{"id":205940,"date":"2025-06-13T19:08:48","date_gmt":"2025-06-13T17:08:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=205940"},"modified":"2025-06-13T19:08:48","modified_gmt":"2025-06-13T17:08:48","slug":"16-paradokset-per-diten-e-clirimit-te-kosoves-e-komunave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/16-paradokset-per-diten-e-clirimit-te-kosoves-e-komunave\/","title":{"rendered":"16 PARADOKSET P\u00cbR DIT\u00cbN E \u00c7LIRIMIT T\u00cb KOSOV\u00cbS E KOMUNAVE"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Paradokset n\u00ebnkuptojn\u00eb situata me kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dukje. Dita e \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, si 12 Qershori, ka disa paradokse.<\/p>\n<p>Paradoksi 1 \u2013 Data e hyrjes s\u00eb KFOR-it apo largimit t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave?!<br \/>\nA duhet t\u00eb llogaritet \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, n\u00eb dat\u00ebn kur zbarkoi k\u00ebmb\u00ebsoria e forcave paqeruajt\u00ebse shum\u00ebkomb\u00ebshe t\u00eb siguris\u00eb &#8211; KFOR-i, m\u00eb 12 qershor 1999, t\u00eb perceptuar si aleat\u00eb e shp\u00ebtimtar\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare apo data kur u larguan p\u00ebrfundimisht nga Kosova, forcat e ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave e serbe m\u00eb 20 qershor 1999?!<br \/>\nParadoksi 2 \u2013 Fillimi i largimit t\u00eb ushtar\u00ebve apo largimi i ushtarit t\u00eb fundit jugosllav?!<br \/>\nA duhet t\u00eb vendoset si Dit\u00eb \u00c7lirimi, data kur filloi procesi i largimit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb armikut, m\u00eb 10 qershor 1999, apo data kur u largua ushtari i fundit nga radh\u00ebt e armikut jugosllav, 11 or\u00eb para skadimit t\u00eb afatit nga NATO, m\u00eb 20 qershor 1999?! Madje, kam gjetur diku nj\u00eb sh\u00ebnim se, edhe kur skadoi 11-dit\u00ebshi, nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh jugosllav\u00eb n\u00eb Podujev\u00eb, kishin k\u00ebrkuar leje nga KFOR-i q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronin edhe pak, deri sa t\u2019i largonin nga Kosova, mjetet ushtarake q\u00eb i kishin mbetur n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb avaris\u00eb e t\u00eb mbesnin aty deri n\u00eb riparimin e tyre.<\/p>\n<p>Paradoksi 3 \u2013 Fest\u00eb zyrtare 9 Maji, e Dit\u00eb Memoriale 12 Qershori?!<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb jet\u00eb fest\u00eb zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, 9 Maji \u2013 Dita e Evrop\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb fest\u00eb zyrtare 12 Qershori si dat\u00eb e memorizuar e \u00e7lirimit kolektiv, nga ndjenja e \u00e7lirimit kur jan\u00eb hyr\u00eb trupat e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb dhe heqja e frik\u00ebs m\u00eb nga ushtria e policia jugosllave e serbe?! Nj\u00eb dat\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe trasnformimet e m\u00ebdha n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore, nuk \u00ebsht\u00eb fest\u00eb zyrtare, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb kategori m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt ligjore, Dit\u00eb Memoriale, a nuk \u00ebsht\u00eb paradoks unik?!<\/p>\n<p>Paradoksi 4 \u2013 12 Qershori si Dit\u00eb e Paqes, por jo Dit\u00eb e \u00c7lirimit?!