{"id":209625,"date":"2025-07-25T19:05:58","date_gmt":"2025-07-25T17:05:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=209625"},"modified":"2025-07-25T19:05:58","modified_gmt":"2025-07-25T17:05:58","slug":"analiza-e-radhes-se-rudakut-arber-ismajli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/analiza-e-radhes-se-rudakut-arber-ismajli\/","title":{"rendered":"Analiza e radh\u00ebs s\u00eb Rudakut: Arb\u00ebr Ismajli"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Ismajli \u00ebsht\u00eb zyrtarisht kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Zgjedhjet Lokale t\u00eb tetorit 2025, nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb. Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb strukturat e LDK-s\u00eb. Si n\u00ebnkryetar i FR-s\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, ishte n\u00eb periudh\u00ebn 2000-2004. Ishte an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, Dega n\u00eb Gjilan, prej 2010-2015. Arb\u00ebri ishte shef i kabinetit n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, n\u00eb periudh\u00ebn janar 2014 &#8211; prill 2018. M\u00eb 30 prill 2018, ishte em\u00ebruar n\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb ish-Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Lutfi Hazirit. Arb\u00ebri n\u00eb k\u00ebto zgjedhje lokale, \u00ebsht\u00eb sfiduesi kryesor dhe i vet\u00ebm i Alban Hysenit &#8211; Kryetarit aktual t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit nga radh\u00ebt e LVV-s\u00eb. Disa thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb fare sfidues, disa sfidues i leht\u00eb, e disa e konsiderojn\u00eb sfidues t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb kat\u00ebr opsionet potenciale n\u00eb prognoz\u00eb jan\u00eb: 1) Arb\u00ebri humb pa balotazh nga Albani; 2) Arb\u00ebri humb n\u00eb balotazh me Albanin, sepse PDK-ja \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt elektoralisht p\u00ebr disa vjet radhazi, nga koha e humbjes s\u00eb Qemajl Mustaf\u00ebs, dhe strukturat e PDK-s\u00eb, pavar\u00ebsisht apelit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb PDK-s\u00eb, mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb af\u00ebrsi ideologjike, familjare e farefisnore me LVV-n\u00eb, sesa me LDK-n\u00eb; 3) Arb\u00ebri e mund Albanin pa balotazh, sepse Albani ka arritur fare pak projekte kapitale t\u2019i finalizoj\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet, ve\u00e7mas d\u00ebshtimi p\u00ebr Stadiumin e qytetit dhe ka hapur shum\u00eb punime nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pa e p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht ndonj\u00eb investim me impakt t\u00eb lart\u00eb, deri m\u00eb sot, dhe ka punuar si t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb her\u00ebt, ve\u00e7mas n\u00eb vitin e fundit t\u00eb mandatit, n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale; 4) Arb\u00ebri e mund Albanin n\u00eb balotazh, sepse PDK-ja b\u00ebhet bashk\u00eb me LDK-n\u00eb nga mllefi i prishjes s\u00eb koalicionit me LVV-n\u00eb n\u00eb mandatin e Albanit, dhe se Qemajl Mustafa i PDK-s\u00eb dhe rrethi i tij i sot\u00ebm, n\u00ebse haptazi e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Albanin n\u00eb zgjedhjet e kaluara lokale, tash do ta mb\u00ebshtesin Arb\u00ebrin n\u00eb balotazh t\u00eb mundsh\u00ebm kund\u00ebr Albanit, sepse Riad Rashiti si kandidat aktual i PDK-s\u00eb n\u00eb Zgjedhjet Lokale, ka qen\u00eb gjithashtu n\u00eb rrethin e konsideruar t\u00eb Qemajlit; n\u00eb balotazh kund\u00ebr Albanit, e mb\u00ebshtesin Arb\u00ebrin edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e AAK-s\u00eb, e t\u00eb partive t\u00eb tjera t\u00eb vogla, pasi Albani nuk ka ditur t\u2019i afronte subjektet e tjera politike opozitare p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u00ebt e qeverisjes s\u00eb deritashme lokale n\u00eb Gjilan. N\u00ebse duam t\u00eb p\u00ebrafrohemi p\u00ebr nj\u00eb prognoz\u00eb t\u00eb opsionit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb ndodhsh\u00ebm