{"id":205975,"date":"2025-06-14T10:12:56","date_gmt":"2025-06-14T08:12:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=205975"},"modified":"2025-06-14T10:12:56","modified_gmt":"2025-06-14T08:12:56","slug":"hill-shba-ja-nuk-do-te-nderhyje-me-si-dikur-kosova-dhe-serbia-ti-zgjidhin-vete-problemet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hill-shba-ja-nuk-do-te-nderhyje-me-si-dikur-kosova-dhe-serbia-ti-zgjidhin-vete-problemet\/","title":{"rendered":"Hill: SHBA-ja nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb m\u00eb si dikur \u2013 Kosova dhe Serbia t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Serbi, Christopher Hill, nuk pret q\u00eb SHBA-ja t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e problemeve n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir\u00eb kontestin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky rajon nuk \u00ebsht\u00eb prioritet ditor p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe zgjidhjet duhet t\u00eb vijn\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p>\u201cBallkani \u00ebsht\u00eb, padyshim, nj\u00eb pun\u00eb e pap\u00ebrfunduar n\u00eb Evrop\u00eb, por njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, po ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tjera. Ndaj, nuk duhet t\u00eb presin q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb problemet me t\u00eb cilat po merren, qoft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb apo n\u00eb Lindjen e Mesme, dhe t\u00eb thon\u00eb: N\u00eb rregull, Kosov\u00eb, do t\u00eb mundohemi t\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Hill n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson se Kosova duhet ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, thot\u00eb se edhe Serbia ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, por n\u00ebnvizon se ajo \u00ebsht\u00eb duke ndihmuar Ukrain\u00ebn \u2013 prioritetin kryesor n\u00eb Evrop\u00eb, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb po mundohemi t\u2019i menaxhojm\u00eb disa nga interesat tona me Serbin\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jemi kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Ne kemi shum\u00eb interesa edhe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Hill.<\/p>\n<p>BE-ja t\u00eb angazhohet m\u00eb shum\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Ambasador Hill, jemi k\u00ebtu n\u00eb GLOBSEC 2025 n\u00eb Prag\u00eb, ku tema kryesore jan\u00eb siguria globale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia transatlantike. Si e shihni pozicionin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb strategjin\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb evropiane dhe \u00e7far\u00eb roli mund t\u00eb luaj\u00eb Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Para s\u00eb gjithash, mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se Bashkimi Evropian e di se ka disa pun\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara, dhe se k\u00ebto pun\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara jan\u00eb n\u00eb Ballkan. Mendoj se tani, ata [BE-ja] jan\u00eb duke vler\u00ebsuar se si t\u2019i p\u00ebrcaktojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e rinj. A t\u2019i pranojn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb, apo nj\u00ebherazi? Ka shum\u00eb sfida dhe, sigurisht, jan\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrafrimit.<\/p>\n<p>Mendoj se Bashkimi Evropian duhet v\u00ebrtet t\u00eb angazhohet m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb disa pun\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Besoj se k\u00ebt\u00eb po e shohim tani.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Dje [12 qershor], k\u00ebtu n\u00eb GLOBSEC, that\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohet politika e [presidentit amerikan, Donald] Trump, por un\u00eb prap\u00eb do t\u00eb pyes: \u00c7far\u00eb lloj qasjeje duhet t\u00eb pres\u00eb Kosova nga administrata e tij e dyt\u00eb?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga SHBA-ja p\u00ebr t\u2019i nxitur vendet e Ballkanit q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet e tyre. Mendoj se koha kur vendet vinin te ne ose te ndonj\u00eb shtet per\u00ebndimor evropian p\u00ebr t\u2019u ankuar p\u00ebr fqinj\u00ebt e tyre, [ka mbaruar] dhe njer\u00ebzit jan\u00eb lodhur nga kjo.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7\u00ebshtja kryesore, sigurisht, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb bot\u00eb po ndodhin edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera. Nuk jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb vitet 1990. Jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb shum\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Sigurisht, e kuptojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Izraelit, problemin e madh me Iranin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb enorm, \u00e7\u00ebshtjen e Gaz\u00ebs\u2026 dhe natyrisht p\u00ebr Evrop\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Ukrain\u00ebs dhe ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>Ndaj, mendoj se koha kur nj\u00eb vend i Ballkanit vinte te ne p\u00ebr t\u2019u ankuar p\u00ebr nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit, [ka mbaruar], sepse njer\u00ebzit nuk kan\u00eb m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Ata duan t\u00eb shohin modele bashk\u00ebpunimi brenda rajonit, dhe jo nj\u00eb vend q\u00eb shkon te ndonj\u00eb an\u00ebtar i preferuar i komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe i thot\u00eb: Na ndihmo!