{"id":204242,"date":"2025-05-24T19:58:44","date_gmt":"2025-05-24T17:58:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=204242"},"modified":"2025-05-24T19:58:44","modified_gmt":"2025-05-24T17:58:44","slug":"kqz-ne-pritje-te-dates-se-zgjedhjeve-lokale-tregon-dallimet-nga-ato-parlamentare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kqz-ne-pritje-te-dates-se-zgjedhjeve-lokale-tregon-dallimet-nga-ato-parlamentare\/","title":{"rendered":"KQZ n\u00eb pritje t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve lokale, tregon dallimet nga ato parlamentare"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror\u00eb i Zgjedhjeve ka nis parap\u00ebrgaditjet p\u00ebr zgjedhjet lokale, dat\u00ebn e t\u00eb cilave po e presin ta vendos presidentja e vendit, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Osmani pritet ta vendos dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale gjat\u00eb muajit qershor. Kjo pas konsultimeve me subjektet politike, megjithat\u00eb ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, zgjedhjet lokale do t\u00eb mbahen n\u00eb muajin tetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Zgjedhjet do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr zgjedhjen e 38 kryetar\u00ebve t\u00eb komunave dhe kuvendeve komunale. Ato do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tetat p\u00ebr kuvende komunale dhe t\u00eb gjashtat p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se ky institucion \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces parap\u00ebrgatitor, q\u00eb p\u00ebrfshin identifikimin e nevojave, planifikimin e buxhetit p\u00ebr zgjedhjet dhe shqyrtimin e rregulloreve zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces parap\u00ebrgatitor, q\u00eb p\u00ebrfshin identifikimin e nevojave, planifikimin buxhetor dhe shqyrtimin apo vler\u00ebsimin e akteve n\u00ebnligjore. Sipas Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme vet\u00ebm pasi t\u00eb shpallet data e zgjedhjeve, KQZ mund t\u00eb filloj\u00eb me p\u00ebrgatitjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr organizimin e procesit zgjedhor, respektivisht zbatimin e planit t\u00eb aktiviteteve zgjedhore, t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen kryesisht me votuesit dhe subjektet politike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Elezi.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se pasi Ligji p\u00ebr Zgjedhjet Lokale nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar reform\u00ebs zgjedhore si\u00e7 ka ndodhur me Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, mbesin t\u00eb nj\u00ebjta, si n\u00eb zgjedhjet e kaluara lokale.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e dini, ligji p\u00ebr zgjedhjet lokale nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore ashtu si\u00e7 ka ndodhur me ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, prandaj disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj mbesin t\u00eb nj\u00ebjta si n\u00eb zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rregulluara me ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe q\u00eb vlejn\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet lokale\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Elezi sqaroi edhe votimin jasht\u00eb vendit, q\u00eb sipas tij, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb radh\u00ebs do t\u00eb organizohet vet\u00ebm p\u00ebrmes post\u00ebs, pasi ligji nuk parasheh votimin n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga zgjedhjet e kaluara p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, n\u00eb zgjedhjet lokale, votimi jasht\u00eb vendit do t\u00eb realizohet vet\u00ebm p\u00ebrmes post\u00ebs, pasi n\u00eb ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme specifikohet se votimi n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike nuk aplikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj zgjedhjesh\u201d, ka potencuar Elezi.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KQZ-s\u00eb, Valmir Elezi ka theksuar se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor do t\u00eb organizohen Qendrat Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb secil\u00ebn komun\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e votimit dhe zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebhershme, secili kryetar i komun\u00ebs zgjidhet drejtp\u00ebrdrejt nga votuesit e komun\u00ebs, ku jan\u00eb t\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>N\u00eb flet\u00ebvotim, votuesi duhet t\u00eb votoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebrin nga kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs. Kandidati zgjidhet kryetar i komun\u00ebs n\u00ebse fiton 50%, +1 vot\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb votave t\u00eb vlefshme t\u00eb hedhura n\u00eb at\u00eb komun\u00eb. N\u00ebse kjo nuk arrihet, at\u00ebher\u00eb pas kat\u00ebr jav\u00ebsh organizohet raundi i dyt\u00eb mes dy kandidat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>Historia e zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs ka filluar n\u00eb tetorin e vitin 2000, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishin organizuar zgjedhjet p\u00ebr kuvendet komunale. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb dhe deri n\u00eb vitin 2021, jan\u00eb organizuar 7 procese t\u00eb tilla.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror\u00eb i Zgjedhjeve ka nis parap\u00ebrgaditjet p\u00ebr zgjedhjet lokale, dat\u00ebn e t\u00eb cilave po e presin ta vendos presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Osmani pritet ta vendos dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale gjat\u00eb muajit qershor. Kjo pas konsultimeve me subjektet politike, megjithat\u00eb ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, zgjedhjet lokale do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":204243,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}