{"id":204957,"date":"2025-06-02T22:53:58","date_gmt":"2025-06-02T20:53:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=204957"},"modified":"2025-06-02T22:53:58","modified_gmt":"2025-06-02T20:53:58","slug":"apeli-anulon-pjeserisht-aktgjykimin-e-themelores-ne-rastin-e-keqperdorimeve-lidhur-me-tenderin-per-autostraden-e-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/apeli-anulon-pjeserisht-aktgjykimin-e-themelores-ne-rastin-e-keqperdorimeve-lidhur-me-tenderin-per-autostraden-e-gjilanit\/","title":{"rendered":"Apeli anulon pjes\u00ebrisht aktgjykimin e Themelores n\u00eb rastin e keqp\u00ebrdorimeve lidhur me tenderin p\u00ebr Autostrad\u00ebn e Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka marr\u00eb vendim, me t\u00eb cilin ka prishur pjes\u00ebrisht aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ndaj ish-sekretarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs (MI), Betim Re\u00e7ica, dhe tre zyrtar\u00ebve tjer\u00eb Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorime n\u00eb tenderin p\u00ebr Autostrad\u00ebn e Gjilanit. Apeli ka anuluar aktgjykimin p\u00ebr pikat II, IIa dhe IIb p\u00ebr \u201cKeqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare\u201d n\u00eb vazhdim\u00ebsi, vep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet Re\u00e7ica dhe e ka kthyer rastin n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, v\u00ebrtetohen pikat I, III, IV, V t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Themelores kund\u00ebr kat\u00ebr t\u00eb pandehurve n\u00eb drejtim t\u00eb veprave penale \u201cKeqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d, \u201cUshtrim i ndikimit\u201d dhe \u201cShp\u00eblarja e parave\u201d, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit e Kosov\u00ebs \u2013 Departamenti Special, ka aprovuar pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e anuluar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb-Departamenti Special, PS.nr.5\/21, t\u00eb dat\u00ebs 07.05.2024, vet\u00ebm p\u00ebr pikat II, IIa dhe IIb t\u00eb dispozitivit t\u00eb aktgjykimit, p\u00ebr vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 t\u00eb KPRK, ashtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtja i kthehet gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb rigjykim, nd\u00ebrsa ka refuzuar si t\u00eb pabazuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e v\u00ebrtetuar aktgjykimin n\u00eb fjal\u00eb, sa i p\u00ebrket pik\u00ebs I, II, IV dhe V\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Apelit.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs m\u00eb 7 maj 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs (MI), Betim Re\u00e7ica, dhe tre zyrtar\u00ebve tjer\u00eb Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini.<\/p>\n<p>Apeli thekson se Themelorja kishte liruar Re\u00e7ic\u00ebn nga akuza p\u00ebr \u201cUshtrim ndikimi\u201d, \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe \u201cShp\u00eblarja e parave\u201d dhe \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare\u201d, si dhe t\u00eb akuzuarit Berisha, Emini dhe Llimani, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d n\u00eb bashk\u00ebkryerje.<\/p>\n<p>Apeli ka gjetur se aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebrkitazi me pik\u00ebn II, IIa dhe IIb, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb qarta lidhur me vler\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara me provat e administruara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb arsyetim t\u00eb aktgjykimit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ka vler\u00ebsuar aktgjykimin e ankimuar dhe pretendimet ankimore t\u00eb prokuroris\u00eb, si dhe sipas detyr\u00ebs zyrtare, ashtu q\u00eb ka konstatuar se aktgjykimi i gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese, p\u00ebrkitazi me pik\u00ebn II, IIa dhe IIb t\u00eb dispozitivit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale nga neni 384, paragrafi 1 n\u00ebnparagrafi 10 dhe pargrafi 2 n\u00ebnparagrafi 2.7 lidhur me nenin 369 paragrafi 6 dhe 7 t\u00eb KPP, p\u00ebr shkak se aktgjykimit i mungojn\u00eb arsyet p\u00ebr faktet vendimtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb qarta lidhur vler\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara me provat e administruara\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kurse, sa i p\u00ebrket pikave I, III, IV dhe V., t\u00eb aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Apeli gjen se k\u00ebto pika jan\u00eb t\u00eb qarta, t\u00eb kuptueshme dhe konkrete. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktgjykimit, shkalla e dyt\u00eb gjen se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim i drejt\u00eb dhe i plot\u00eb i gjendjes faktike.