nga m\u00eb lart, i kemi disa t\u00eb dh\u00ebna sekondare, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndihmojn\u00eb pak n\u00eb prognoz\u00eb. Burimi i par\u00eb, rezultatet p\u00ebr zgjedhjet lokale 2021. N\u00eb Rezultatet P\u00ebrfundimtare p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs, sipas KQZ-s\u00eb, Alban Hyseni ka pasur 21800 vota, ose 51.10%, kurse Lutfi Haziri, 20865 vota, ose 48.90%. Diferenca e Albanit me Lutfiun ka qen\u00eb: 935 vota m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Albanin. Do t\u00eb thot\u00eb se rezultati ka qen\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb i ngusht\u00eb; me pak vota dallime, me p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme 2025, para ca muajve, LDK-ja ka qen\u00eb me 171357 vota, ose 18.27%, partia e tret\u00eb parlamentare, nd\u00ebrsa LVV-ja me 396 787 vota, ose 42,30%, partia e par\u00eb parlamentare. N\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, n\u00eb rezultatet e Zgjedhjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme 2025, LVV-ja mori 24020 vota, ose 51.46%, kurse LDK-ja mori 10362 vota, ose 22.20% t\u00eb votave, mbi dyfish m\u00eb pak se LVV-ja. <\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht zhg\u00ebnjimit me Albanin, n\u00eb Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Gjilan gjat\u00eb k\u00ebtij viti, LVV-ja s\u00ebrish mori shum\u00eb vota (\u201cefekti Albin baba\u201d), ndon\u00ebse ka dallime t\u00eb konsiderueshme kur mbahen zgjedhjet lokale me ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme, mir\u00ebpo, n\u00eb Gjilan, p\u00ebr dallim nga komunat e tjera, p\u00ebr dallimet e dy pal\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, si ato lokale, si ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme, LVV-ja ka qen\u00eb realisht fituese ndaj LDK-s\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna sekondare, favorit do t\u00eb ishte Albani kundrejt Arb\u00ebrit, sepse p\u00ebrkund\u00ebr zhg\u00ebnjimit ndaj tij, n\u00eb nivel qendror, figurat e LVV-s\u00eb, qoft\u00eb nga qendra, qoft\u00eb nga Gjilani, mor\u00ebn shum\u00eb vota pik\u00ebrisht nga gjilanasit, ndon\u00ebse do t\u00eb ishte matje edhe m\u00eb e duhur, sikur Albani t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb vitin 2025, si\u00e7 ndodhi gabuesh\u00ebm moralisht me disa kryetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb komunash. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb matje m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr popullaritetin e Albanit te votuesit pas mbi tri vjet\u00ebsh qeverisje lokale n\u00eb Gjilan. Sidoqoft\u00eb, nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrfshihen faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb munden ta v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb prognoz\u00ebn p\u00ebr Zgjedhjet Lokale 2025 dhe nuk mund t\u00eb konsiderohet Albani s\u00ebrish favorit, si: konsumimi i Albanit me pushtet, mobilizimi m\u00eb i ul\u00ebt i strukturave t\u00eb LVV-s\u00eb p\u00ebr Albanin krahasuar me vitin 2021 kur krejt fryma popullore e qytetare ka qen\u00eb p\u00ebr Albin Kurtin e LVV-n\u00eb me partit\u00eb n\u00eb koalicion. Prandaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, le t\u00eb themi se, Albani dhe Arb\u00ebri jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb, dhe gara nuk ka p\u00ebrfunduar, pra, fituesi nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt. Por Arb\u00ebri bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha kriteret, me pun\u00eb intensive, unifikim t\u00eb strukturave dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, me shkall\u00ebn e financimit n\u00eb fushat\u00eb etj., nuk \u00ebsht\u00eb pa gjasa q\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryetar i ardhsh\u00ebm, por me shum\u00eb hendeqe n\u00eb secilin variant. Sidoqoft\u00eb, ka ende gar\u00eb, ka ende koh\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb dhe gj\u00ebrat mund t\u00eb p\u00ebrmbysen, apo edhe t\u00eb shkaktohen