{"id":207603,"date":"2025-07-03T07:39:01","date_gmt":"2025-07-03T05:39:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=207603"},"modified":"2025-07-03T07:39:01","modified_gmt":"2025-07-03T05:39:01","slug":"afatet-po-rrjedhin-aktgjykimi-eshte-i-qarte-cfare-u-deklarua-pas-takimit-te-osmanit-me-lideret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/afatet-po-rrjedhin-aktgjykimi-eshte-i-qarte-cfare-u-deklarua-pas-takimit-te-osmanit-me-lideret\/","title":{"rendered":"\u2018\u2018Afatet po rrjedhin\u2019\u2019, \u2018\u2018Aktgjykimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb\u2019\u2019 \u2013 \u00c7far\u00eb u deklarua pas takimit t\u00eb Osmanit me lider\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00ebs dit\u00ebs s\u00eb djeshme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi takime ndaras me lider\u00ebt e partive kryesore politike, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebdalje nga bllokada q\u00eb tashm\u00eb po ndodh n\u00eb kuvend. K\u00ebto takime sh\u00ebnuan edhe tentimin e dyt\u00ebt t\u00eb Osmanit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr zgjidhje t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it. K\u00ebsisoj, ajo takoi t\u00eb parin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurtin, kryetarin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqin, liderin e Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhikun, si dhe, kreun e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>I pari i k\u00ebtyre, pra Kurti, pas takimit, mes takimit me presidenten nd\u00ebr tjerash tha edhe se  \u201cafatet po rrjedhin\u2019\u2019.<\/p>\n<p>\u201cI p\u00ebrmend\u00ebm t\u00eb gjitha elementet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse dhe tash zonja presidente do t\u00eb ket\u00eb takime edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive t\u00eb tjera politike, e mbase n\u00eb fund do t\u00eb mund t\u00eb shohim se a kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, sa kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim dhe sa \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrparim i till\u00eb. Un\u00eb besoj q\u00eb duhet t\u2019ua japim shansin edhe takimeve t\u00eb tjera dhe n\u00eb fund t\u00eb shohim se cili \u00ebsht\u00eb progresi p\u00ebr t\u00eb cilin jemi t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Pas tij e pas takimit me Osmanin, ishte edhe Krasniqi ai q\u00eb konfirmoi \u201cgatishm\u00ebrin\u00eb\u201d e partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e saj n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn politike, \u201csidomos tani pas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr plot 40 p\u00ebrpjekjeve, deputet\u00ebt e zgjedhur t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb arritur ende ta konstituojn\u00eb institucionin ligjv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare jan\u00eb mbajtur m\u00eb 9 shkurt.<\/p>\n<p>Krasniqi nuk tregoi holl\u00ebsi nga takimi duke folur p\u00ebr gazetar\u00eb pasi u largua nga presidenca, por tha se shpreson se k\u00ebto konsulta t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb gjetjes s\u00eb rrug\u00ebdaljes.<\/p>\n<p>\u201cShpresojm\u00eb q\u00eb takimet e tjera q\u00eb i ka planifikuar presidentja t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb n\u00ebse ka apo jo nj\u00eb ndryshim t\u00eb kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Kurtit q\u00eb po vazhdojn\u00eb ta mbajn\u00eb t\u00eb bllokuar konstituimin e Kuvendit\u201d, theksoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Pos tyre, edhe Abdixhiku, i p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimet e njohura t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij dhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr votim t\u00eb hapur p\u00ebr kryeparlamentar.<\/p>\n<p>\u201cKemi aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e votimit. Para s\u00eb gjithash, ai \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb sa i p\u00ebrket zgjidhjes s\u00eb problemit, pra i takon partis\u00eb s\u00eb par\u00eb, deputetit Kurti, t\u00eb propozoj\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb shumic\u00ebn parlamentare\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Abdixhiku tregoi se LDK nuk ka l\u00ebvizur nga pozicioni i saj n\u00eb lidhje me votimin, duke th\u00ebn\u00eb se nuk do ta mb\u00ebshtes\u00eb asnj\u00eb kandidat t\u00eb Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr kryeparlamentar.<\/p>\n<p>\u201cPartia e par\u00eb duhet t\u00eb propozoj\u00eb dhe siguroj\u00eb shumic\u00ebn p\u00ebr kandidatin e vet. LDK-ja nuk ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb emrave lidhur me kandidatin, LDK-ja ka q\u00ebndrim parimor dhe me plot zem\u00ebr, me plot bindje d\u00ebshiron t\u00eb votoj\u00eb kund\u00ebr kandidat\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ai tha se pret q\u00eb zgjidhja t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes \u201cinsistimit p\u00ebr shumic\u00eb politike\u201d dhe p\u00ebrmes respektimit t\u00eb procedurave kushtetuese, t\u00eb cilat \u201ctashm\u00eb jan\u00eb edhe rregulla ligjore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb presim takimet e tjera, ftojm\u00eb p\u00ebr konsensus, ftojm\u00eb p\u00ebr unitet, aq shum\u00eb e duam unitetin saq\u00eb kemi dal\u00eb me praponim p\u00ebr qeveri t\u00eb unitetit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Osmani e priti n\u00eb takim edhe kryetarin e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, i cili tha se presidentja ka shqet\u00ebsim se koha po mbaron shpejt p\u00ebr konstituimin e Kuvendit dhe se ajo u \u201cinteresua p\u00ebr q\u00ebndrimet tona dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ne mendojm\u00eb se Kosova mund t\u00eb dal\u00eb nga kjo bllokad\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKemi k\u00ebrkuar t\u00eb kthehet praktika e votimit q\u00eb t\u00eb votojm\u00eb dhe n\u00ebse kthehet praktika e votimit shpresojm\u00eb t\u00eb votojm\u00eb. Shpresojm\u00eb se do ta gjejm\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb si t\u00eb kthehemi t\u00eb votimi i hapur\u201d, tha Haradinaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00ebs dit\u00ebs s\u00eb djeshme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi takime ndaras me lider\u00ebt e partive kryesore politike, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebdalje nga bllokada q\u00eb tashm\u00eb po ndodh n\u00eb kuvend. K\u00ebto takime sh\u00ebnuan edhe tentimin e dyt\u00ebt t\u00eb Osmanit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr zgjidhje t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it. K\u00ebsisoj, ajo takoi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":207563,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207603","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207603\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}