{"id":205872,"date":"2025-06-13T07:42:30","date_gmt":"2025-06-13T05:42:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=205872"},"modified":"2025-06-13T07:42:30","modified_gmt":"2025-06-13T05:42:30","slug":"roli-i-bizneseve-ne-ekonomine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/roli-i-bizneseve-ne-ekonomine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Roli i bizneseve n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kontributi i bizneseve n\u00eb rritjen ekonomike, pun\u00ebsim dhe buxhet publik \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm, politikat qeveritare shpesh rezultojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si penges\u00eb sesa si partneritet zhvillimor.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do ekonomi funksionale, bizneset  ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme  p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore t\u00eb zhvillimit. N\u00eb Kosov\u00eb, megjithat\u00eb, roli i tyre jetik shpesh injorohet nga institucionet shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa kontributi i bizneseve n\u00eb rritjen ekonomike, pun\u00ebsim dhe buxhet publik \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm, politikat qeveritare shpesh rezultojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si penges\u00eb sesa si partneritet zhvillimor.<\/p>\n<p>Hyrje<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekonomi moderne dhe e q\u00ebndrueshme, sektori privat dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme (SME-t\u00eb) luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe mbushjen e buxhetit t\u00eb shtetit. N\u00eb Kosov\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij kontributi t\u00eb madh, vler\u00ebsimi dhe p\u00ebrkrahja institucionale mbesin t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Po japim nj\u00eb shpjegim sado pak logjik, sepse \u00e7\u00ebshtja e shpjegimit n\u00eb ndikimin e biznesit n\u00eb ekonomin\u00eb e nj\u00eb vendi, rrjedhimisht mbar\u00ebvajtjen e nj\u00eb shteti normal duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha resor\u00ebt e saj, duke nisur nga pagesat p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit dhe sh\u00ebrbyesit publik, duket se vet\u00ebm se po koklavitet duke u munduar profesionist\u00ebt t\u00eb shpjegojn\u00eb n\u00eb detaje k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb orvatet nj\u00eb profesionist ti shpjegon mas\u00ebs mbi \u00e7\u00ebshtjet ekonomike t\u00eb nj\u00eb vendi si: GDP-n\u00eb, hyrjet n\u00eb buxhet, ndarja e buxhetit, rritja ekonomike, ulja e inflacionit, remitencat, rritja e \u00e7mimeve, oferta k\u00ebrkesa, r\u00ebnia e fuqis\u00eb bler\u00ebse, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, migrimi qytetar etj., aq m\u00eb shum\u00eb krijohet amulli p\u00ebr shkakun e vet\u00ebm se jo t\u00eb gjith\u00eb arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb ndikimin e biznesit n\u00eb zhvillimin e shtetit.<\/p>\n<p>Prandaj, ndodh shpesh q\u00eb qeveria t\u00eb shtremb\u00ebron faktet dhe realitetin p\u00ebr konsum politik, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb masa n\u00eb munges\u00eb informacioni dhe dije t\u00eb pranon fjal\u00ebt e qeveris\u00eb si t\u00eb  mir\u00ebqena.<\/p>\n<p>SME-t\u00eb (NVM) \u2013 Motori i Ekonomis\u00eb<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, Nd\u00ebrmarrjet e Vogla dhe t\u00eb Mesme (SME) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 99.9% t\u00eb bizneseve aktive n\u00eb Kosov\u00eb, duke gjeneruar m\u00eb shum\u00eb se 80% t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe kontribuar me rreth 81% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar n\u00eb ekonomi vjen nga sektori privat.<\/p>\n<p>K\u00ebto biznese jan\u00eb burimi kryesor i t\u00eb ardhurave p\u00ebr buxhetin shtet\u00ebror p\u00ebrmes:<\/p>\n<p>Tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH)<br \/>\nTatimeve mbi t\u00eb ardhurat personale dhe fitimin<br \/>\nKontributeve n\u00eb sigurimet shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore<br \/>\nTarifave doganore dhe akcizave<br \/>\nPra, ato kontribuojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb GDP, ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime dhe mallra p\u00ebr konsumator\u00ebt, dhe gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb form\u00eb t\u00eb tatimeve e kontributeve q\u00eb mbushin buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Kush e mbush buxhetin e shtetit?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ATK-s\u00eb dhe Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, mbi 70% e t\u00eb hyrave buxhetore vijn\u00eb nga tatimet dhe kontributet q\u00eb derdhen nga bizneset. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, politikat fiskale dhe ambienti rregullativ nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb favor t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre. Qasja n\u00eb financa mbetet sfid\u00eb, procedurat burokratike jan\u00eb t\u00eb ngadalta dhe mungon stimulimi p\u00ebr inovacion dhe digjitalizim.