/Demokracia.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komuna e Gjilanit, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Alban Hysenit nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka hapur nj\u00eb tender p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtimin e projektit t\u00eb integruar t\u00eb Bulevardit t\u00eb Qytetit t\u00eb Gjilanit\u201d me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb llogaritur prej 18 milion\u00eb eurosh. Por t\u00eb pakt\u00ebn dy kompani t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt dyshojn\u00eb se specifikimet teknike dhe disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":202340,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202337","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202337\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}