befasi edhe p\u00ebr huqje parashikimi p\u00ebr balotazh, e l\u00ebre m\u00eb shum\u00eb. Askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb Gjilan nuk ka gar\u00eb dhe ende \u00ebsht\u00eb her\u00ebt p\u00ebr prognoz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Arb\u00ebrit<\/p>\n<p>1. Nga pyetjet e mia t\u00eb p\u00ebrditshme me persona q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjilan p\u00ebr Arb\u00ebrin, e kam gjetur nj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb parap\u00eblqim elektoral p\u00ebr t\u00eb edhe p\u00ebr ta votuar, ose nuk do ta votojn\u00eb, por e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim p\u00ebr t\u00eb: Arb\u00ebri konsiderohet shum\u00eb i af\u00ebrt me qytetar\u00ebt, t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb, bizneset, njer\u00ebzit e njohur, t\u00eb saponjohur e t\u00eb panjohur, afrohet, i flet t\u00eb gjith\u00ebve, \u00ebsht\u00eb komunikativ, sociabil, p\u00ebrfshihet e viziton vende ku ka shum\u00eb frekuentim social dhe nuk i p\u00ebrton aspak p\u00ebrsh\u00ebndetjeve, ndejave e vizitave. Disa e p\u00ebrshkruajn\u00eb: \u201cNuk ka shansa mos me ta \u00e7el telefonin, n\u00ebse e th\u00ebrret.\u201d T\u00eb tjer\u00eb: \u201cTa merr zemr\u00ebn leht\u00eb, t\u00eb flet i pari.\u201d Dikujt q\u00eb nuk e njeh psikologjin\u00eb e sociologjin\u00eb, i duken absurde k\u00ebto kritere personaliteti social p\u00ebr t\u00eb matur sjelljen elektorale, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, tipi i personalitetit ekstravert, ka efekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb suksesin n\u00eb politik\u00eb, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me njer\u00ebz, me kontakte sociale, me hapje ndaj t\u00eb tjer\u00ebve etj. T\u00eb ngjashmet cil\u00ebsi i ka pasur edhe Lufti Haziri. Nj\u00eb shembull personal: E kam kritikuar p\u00ebr \u00e7do vit t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij lokale, por kur m\u00eb ka par\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ose kudo, e pamundur ka qen\u00eb t\u00eb mos ndalej p\u00ebr p\u00ebrsh\u00ebndetje. Natyrisht, n\u00eb demokraci, kushdo q\u00eb k\u00ebrkon vot\u00eb dhe ende nuk ka ardhur n\u00eb pushtet, b\u00ebhet m\u00eb sociabil, m\u00eb komunikativ, m\u00eb af\u00ebr me qytetar\u00ebt (edhe sjellja e Arbrit mund t\u00eb duket e till\u00eb, sepse synon pushtet dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me personalitet!), por kur arrin n\u00eb pushtet, e sidomos kur ka fitore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (p.sh., nj\u00eb i ri i panjohur si Albani e mundi Lut\u00ebn si figur\u00eb politike edhe e nivelit republikan), mund t\u00eb devijoj\u00eb rrug\u00ebn e komunikimit e t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb prepotent, m\u00eb pak modest, m\u00eb hat\u00ebrmbet\u00ebs me kritik\u00ebt, t\u00eb qeshet e ta humb shpejt kontaktin me sy si shp\u00ebrfillje prej superioriteti n\u00eb pushtet etj. Sidoqoft\u00eb, kjo nuk vlen p\u00ebr Arb\u00ebrin e Lut\u00ebn: dyt\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb komun\u00eb, shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me qytetar\u00ebt, edhe kur ishin n\u00eb pushtet, por edhe kur humb\u00ebn. Madje, p\u00ebr Lut\u00ebn ka nj\u00eb legjend\u00eb urbane: Ta plot\u00ebsoi apo jo k\u00ebrkes\u00ebn, nuk t\u00eb thoshte kurr\u00eb jo, po-po-po! \u201cEdhe kur ka qen\u00eb Arb\u00ebri n\u00ebnkryetar, n\u00eb pushtet, s\u00ebrish ta ka \u00e7el\u00eb telefonin!\u201d  &#8211; ma than\u00eb disa mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij, pa qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb e aktivist\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, por t\u00eb rreshtuar p\u00ebr votim t\u00eb LDK-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, nuk jam duke e dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin tim, por perceptimin social p\u00ebr kandidatin, sepse p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb ndjesh nevoj\u00ebn p\u00ebr komunikime jozyrtare, kur jan\u00eb krejt rrug\u00ebt ligjore e procedurale, se si komunikohet formalisht me zyrtar\u00ebt publik\u00eb.