{"id":202675,"date":"2025-05-06T20:40:40","date_gmt":"2025-05-06T18:40:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=202675"},"modified":"2025-05-06T20:40:40","modified_gmt":"2025-05-06T18:40:40","slug":"mbrojtja-ne-hage-kunder-pranimit-te-mbi-300-dokumenteve-nga-shtabi-i-pergjithshem-dhe-qeveria-e-perkohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mbrojtja-ne-hage-kunder-pranimit-te-mbi-300-dokumenteve-nga-shtabi-i-pergjithshem-dhe-qeveria-e-perkohshme\/","title":{"rendered":"Mbrojtja n\u00eb Hag\u00eb, kund\u00ebr pranimit t\u00eb mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Qeveria e P\u00ebrkohshme"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb parashtrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kat\u00ebr ekipet e mbrojtjes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga trupi gjykues refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr pranimin n\u00eb prova materiale t\u00eb mbi 300 dokumenteve q\u00eb pretendohet se jan\u00eb nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) dhe Qeveria e P\u00ebrkohshme e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn e saj, ZPS-ja e kishte paraqitur m\u00eb 31 mars 2025, dy jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb njoftoj\u00eb zyrtarisht mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, raporton Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 prill 2025, mbrojtja ka k\u00ebrkuar zgjatjen e afatit p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebrgjigjen ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ZPS-s\u00eb deri m\u00eb 25 prill 2025. Si rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues vendosi 22 prillin p\u00ebr dor\u00ebzimin e k\u00ebsaj p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, mbrojtja m\u00eb 21 prill 2025 kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjatje t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb afatit, t\u00eb cil\u00ebn e miratoi trupi gjykues- duke vendosur afatin p\u00ebr dor\u00ebzimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese m\u00eb 24 prill 2025.<\/p>\n<p>Mbrojtja e kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve kishte parashtruar se k\u00ebrkesa e ZPS-s\u00eb p\u00ebr pranimin e k\u00ebtyre dokumenteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e paarsyeshme dhe e d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb sasi t\u00eb madhe provash t\u00eb shkruara q\u00eb kinse lidhen me \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, ZPS-ja pretendon se k\u00ebto dokumente lidhen me organizimin dhe funksionimin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, thuhet se ato lidhen edhe me rolin dhe autoritetin e t\u00eb akuzuarve brenda k\u00ebtyre strukturave.<\/p>\n<p>Mbrojtja n\u00eb parashtrimin e saj ka th\u00ebn\u00eb se disa nga dokumentet jan\u00eb t\u00eb shkruara me dor\u00eb, t\u00eb padatuara, pa vul\u00eb dhe me specifika tjera.<\/p>\n<p>Sipas parashtrimit, ZPS-ja ka paraqitur edhe dokumente t\u00eb shkruara me dor\u00eb q\u00eb jan\u00eb sekuestruar nga sht\u00ebpia e Selimit, por q\u00eb Prokuroria s\u2019e ka p\u00ebrcaktuar se kur k\u00ebto dokumente kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tani t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se fakti q\u00eb k\u00ebto dokumente jan\u00eb sekuestruar nga banesa e Selimit, nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb dijeni p\u00ebr informacionin q\u00eb ishte n\u00eb ato. Madje, sipas tyre k\u00ebto dokumente nuk tregojn\u00eb asnj\u00eb tregues autor\u00ebsie dhe ZPS-ja ka d\u00ebshtuar q\u00eb ato t\u2019i mb\u00ebshtes p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikohet p\u00ebrmbajtja.<\/p>\n<p>Mbrojtja kishte p\u00ebrmendur q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar edhe me praktik\u00ebn, sipas tyre, t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar faqet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe konkretisht me stilin cirilik t\u00eb shkrimit n\u00eb disa dokumente.<\/p>\n<p>\u201cZPS-ja i ka p\u00ebrjashtuar k\u00ebto faqe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme nga p\u00ebrkthimet q\u00eb ka porositur brenda zyr\u00ebs s\u00eb saj. Mbrojtja k\u00ebrkon q\u00eb ZPS-ja t\u00eb urdh\u00ebrohet t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrkthimin e k\u00ebtyre pjes\u00ebve n\u00eb cirilik\u00eb serbe dhe\/ose latinisht serbe, p\u00ebrpara \u00e7do vendimi nga Trupi Gjykues lidhur me pranueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre materialeve\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, kjo praktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar k\u00ebto faqe tregon nj\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr integritetin e dokumenteve n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se edhe n\u00ebse k\u00ebto faqe jan\u00eb shtuar m\u00eb von\u00eb nga inteligjenca serbe, nuk i takon Prokuroris\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e nj\u00eb materiali.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse k\u00ebto materiale p\u00ebrfundimisht pranohen nga trupi gjykues, mbrojtja k\u00ebrkon q\u00eb faqet n\u00eb cirilik\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e ekspozit\u00ebs, me p\u00ebrkthimet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e mbrojtjes theksohet se Prokuroria ka paraqitur rreth 50 materiale q\u00eb lidhen me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Nj\u00ebsi Speciale e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se ku jan\u00eb gjetur, kush i ka gjetur dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash jan\u00eb gjetur shumica e dokumenteve q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb ngjash\u00ebm edhe p\u00ebr sh\u00ebnimet me shkrim dore, ZPS-ja nuk tregon n\u00ebse ato jan\u00eb gjetur si t\u00eb vetme apo si pjes\u00eb e nj\u00eb koleksioni m\u00eb t\u00eb madh dokumentesh.