<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb konsiderohet 12 Qershori &#8211; Dita e \u00c7lirimit si Dit\u00eb e Paqes n\u00eb Ligjin p\u00ebr Festat Zyrtare, kur \u00e7lirimi dhe paqja ndon\u00ebse jan\u00eb dyjat t\u00eb nd\u00ebrlidhura, jan\u00eb po aq t\u00eb ndryshme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn?! 12 Qershori n\u00eb Ligjin p\u00ebr Festat Zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk konsiderohet fest\u00eb zyrtare, por hyn n\u00eb kategorin\u00eb e shpifur juridike me shum\u00eb paqart\u00ebsi, si Dit\u00eb Memoriale. Pastaj, paradoksi tjet\u00ebr, em\u00ebrtohet jo sipas kujtes\u00ebs kolektive dhe p\u00ebrjetimit t\u00eb popullsis\u00eb lokale si Dita e \u00c7lirimit, por si Dita e Paqes. \u00c7lirimi dhe paqja, ndon\u00ebse dyjat jan\u00eb pozitive, dallojn\u00eb duksh\u00ebm mes vete. Gjersa \u00e7lirimi \u00ebsht\u00eb ndalje e rrezikut nga shtypja, kanosja e barbari t\u00eb tjera, paqja \u00ebsht\u00eb thjesht munges\u00eb e dhun\u00ebs, qet\u00ebsi. Gjersa \u00e7lirimi ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb siguroj\u00eb lirit\u00eb personale t\u00eb individ\u00ebve dhe ato kolektive t\u00eb komuniteteve, popujve e kombeve, paqja synon p\u00ebr stabilitet e harmoni. \u00c7lirimi p\u00ebrve\u00e7 dallimeve n\u00eb defincion, q\u00ebllim, dallon nga paqja edhe n\u00eb kontekst, rrethana. P.sh., \u00e7lirimi zakonisht vjen nga konteksti i rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur, rebelimit, kryengritjes, luft\u00ebs, konfliktit, nd\u00ebrsa paqja mund t\u00eb arrihet n\u00eb shum\u00eb kontekste t\u00eb larmishme, madje edhe p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht pas kontekstit t\u00eb reagimit e rezistenc\u00ebs. \u00c7lirimi dhe paqja dallojn\u00eb edhe p\u00ebr emocione dhe ndjenja. \u00c7lirimi ofron entuziaz\u00ebm, eufori, dalldi, g\u00ebzim t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, nd\u00ebrsa paqja ndjenja m\u00eb t\u00eb zakonshme dhe motiv t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb. \u00c7lirimi dhe paqja kan\u00eb ve\u00e7ori edhe n\u00eb koh\u00eb. Paqja k\u00ebrkon vazhdimisht t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb arrihet, kurse \u00e7lirimi ose ndodh menj\u00ebher\u00eb, ose pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Paradoksi 5 \u2013 Dita e \u00c7lirimit si dit\u00eb pune, jo dit\u00eb pushimi e festimi?!<\/p>\n<p>Si ia uron dikujt \u201cDit\u00ebn e \u00c7lirimit\u201d, nd\u00ebrsa jeni duke u nisur p\u00ebr t\u00eb punuar, e jo p\u00ebr t\u00eb festuar, ose pushuar, me p\u00ebrjashtime t\u00eb disa vendeve t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb nuk njohin kurr\u00eb dit\u00eb pushimi?!<\/p>\n<p>Paradoksi 6 \u2013 4 Korriku i SHBA-s\u00eb, sesa 9 Maji evropian<\/p>\n<p>Pse t\u00eb mos jet\u00eb fest\u00eb zyrtare m\u00eb par\u00eb 4 Korriku i SHBA-s\u00eb, sesa 9 Maji i Evrop\u00ebs, pasi q\u00eb vullneti dhe vendosshm\u00ebria amerikane ishin determinuese p\u00ebr \u00e7lirimin, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, krahasuar me aleat\u00ebt evropian\u00eb?!<\/p>\n<p>Paradoksi 7 \u2013 Dita e \u00c7lirimit, fest\u00eb e relativizuar ligjore<\/p>\n<p>Pse Ligji p\u00ebr Festat Zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, e fut n\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi \u00e7do fest\u00eb tjet\u00ebr, me festat e komuniteteve t\u00eb ndryshme etnike, thua se \u00e7lirimi erdhi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb grup etnik, e jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?! Me Ligjin p\u00ebr Festat Zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, 12 Qershori hyn n\u00eb kategorin\u00eb e Dit\u00ebve Memoriale, bashk\u00eb me dit\u00ebt e komuniteteve t\u00eb tjera etnike. \u201cDit\u00ebt memoriale jan\u00eb:<br \/>\na) 28 N\u00ebntori, dita e shqiptar\u00ebve;<br \/>\nb) 12 Qershori, dita e paqes;<br \/>\nc) 6 Marsi, dita e P\u00ebrkujtimit dhe e Respektit p\u00ebr Veteran\u00ebt;<br \/>\nd) 23 Prilli, dita e turqve;<br \/>\ne) 8 Prilli, dita e rom\u00ebve;<br \/>\nf) 15 Shkurti, dita e ashkalinj\u00ebve;<br \/>\ng) 28 Shtatori, dita e boshnjak\u00ebve;<br \/>\nh) 6 Maji, dita e goran\u00ebve.\u201d<br \/>\nNuk ka nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs Memoriale prej Fest\u00ebs Zyrtare, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb dyjat festohen, por n\u00eb Dit\u00ebt Memoriale, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ka pushim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Paradoksi 8 \u2013 12 apo 20 qershori si Dita e \u00c7lirimit?!