{"id":206133,"date":"2025-06-15T17:17:20","date_gmt":"2025-06-15T15:17:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=206133"},"modified":"2025-06-15T17:17:20","modified_gmt":"2025-06-15T15:17:20","slug":"baxhuku-per-sigurine-rrugore-kaos-ne-sinjalizim-dhe-pergatitje-e-dobet-e-ngasesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/baxhuku-per-sigurine-rrugore-kaos-ne-sinjalizim-dhe-pergatitje-e-dobet-e-ngasesve\/","title":{"rendered":"Baxhuku p\u00ebr sigurin\u00eb rrugore: Kaos n\u00eb sinjalizim dhe p\u00ebrgatitje e dob\u00ebt e ngas\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti gjyq\u00ebsor i komunikacionit, Visar Baxhuku, thot\u00eb se aksidentet me fatalitet n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e disa faktor\u00ebve \u2013 nga sinjalizimi i \u00e7rregullt dhe infrastruktura e pap\u00ebrshtatshme deri te mungesa e p\u00ebrgatitjes s\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai thot\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i siguris\u00eb k\u00ebrkon qasje t\u00eb strukturuar dhe jo vet\u00ebm masa nd\u00ebshkuese.<\/p>\n<p>Polica e Kosov\u00ebs raporton se, s\u00eb voni, brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohore, 5 persona kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb aksidentet n\u00eb komunikacion.<\/p>\n<p>Polica raporton, po ashtu, se brenda nj\u00eb dite shqipton mbi 2.000 gjoba p\u00ebr kund\u00ebrvajtje.<\/p>\n<p>Mesatarisht, brenda nj\u00eb dite n\u00eb Kosov\u00eb ndodhin mbi 50 aksidente, sipas policis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Baxhuku, sipas raporteve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, v\u00ebrehet se, n\u00eb muajt e fundit, \u00ebsht\u00eb rritur numri i aksidenteve fatale. Sipas mendimit tuaj, pse po ndodhin ato?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb lidhur me shkakun e aksidenteve, duhet par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ekosistemin automjet \u2013 njeri dhe rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse i krahasojm\u00eb vendet ku ndodhin dhe shpesht\u00ebsin\u00eb, shohim se rrug\u00ebt e karakterit t\u00eb lart\u00eb, me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, ku lejohet zhvillimi, jan\u00eb vend i shumic\u00ebs s\u00eb aksidenteve me fatalitet. Pra, rrug\u00ebt magjistrale dhe autostradat.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e shpesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndodhjes, ato nuk ndodhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lineare\u2026 por n\u00eb periudha t\u00eb caktuara ndodhin me frekuenc\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, n\u00eb periudha t\u00eb caktuara me frekuenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pothuajse \u00e7do vit, numri \u00ebsht\u00eb rreth 100.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shkaku kryesor i aksidenteve me fatalitet \u00ebsht\u00eb mosp\u00ebrshtatja e shpejt\u00ebsis\u00eb, kushteve dhe rrethanave t\u00eb rrug\u00ebs me qarkullimin, do t\u00eb thot\u00eb me pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb qarkullim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekosistem, faktori njeri bart pesh\u00ebn kryesore dhe \u00ebsht\u00eb shkaku. Duke p\u00ebrdorur mjetin n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb, shkakton edhe aksidentin. Prandaj, n\u00eb k\u00ebto rrethana, shkaku kryesor jan\u00eb veprimet e parregullta t\u00eb drejtuesit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A shqiptohen sa duhet dhe si\u00e7 duhet gjoba p\u00ebr shkel\u00ebsit e rregullave? A lidhen k\u00ebto aksidente edhe me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: N\u00eb aspektin e masave, pjesa e gjobave hyn n\u00eb grupin e masave represive ndaj p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs apo p\u00ebrdoruesve t\u00eb mjeteve dhe si e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se jep rezultatin kryesor.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar q\u00eb kjo mas\u00eb \u2013 p\u00ebrmes gjobave \u2013 parandalon 8 deri n\u00eb 10% \u2013 n\u00eb rastet apo rrethanat m\u00eb t\u00eb mira \u2013 t\u00eb numrit t\u00eb aksidenteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, e jo vet\u00ebm k\u00ebto me fatalitet.<\/p>\n<p>N\u00ebse e krahasojm\u00eb me numrin e popullat\u00ebs, p\u00ebr \u00e7do 1.000 banor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot kemi 259 gjoba. Kurse, mesatarja n\u00eb vendet evropiane \u00ebsht\u00eb 94 gjoba p\u00ebr 1.000 banor\u00eb. Pra, te ne, af\u00ebrsisht, \u00ebsht\u00eb trefishi i vendeve evropiane \u2013 \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se kjo mas\u00eb e ka arritur q\u00ebllimin e vet dhe nuk mund t\u00eb pritet p\u00ebrmir\u00ebsim tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se kostoja q\u00eb e bartin p\u00ebrdoruesit e mjeteve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A \u00ebsht\u00eb edhe infrastruktura nj\u00eb prej faktor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre aksidenteve?