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se v\u00ebllimi i dokumenteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi t\u00eb pretenduar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbytur dosjen gjyq\u00ebsore me materiale me prejardhje dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyshimt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk ka m\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb kontekst k\u00ebto dokumente\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Mbrojtja kishte th\u00ebn\u00eb se ZPS-ja ka dor\u00ebzuar shabllone bosh ose drafte t\u00eb raporteve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsuara nga k\u00ebto struktura. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata thon\u00eb se nuk ka pasur edhe d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur ato.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, ish-Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Jugosllavin\u00eb ka konstatuar se draftet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb provohej autor\u00ebsia, mungonin vula, n\u00ebnshkrime apo tregues t\u00eb tjer\u00eb formal, nuk duhej pranuar.<\/p>\n<p>Mbrojtja p\u00ebrmend faktin se disa dokumente q\u00eb thuhet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb si drafte, u jan\u00eb treguar d\u00ebshmitar\u00ebve, por q\u00eb ata nuk ishin n\u00eb gjendje q\u00eb ta konfirmonin autenticitetin e tyre. Pala mbrojt\u00ebse thot\u00eb se kjo n\u00ebnvizon rrezikun e pranimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb tilla pa u testuar n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbrojtja merr shembull edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Bislim Zyrapit, i cili thuhet se d\u00ebshmoi se \u201cq\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi, nj\u00eb urdh\u00ebr me shkrim duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnshkrimin, vul\u00ebn dhe numrin e protokollit. [\u2026] N\u00ebse nuk ka n\u00ebnshkrim ose vul\u00eb, ai nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi sepse hapat administrativ\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar q\u00eb ai urdh\u00ebr t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, Zyrapi e ka konfirmuar se dokumentet e pan\u00ebnshkruara nuk hynin n\u00eb fuqi dhe se ishte e nevojshme t\u00eb pyeteshin autor\u00ebt e atyre dokumenteve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ve\u00e7anti, kur iu tregua dekreti (draft) 1D00169 \/ 1D00169_ET, W04752 tha se ndon\u00ebse, sipas pamjes s\u00eb jashtme, dukej si nj\u00eb dokument i propozuar nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, fakti q\u00eb nuk kishte num\u00ebr protokolli, n\u00ebnshkrim, apo dat\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se nuk ishte i vlefsh\u00ebm, nuk kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Pala mbrojt\u00ebse thot\u00eb se edhe Sylejman Selimi u pyet p\u00ebr disa dekrete t\u00eb supozuara t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb 28 prillit 1999, t\u00eb cilat i referoheshin em\u00ebrimit t\u00eb tij si Komandant i Gard\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs ose em\u00ebrimit t\u00eb Agim \u00c7ekut si Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tyre, k\u00ebto dekrete p\u00ebrmbanin nj\u00eb bllok t\u00eb n\u00ebnshkrimit \u201cKryeminist\u00ebr, Hashim Tha\u00e7i\u201d, p\u00ebr \u00e7ka Sylejman Selimi kishte th\u00ebn\u00eb se ato nuk p\u00ebrmbanin ndonj\u00eb n\u00ebnshkrim me dor\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se Sylejman Selimi nuk e dinte se nga kush ishte em\u00ebruar dhe se kishte theksuar se Qeveria e P\u00ebrkohshme e Kosov\u00ebs ishte n\u00eb proces t\u00eb formimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe se ai nuk e kishte par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb dekret p\u00ebr em\u00ebrimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Selimi, sipas mbrojtjes kishte th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb transformimin e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Trupat Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs, Garda Komb\u00ebtare nuk kishte kryer asnj\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Mbrojtja ka paraqitur se kur nj\u00eb dokument nuk p\u00ebrmban n\u00ebnshkrim me dor\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e autenticitetit t\u00eb tij duhet t\u00eb shqyrtohet p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Megjithat\u00eb, sipas mbrojtjes, ZPS-ja ka zgjedhur t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dokumente n\u00eb p\u00ebrmbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj duke pamund\u00ebsuar verifikimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb supozohet se, vet\u00ebm sepse nj\u00eb dokument p\u00ebrmban nj\u00eb bllok t\u00eb zbraz\u00ebt n\u00ebnshkrimi, p\u00ebr shembull n\u00eb em\u00ebr t\u00eb z. Hashim Tha\u00e7i, ky dokument \u00ebsht\u00eb miratuar nga autori i supozuar dhe\/ose zbatuar. N\u00eb fakt, ai mund t\u00eb mos e ket\u00eb par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e kat\u00ebr ekipeve t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Mbrojtja shton se pranimi i provave q\u00eb nuk kan\u00eb autenticitet, do ta ngarkonte dosjen gjyq\u00ebsore dhe se kjo nuk do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn \u201cB\u201d t\u00eb parashtrimit t\u00eb tyre, kat\u00ebr ekipet e mbrojtjes thon\u00eb se ZPS-ja ka paraqitur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb dokumenteve q\u00eb supozohet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kan\u00eb vler\u00eb provuese p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen qendrore t\u00eb rastit