<\/p>\n<p>Treguesit makroekonomik\u00eb dhe var\u00ebsia nga bizneset<\/p>\n<p>Rritja reale e GDP-s\u00eb n\u00eb vitin 2024 ishte 4.4%, dhe pritet t\u00eb jet\u00eb rreth 3.8% n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Konsumi privat p\u00ebrb\u00ebn af\u00ebrsisht 70% t\u00eb PBB-s\u00eb, duke reflektuar fuqin\u00eb e sektorit privat n\u00eb nxitjen e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Importet kan\u00eb ndikim disproporcional n\u00eb GDP: nj\u00eb rritje 1% n\u00eb importe \u00e7on n\u00eb +16.9% n\u00eb rritjen e PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Eksportet jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta \u2013 vet\u00ebm +1.9% ndikim p\u00ebr \u00e7do 1% rritje, duke reflektuar struktur\u00ebn e dob\u00ebt t\u00eb sektorit prodhues.<\/p>\n<p>Politikat qeveritare q\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin ekonomik<\/p>\n<p>Rritja ekstreme e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb<br \/>\n\u00c7mimi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebr bizneset \u00ebsht\u00eb rritur deri n\u00eb 250% brenda dy viteve p\u00ebr bizneset, duke goditur r\u00ebnd\u00eb sektorin e prodhimit dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Inflacioni dhe presioni mbi konsumatorin<br \/>\nRritja e kostove t\u00eb energjis\u00eb, qirave dhe transportit ka shkaktuar rritje zinxhirore t\u00eb \u00e7mimeve, duke ulur fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve dhe k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe largimi i t\u00eb rinjve<br \/>\nKosova p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar, si pasoj\u00eb e emigrimit masiv dhe munges\u00ebs s\u00eb arsimit profesional t\u00eb orientuar drejt tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e strategjis\u00eb industriale dhe teknologjike<br \/>\nQeveria nuk ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e sektor\u00ebve si teknologjia, prodhimi apo agrobiznesi. Investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb industriale jan\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Konkurrenca e padrejt\u00eb nga ekonomia informale<br \/>\nBizneset formale ballafaqohen me tatime dhe kontrolle, nd\u00ebrsa ekonomia informale operon pa pengesa, duke shkaktuar konkurrenc\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe humbje n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po b\u00ebn qeveria n\u00eb d\u00ebm t\u00eb bizneseve?<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb p\u00ebrkrahen, shum\u00eb biznese p\u00ebrballen me rritje t\u00eb kostove. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike mbi 250% n\u00eb vitet e fundit ka goditur r\u00ebnd\u00eb sektorin privat. Kostoja e lart\u00eb e prodhimit dhe operimit, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, si dhe inflacioni i q\u00ebndruesh\u00ebm, migrimi i qytetar\u00ebve duke mos par\u00eb n\u00eb vend asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb normale, nd\u00ebshkimi i bizneseve, gjobat kan\u00eb reduktuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Qeveria?<\/p>\n<p>T\u00eb njoh\u00eb publikisht dhe me politika konkrete rolin e SME-ve si themeli i ekonomis\u00eb.<br \/>\nT\u00eb konsultoj\u00eb komunitetin e biznesit n\u00eb \u00e7do reform\u00eb ligjore, tatimore apo administrative.<br \/>\nT\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb programe reale mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr SME-t\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb:<br \/>\nQasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb financim<\/p>\n<p>Trajnime profesionale dhe teknike<\/p>\n<p>Leht\u00ebsira fiskale p\u00ebr fillestar\u00ebt dhe eksportuesit<\/p>\n<p>T\u00eb ul\u00eb kostot e operimit p\u00ebrmes investimeve n\u00eb energji, teknologji dhe logjistik\u00eb.<br \/>\nT\u00eb krijoj ekipe profesionale n\u00eb kabinetet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb merren me biznes dhe ekonomi<br \/>\nT\u00eb luftoj\u00eb ekonomin\u00eb informale jo p\u00ebrmes nd\u00ebshkimeve, por p\u00ebrmes edukimit dhe formalizmit.<br \/>\nP\u00ebrfundim<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb realisht kontributin e bizneseve n\u00eb zhvillimin ekonomik. Politikat e favorshme p\u00ebr SME-t\u00eb, leht\u00ebsimi i barr\u00ebs fiskale, investimi n\u00eb kapital njer\u00ebzor dhe infrastruktur\u00eb, jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe konkurruese. Pa mb\u00ebshtetjen e duhur p\u00ebr bizneset, zhvillimi ekonomik nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs as i q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj, qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se pa nj\u00eb sektor privat t\u00eb zhvilluar nuk ka as buxhet, as rritje ekonomike, as mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetar\u00ebt. Politikat q\u00eb godasin drejtp\u00ebrdrejt biznesin nuk jan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje ekonomike  ato jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kalohet nga nj\u00eb qeverisje deklarative n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me sektorin privat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontributi i bizneseve n\u00eb rritjen ekonomike, pun\u00ebsim dhe buxhet publik \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm, politikat qeveritare shpesh rezultojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si penges\u00eb sesa si partneritet zhvillimor. N\u00eb \u00e7do ekonomi funksionale, bizneset ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore t\u00eb zhvillimit. N\u00eb Kosov\u00eb, megjithat\u00eb, roli i tyre jetik shpesh injorohet nga institucionet shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":205873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-205872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}