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: Shpeshher\u00eb, infrastruktura \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb apo shkak determinues, kryesor i aksidenteve. Nuk \u00ebsht\u00eb infrastruktura shkak i aksidentit vet\u00ebm kur rruga \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar, kur ka gropa, prerje apo munges\u00eb barrierash.<\/p>\n<p>Infrastruktura \u00ebsht\u00eb shkak i aksidenteve edhe kur nuk kemi kapacitet t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr l\u00ebvizje, kur ky\u00e7jet, shky\u00e7jet nuk jan\u00eb t\u00eb rregulluara mir\u00eb, dukshm\u00ebria, pjesa e planifikimeve t\u00eb kryq\u00ebzimeve t\u00eb kategorive t\u00eb ndryshme nuk jan\u00eb t\u00eb rregulluara, kur mungon sinjalizimi\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto, pra, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb tek infrastruktura, q\u00eb edhe n\u00eb kushtet kur \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, b\u00ebhet shkak i aksidentit. Ka plot raste q\u00eb ndodhin si rezultat i k\u00ebsaj, por, n\u00eb fund, n\u00eb analiz\u00eb i atribuohen veprimit t\u00eb drejtuesve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A jan\u00eb ngas\u00ebsit mjaftuesh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e komunikacionit t\u00eb rrug\u00ebve lokale, rajonale dhe autostradave?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: P\u00ebrgatitja e ngas\u00ebsve, drejtuesve t\u00eb automjeteve lidhet vet\u00ebm me pjes\u00ebn teorike n\u00eb auto-shkoll\u00eb dhe pjes\u00ebn e testimeve teorike dhe praktike n\u00eb institucione zyrtare, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, p\u00ebrgatitja do t\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are, kur personi b\u00ebhet i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb transport publik, n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Aktualisht, pjesa e p\u00ebrgatitjes s\u00eb drejtuesve l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptosh se ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Por, se \u00e7far\u00eb mase dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi, duhet studiuar. Nuk mund t\u00eb vendosim masa apriori. N\u00ebse ka ngecje n\u00eb pjes\u00ebn teorike, t\u00eb gjendet nj\u00eb form\u00eb. Ka ngecje n\u00eb praktik\u00eb, t\u00eb gjendet nj\u00eb form\u00eb, nj\u00eb mas\u00eb e studiuar, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr k\u00ebto kategori t\u00eb rrug\u00ebve, kalimi i shpejt\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm me 20% rrit gjasat p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb aksident.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A ka raste ku mund t\u00eb ket\u00eb shenja komunikacioni q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme me at\u00eb rrug\u00eb apo vend, dhe pastaj ndodhin aksidente?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: Te pjesa e sinjalizimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katrahur\u00eb. Jan\u00eb rrug\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si autostrada \u201cIbrahim Rugova\u201d, ku ka pjes\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb sinjalizim horizontal, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej parakushteve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Pastaj, kemi konfuzionin e shenjave, ku p\u00ebr drejtime t\u00eb ndryshme marrim informacione t\u00eb ndryshme, apo edhe mungesa shenjash. \u00c7do tre muaj, n\u00ebse nuk p\u00ebrs\u00ebritet 70% e sinjalizimit horizontal, ai fshihet.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A ka ndonj\u00eb strategji institucionale p\u00ebr t\u00eb parandaluar aksidentet, sidomos k\u00ebto t\u00eb r\u00ebndat?<\/p>\n<p>Visar Baxhuku: Ka qen\u00eb nj\u00eb strategji sektoriale e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, e punuar n\u00eb vitin 2015, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7are, deri m\u00eb 2025. Aty ka pasuar kapituj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe disa paragraf\u00eb, ku thuhej se do t\u00eb krijoheshin masa. Por, ky dokument ka skaduar dhe nuk ka asgj\u00eb n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>Ka munges\u00eb t\u00eb institucionit. Sot nuk kemi nj\u00eb agjenci qeveritare, q\u00eb merret kryesisht me sigurin\u00eb rrugore. Kjo agjenci do t\u00eb ndihmonte t\u00eb ulte numrin e aksidenteve, do t\u2019i dokumentonte sakt\u00eb, do t\u2019i analizonte sakt\u00eb, do t\u00eb nxirrte masa t\u00eb sakta, do t\u00eb b\u00ebnte rekomandime t\u00eb sakta dhe, pastaj, do t\u00eb kalohej tek institucionet zbatuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke e mbajtur barr\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti gjyq\u00ebsor i komunikacionit, Visar Baxhuku, thot\u00eb se aksidentet me fatalitet n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e disa faktor\u00ebve \u2013 nga sinjalizimi i \u00e7rregullt dhe infrastruktura e pap\u00ebrshtatshme deri te mungesa e p\u00ebrgatitjes s\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai thot\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i siguris\u00eb k\u00ebrkon qasje t\u00eb strukturuar dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":206134,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206133","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}