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, kolegji gjykues lidhur me pretendimet ankimore t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebrkitazi me pikat I, III, IV dhe V t\u00eb dispozitivit t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi, ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto pika jan\u00eb t\u00eb qarta, t\u00eb kuptueshme dhe konkrete. Nd\u00ebrsa, sa u p\u00ebrket pretendimeve ankimore p\u00ebr v\u00ebrtetim t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, Gjykata e Apelit ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto pretendime jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Apelit, thuhet se ankes\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Themelores kishte parashtuar brenda afatit ligjor Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), duke propozuar q\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb apo rastin ta kthej\u00eb n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, avokati Flamur Bllacaku kishte parashtruar ankes\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb rasti t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Prokuroria e Apelit p\u00ebrmes parashtres\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 22 gusht 2024, kishte propozuar q\u00eb ankesa e PSRK-s\u00eb t\u00eb aprovohet si e bazuar, nd\u00ebrkaq ankesa e avokatit Bllacaku t\u00eb hudhet si e palejuar.<\/p>\n<p>Gjetjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit:<\/p>\n<p>Sipas Apelit, Themelorja p\u00ebrkitazi me vendimin lidhur me pikat II, IIa dhe IIb, nuk ka paraqitur arsyetim p\u00ebr faktet vendimtare q\u00eb kan\u00eb ndikuar q\u00eb gjykata t\u00eb sjell\u00eb at\u00eb vendim, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vendimi p\u00ebrfshihet n\u00eb shkelje esenciale q\u00eb e kusht\u00ebzojn\u00eb anulimin e vendimit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme vet\u00ebm t\u00eb paraqiten provat t\u00eb cilat jan\u00eb administruar, por duhet t\u00eb konstatohet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me ato prova dhe a \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se akuzuari nuk e ka kryer vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb liruar nga akuza.<\/p>\n<p>Apeli ka sqaruar n\u00eb vendim se shkalla e par\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me konstatimin se vendimi i t\u00eb akuzuarit Re\u00e7ica p\u00ebr shtesa n\u00eb paga p\u00ebr disa zyrtar\u00eb ka qen\u00eb i bazuar p\u00ebr nevoja t\u00eb institucionit, por nuk e ka sqaruar n\u00ebse ky vendim ka qen\u00eb brenda kompetencave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, kolegji vler\u00ebson se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb arsyetim n\u00ebse ky vendim i t\u00eb akuzuarit ishte apo jo brenda kompetencave t\u00eb tij zyrtare si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pra, sipas Apelit, shkalla e par\u00eb nuk ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjet vendimtare q\u00eb lidhen me objektin e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPra, Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka trajtuar \u00e7\u00ebshtjet vendimtare q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objektin e akuz\u00ebs: n\u00ebse Ministria e Infrastruktur\u00ebs ka pasur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb buxhetore t\u00eb miratuar p\u00ebr k\u00ebto shtesa dhe n\u00ebse vendimi p\u00ebr kompensim, si akt individual, \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb brenda kompetencave ligjore t\u00eb t\u00eb akuzuarit, apo n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr propozimin dhe miratimin e shtesave n\u00eb paga\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Apelit, rrethanat si m\u00eb lart\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse veprimet e t\u00eb akuzuarve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Apeli ka theksuar se Themelorja nuk ka trajtuar n\u00ebse personat e p\u00ebrfshir\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb kompensimi shtes\u00eb dhe a ishte rregulluar ky kompensim sipas ndonj\u00eb rregulloreje mbi menaxhimin e financave publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb vendim thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00ebse pagesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me normat p\u00ebr menaxhimin e financave publike dhe n\u00ebse i \u00ebsht\u00eb shkaktuar apo jo d\u00ebm buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Apeli gjen se mungon vler\u00ebsimi i deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve si F.E.