{"id":20380,"date":"2018-06-26T08:01:48","date_gmt":"2018-06-26T08:01:48","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=20380"},"modified":"2018-06-26T08:01:48","modified_gmt":"2018-06-26T08:01:48","slug":"pastrohet-qyteti-i-gjilanit-dhe-hapesira-perreth-liqenit-te-livoqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pastrohet-qyteti-i-gjilanit-dhe-hapesira-perreth-liqenit-te-livoqit\/","title":{"rendered":"Pastrohet qyteti i Gjilanit dhe hap\u00ebsira p\u00ebrreth Liqenit t\u00eb Livoqit"},"content":{"rendered":"<p>Qindra vullnetar\u00eb i jan\u00eb bashkuar aksionit t\u00eb madh t\u00eb pastrimit q\u00eb u organizua dje n\u00eb Gjilan Vullnetar\u00ebt e shumt\u00eb u mobilizuan p\u00ebr pastrimin e qytetit t\u00eb Gjilanit si dhe pastrimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebrreth Liqenit t\u00eb Livoqit. Aksioni i sot\u00ebm \u201cTa Pastrojm\u00eb Gjilanin\u201d ishte vazhdim\u00ebsi e 5 Qershorit, Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit, nd\u00ebrsa u organizua nga Komuna e Gjilanit, Organizata \u201cLet\u2019s Do It Kosova\u201d, dhe u mb\u00ebshtet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor. <\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aksionit t\u00eb pastrimit dhe mbjelljes s\u00eb drunjve dekorativ, u organizuan edhe aktivitete t\u00eb tjera vet\u00ebdijesuese , si\u00e7 ishte pikturimi n\u00eb natyr\u00eb. Drejtori i Let\u2019s Do It Kosova, Luan Hasanaj, fillimisht fal\u00ebnderoi kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Hazirin, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb aksionin e sot\u00ebm dhe mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb tij p\u00ebr aktivitetet q\u00eb Let\u2019s Do It Kosova organizon n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>Ai u shpreh i lumtur q\u00eb secil\u00ebn her\u00eb Gjilani po b\u00ebhet qyteti m\u00eb i past\u00ebr, ku p\u00ebrmendi Parkun e Qytetit, i cili tani \u00ebsht\u00eb i gjelb\u00ebruar. \u201cKryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit e fal\u00ebnderoj p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Kur e shohim k\u00ebt\u00eb vullnet politik t\u00eb Kryetarit, na jep shpres\u00eb q\u00eb Komuna e Gjilanit do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb komun\u00eb e past\u00ebr dhe n\u00eb afat t\u00eb shpejt\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me deponi ilegale e vet\u00ebdije t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr mbrojtje t\u00eb mjedisit\u201d, tha Hasanaj, thuhet n\u00eb njoftimin e d\u00ebrguar nga\u00a0\u201cLet\u2019s Do It Kosova\u201d. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, ai fal\u00ebnderoi edhe Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, e cila po p\u00ebrkrah fushat\u00ebn \u201cTa Pastrojm\u00eb Kosov\u00ebn\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb institucionet qendrore, lokale e shoq\u00ebria civile po bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr organizimin e aktiviteteve t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Let\u2019s Do It Kosova shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi dhe kontributin q\u00eb vendin ton\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u201d, deklaroi ai. Hasanaj iu b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb aksionin p\u00ebr pastrimin e Kosov\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb 15 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb Dit\u00ebn e Pastrimit t\u00eb Bot\u00ebs.<\/p>\n<p> N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri tha se sot n\u00eb Gjilan jan\u00eb bashk\u00eb me partnerin e p\u00ebrhersh\u00ebm, Let\u2019s Do It Kosova, p\u00ebr organizimin e aktiviteteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ruajtjen e mjedisit. Ai premtoi se aktivitetet e tilla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta do t\u00eb vazhdojn\u00eb. \u201cJemi sot k\u00ebtu me partnerin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr aktivitete q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ruajtjen e mjedisit, Let\u2019s Do It Kosova. S\u00eb bashku do t\u00eb vazhdojm\u00eb me aktivitete deri n\u00eb rritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb qytetar\u00ebve, pastrimin e deponive ilegale t\u00eb mbeturinave, mbjelljes s\u00eb fidan\u00ebve si dhe b\u00ebrjen e Gjilanit nj\u00eb shembull p\u00ebr mjedis t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p> Gjilani ve\u00e7se po njihet p\u00ebr at\u00eb sepse Dob\u00ebrqani \u00ebsht\u00eb fshati m\u00eb i past\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Haziri. Edhe ai u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb m\u00eb 15 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, t\u2019i bashkohen fushat\u00ebs p\u00ebr Dit\u00ebn e Pastrimit t\u00eb Bot\u00ebs dhe t\u00eb mos p\u00ebrdorin plastik\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb aktivitetet e sotme iu sigurua nj\u00eb shujt\u00eb, pije dhe pajisje t\u00eb nevojshme. Nd\u00ebrsa, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarrjes s\u00eb vullnetar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, Let\u2019s Do It Kosova dhuroi edhe thas\u00eb p\u00ebr mbeturina, maica, dor\u00ebza si dhe \u00e7anta tekstili. Po ashtu, LDIK mund\u00ebsoi q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kompanin\u00eb p\u00ebr Menaxhimin e Deponive, mbetjet e grumbulluara t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb deponi legale. <\/p>\n<p>N\u00eb aksion, Kompania \u201cEcohigjiena\u201d ofroi makinerin\u00eb e saj p\u00ebr largimin e mbeturinave, nd\u00ebrsa Let\u2019s Do It Kosova ka ofruar derivate, p\u00ebrmes projektit q\u00eb financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor. Aksionit iu bashkuan t\u00eb gjitha Drejtorit\u00eb e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, ku p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarrjes s\u00eb stafit t\u00eb tyre n\u00eb aksion, ishin t\u00eb angazhuara edhe n\u00eb organizimin e aksionit. N\u00eb aksion mor\u00ebn pjes\u00eb edhe nd\u00ebrmarrje publike, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave, rotarian\u00eb, administrata e Komun\u00ebs, vullnetar\u00eb nga organizata e qendr\u00ebs rinore dhe qytetar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.\/21Media <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qindra vullnetar\u00eb i jan\u00eb bashkuar aksionit t\u00eb madh t\u00eb pastrimit q\u00eb u organizua dje n\u00eb Gjilan Vullnetar\u00ebt e shumt\u00eb u mobilizuan p\u00ebr pastrimin e qytetit t\u00eb Gjilanit si dhe pastrimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebrreth Liqenit t\u00eb Livoqit. Aksioni i sot\u00ebm \u201cTa Pastrojm\u00eb Gjilanin\u201d ishte vazhdim\u00ebsi e 5 Qershorit, Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Mjedisit, nd\u00ebrsa u organizua nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20381,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-20380","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}