<\/p>\n<p>Kosova dhe t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Shtetet e Bashkuara, historikisht, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga aleat\u00ebt kryesor\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. A prisni q\u00eb kjo t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, apo parashikoni ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb ton a prioritet?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se, deri diku, kjo varet nga ajo q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Mund t\u00eb them se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Ballkan jan\u00eb shum\u00eb komplekse, por kompleksiteti i tyre e tejkalon interesin e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u2019i kuptuar.<\/p>\n<p>T\u00eb shkosh n\u00eb SHBA dhe t\u00eb thuash: \u201cI kemi t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme me fqinj\u00ebt tan\u00eb\u201d, njer\u00ebzit do t\u00eb p\u00ebrgjigjen: \u201cShikoni, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb probleme, zgjidhini vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mendoj se pritjet jan\u00eb q\u00eb \u2013 pa pasur domosdoshm\u00ebrisht nd\u00ebrmjet\u00ebs \u00e7do dit\u00eb, pa u mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb n\u00eb organizata joqeveritare apo miq \u2013 njer\u00ebzit t\u00eb p\u00ebrpiqen vet\u00eb t\u2019i zgjidhin problemet me fqinj\u00ebt e tyre t\u00eb af\u00ebrt, sepse komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, thjesht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk po them q\u00eb Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Si\u00e7 e thash\u00eb, Ballkani \u00ebsht\u00eb, padyshim, nj\u00eb pun\u00eb e pap\u00ebrfunduar n\u00eb Evrop\u00eb, por njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, po ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tjera. Ndaj, nuk duhet t\u00eb presin q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb problemet me t\u00eb cilat po merren, qoft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb apo n\u00eb Lindjen e Mesme, dhe t\u00eb thon\u00eb: \u201cN\u00eb rregull, Kosov\u00eb, do t\u00eb mundohemi t\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kosova, ashtu si t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit, duhet v\u00ebrtet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u2019i zgjidh\u00eb vet\u00eb problemet e saj.<\/p>\n<p>Nuk mjaftojn\u00eb vet\u00ebm gjestet simbolike<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: S\u00eb voni, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs ra dakord t\u00eb strehoj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht deri n\u00eb 50 migrant\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga Shtetet e Bashkuara, si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr zhvendosje n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb. \u00c7far\u00eb tregon ky veprim p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb e Kosov\u00ebs me interesat amerikane?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se kjo tregon se Kosova ka interes t\u00eb p\u00ebrafrohet me SHBA-n\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb n\u00eb sfidat e saj.<\/p>\n<p>Por, dua t\u00eb theksoj se gjestet e tilla simbolike jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb dobishme. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, e cila siguron se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e problemeve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni n\u00eb di\u00e7ka konkrete?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk kam di\u00e7ka konkrete n\u00eb mendje, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb kaluar mbi 25 vjet nga viti 1999 dhe duhet t\u00eb them se e shoh si shum\u00eb zhg\u00ebnjyese q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur kaq pak gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>SHBA-ja m\u00eb pak e angazhuar n\u00eb Ballkan<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A prisni q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rol aktiv n\u00eb leht\u00ebsimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, apo do t\u00eb ishte m\u00eb efektive t\u00eb lihej BE-ja t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se SHBA-ja, prej vitesh, ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, realisht, duhet ta zgjidhin evropian\u00ebt. SHBA-ja ka pasur nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr disa vite, por, n\u00eb rrethanat aktuale, do t\u00eb prisja nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb kufizuar t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, krahasuar me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se ideja q\u00eb SHBA-ja t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsisht \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Ballkan, do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb. Do t\u00eb shihni interesa biznesore t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkan, do t\u00eb ket\u00eb edhe aktivitete diplomatike, pa dyshim. Por, nuk do t\u00eb prisja q\u00eb SHBA-ja t\u00eb nd\u00ebrhynte dhe t\u00eb ndihmonte n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb njer\u00ebzve. Njer\u00ebzit do t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet e tyre.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Keni th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se Qeveria e Kosov\u00ebs mban nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrparimit n\u00eb dialog. P\u00ebr cilat veprime ose vendime specifike e kishit fjal\u00ebn?