t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, \u00e7\u00ebshtja qendrore e Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb struktura e P\u00ebrgjithshme e U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebrb\u00ebtja, roli dhe autoriteti i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme. Po ashtu, \u00e7\u00ebshtja e Prokuroris\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy organeve, rolin, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe autoritetin e t\u00eb akuzuarve brenda k\u00ebtyre organeve e po ashtu \u201cLuft\u00ebn Speciale\u201d t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se vlera provuese e k\u00ebtyre dokumenteve tejkalohet nga efekti paragjykues pasi ato lidhen me \u00e7\u00ebshtje qendrore t\u00eb Prokuroris\u00eb e q\u00eb mbrojtjes i mohohet mund\u00ebsia e testimit t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se rregullat parashikojn\u00eb q\u00eb provat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me akte dhe sjelljet e t\u00eb akuzuarve nuk duhet t\u00eb paraqiten sipas Rregull\u00ebs 153 dhe se ata jan\u00eb kund\u00ebr pranimit sipas Rregull\u00ebs 155 p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbrojtja t\u2019iu b\u00ebj\u00eb pyetje d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se k\u00ebto prova jan\u00eb paraqitur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb vonshme, mbrojtja nuk ka mund\u00ebsi t\u2019i testoj\u00eb ato p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb ZPS-s\u00eb pasi rasti i ZPS-s\u00eb ka p\u00ebrfunduar\u2026 N\u00eb rastin aktual, mbrojtja thekson se ndikimi paragjykues \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i theksuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb rastin e \u2018modeleve\u2019 dhe \u2018drafteve\u2019, duke pasur parasysh se disa p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00ebnshkrimin e Hashim Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb sekuestruar n\u00eb banesat e z. Krasniqi apo z. Selimi. Pranimi i k\u00ebtyre \u2018drafteve\u2019 p\u00ebrmes bar table e pengon mbrojtjen t\u00eb p\u00ebrballet me ndonj\u00eb d\u00ebshmitar p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb apo autenticitetin e tyre\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se ZPS-ja synon t\u00eb paraqes dokumente p\u00ebr pranim, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebrguar nga persona ose p\u00ebr persona q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos i th\u00ebrras, e q\u00eb nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb W04762, identiteti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i fshehur.<\/p>\n<p>\u201cZPS e ka intervistuar [FSHEHUR] dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aktakuz\u00ebn, por ka vendosur t\u00eb mos e th\u00ebrras\u00eb. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje, tani nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb dokumente q\u00eb pretendohet se i jan\u00eb d\u00ebrguar atij dhe q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore t\u00eb rastit t\u00eb saj, pasi mbrojtja nuk mund ta pyes\u00eb p\u00ebr autenticitetin, p\u00ebrmbajtjen apo kuptimin e tyre. Prandaj, \u00e7do vler\u00eb provuese q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb k\u00ebto dokumente tejkalohet nga efekti paragjykues\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, kjo iu shkakton atyre d\u00ebm t\u00eb pariparuesh\u00ebm dhe se k\u00ebto dokumente ZPS-ja duhej t\u2019i kishte paraqitur p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSi: W04403, an\u00ebtar i Drejtoris\u00eb Operative t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb; W04752, Shef i Shtabit apo Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, m\u00eb pas Z\u00ebvend\u00ebs Minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb QPK dhe m\u00eb pas ndihm\u00ebs i Ministrit t\u00eb Mbrojtjes p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Operacionin Shigjeta; W04401, Z\u00ebvend\u00ebs Komandant i Operacioneve brenda Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm; W04290, komandant i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. ZPS zgjodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive t\u00eb mos e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb parashtrimin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Edhe sugjerimet se mbrojtja mund t\u00eb kishte p\u00ebrdorur k\u00ebto dokumente gjat\u00eb pyetjeve kryq\u00ebzuara, duhen t\u00eb refuzohen sipas ekipeve mbrojt\u00ebse. Ata thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e mbrojtjes q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb autenticitetin e dokumenteve t\u00eb paraqitura nga ZPS-ja.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, mbrojtja k\u00ebrkon q\u00eb trupi gjykues ta refuzoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebn e ZPS-s\u00eb p\u00ebr pranimin n\u00eb prova materiale t\u00eb dokumenteve q\u00eb lidhen me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cNj\u00ebsi Speciale\u201d e U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka p\u00ebrfunduar paraqitjen e provave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb parashtrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kat\u00ebr ekipet e mbrojtjes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga trupi gjykues refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr pranimin n\u00eb prova materiale t\u00eb mbi 300 dokumenteve q\u00eb pretendohet se jan\u00eb nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":202676,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-202675","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202675\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202676"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}