<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb 12 Qershori \u2013 Dita e \u00c7lirimit, apo 20 Qershori?! M\u00eb 3 qershor 1999, parlamenti dhe qeveria e at\u00ebhershme jugosllave, kishin miratuar pranin\u00eb ushtarake dhe civile nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb 9 qershor do t\u00eb arrihej Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb gjeneralit britanik dhe dy gjeneral\u00ebve jugosllav\u00eb e serb\u00eb. M\u00eb 10 qershor 1999, dit\u00eb e enjte, filloi largimi i trupave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe nga Kosova. N\u00eb marr\u00ebveshje mund t\u00eb shihej edhe harta n\u00eb tri faza e t\u00ebrheqjes, ku brenda dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e gjasht\u00eb, k\u00ebrkohej t\u00ebrheqja e ushtris\u00eb, policis\u00eb dhe forcave t\u00eb tjera jugosllave nga Rajoni i Dukagjinit, Prizrenit, Ferizajt etj. N\u00eb faz\u00ebn II, brenda 9 dit\u00ebsh, p\u00ebrfshiheshin Rajoni i Gjilanit, Prishtin\u00ebs etj. N\u00eb faz\u00ebn III, brenda 11 dit\u00ebsh nga marr\u00ebveshja, nga Mitrovica e Podujeva, p\u00ebr shkak t\u00eb koncentrimit t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Veri. M\u00eb 20 qershor, dit\u00eb e diel, ishte dita e fundit p\u00ebr largimin e plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb serbe nga Kosova. Sipas Steven Lee Myers, n\u00eb artikullin \u201cSerb Troops Complete Their Pullout From Kosovo\u201d, m\u00eb 21 qershor 1999 n\u00eb Nju Jork Tajms, \u201cforcat e fundit serbe nga rreth 40,000, u larguan nga Kosova t\u00eb diel\u00ebn, disa or\u00eb para afatit t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00ebrheqje.  Me t\u00ebrheqjen e p\u00ebrfunduar, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Javier Solana, njoftoi se kishte hequr k\u00ebrc\u00ebnimin e aleanc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rifilluar bombardimet, duke i dh\u00ebn\u00eb fund zyrtarisht nj\u00eb lufte ajrore 78-ditore&#8230;\u201d Sipas burimit zyrtar t\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, Rezoluta 1244 e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb (UNSCR) u miratua m\u00eb 10 qershor 1999 dhe m\u00eb 12 qershor, element\u00ebt e par\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga NATO, ose KFOR, hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Deri m\u00eb 20 qershor, t\u00ebrheqja e forcave serbe ishte e plot\u00eb. A duhet t\u00eb jet\u00eb Dita e \u00c7lirimit kur u larguan t\u00eb gjitha forcat serbe nga Kosova, apo kur hyri KFOR-i dhe Per\u00ebndimi e mundi Jugosllavin\u00eb?! N\u00eb shum\u00eb vende, dit\u00ebt e \u00e7lirimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me arritjen zyrtare t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes pal\u00ebve, e jo pritja finale e zbatimit t\u00eb saj t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Paradoksi 9 &#8211; 20 Qershori, a \u00ebsht\u00eb Dita e Fundit t\u00eb K\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb 20 qershor 1999, Javier Solana dha lajmin p\u00ebr ndalimin e \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb NATO-s p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, a i bie se 20 qershori \u00ebsht\u00eb Dita e Fundit e K\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb, apo Dita e G\u00ebzimit t\u00eb ushtar\u00ebve jugosllav\u00eb e polic\u00eb q\u00eb u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e familjet e tyre n\u00eb Serbi, si\u00e7 ndodhi edhe pritja e tyre me entuziza\u00ebm, thua se fituan, nd\u00ebrsa u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre si humb\u00ebsit e m\u00ebdhenj?!<\/p>\n<p>Paradoksi 10 \u2013 As 12 Qershori, as 20 Qershori, p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs?!