{"id":209160,"date":"2025-07-20T19:41:23","date_gmt":"2025-07-20T17:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=209160"},"modified":"2025-07-20T19:41:23","modified_gmt":"2025-07-20T17:41:23","slug":"ramadani-nese-vazhdohet-njejte-kosova-kolapson-me-4-prill-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ramadani-nese-vazhdohet-njejte-kosova-kolapson-me-4-prill-2026\/","title":{"rendered":"Ramadani: N\u00ebse vazhdohet nj\u00ebjt\u00eb, Kosova kolapson m\u00eb 4 prill 2026"},"content":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsi i Siguris\u00eb, Burim Ramadani, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse vazhdohet nj\u00ebjt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb kolapsoj\u00eb m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Sipas Ramadanit, n\u00ebse deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2026 nuk konstituohet kuvendi, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb kaplohet nga kriza m\u00eb e thell\u00eb e par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, me shum\u00eb t\u00eb panjohura rreth mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ajo, e q\u00eb sipas tij, do t\u00eb ishte kolaps.<\/p>\n<p>\u201cSi mund ta arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb? Qart\u00ebsisht, duke mbajtur t\u00eb bllokuar konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, duke mos zgjedhur Kryetarin e Kuvendit deri m\u00eb 4 prill 2026. At\u00ebher\u00eb, Kosova nuk ka asnj\u00eb institucion q\u00eb mund t\u00eb merr vendime, madje edhe p\u00ebr t\u00eb tejkaluar bllokad\u00ebn. Si pasoj\u00eb, vendi praktikisht kolapson\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 4 prill 2026, Presidentja aktuale p\u00ebrfundon mandatin, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb betuar m\u00eb 4 prill 2021, pra kjo \u00ebsht\u00eb e pandryshueshme\u201d, tha Ramadani.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni statusin e plot\u00eb t\u00eb Ramadanit:<\/p>\n<p>Sipas skenarit m\u00eb t\u00eb keq, kjo \u00ebsht\u00eb rrjedha:<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende i bllokuar, sepse partia q\u00eb e ka p\u00ebr obligim t\u00eb b\u00ebj\u00eb shumic\u00ebn parlamentare nuk ka dashur dhe\/ose nuk ka arritur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb;<br \/>\nRrjedhimisht, nuk ka Ushtrues t\u00eb Detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit, sepse as Kryetari dhe as n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit nuk jan\u00eb zgjedhur;<br \/>\nKuvendi i pakonstituuar nuk mund t\u00eb miratoj\u00eb Buxhetin p\u00ebr vitin 2026 dhe, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, dy her\u00eb nga 1\/12-ta e Buxhetit 2025 \u00ebsht\u00eb tejkaluar;<br \/>\nPunonj\u00ebsit e shtetit, pra sh\u00ebrbyesit civil\u00eb e profesional\u00eb, nuk mund t\u00eb marrin pagat e veta, sepse \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar nga Gjykata Supreme \u2013 deputet\u00ebt q\u00eb po dalin edhe m\u00eb tutje n\u00eb zyret e Ministrave nuk mund t\u00eb marrin vendime t\u00eb reja ekzekutive;<br \/>\nNj\u00eb num\u00ebr i madh i institucioneve dhe agjencive q\u00eb udh\u00ebheqen edhe tash nga t\u00eb em\u00ebruar Ushtrues Detyre do t\u00eb kolapsojn\u00eb n\u00eb vendimmarrje, sepse \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht anti-ligjore cilido vendim q\u00eb marrin pasi t\u00eb ken\u00eb kaluar 6 muaj si U.D;<br \/>\nAsnj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb mir\u00ebmbajtje apo investime kapitale nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, sepse kjo tejkalon kompetencat ligjore t\u00eb atyre q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin pagesat.<br \/>\nPra, nuk ka asnj\u00eb autoritet \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu \u201cQeverin\u00eb n\u00eb Detyr\u00eb\u201d q\u00eb mund t\u00eb merr vendime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb keq-kuptim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb opinionin publik (madje n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive!) se n\u00eb raste t\u00eb k\u00ebtilla, kompetencat p\u00ebr udh\u00ebheqjen e shtetit p\u00ebrkoh\u00ebsisht i barten Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ky \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb keqkuptim elementar, sepse askund, bash askund n\u00eb Kushtetut\u00eb e n\u00eb ligje t\u00eb Kosov\u00ebs kjo nuk \u00ebsht\u00eb e parapar\u00eb. Rrjedhimisht, nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndodh. Ka shtete t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb q\u00eb e parashohin nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Aksush nuk mund t\u2019i shpall\u00eb zgjedhjet parlamentare!