{"id":206957,"date":"2025-06-25T08:33:10","date_gmt":"2025-06-25T06:33:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=206957"},"modified":"2025-06-25T08:33:10","modified_gmt":"2025-06-25T06:33:10","slug":"cka-thuhet-ne-vendimin-e-komerciales-me-te-cilin-nje-biznesi-iu-aprovua-padia-per-pezullimin-e-njoftimit-te-zrre-se-per-dalje-ne-treg-te-lire-te-energjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cka-thuhet-ne-vendimin-e-komerciales-me-te-cilin-nje-biznesi-iu-aprovua-padia-per-pezullimin-e-njoftimit-te-zrre-se-per-dalje-ne-treg-te-lire-te-energjise\/","title":{"rendered":"\u00c7ka thuhet n\u00eb vendimin e Komerciales me t\u00eb cilin nj\u00eb biznesi iu aprovua padia p\u00ebr pezullimin e njoftimit t\u00eb ZRrE-s\u00eb p\u00ebr dalje n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Komerciale, Dhomat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka aprovuar si t\u00eb bazuar padin\u00eb e \u201cREKS\u201d L.L.C., p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shtyrjen e ekzekutimit t\u00eb njoftimit. Andaj, u pezullua ekzekutimi i njoftimit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRrE) p\u00ebr moslejimin e padit\u00ebsit\/propozuesit t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb furnizimin nga sh\u00ebrbimi universal- pra p\u00ebr dalje n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike, derisa Gjykata t\u00eb vendos me vendim p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Komerciales, m\u00eb 10 qershor 2025, padit\u00ebsi\/propozuesi \u201cREKS\u201d L.L.C., p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit me autorizim ka parashtruar padi, kund\u00ebr ZRrE-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e konfliktit administrativ t\u00eb anulimit t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb t\u00eb paditurit t\u00eb dat\u00ebs 3 qershor 2025, me propozim p\u00ebr shtyrje t\u00eb ekzekutimit t\u00eb njoftimit p\u00ebr moslejimin e padit\u00ebsit\/propozuesit t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb furnizimin nga sh\u00ebrbimi universal, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Gjykata Komerciale p\u00ebrmes vendimit t\u00eb 18 qershorit 2025, pasi shqyrtoi pretendimet e padit\u00ebsit vler\u00ebsoi se jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore p\u00ebr t\u00eb aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit, me arsyetimin se padit\u00ebsi pretendimet e paraqitura n\u00eb propozim i ka mb\u00ebshtetur n\u00eb argumente t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe prova materiale.<\/p>\n<p>Gjykata konstatoi se i padituri p\u00ebrmes njoftimit e ka njoftuar padit\u00ebsin se biznesi i tij nuk i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr furnizim me KESCO, si furnizues me sh\u00ebrbime universale me tarifa t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>Komercialja gjen se padit\u00ebsi ka argumentuar faktin se ekzekutimi i vendimit do t\u2019i sillte d\u00ebm i cili v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb riparohej, si dhe ka argumentuar se pezullimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik, e as q\u00eb pezullimi do t\u2019i sillte ndonj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh pal\u00ebs kund\u00ebrshtare.<\/p>\n<p>\u201cGjykata vler\u00ebsoj se vendosja e mas\u00ebs ruan status quo-n\u00eb, dhe parandalon nj\u00eb d\u00ebm real, nd\u00ebrsa refuzimi i saj lejon nj\u00eb d\u00ebm real t\u00eb ndodh, prandaj pezullimi i ekzekutimit \u00ebsht\u00eb mas\u00eb e vetme proporcionale q\u00eb mund\u00ebson respektimin e normave juridike dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Andaj, p\u00ebr t\u00eb shmangur rrezikun e k\u00ebtyre pasojave n\u00eb rast t\u00eb ekzekutimit t\u00eb njoftimit t\u00eb lartcekur dhe duke pasur parasysh faktin se pezullimi i ekzekutimit t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik dhe pal\u00ebs kund\u00ebrshtare nuk i shkakton ndonj\u00eb d\u00ebm, Komercialja vendosi ta aprovoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e padit\u00ebsit \u201cREKS\u201d p\u00ebr pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit deri n\u00eb nxjerrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor, sipas padis\u00eb s\u00eb ushtruar nga padit\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cGjykata gjeti se ekzekutimi i njoftimit kontestues padit\u00ebsit do ti sillte d\u00ebme v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb riparuesh\u00ebm pasi q\u00eb padit\u00ebsi me rastin e aplikimit dhe me padi ka dor\u00ebzuar Formularin e deklarimit vjetor dhe pages\u00ebs p\u00ebr tatimin n\u00eb t\u00eb ardhurat e korporatave p\u00ebr vitin 2024 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat bruto n\u00eb vler\u00eb prej 6,489,832.30\u20ac, ashtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar qarkullimi vjetor jo m\u00eb shum\u00eb se 10 milion euro\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Komerciales.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komercialja vler\u00ebsoi se pezullimi i ekzekutimit t\u00eb njoftimit deri n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb nuk do t\u2019i shkaktonte ndonj\u00eb d\u00ebm ZRrE-s\u00eb dhe as buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim gjykata e mb\u00ebshteti n\u00eb faktin se padit\u00ebsi ka paraqitur prova dhe argumente konkrete e t\u00eb mjaftueshme se bazuar n\u00eb dispozitat e cekura m\u00eb lart\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative kushtet ligjore q\u00eb t\u00eb aprovohet propozimi p\u00ebr pezullimin e ekzekutimit t\u00eb njoftimit<br \/>\nt\u00eb kontestuar derisa gjykata t\u00eb vendos p\u00ebrfundimisht lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e aktit t\u00eb goditur p\u00ebrkitazi me padin\u00eb e padit\u00ebsi ku do t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha pretendimet e pal\u00ebve t\u00eb paraqitura dhe q\u00eb do t\u00eb paraqiten n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas vendimit, padit\u00ebsi \u201cREKS\u201d n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shtyrje t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimit ka theksuar se ekzekutimi i njoftimit- vendimit kontestues do t\u00eb d\u00ebmtonte shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb at\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i mundsh\u00ebm riparimi i d\u00ebmit q\u00eb do t\u00eb shkaktohej.