<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb 20 qershor iku p\u00ebrfundimisht ushtria e policia jugosllave e serbe, p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, konsiderohet jo dit\u00eb e \u00e7lirimit, por dit\u00eb e pik\u00ebllimit. Por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb dita e \u00e7lirimit t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga \u00e7do person e grup shoq\u00ebror, pasi gjithmon\u00eb n\u00eb an\u00ebn e nj\u00eb ish-armiku, pushtuesi, okupatori, agresori etj., ka individ\u00eb a grupe shoq\u00ebrore q\u00eb e mb\u00ebshtesnin dikur at\u00eb, e pas humbjes s\u00eb asaj pale, ndihen edhe ata e ato t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Paradoksi 11 \u2013 12 Qershori si Dita e \u00c7lirimit p\u00ebr serb\u00ebt pas hyrjes s\u00eb ushtris\u00eb ruse n\u00eb Kosov\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00ebse rus\u00ebt konsideroheshin mbrojt\u00ebs t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, a e vler\u00ebsojn\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, dit\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit, dit\u00ebn kur hyn\u00eb rus\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjesin e hersh\u00ebm t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, m\u00eb 12 qershor 1999, para NATO-s, ngjash\u00ebm si\u00e7 e festojm\u00eb dit\u00ebn e \u00e7lirimit, shumica shqiptare, me rastin e zbarkimit t\u00eb KFOR-it m\u00eb 12 qershor?! A nuk \u00ebsht\u00eb 12 Qershori, data e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ka hyr\u00eb KFOR-i, nd\u00ebrsa p\u00ebr serb\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb ushtar\u00ebt rus\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb, ve\u00e7 me dallime n\u00eb or\u00eb?! Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb komunitetit serb dhe diplomacis\u00eb me Serbin\u00eb, e ka ushtruar presionin n\u00eb ligjet p\u00ebr festat zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7mas p\u00ebr fest\u00ebn e 28 N\u00ebntorit, dhe Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, 12 Qershorin, dyjat si festa q\u00eb i urrejn\u00eb serb\u00ebt, n\u00eb vend se t\u00eb jen\u00eb edhe festa zyrtare, jan\u00eb vet\u00ebm Dit\u00eb Memoriale. Gjithashtu, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e serb\u00ebt e nd\u00ebrlidhin k\u00ebt\u00eb dit\u00eb qershori edhe me frik\u00ebn dhe hakmarrjen q\u00eb p\u00ebrjetuan serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb pas 12 qershorit 1999, e ve\u00e7mas deri n\u00eb vitin 2000, p\u00ebr t\u2019u rikthyer tensionet nd\u00ebretnike ve\u00e7mas m\u00eb 17 mars 2004, por edhe me tensionet e her\u00ebpashershme n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Paradoksi 12 \u2013 A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e \u00e7lirimit apo disa data t\u00eb \u00e7lirimit?!<\/p>\n<p>Dita e \u00c7lirimit p\u00ebr Kosov\u00ebn, konsiderohet 12 qershori, data kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zbarkuan me trupa tok\u00ebsore shum\u00ebkomb\u00ebshe, KFOR-i n\u00eb Kosov\u00eb. Komuna e Prishtin\u00ebs e feston Dit\u00ebn e \u00c7lirimit t\u00eb Prishtin\u00ebs, m\u00eb 11 qershor. Ferizaj e Prizreni m\u00eb 12 qershor. Gjakova m\u00eb 14 qershor. Gjilani m\u00eb 15 qershor. Peja m\u00eb 16 qershor. Podujeva m\u00eb 19 qershor. Mitrovica ishte n\u00eb gjendjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb edhe pasi u \u00e7lirua Kosova. N\u00eb t\u00eb diel\u00ebn e 20 qershorit 1999, serb\u00ebt tentuan q\u00eb p\u00ebrmes barrikadave, t\u00eb krijonin nj\u00eb zon\u00eb me shumic\u00eb serbe n\u00eb komunat veriore, q\u00eb kishin vazhdim\u00ebsi territoriale me Serbin\u00eb. A duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00e7lirimi p\u00ebr Kosov\u00ebn, apo \u00e7do komun\u00eb ta ket\u00eb dat\u00ebn e vet?! Natyrisht, n\u00eb nivel komb\u00ebtar, \u00e7do pjes\u00eb e vendit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pushtuar, \u00ebsht\u00eb i pushtuar krejt vendi. Prandaj, data duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Po kush i prodhoi datat e ndryshme t\u00eb \u00e7lirimit n\u00eb komuna t\u00eb ndryshme? Vet\u00ebm Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs, e cila specifikonte largimin e ushtris\u00eb, policis\u00eb dhe t\u00eb gjitha forcave t\u00eb tjera t\u00eb (pa)siguris\u00eb jugosllave nga Kosova, n\u00eb tri faza, ku disa qytete ishin t\u00eb parat p\u00ebr largim, kurse Mitrovica e Podujeva, p\u00ebr shkak t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb territoriale me Serbin\u00eb dhe ve\u00e7orive t\u00eb zhvendosjes s\u00eb shum\u00eb serb\u00ebve n\u00eb komunat veriore t\u00eb vendit p\u00ebr shkaqe sigurie, u b\u00ebn\u00eb komunat e fundit nga u larguan ushtar\u00ebt e polic\u00ebt jugosllav\u00eb e serb\u00eb. Pra, nj\u00eb specifikim i fazave t\u00eb t\u00ebrheqjes n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs, shkaktoi dhjet\u00ebra data t\u00eb ndryshme t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Paradoksi 13 \u2013 A duhet t\u00eb jet\u00eb data e \u00e7lirimit kur ka marshuar U\u00c7K-ja nga malet e kodrat n\u00eb zonat urbane t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, apo data kur ka marshuar KFOR-i n\u00eb Kosov\u00eb?!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb i japin p\u00ebrpar\u00ebsi faktorit t\u00eb brendsh\u00ebm, rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e llogarisin dat\u00eb \u00e7lirimi, dat\u00ebn kur marshon uniforma komb\u00ebtare e \u00e7lirimtare e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb zonat urbane t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe largohet uniforma jugosllave. Ata q\u00eb i japin p\u00ebrpar\u00ebsi ndihm\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e p\u00ebrmendin m\u00eb par\u00eb NATO-n, SHBA-n\u00eb dhe Per\u00ebndimin, sesa U\u00c7K-n\u00eb, i japin p\u00ebrpar\u00ebsi hyrjes s\u00eb trupave t\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, ka dallime ideologjike edhe n\u00eb datat e \u00e7lirimit n\u00eb Kosov\u00eb, ngjash\u00ebm si\u00e7 ka konflikte n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb majt\u00ebve dhe t\u00eb djatht\u00ebve p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. U\u00c7K-ja e ka par\u00eb si aleat, NATO-n e KFOR-in, ndon\u00ebse KFOR-i p\u00ebrpiqej t\u00eb fliste me terma t\u00eb neutralitetit politik, ngase nuk e njihte Kosov\u00ebn, por ishte p\u00ebr paqe dhe siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim. U\u00c7K-ja e nisi rezistenc\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb par\u00eb se NATO me sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, NATO i dha p\u00ebrkrahje vendimtare trupave guerile t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb tok\u00eb, duke e arritur nj\u00eb rezultat t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, pavar\u00ebsisht motiveve e q\u00ebllimeve t\u00eb ndryshme: largimin e ushtris\u00eb dhe policis\u00eb jugosllave nga Kosova. Gj\u00ebja tjet\u00ebr m\u00eb interesante \u00ebsht\u00eb se, KFOR-i erdhi m\u00eb 12 qershor. Aparati i dhun\u00ebs jugosllave q\u00ebndroi n\u00eb Kosov\u00eb deri m\u00eb 20 qershor. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj date, KFOR-i nuk lejoi q\u00eb U\u00c7K-ja, t\u00eb pakt\u00ebn simbolikisht m\u00eb 21 qershor, t\u00eb konsiderohej forca legjitime e siguris\u00eb dhe e mbrojtjes n\u00eb Kosov\u00eb pas largimit t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb mizore jugosllave, duke dh\u00ebn\u00eb lajmin p\u00ebr demilitarizimin e U\u00c7K-s\u00eb. M\u00eb 21 qershor, dita e par\u00eb pas largimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave nga Kosova, u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja e KFOR-it me udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebr demilitarizimin e plot\u00eb 90-ditor t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, deri n\u00eb shtator kur do