{"id":208606,"date":"2025-07-14T18:38:55","date_gmt":"2025-07-14T16:38:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=208606"},"modified":"2025-07-14T18:38:55","modified_gmt":"2025-07-14T16:38:55","slug":"agim-ceku-dhe-9-te-tjere-denohen-me-nga-1-vit-burgim-ne-rastin-veteranet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/agim-ceku-dhe-9-te-tjere-denohen-me-nga-1-vit-burgim-ne-rastin-veteranet\/","title":{"rendered":"Agim \u00c7eku dhe 9 t\u00eb tjer\u00eb d\u00ebnohen me nga 1 vit burgim n\u00eb rastin \u201cVeteran\u00ebt\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb rigjykim i ka shpallur fajtor\u00eb dhe i ka d\u00ebnuar me nga nj\u00eb vit burgim ish-kryeministrin Agim \u00c7eku dhe 9 t\u00eb akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qel\u00eb Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, n\u00eb rastin \u201cVeteran\u00ebt\u201d. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim \u00c7eku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qel\u00eb Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Aktgjykimi u shpall t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues ishin gjykat\u00ebsit Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, t\u00eb akuzuarit jan\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili ve\u00e7 e ve\u00e7 d\u00ebnohen me nga 1 vit burgim.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza pasi nuk kan\u00eb pasur cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi tha se pas administrimit t\u00eb provave personale dhe materiale, p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb bazuar mir\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale. Kurse, p\u00ebr Lushtakun dhe Elezajn, Gjykata gjeti se nuk jan\u00eb fajtor\u00eb pasi nuk e kan\u00eb pasur cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar.<\/p>\n<p>Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur t\u00eb identifikoj\u00eb secilin ve\u00e7 e ve\u00e7 prej 19 mij\u00eb e 500 aplikacioneve p\u00ebr statusin e veteranti, andaj vler\u00ebson se duhet t\u00eb shqyrtohet procedura p\u00ebrkat\u00ebse pastaj t\u00eb merret vendim se a g\u00ebzon statusin e veteranit apo jo.<\/p>\n<p>Prezent n\u00eb shpallje ishin prokurori special Valdet Gashi dhe i akuzuari Sadik Halitjaha.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 16 prill 2021 t\u00eb akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit m\u00eb 26 prill 2022 e ka kthyer n\u00eb rigjykim k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), t\u00eb akuzuarit duke keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn e tyre zyrtare, p\u00ebr koh\u00ebn sa ishin pjes\u00eb e Komisionit Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb D\u00ebshmorit t\u00eb Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjes\u00ebtarit dhe t\u00eb Internuarit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, i kan\u00eb shkaktuar d\u00ebm buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vler\u00eb prej 88.769.217.04 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto akuza, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kishte marr\u00eb aktgjykim lirues edhe m\u00eb 19 janar 2021.<\/p>\n<p>Aktgjykimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte p\u00ebrpiluar tre muaj m\u00eb von\u00eb, ku PSRK brenda 15 dit\u00ebsh kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb ushtroj\u00eb ankes\u00eb ndaj k\u00ebtij aktgjykimi.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuz\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Me aktakuz\u00ebn e PSRK-s\u00eb, po ashtu ishte k\u00ebrkuar q\u00eb Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale (MPMS), q\u00eb t\u00eb pezullonte pages\u00ebn e pensioneve p\u00ebr 19 mij\u00eb e 500 veteran\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me arsyetimin se propozimi p\u00ebr mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme nuk \u00ebsht\u00eb ndaj t\u00eb akuzuarve, por ndaj MPMS-s\u00eb, si pal\u00eb e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse pas seancave t\u00eb mbajtura, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj t\u00eb akuzuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e p\u00ebrfshir\u00eb thuhet se prej vitit 2011 deri n\u00eb vitin 2017, duke vepruar si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb D\u00ebshmorit t\u00eb Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjes\u00ebtarit dhe t\u00eb Internuarit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i p\u00ebrmbushur detyrat zyrtare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb personat e tjer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 12 persona, t\u00eb cil\u00ebt ngarkoheshin me vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 kishte raportuar \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, list\u00ebs s\u00eb personave t\u00eb akuzuar i prin Agim \u00c7eku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qel\u00eb Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.<\/p>\n<p>PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykat\u00ebs, q\u00eb ta l\u00ebshonte mas\u00ebn p\u00ebr ndalimin e pages\u00ebs s\u00eb pensioneve t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme si veteran\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Tutje, sipas PSRK-s\u00eb, nga provat e siguruara ishte v\u00ebrtetuar se nga pagesat e kund\u00ebrligjshme p\u00ebr veteran\u00ebt luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ishte d\u00ebmtuar n\u00eb shum\u00eb prej 68.153.533.14 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, me aktakuz\u00ebn e dor\u00ebzuar n\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ishte d\u00ebmtuar n\u00eb shum\u00eb prej 88.769.217.04 euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb rigjykim i ka shpallur fajtor\u00eb dhe i ka d\u00ebnuar me nga nj\u00eb vit burgim ish-kryeministrin Agim \u00c7eku dhe 9 t\u00eb akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qel\u00eb Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, n\u00eb rastin \u201cVeteran\u00ebt\u201d. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":208607,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-208606","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=208606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=208606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=208606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=208606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}