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, kur Kuvendi nuk konstituohet deri m\u00eb 4 prill 2026, pra nuk ka as Kryetar dhe as N\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb Kuvendit dhe Presidentes aktuale i mbaron mandati, Kosova nuk mund as t\u2019i shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshe parlamentare.<\/p>\n<p>Sepse, nuk ekziston nj\u00eb autoritet kushtetues q\u00eb ka kompetenc\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhjet. K\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb me Kushtetut\u00eb e ka vet\u00ebm Presidenti i Kosov\u00ebs dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij\/saj k\u00ebt\u00eb e ka U.D Presidenti. Por, kur nuk ka as U.D President, kjo paraqet vakuum t\u00eb thell\u00eb kushtetues e institucional.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs nuk parashikon qart\u00ebsisht se si mund t\u00eb zgjidhet situata e bllokimit insitucional n\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre funksioneve nj\u00ebkoh\u00ebsisht. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk ka asnj\u00eb autoritet kushtetues t\u00eb autorizuar p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhjet dhe kjo n\u00ebnkupton mosfunksionim total t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, kompromis politik: p\u00ebr Kuvend dhe p\u00ebr Qeveri q\u00eb harton Buxhetin!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, e vetmja form\u00eb normale \u2013 n\u00ebse mund t\u00eb quhet k\u00ebshtu pas kolapsit qoft\u00eb edhe ve\u00e7 1 ditor \u2013 \u00ebsht\u00eb kompromisi politik midis partive politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb termat e zhvillimeve t\u00eb sotme politike, s\u00ebrish e vetmja form\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kolapsin \u00ebsht\u00eb arritja e shumic\u00ebs prej 61 deputet\u00ebve q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Kryetar Kuvendi, q\u00eb po at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej edhe U.D i Presidentit. N\u00eb bindjen time, kjo do t\u00eb thoshte t\u00eb ndrrohet emri i kandidatit dhe t\u00eb propozohet dikush q\u00eb merr k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb parlamentare. Pra, di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndodh tash e rreth 4 muaj!<\/p>\n<p>Por, pas nj\u00eb kolapsi q\u00eb rrezikohet (qoft\u00eb edhe 1 ditor), m\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kompromis q\u00eb Kuvendi t\u00eb konstituohet dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shpallen zgjedhjet e parakohshme. Jo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Qeveri e shpejt do t\u00eb ishte obligim p\u00ebr Kuvendin e \u201cpas-kolapsit\u201d. Sepse, shteti n\u00eb prill 2026 \u00ebsht\u00eb pa Buxhet. Dhe, nj\u00eb projekt-buxhet mund ta p\u00ebrgatit dhe paraqes vet\u00ebm Qeveria, jo Kuvendi. Ligji p\u00ebr Buxhetin nuk \u00ebsht\u00eb sikurse iniciativat tjera ligjore q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe, pastaj, detyra e par\u00eb e Kuvendit do t\u00eb ishte t\u00eb zgjedh shpejt e shpejt nj\u00eb Qeveri q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb propozonte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Buxhet p\u00ebr muajt e mbetur t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>\u201cKosova ka Qeveri, por s\u2019ka Parlament\u201d \u00ebsht\u00eb formula p\u00ebr kolapsimin e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, ky shkrim \u00ebsht\u00eb skenari m\u00eb i err\u00ebt q\u00eb mund t\u2019i ndodh Kosov\u00ebs. Formula q\u00eb \u00e7on n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolaps \u00ebsht\u00eb fjalia (q\u00eb po m\u00eb duket se nuk \u00ebsht\u00eb e paplanifikuar!) se \u201cKosova ka Qeveri, por s\u2019ka Parlament!\u201d.<\/p>\n<p>Ky alarmim edhe mund t\u00eb jet\u00eb i parakohsh\u00ebm. Por, fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebta t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb uzurpuese \u201co ne t\u00eb mbetemi n\u00eb pushtet, o askush tjet\u00ebr!\u201d nuk l\u00ebn\u00eb fort hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr skenaret pozitive e zhvillimore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoh\u00ebsi i Siguris\u00eb, Burim Ramadani, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse vazhdohet nj\u00ebjt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb kolapsoj\u00eb m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 2026. Sipas Ramadanit, n\u00ebse deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2026 nuk konstituohet kuvendi, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb kaplohet nga kriza m\u00eb e thell\u00eb e par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, me shum\u00eb t\u00eb panjohura rreth mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209160","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209160\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}