-S. dhe A. G., t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb lidhen me zbatimin e vendimeve administrative brenda ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, Apeli vler\u00ebson se k\u00ebto shkelje p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr anulimin e aktgjykimit n\u00eb k\u00ebto pika dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb rigjykim n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe t\u00eb arsyetoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb ligjshme \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore q\u00eb lidhen me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Rekomandimet:<\/p>\n<p>Apeli thekson se n\u00eb rigjykim, n\u00eb raport me pik\u00ebn II, IIa, IIb, Themelorja duhet t\u00eb caktoj\u00eb s\u00ebrish shqyrtimin gjyq\u00ebsor, t\u2019i administroj\u00eb provat dhe t\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb evitoj\u00eb t\u00eb gjitha shkeljet procedurale dhe materiale t\u00eb konstatuara nga kjo Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Apeli ka rekomanduar q\u00eb t\u00eb specifikoj\u00eb qart\u00eb cilat fakte i konsideron t\u00eb v\u00ebrtetuara dhe mbi cilat prova konkrete mb\u00ebshtetet p\u00ebr secil\u00ebn pik\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs; T\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim juridik t\u00eb kompetencave zyrtare t\u00eb t\u00eb akuzuarit, duke shqyrtuar n\u00ebse vendimet p\u00ebr kompensime jan\u00eb nxjerr\u00eb brenda kompetencave t\u00eb tij ligjore si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Tutje, t\u00eb analizoj\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve t\u00eb t\u00eb akuzuarit me aktet e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, konkretisht vendimet nr. 02\/39 dhe 07\/39, si dhe me procedurat e parashikuara p\u00ebr miratimin e shtesave n\u00eb paga.<\/p>\n<p>Po ashtu, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e pagesave retroaktive, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb mbulojn\u00eb periudha q\u00eb nga viti 2010, dhe t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse ekzistonte dokumentacion i rregullt dhe procedur\u00eb e ligjshme q\u00eb mb\u00ebshteste vendimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit i ka gjetur si t\u00eb pabazuara pretendimet e PSRK-s\u00eb lidhur me pikat I, III, IV dhe V, duke sqaruar se shkalla e par\u00eb me drejt\u00eb ka ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se nga provat e administruara gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00ebllimi i t\u00eb akuzuarit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar dobi pasurore p\u00ebr personin tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast operatorin ekonomik \u201cGjoka Konstruktion\u201d.<\/p>\n<p>Apeli vler\u00ebson se p\u00ebr kat\u00ebr pikat e lartp\u00ebrmendura, arsyetimet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkesat ligjore t\u00eb KPP-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb arsye t\u00eb qarta, t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb argumentuara lidhur me t\u00eb gjitha faktet dhe rrethanat e konstatuara gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, nga t\u00eb cilat rezulton se nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur elementet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb akuzuarit jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe jan\u00eb liruar nga akuza.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas Apelit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar asnj\u00eb lidhje direkte apo indirekte nd\u00ebrmjet t\u00eb akuzuarit Re\u00e7ica dhe operatorit ekonomik n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte baz\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb paligjshme apo ndikimi t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, gjithnj\u00eb sipas Apelit, me t\u00eb drejt\u00eb ka ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se nga provat nuk rezulton se i akuzuari ka tejkaluar kompetencat e tij n\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebr shpalljen e fituesit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr lotin 2.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb vendim thuhet se super-ekspertiza e grupit t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb prokurimit ka konstatuar se operatori ekonomik \u201cGjoka Konstruktion\u201d ka qen\u00eb operator i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe ka ofruar ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn prej 543,919.08 \u20acuro, duke p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret teknike t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Dhe se sipas Apelit, nga ky vler\u00ebsim rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pasi vendimi ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe efikasitetit financiar.