{"id":203742,"date":"2025-05-18T12:51:21","date_gmt":"2025-05-18T10:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=203742"},"modified":"2025-05-18T12:51:21","modified_gmt":"2025-05-18T10:51:21","slug":"apeli-liron-nga-akuza-nente-te-akuzuarit-per-demtim-te-buxhetit-mbi-2-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/apeli-liron-nga-akuza-nente-te-akuzuarit-per-demtim-te-buxhetit-mbi-2-milione-euro\/","title":{"rendered":"Apeli liron nga akuza n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb buxhetit mbi 2 milion\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustaf\u00eb Vitia, Mexhid Mustafa, Besnik Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica, si dhe Ajdar Jashari ishin shpallur fajtor\u00eb dhe d\u00ebnuar me mbi 12 vite burgim (s\u00eb bashku) lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr d\u00ebmtimin e buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb vler\u00eb mbi 2 milion\u00eb euro. Apeli shpalli aktgjykim lirues ndaj n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Ata akuzoheshin se cigaret n\u00eb vler\u00eb prej 2 milion\u00eb e 931 mij\u00eb e 929 euro e 8 cent\u00eb, nuk i kishin dor\u00ebzuar n\u00eb KFOR, por ua kishin shitur kompanive t\u00eb tjera pa banderol\u00eb, duke i shkaktuar evazion fiskal buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn prej 2 milion\u00eb e 441 mij\u00eb e 927 euro e 71 cent\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Themelorja i kishte d\u00ebnuar n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr \u201cKeqp\u00ebrdorim t\u00eb autorizimeve n\u00eb ekonomi\u201d dhe ndihm\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj vepre.<\/p>\n<p>Ndaj vendimit t\u00eb Themelores, ankes\u00eb kishte parashtruar Prokuroria Speciale mbi pretendimin p\u00ebr v\u00ebrtetim t\u00eb gabuar t\u00eb gjendjes faktike dhe vendimin mbi sanksionin penal. Kishte k\u00ebrkuar nga Apeli q\u00eb t\u00eb akuzuarve t\u2019iu shqiptoj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe mbrojt\u00ebsit e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarve, avokat\u00ebt: Besim Parduzi, Blerim Hertica, Bedrie Rexhepi, Florin V\u00ebrtopi, Mentor Neziri, Agron Curri, Argjent Sefa, Arlind Jupolli dhe Asdren Bytyqi, kishin parashtuar ankesa me pretendimet se aktgjykimi i Themelores \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkleje esenciale t\u00eb dispoztiave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike dhe shkeljes s\u00eb Ligjit Penal. Ata kishin k\u00ebrkuar nga Apeli lirimin e t\u00eb mbrojturve t\u00eb tyre, ose q\u00eb rasti t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Kurse, Prokuroria e Apelit me parashtres\u00eb kishte propozuar q\u00eb t\u00eb aprovohet ankesa e Prokuroris\u00eb Speciale dhe t\u00eb akuzuarve t\u2019iu shqiptohen d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb larta me burgim, nd\u00ebrsa t\u00eb refuzohen ankesat e mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb akuzuarve si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Andaj, Kolegji i Apelit, me vendimin e p\u00ebrpiluar m\u00eb 7 maj 2025, ka konstatuar se ankesat e mbrojt\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb bazuara, nd\u00ebrsa ajo e Prokuroris\u00eb Speciale e pabazuar.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, vendimi i Themelores nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, mi\u00ebpo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtetim i gabuar i gjendjes faktike, dhe me k\u00ebt\u00eb gabimisht i ka shpallur fajtor\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb ricil\u00ebsuar nga aktakuza fillestare e t\u00eb precizuar nga prokurori n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Aty thuhet se me veprimet e t\u00eb akuzuarve nuk p\u00ebrmbushen elementet e vepr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim t\u00eb Apelit, potencohet se nga aktakuza fillestare t\u00eb akuzuarit Ferizi, Avdiu-Shala dhe Jashari akuzoheshin se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKrimi i organizuar\u201d lidhur me vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs zyrtare\u201d dhe \u201cShmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve\u201d t\u00eb Kodit Doganor, nd\u00ebrsa t\u00eb akuzuarit Vitia, Mustafa, Gashi, Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica dhe Jashari akuzoheheshin p\u00ebr veprat penale \u201cKrimi i organizuar\u201d dhe \u201cShmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, aktakuza fillestare thuhet se ishte precizuar n\u00eb vepr\u00ebn baz\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d (sipas Kodit n\u00eb fuqi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe si m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb akuzuarit), nd\u00ebrsa n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare, prokurori ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri precizimin e vepr\u00ebs penale baz\u00eb duke e kthyer n\u00eb Kodin e vjet\u00ebr \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare\u201d, nd\u00ebrkaq veprat tjera kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara.<\/p>\n<p>Apeli pajtohet me gjetjet e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb lidhur vepr\u00ebn penale \u201cKrimi i organizuar\u201d, me arsyetimin se ky rast nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shfryt\u00ebzim i rastit q\u00eb t\u00eb blihet mall pa banderola, i pa doganuar, dhe rrjedhimisht m\u00eb i lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn mund\u00ebsi e kan\u00eb ofruar t\u00eb akuzuarit q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb organizat\u00ebn e biznesit BDF PX. Po ashtu ky kolegj pajtohet edhe me gjetjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb lidhur me mos p\u00ebrmbushjen e elementeve t\u00eb vepr\u00ebs penale shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare, pasi q\u00eb t\u00eb akuzuarit nuk kan\u00eb g\u00ebzuar pozita zyrtare q\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohen si t\u00eb till\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Apeli thekson se Prokuroria nuk kishte provuar me asnj\u00eb prov\u00eb struktur\u00ebn e grupit- p\u00ebrmbushjen e elementeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, por flitet vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar. Aty thuhet se Themelorja thekson se kan\u00eb pasur detyra t\u00eb caktuara, por me asnj\u00eb prov\u00eb nuk e d\u00ebshmon se si jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto detyra, kush i ka dh\u00ebn\u00eb dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb ato.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, t\u00eb akuzuarit kan\u00eb komunikuar p\u00ebr t\u00eb mos i d\u00ebrguar cigaret n\u00eb PX, por t\u2019i shesin ato n\u00eb tregun e zi ose biznese private ku dhe \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb flagranc\u00eb te i akuzuari Arsim Topanica, dhe kjo metod\u00eb ka vazhduar mbi nj\u00eb vit edhe me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhur me ricil\u00ebsimin e veprave penale gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb Themelores n\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorim t\u00eb autorizimeve n\u00eb ekonomi\u201d, Apeli gjen se q\u00eb t\u00eb kryhet kjo vep\u00ebr penale kryer\u00ebsi i k\u00ebsaj vepre duhet t\u00eb veproj\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm p\u00ebr organizat\u00ebn e biznesit ose personit juridik n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar apo organizat\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb biznesit ose p\u00ebr personin juridik, por nga provat nuk rezulton se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Apelit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb telekomunikimeve, rezulton se t\u00eb akuzuarit kan\u00eb bashk\u00ebpunuar q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mallit t\u00eb importuar p\u00ebr KFOR\u2013 ta shesin n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, duke iu shmangur tarifave doganore. Mallrat jan\u00eb futur n\u00eb depot e kompanis\u00eb vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive, p\u00ebrmes falsifikimit t\u00eb dokumentacionit, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet, cigaret jan\u00eb shitur te shit\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, kjo sipas Apelit nuk v\u00ebrteton se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb biznesit apo p\u00ebr personin juridik p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb punuar. N\u00eb fakt, rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb d\u00ebm t\u00eb organizat\u00ebs, s\u00eb biznesit, duke pas parasysh q\u00eb malli q\u00eb e kan\u00eb importuar nuk ka shkuar n\u00eb destinimin e caktuar.<\/p>\n<p>Andaj, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, gjen se nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet themelore t\u00eb vepr\u00ebs \u201cKeqp\u00ebrdorimi i autorizimeve n\u00eb ekonomi\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb akuzuarit jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, q\u00ebllimi i realizimit t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dobis\u00eb pasurore t\u00eb kund\u00ebrligjshme p\u00ebr organizat\u00ebn e biznesit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, gjegj\u00ebsisht nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se t\u00eb akuzuarit ishin duke vepruar p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm p\u00ebr organizat\u00ebn e biznesit BDF PX\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, Apeli vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb shpallen fajtor\u00eb pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar faj\u00ebsia e tyre.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sa i p\u00ebrket t\u00eb akuzuarve tjer\u00eb t\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vep\u00ebr penale Keqp\u00ebrdorim i autorizimeve n\u00eb ekonomi n\u00eb ndihm\u00eb nga neni 236 paragrafi 1 dhe 2, lidhur me nenin 25 t\u00eb KPPK-s\u00eb, Kolegji i Apelit gjen se nuk mund t\u00eb shpallen fajtor p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebsaj vepre, meqen\u00ebse tre t\u00eb akuzuarit e par\u00eb nuk kan\u00eb kryer vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb shpall fajtor\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se nga aktgjykimi i ankimuar nuk mund t\u00eb kuptohet se n\u00eb cil\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb akuzuarit i kishin ndihmuar tre t\u00eb akuzuarit e par\u00eb n\u00eb keqp\u00ebrdorimin e autorizimeve n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Apeli thekson q\u00eb i akuzuari Ajdar Jashari nuk p\u00ebrmendet fare n\u00eb p\u00ebrshkrim faktik se \u00e7far\u00eb veprime inkriminuese ka.