t\u00eb vendosej transformimi n\u00eb TMK, si forc\u00eb kryesisht reaguese ndaj fatkeq\u00ebsive natyrore, por edhe trajta elementare t\u00eb fillimit t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ushtri t\u00eb saj. N\u00ebse m\u00eb 12 qershor, KFOR-i hyri n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse m\u00eb 20 qershor nga Kosova u largua ushtria e policia jugosllave dhe n\u00ebse m\u00eb 21 qershor filloi demilitarizimi i U\u00c7K-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb data e \u00e7lirimit nuk mund t\u00eb merret data kur U\u00c7K-ja marshoi drejt zonave urbane nga fshatrat e zonat e fshehura, sepse kjo do t\u00eb thoshte se vet\u00ebm zonat urbane ishin t\u00eb pa\u00e7liruara, nd\u00ebrsa fshatrat ishin \u00e7liruar m\u00eb par\u00eb. Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, U\u00c7K i parapriu TMK-s\u00eb, TMK-ja i parapriu FSK-s\u00eb dhe FSK-ja n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, pritet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ushtri me kompetenca t\u00eb plota t\u00eb ruajtjes s\u00eb integritetit dhe sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs. A nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht marshimi i U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb zonat urbane dhe ikja e ushtris\u00eb serbe nga Kosova, data kur u \u00e7lirua Kosova, sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u shfaq ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e \u00e7lirimit: turma n\u00eb rrug\u00eb, duke buz\u00ebqeshur, k\u00ebnduar, b\u00ebrtitur nga g\u00ebzimi, kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, duke p\u00ebrqafuar ushtar\u00eb t\u00eb KFOR-it e t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Dita e Euforis\u00eb?!<\/p>\n<p>Paradoksi 14 \u2013 Dita e \u00c7lirimit, si dit\u00eb e zem\u00ebrimit ndaj fshatar\u00ebve?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup i vog\u00ebl individ\u00ebsh shqiptar\u00eb, nga zona urbane dhe me status t\u00eb lart\u00eb social n\u00eb ish-Jugosllavi, \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, pas pak jav\u00ebsh, e pan\u00eb me zem\u00ebrim, nga stereotipat, paragjykimet dhe diskriminimi me baz\u00eb vendbanimin rural e rajonal. Kur u \u00e7lirua Kosova, ky grup individ\u00ebsh, e krijoi nj\u00eb emocion t\u00eb p\u00ebrzier paradoksal, duke pohuar n\u00eb druajtje: nuk u \u00e7liruam, por u \u201cpushtuam\u201d nga fshatar\u00ebt. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grusht t\u00eb vog\u00ebl personash, n\u00eb ish-sistemin jugosllav q\u00eb po shp\u00ebrb\u00ebhej ishin akomoduar mir\u00eb; e p\u00eblqenin q\u00eb kishte ndarje edhe m\u00eb strikte klasore, arsimore, urbane-rurale, prandaj marshimi i disa gueril\u00ebve n\u00eb zonat urbane pas \u00e7lirimit dhe liris\u00eb, uzurpimi nga dikush i pronave dhe objekteve shtet\u00ebrore, migrimi n\u00eb rritje i tipit rural-urban, zgjerimet e qyteteve, vet\u00ebm krijuan zhg\u00ebnjim pas \u00e7lirimit, duke e b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrlidhjen e gabuar t\u00eb ndryshoreve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl individ\u00ebsh, kryesisht nga zonat m\u00eb t\u00eb zhvilluara urbane, Dita e \u00c7lirimit nuk ishte \u00e7lirim, por \u201crob\u00ebrim nga katunar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Paradoksi 15 \u2013 Jo Dita e \u00c7lirimit, por Dit\u00ebt e \u00c7lirimit?!<\/p>\n<p>A mund t\u00eb propozojm\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb diskutimit p\u00ebr Dit\u00ebn e \u00c7lirimit, t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr Dit\u00ebt e \u00c7lirimit, pasi q\u00eb \u00e7lirimi zyrtarisht u vulos me Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs, 9 qershor 1999, vazhdoi me fillimin e t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave e serbe nga Kosova nga 10 qershor e deri m\u00eb 20 qershor, duke e caktuar festimin prej 9 deri 20 qershor. 