{"id":206187,"date":"2025-06-16T07:44:17","date_gmt":"2025-06-16T05:44:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=206187"},"modified":"2025-06-16T07:44:17","modified_gmt":"2025-06-16T05:44:17","slug":"refuzohet-lirimi-i-ish-krereve-uck-se-avokati-vendimi-eshte-paragjykues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/refuzohet-lirimi-i-ish-krereve-uck-se-avokati-vendimi-eshte-paragjykues\/","title":{"rendered":"Refuzohet lirimi i ish-krer\u00ebve U\u00c7K-s\u00eb, avokati: Vendimi \u00ebsht\u00eb paragjykues"},"content":{"rendered":"<p>Refuzohet s\u00ebrish lirimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u \u00ebsht\u00eb vazhduar masa e paraburgimit p\u00ebr nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb vjen kinse rreth shqet\u00ebsimeve p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndikim mbi d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Trupi Gjykues i Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ka refuzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr lirimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit edhe p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, pasi Tha\u00e7i nuk ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr lirim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Refuzimin p\u00ebr lirim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, ai trup gjykues e ka bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e rreziqeve q\u00eb sipas tij lidhet me ndikimin ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve dhe pengimin e procedurave gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se, ndon\u00ebse mungojn\u00eb informacione q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin rrezikun p\u00ebr arratisje, mbetet shqet\u00ebsimi se t\u00eb pandehurit mund t\u00eb p\u00ebrdorin pozitat e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes ndikimit ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ose do t\u00eb japin d\u00ebshmi kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Avokati, Ardian Bajraktari e konsideron jo t\u00eb drejt\u00eb refuzimin e Speciales p\u00ebr lirim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr ish krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Bajraktari vler\u00ebson se jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore q\u00eb kjo mas\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb i p\u00ebrgjigjen \u00e7far\u00ebdo ftese, \u00e7far\u00ebdo thirrje nga ana e Dhomave t\u00eb Specializuara dhe aq m\u00eb tep\u00ebr kur kemi parasysh faktin q\u00eb tashm\u00eb ka p\u00ebrfunduar s\u00eb d\u00ebgjuari lista e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb ftuar nga ana e Prokuroris\u00eb. Prandaj mos aprovimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pal\u00ebs mbrojt\u00ebse p\u00ebr bindjen time \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paragjykuese dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk ka baz\u00eb e as mb\u00ebshtetje, as n\u00eb ligj e as n\u00eb prova konkrete e as n\u00eb praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, praktik\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e zbatuar edhe n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Gjykat\u00ebn Speciale\u201d, thot\u00eb Bajraktari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dhomat e Specializuara kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Belgjik\u00ebn q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit e d\u00ebnimin. Avokati Bajraktari e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb zhvillim si pjes\u00eb t\u00eb detyrave normale institucionale.<\/p>\n<p>\u201cPrej kompetencave q\u00eb ka kryetari i Dhomave t\u00eb Specializuara \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e marr\u00ebveshjes me shtetet e treta t\u00eb cilat shprehin gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb burgosur nga Dhomat e Specializuara, k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e p\u00ebrcakton Neni 50 I Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, prandaj vler\u00ebsoj q\u00eb njoftimi p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes me shtetin belg \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e zakonshme q\u00eb ka kryetari i Dhomave t\u00eb Specializuara\u201d, shton Bajraktari.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Kadri Veselit kishte ofruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr t\u00eb garantuar lirimin me kusht p\u00ebrfshir\u00eb dor\u00ebzimin e pasaport\u00ebs, mbik\u00ebqyrje nga Policia e Kosov\u00ebs dhe ndalimin e kontakteve t\u00eb paautorizuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe Policia e Kosov\u00ebs kishte raportuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kapaciteteve operacionale, por Gjykata n\u00eb Hag\u00eb ka konstatuar se k\u00ebto nuk e zbusin shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr ruajtjen e integritetit t\u00eb procesit dhe mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. \/RTK<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Refuzohet s\u00ebrish lirimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u \u00ebsht\u00eb vazhduar masa e paraburgimit p\u00ebr nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb vjen kinse rreth shqet\u00ebsimeve p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndikim mbi d\u00ebshmitar\u00ebt. Trupi Gjykues i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":206188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206187","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}