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokuroria Speciale m\u00eb 15 shkurt 2021, Betim Re\u00e7ica po akuzohet se si ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Prokurimit Publik n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs gjat\u00eb vitit 2017, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cGjoka Konstruktion\u201d, ushtroi ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te Isa Berisha, kryetar i Komisionit Rivler\u00ebsues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komisioni, q\u00eb ishin vart\u00ebs t\u00eb tij, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb presion kohor q\u00eb rivler\u00ebsimin e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autoudh\u00ebs s\u00eb Gjilanit ta kryejn\u00eb p\u00ebr 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari Re\u00e7ica kishte k\u00ebrkuar nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb takim me ministrin Pal Lekaj, e q\u00eb pastaj ta shpallin fitues OE \u201cGjoka Konstruktion\u201d edhe pse nuk i p\u00ebrmbushte kriteret e tenderit m\u00eb mir\u00eb se \u201cPapenburg Adriani\u201d, q\u00eb e kishte rekomanduar Komisioni Rivler\u00ebsues, i cili p\u00ebr shum\u00ebn prej 1 milion e 630 mij\u00eb e 487 euro kishte ofruar \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Me k\u00ebto veprime, akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi i ndikimit\u201d.<\/p>\n<p>Re\u00e7ica akuzohet edhe se si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb MI nxori vendim p\u00ebr pages\u00ebn e shtesave n\u00eb pag\u00eb p\u00ebr 14 zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ministrie edhe pse ishin t\u00eb angazhuar n\u00eb detyra t\u00eb rregullta. Po ashtu, akuzohet se ka nxjerr\u00eb dy vendime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kompensimi financiar p\u00ebr dy zyrtar\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb Komisione p\u00ebr realizimin e projekteve kapitale n\u00eb MI, Hysen Merovcin dhe Ardian Begaj. Me k\u00ebto veprime, Re\u00e7ica ngarkohet me vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritet zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Re\u00e7ica ngarkohet edhe p\u00ebr \u201cShp\u00eblarje t\u00eb parave\u201d se gjat\u00eb vitit 2019, mjetet financiare t\u00eb cilat i kishte p\u00ebrfituar nga aktiviteti kriminal, i cili ishte i nd\u00ebrlidhur me veprat e sip\u00ebrcituara, e me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto para t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb duken si t\u00eb ligjshme, ka bler\u00eb vetur\u00eb q\u00eb e ka regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, t\u00eb akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen se p\u00ebr rivler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Autoudh\u00ebs s\u00eb Gjilanit, nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat e tyre zyrtare p\u00ebr t\u00eb shpallur fitues operator\u00ebt ekonomik\u00eb q\u00eb ofertuan \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb ishte kriteri kryesor p\u00ebr shpalljen e fituesve. Me k\u00ebto veprime, ngarkohen se n\u00eb bashk\u00ebveprim kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas PSRK-s\u00eb, Betim Re\u00e7ica akuzohet edhe se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs se drejtorit t\u00eb Prokurimit Publik n\u00eb MI, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cGjoka Konstruktion\u201d, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivler\u00ebsues dhe e ka shpallur k\u00ebt\u00eb OE t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebrkund\u00ebr faktit se e ka ditur se nuk i ka plot\u00ebsuar kushtet ligjore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, ngarkohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka marr\u00eb vendim, me t\u00eb cilin ka prishur pjes\u00ebrisht aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ndaj ish-sekretarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs (MI), Betim Re\u00e7ica, dhe tre zyrtar\u00ebve tjer\u00eb Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, t\u00eb akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorime n\u00eb tenderin p\u00ebr Autostrad\u00ebn e Gjilanit. Apeli ka anuluar aktgjykimin p\u00ebr pikat II, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":204958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204957","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-gjykata"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}