11 dit\u00eb n\u00eb fest\u00eb, sa ishte edhe afati i largimit t\u00eb ushtris\u00eb serbe nga Kosova. N\u00ebse do t\u00eb ishte p\u00ebr 11 dit\u00eb, do t\u00eb krijonte shpenzime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare, energji maksimale n\u00eb organizim institucional dhe jasht\u00eb tij dhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrcaktohej fest\u00eb zyrtare, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i binte 11 dit\u00eb pushim, q\u00eb do t\u00eb kishte efekt n\u00eb shum\u00eb organizata e institucione. Zakonisht nj\u00eb dit\u00eb e dat\u00eb \u00e7lirimi \u00ebsht\u00eb e zakonshme, efektive, praktike dhe me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Paradoksi 16 \u2013 A diskutohet p\u00ebr dit\u00eb e data, kur ve\u00e7se jemi \u00e7liruar?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paradoks m\u00eb vete edhe po t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebto teknikalitete datash e dit\u00ebsh t\u00eb \u00e7lirimit, p\u00ebr ta zbehur mir\u00ebnjohjen dhe kujtimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr periudh\u00ebn e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga regjimi shtyp\u00ebs jugosllav. \u00c7lirimi i Kosov\u00ebs n\u00eb qershor 1999 \u00ebsht\u00eb \u00e7asti m\u00eb fatlum i historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetet p\u00ebrreth e n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb e diaspor\u00eb. Kur e dim\u00eb sot se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi i nj\u00eb populli e krijimi i nj\u00eb shteti t\u00eb ri, dita e \u00e7lirimit \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb kolektive. Kosova \u00ebsht\u00eb transformuar rr\u00ebnj\u00ebsisht nga qershori 1999, dhe mbi t\u00eb gjitha, liria e fituar, \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e pap\u00ebrs\u00ebritshme, pavar\u00ebsisht disa paradokseve t\u00eb datave q\u00eb duken kontradiktore. Prandaj, Dita e \u00c7lirimit, qoft\u00eb m\u00eb 9 qershor me Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs q\u00eb u detyrua regjimi jugosllav t\u00eb pranonte t\u00eb ikte nga Kosova, qoft\u00eb m\u00eb 10 qershor q\u00eb filloi ngapak largimi i ushtris\u00eb serbe, qoft\u00eb m\u00eb 12 qershor kur hyri edhe KFOR-i, qoft\u00eb m\u00eb 20 qershor si dat\u00eb e fundit e largimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave, duhet t\u00eb jet\u00eb fest\u00eb zyrtare, e jo Dit\u00eb Memoriale. Duhet t\u00eb ndryshohet menj\u00ebher\u00eb Ligji p\u00ebr Festat Zyrtare. N\u00ebse e marr kriterin e euforis\u00eb kolektive, entuziazmit dhe dalldis\u00eb s\u00eb p\u00ebrqafimeve, k\u00ebndimit, valleve n\u00eb rrug\u00eb e kudo, at\u00ebher\u00eb mbetet 12 qershori, sepse m\u00eb 12 qershor kur hyri KFOR-i, shqiptar\u00ebt, p\u00ebrfundimisht, m\u00eb nuk ia kishin frik\u00ebn asnj\u00eb ushtari e polici serb, qofshin edhe duke gjuajtur gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb ikjes p\u00ebr n\u00eb Serbi, si shenj\u00eb e humbjes s\u00eb luft\u00ebs, prandaj ky \u00ebsht\u00eb kriteri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 e ka p\u00ebrjetuar popullata, e jo datat me analiza t\u00eb holl\u00ebsishme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Paradokset n\u00ebnkuptojn\u00eb situata me kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dukje. Dita e \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, si 12 Qershori, ka disa paradokse. Paradoksi 1 \u2013 Data e hyrjes s\u00eb KFOR-it apo largimit t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave?! A duhet t\u00eb llogaritet \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, n\u00eb dat\u00ebn kur zbarkoi k\u00ebmb\u00ebsoria e forcave paqeruajt\u00ebse shum\u00ebkomb\u00ebshe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":205941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-205940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}