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, Apeli gjen se forma e ndihm\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar drejt dhe sakt\u00eb, por meqen\u00ebse tre t\u00eb akuzuarit e par\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur elementet e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb gjykuar, edhe elementi i ndihm\u00ebs nuk p\u00ebrmbushet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Apeli konsideron se ka veprime inkriminuese nga t\u00eb akuzuarit- sepse nga komunikimet e b\u00ebra mes tyre shihet se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, mir\u00ebpo q\u00eb Gjykata nuk mundet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re, n\u00ebse Prokuroria nuk akuzon.<\/p>\n<p>\u201cGjykata mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rikualifikim t\u00eb ndonj\u00eb vepre penale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohen t\u00eb akuzuarit, mund t\u00eb nxjerr ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar drejt\u00eb gjendjen faktike, por nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj p\u00ebrshkrim faktik dhe vep\u00ebr t\u00eb re penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Prokuroria nuk akuzon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke pas parasysh se nuk kemi aktakuz\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb elementet e saj p\u00ebrmbushen me veprimet inkriminuese t\u00eb akuzuarve, Gjykata e Apelit ka liruar t\u00eb akuzuarit p\u00ebr veprat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur elementet me veprimet e t\u00eb akuzuarve\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kurse, sa i p\u00ebrket sendeve t\u00eb konfiskuara me aktgjykimin e ankimuar, Kolegji i Apelit gjen se k\u00ebto sende duhet t\u2019iu kthehen t\u00eb akuzuarve, meqen\u00ebse t\u00eb nj\u00ebjtit jan\u00eb liruar nga akuza dhe tanim\u00eb nuk ka arsye p\u00ebr konfiskimin e tyre-p\u00ebrve\u00e7 dy vulave t\u00eb falsifikuara t\u00eb konfiskuar nga i akuzuari Shaip Ferizi t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb qarkullim<br \/>\njuridik.<\/p>\n<p>Ndryshe, m\u00eb 11 mars 2019, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, i kishte d\u00ebnuar me burgim me kusht n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarit e lartcekur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ndaj k\u00ebtij vendimi, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit kishin ushtruar ankes\u00eb mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve, me \u00e7\u2019rast m\u00eb 18 dhjetor 2019 kjo Gjykat\u00eb ka aprovuar ankesat e tyre si dhe sipas detyr\u00ebs zyrtare e ka anuluar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen e ka kthyer n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb rigjykim, Themelorja m\u00eb 16 shtator 2024 shpalli aktgjykim d\u00ebnues ndaj n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarve, duke i d\u00ebnuar me mbi 12 vjet burgim (s\u00eb bashku).<\/p>\n<p> N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i akuzuar \u00ebsht\u00eb edhe Lulzim Gashi p\u00ebr t\u00eb cilin ishte ve\u00e7uar l\u00ebnda me q\u00ebllim t\u00eb ekonimizimit dhe zhvillimit t\u00eb nj\u00eb procedure t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur m\u00eb 30 dhjetor 2008, n\u00ebnt\u00eb t\u00eb akuzuarit q\u00eb nga 8 shtatori 2006 e deri m\u00eb 9 tetor 2007, kishin kryer krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb organizuar kriminal, duke e pasur secili rolin e tyre t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb nj\u00eb dobie pasurore apo financiare t\u00eb kund\u00ebrligjshme, gjat\u00eb importimit t\u00eb cigareve si kontraktues t\u00eb KFOR-it dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb KFOR-it, kishin keqp\u00ebrdorur detyrat zyrtare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, sipas aktakuz\u00ebs, cigaret n\u00eb vler\u00eb prej 2 milion\u00eb e 931 mij\u00eb e 929 euro e 8 cent\u00eb, nuk i kishin dor\u00ebzuar n\u00eb KFOR, por ua kan\u00eb shitur kompanive t\u00eb tjera pa banderol\u00eb, duke shkaktuar evazion fiskal ndaj buxhetit t\u00eb konsoliduar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb prej 2 milion\u00eb e 441 mij\u00eb e 927 euro e 71 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria t\u00eb akuzuarit Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu dhe Arben Jashari, i ngarkonte me veprat penale \u201cKrim i organizuar\u201d, lidhur me vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs zyrtare\u201d si dhe me vepr\u00ebn penale \u201cShmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, t\u00eb pandehurit Mustaf\u00eb Vitia, Mexhid Mustafa, Lulzim Gashi, Besnik Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica dhe Hajdar Jashari, i ngarkonte me vepr\u00ebn penale \u201cKrim i organizuar\u201d lidhur me vepr\u00ebn penale \u201cShmangie nga pagesat e detyrimeve\u201d. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen t\u00eb pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jan\u00eb fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustaf\u00eb Vitia, Mexhid Mustafa, Besnik Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica, si dhe Ajdar Jashari ishin shpallur fajtor\u00eb dhe d\u00ebnuar me mbi 12 vite burgim (s\u00eb bashku) lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr d\u00ebmtimin e buxhetit t\u00eb shtetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":203743,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-203742","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=203742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203742\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=203742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=203742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=203742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}