<\/p>\n<p>2. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2020, n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19, si n\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Arb\u00ebri ka realizuar dhjet\u00ebra takime n\u00eb terren, duke qen\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve, pavar\u00ebsisht shkall\u00ebs dhe m\u00ebnyrave t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve lokale. Kur disa vende t\u00eb rajonit po hapeshin m\u00eb shum\u00eb ndaj masave anti-COVID-19, Arb\u00ebri b\u00ebhej z\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb bizneseve, kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, q\u00eb vazhdonte me politika t\u00eb mbylljes. Kjo e afroi edhe m\u00eb shum\u00eb, ve\u00e7mas me sektorin e gastronomis\u00eb lokale.<\/p>\n<p>3. Ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb angazhimin e qeverisjes lokale, qoft\u00eb brenda LDK-s\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb komun\u00eb, si n\u00ebnkryetar. Gjithashtu, p\u00ebrvoja e tij n\u00eb biznes, me biznesin n\u00eb hyrje t\u00eb Novob\u00ebrd\u00ebs me Sh.P.K. Art Trade Group, i ndihmon atij t\u00eb njeh problemet e bizneseve, biznesmen\u00ebt dhe t\u00eb krijoj\u00eb ura lidh\u00ebse, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrkthehen p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje elektorale e financiare n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025 n\u00eb Gjilan. Si n\u00eb Kosov\u00eb, si kudo n\u00eb bot\u00eb, hyrja n\u00eb politik\u00eb nga fusha e biznesit, \u00ebsht\u00eb shpesh me sukses, ndon\u00ebse edhe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb bot\u00eb, kemi shembuj t\u00eb kund\u00ebrt, kur sado biznesmen i fuqish\u00ebm, nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb as mandatin e an\u00ebtarit t\u00eb Kuvendit Komunal, e l\u00ebre m\u00eb deputet apo pozit\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb lart\u00eb politike.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrpar\u00ebsia tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 cil\u00ebsive t\u00eb tij t\u00eb personalitetit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb politik\u00eb, qeverisje lokale e biznes \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryerja e p\u00ebrkrahjes qytetare kur i d\u00ebgjon n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, p\u00ebr rivalin Albanin dhe LVV-n\u00eb, pasi q\u00eb Gjilani ve\u00e7se e provoi k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb qeverisje, por nuk \u00ebsht\u00eb se pa rezultate t\u00eb k\u00ebnaqshme kapitale, p\u00ebr ta transformuar Gjilanin. Shum\u00eb gjilanas q\u00eb i njoh, m\u00eb thon\u00eb me mllef kur i pyes p\u00ebr performanc\u00ebn e Albanit n\u00eb Gjilan, duke m\u00eb rekomanduar t\u00eb shkoj n\u00eb Ferizaj, e t\u00eb shoh sa mbrapa kemi mbetur si komun\u00eb! Ky krahasim shpesh ka ardhur edhe p\u00ebr shkak t\u00eb stereotipave t\u00eb kaluara t\u00eb gjilanasve ndaj ferizajasve (demek ishim shum\u00eb m\u00eb lart se Ferizaj, e tash edhe Ferizaj na mundi si Gjilan?!), por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa projekteve t\u00eb Agim Aliut n\u00eb Ferizaj, ve\u00e7mas n\u00ebnkalimet, stacioni i autobus\u00ebve, transporti urban, por edhe duke e par\u00eb vet\u00eb zhvillimin e bizneseve e tregtis\u00eb n\u00eb Ferizaj, q\u00eb gjithashtu ka fat se ndodhet n\u00eb udh\u00ebkryqin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidh\u00ebs me Shkupin, Prishtin\u00ebn e autostrad\u00ebn p\u00ebrmes Shtimes, me Prizrenin.