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Kur mendoj p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr adresimin e gj\u00ebrave, mendoj n\u00eb Marr\u00ebveshjen drejt normalizimit \u2013 t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Marr\u00ebveshje e Ohrit \u2013 e cila mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje shum\u00eb e drejt\u00eb, e punuar me shum\u00eb kujdes me ndihm\u00ebn e zotit [Mirosllav] Laj\u00e7ak [ish-i d\u00ebrguar i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi].<\/p>\n<p>Dhe, \u00ebsht\u00eb mjaft zhg\u00ebnjyese q\u00eb nuk arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb apo nuk arrijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku biem dakord p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, por ai bllokohet me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb propagandistike sesa reale, si p\u00ebr shembull: kush ka n\u00ebnshkruar \u00e7ka, dhe ngjash\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Ne duhet ta shohim at\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb realizuar plot\u00ebsisht dhe pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb edhe ideja q\u00eb serb\u00ebve n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs t\u2019u garantohet nj\u00eb autonomi e kufizuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb asociacion q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtje si arsimi dhe spitalet, pra tema t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Modele t\u00eb tilla ka n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, sidomos n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe, q\u00eb kur kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm [i Kosov\u00ebs, Hashim] Tha\u00e7i e ka n\u00ebnshkruar at\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nuk po them se vet\u00ebm Kosova ka probleme. Edhe vendet e tjera, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb, duhet ta b\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Por, konkretisht, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes suaj, Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpara prej aty. Serbia nuk po e sfidon territorin e Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan flasin p\u00ebr territor, flasin p\u00ebr tok\u00eb. Por, problemi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Ballkan, q\u00eb njer\u00ebzit duhet ta kuptojn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb toka \u2013 jan\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e thjesht\u00eb: A duan njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb aty, apo duan t\u00eb largohen diku tjet\u00ebr? Deri m\u00eb tani, vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb val\u00eb emigrimi. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje toke \u2013 tok\u00eb ka mjaft. Problemi \u00ebsht\u00eb n\u00ebse njer\u00ebzit duan t\u00eb jetojn\u00eb, t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr normalizim, jo p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni se Serbia po b\u00ebn mjaftuesh\u00ebm [p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn]?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por, koha kur t\u00eb huajt thoshin \u2018po b\u00ebni mjaft\u2019 apo \u2018nuk po b\u00ebni sa duhet\u2019 [ka kaluar] \u2013 nuk do t\u00eb hyj n\u00eb at\u00eb debat. Besoj se secili e di mir\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb vitin 2021 keni th\u00ebn\u00eb se njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do ta zhbllokonte potencialin evropian t\u00eb Serbis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk mendoj se e kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mendoj se e ka th\u00ebn\u00eb dikush tjet\u00ebr. Ne nuk kemi folur p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, kemi folur p\u00ebr normalizim. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: M\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Christopher Hill: Po flasim p\u00ebr normalizimin. Ky ka qen\u00eb pozicioni i BE-s\u00eb dhe ne e kemi mb\u00ebshtetur BE-n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Gjat\u00eb koh\u00ebs sa keni qen\u00eb ambasador n\u00eb Serbi\u2026<\/p>\n<p>Christopher Hill: S\u00ebrish, dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me slogane\u2026 Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se kush m\u00eb p\u00eblqen dhe kush jo. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet. Mendoj se Bashkimi Evropian ka paraqitur nj\u00eb propozim shum\u00eb serioz n\u00eb Oh\u00ebr, dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00eb tryez\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb trajtohet.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: V\u00ebzhguesit n\u00eb rajon, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, e kan\u00eb par\u00eb qasjen tuaj si tep\u00ebr t\u00eb favorshme ndaj presidentit serb [Aleksandar] Vu\u00e7iq. Si do t\u2019iu p\u00ebrgjigjeshit?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Qasja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb veproj sipas m\u00ebnyr\u00ebs se si Qeveria e SHBA-s\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb trajtohen. Ne kemi shum\u00eb interesa n\u00eb Serbi q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Serbia ka ndihmuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Ukrain\u00ebs dhe ne duam q\u00eb ky bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhdoj\u00eb. Por, fakti q\u00eb po mundohemi t\u2019i menaxhojm\u00eb disa nga interesat tona me Serbin\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jemi kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Ne kemi shum\u00eb interesa edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, do t\u00eb isha i kujdessh\u00ebm me iden\u00eb q\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha po zgjedhin mes vendeve. Ne nuk jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Duam q\u00eb situata t\u00eb qet\u00ebsohet. Mendojm\u00eb se qasja e Bashkimit Evropian ishte e drejt\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebshironim q\u00eb kjo qasje t\u00eb ndiqej.