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsi kishte shtuar se operon me humbje financiare tejet t\u00eb larta, dhe mosaprovimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb ekonomike, p\u00ebrfshir\u00eb largimin kolektiv t\u00eb punonj\u00ebsve dhe mbylljen e t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb tregtare.<\/p>\n<p>\u201cHumbja neto p\u00ebr vitin q\u00eb p\u00ebrfundon me 31 dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej (2,810,876) euro (2023:1,660,853 euro.), dhe se humbja e akumuluar deri me 31 dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej (5,207,045) euro, e nga k\u00ebto raporte t\u00eb auditimit financiar tregojn\u00eb se mos aprovimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb deri n\u00eb nxjerrjen e vendimit meritor nga gjykata, do t\u00eb ishte goditje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr zhvillimin e aktivitetit afarist\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas padit\u00ebsit, shtyrja e ekzekutimit t\u00eb njoftimit p\u00ebr mospranimin e tij t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb sh\u00ebrbimet universale t\u00eb furnizimit me energji elektrike nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik.<\/p>\n<p>\u201c\u2026p\u00ebrkundrazi do t\u00eb lejonte t\u00eb vendosej drejt\u00ebsia ndaj veprimeve dhe vendimeve arbitrare t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb organeve publike, dhe do t\u00eb mbronte interesin publik sepse nuk do t\u00eb lejonte p\u00ebrjashtimin e padit\u00ebsit kund\u00ebrligjsh\u00ebm nga shfryt\u00ebzimi i sh\u00ebrbimeve universale dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb mbronte t\u00eb paditurin nga zgjerimi i k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb edhe p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin material nga baza e fitimit t\u00eb humbur, andaj i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb aprovohet k\u00ebrkesa e padit\u00ebsit dhe t\u00eb shtyhet e ekzekutimi i njoftimit kontestues\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, i padituri ZRrE\/ kund\u00ebrshtari i mas\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj pretendimeve t\u00eb padit\u00ebsit, ka deklaruar se padit\u00ebsi me asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme nuk e ka arsyetuar se n\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb shkaktohej d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb, i cili do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i riparuesh\u00ebm dhe caktimi i k\u00ebsaj mase \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas ZRrE-s\u00eb, padit\u00ebsi n\u00eb form\u00eb deklarative e kund\u00ebrshton nj\u00eb proces t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe obligim ligjor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKa shtuar se kalimi i hapur n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ligjore e Ligjit p\u00ebr Energji Elektrike, si dhe e parashikuar n\u00eb direktivat e Bashkimit Evropian dhe legjislacionin e brendsh\u00ebm e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr konsumator\u00ebt\/subjektet juridike kan\u00eb pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces sipas njoftimeve dhe thirrjeve t\u00eb ndryshme nga ZRrE dhe KESCO si furnizues\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ZRrE ka theksuar se padit\u00ebsit nuk do t\u2019i shkaktohej asnj\u00eb d\u00ebm i pariparuesh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb fakt e mb\u00ebshtet n\u00eb faktin q\u00eb energjia e bler\u00eb nga konsumatori n\u00eb tregun e hapur, \u00ebsht\u00eb e matshme dhe e evitueshme, si p\u00ebr nga sasia ashtu edhe p\u00ebr nga \u00e7mimi, andaj sipas t\u00eb paditurit, pretendimet e tilla nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, i padituri ka th\u00ebn\u00eb se padit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs n\u00eb deklarimet e tij n\u00eb padi, ngase n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb pohon t\u2019i ket\u00eb rreth 42 pun\u00ebtor\u00eb e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mbi 200 t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, lidhur me vendimin e Gjykat\u00ebs Komerciale, Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji ka th\u00ebn\u00eb se do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankes\u00ebs n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta gjyq\u00ebsore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Komerciale, Dhomat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka aprovuar si t\u00eb bazuar padin\u00eb e \u201cREKS\u201d L.L.C., p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shtyrjen e ekzekutimit t\u00eb njoftimit. Andaj, u pezullua ekzekutimi i njoftimit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRrE) p\u00ebr moslejimin e padit\u00ebsit\/propozuesit t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb furnizimin nga sh\u00ebrbimi universal- pra p\u00ebr dalje n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":206958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206957","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}