<\/p>\n<p>Serbia po ndihmon Ukrain\u00ebn<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse nuk gaboj, n\u00eb vitin 2021, ju gjithashtu keni th\u00ebn\u00eb se SHBA-ja duhet t\u2019i tregoj\u00eb Serbis\u00eb se ajo ofron nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Rusia dhe Kina. Por, a ka dep\u00ebrtuar ky mesazh? Sepse, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb shohim marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta midis Serbis\u00eb dhe k\u00ebtyre dy vendeve. Gjithashtu, s\u00eb voni, Vu\u00e7iq ishte n\u00eb Mosk\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Christopher Hill: Edhe m\u00eb von\u00eb, Vu\u00e7iq ishte n\u00eb Ukrain\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A do t\u00eb thot\u00eb kjo se politika e tij e balancimit \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, e suksesshme?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Do t\u00eb duhet ta pyesni vet\u00eb at\u00eb. Un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kritikuar politikat e tij. As nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kritikuar politikat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i SHBA-s\u00eb, ne duam q\u00eb vendet t\u00eb jen\u00eb ndihmuese n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja kryesore n\u00eb sken\u00ebn evropiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb Ukraina. Vendet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme ta ndihmojn\u00eb Ukrain\u00ebn dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me t\u00eb, jan\u00eb vendet me t\u00eb cilat ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 e dini, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje praktike me t\u00eb cilat t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballemi. Ta b\u00ebsh Ukrain\u00ebn nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsore n\u00eb raport me problemet m\u00eb t\u00eb vjetra, mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim dhe nuk e kap thelbin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb dhe Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb trajtohet me urgjenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Serbia po b\u00ebn disa hapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, prandaj, natyrisht, do t\u00eb punojm\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A jeni befasuar nga vizita e Vu\u00e7iqit n\u00eb Mosk\u00eb?<\/p>\n<p>Christopher Hill: M\u00eb vjen keq, ka ndodhur pas largimit tim. Un\u00eb jam larguar nga Beogradi n\u00eb janar. Mendoj se \u00ebsht\u00eb parashikuar nga disa njer\u00ebz. Jan\u00eb disa arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, s\u00ebrish, mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb se kush po e ndihmon Ukrain\u00ebn dhe kush jo.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: P\u00ebr t\u2019iu kthyer Kosov\u00ebs\u2026 Aktualisht, Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb vakum t\u00eb zgjatur institucional pas zgjedhjeve dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb formimit t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb re parlamentare. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juaj, sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky vakum \u2013 si n\u00eb aspektin e brendsh\u00ebm, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Do t\u00eb thosha q\u00eb secili e ka politik\u00ebn e vet. Ne kemi politik\u00ebn ton\u00eb. Politikat tona kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ashpra dhe t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb muajt e fundit. Pra, nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kritikuar Kosov\u00ebn. Do t\u00eb duhet t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje bazuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb pranojn\u00eb pal\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kritikuar Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Natyrisht, Kosova duhet t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri. Duhet t\u00eb ket\u00eb stabilitet n\u00eb qeveri. Por, le ta zgjidh\u00eb vet\u00eb Kosova k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk \u00ebsht\u00eb puna ime t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb ose t\u00eb shpreh opinionet e mia mbi k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Serbi, Christopher Hill, nuk pret q\u00eb SHBA-ja t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e problemeve n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir\u00eb kontestin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Sipas tij, ky rajon nuk \u00ebsht\u00eb prioritet ditor p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe zgjidhjet duhet t\u00eb vijn\u00eb nga brenda. \u201cBallkani \u00ebsht\u00eb, padyshim, nj\u00eb pun\u00eb e pap\u00ebrfunduar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":205977,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-205975","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205975\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}