<br \/>\n5. N\u00ebse vota e Lutfi Hazirit do t\u00eb p\u00ebrcaktonte konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nes\u00ebr, e shtun\u00eb, dita e fundit sipas afatit nga interpretimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, 60 vota LVV-ja me Nism\u00ebn Socialdemokrate dhe 1 vot\u00eb e deputetit Haziri, me kushtin q\u00eb Qeveria e ardhshme nga LVV-ja, t\u00eb realizonte k\u00ebrkesat e deputetit nga Gjilani, si rifillimi dhe p\u00ebrfundimi i autostrad\u00ebs s\u00eb Gjilanit, rikthimi i investimit t\u00eb BERZH-it n\u00eb rrug\u00ebt rajonale n\u00eb Gjilan, zbatimi i programit t\u00eb BERZH-it p\u00ebr impiantin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza dhe p\u00ebrgjigje konkrete p\u00ebr k\u00ebrkesat e komunitetit t\u00eb Anamorav\u00ebs dhe qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo do t\u2019i ndihmonte politikisht edhe Arb\u00ebrit, sepse ky takt politik i Lut\u00ebs, si n\u00eb realizimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tij, si n\u00eb mosrealizim, do t\u2019i shkonin poena politik\u00eb Arb\u00ebrit n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, dhe do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej sadopak si ligj\u00ebrim elektoral  se \u201csa shum\u00eb b\u00ebn Luta e LDK-ja p\u00ebr Gjilanin\u201d, duke e ditur zem\u00ebrimin e gjilanasve p\u00ebr k\u00ebto projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se si kan\u00eb ecur deri m\u00eb tash nga Qeveria e Kurtit.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e Arb\u00ebrit<\/p>\n<p>1. Identifikimi me Lutfi Hazirin, sa e ndihmon Arb\u00ebrin, po aq edhe e d\u00ebmton, sepse konsiderohet se Luta e kontrollon, e ndikon dhe vet\u00eb Luta e ka sjell\u00eb \u201cnjeriun e tij\u201d, Arb\u00ebrin, pavar\u00ebsisht se ka figura n\u00eb LDK q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb angazhim, m\u00eb shum\u00eb vota dhe nuk kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahur nga Luta, si lider q\u00eb imponon vullnetin e tij n\u00eb Deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan. Fakti q\u00eb Luta ka humbur n\u00eb zgjedhjet e fundit me Albanin, ka edhe hezitim p\u00ebr ta votuar Arb\u00ebrin, sepse ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i Gjilanit, mbrapa Lut\u00ebs, dhe n\u00ebse Luta nuk ka qen\u00eb alternativ\u00eb n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2021, at\u00ebher\u00eb kur i pari nuk ka qen\u00eb opsion fitues, edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i dyti pas tij, Arb\u00ebri.<\/p>\n<p>2. P\u00ebrgjimi publik e d\u00ebmtoi moralisht dhe politikisht, figur\u00ebn e Arb\u00ebrit, t\u00eb popullarizuar n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19. M\u00eb 16 qershor 2020, nj\u00eb p\u00ebrgjim publik p\u00ebr komunikimin e Ab\u00ebrit si ish-N\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, me ish-Kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Qemajl Mustaf\u00ebn, publikohen k\u00ebto cop\u00ebza bisedash: \u201cMos harro me ma caktu nj\u00eb vend af\u00ebr teje. Jam i nderuar me punu af\u00ebr teje n\u00ebse ke nevoj\u00eb. Rruga e mbar\u00eb.\u201d Qemajli ia kthen: \u201cDo ta b\u00ebj nj\u00eb ekip p\u00ebr k\u00ebshilldh\u00ebnie dhe besoj krejt ka me qen\u00eb mir\u00eb.\u201d M\u00eb pas, Arb\u00ebri i thot\u00eb: \u201cNga nes\u00ebr un\u00eb e konsideroj veten pjes\u00eb e kabinetit Mustafa. N\u00ebse ty nuk t\u00eb pengon. T\u00eb fala!\u201d, i drejtohet Ismajli, i cili merr p\u00ebrgjigje pozitive nga Mustafa. \u201cHiq mos ta nin\u2019 shok. Kalo bukur!\u201d (Lexo dhe d\u00ebgjo p\u00ebrgjimin: P\u00ebrgjime: N\u00ebnkryetari i Gjilanit nga LDK-ja i laritej Qemajl Mustaf\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend pune!, 16 qershor 2020, Indeksonline.com, n\u00eb linkun: https:\/\/indeksonline.net\/pergjime-nenkryetari-i-gjilanit-nga-ldk-ja-i-laritej-qemajl-mustafes-se-pdk-se-per-nje-vend-pune-1\/)<\/p>\n<p>3. P\u00ebr shkak t\u00eb arsenalit m\u00eb pak t\u00eb zhvilluar teorik, por edhe m\u00eb pak populist, Arb\u00ebri jo vet\u00ebm nga un\u00eb, por nga shum\u00eb persona q\u00eb i kam pyetur, kan\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb: n\u00eb debat, Albani, me shum\u00eb gasa, do ta mund Arb\u00ebrin. Edhe sot thuhet: N\u00ebse Luta nuk do t\u00eb dilte me Albanin n\u00eb debat, ndoshta do t\u00eb nd\u00ebrronte rezultatin, sepse ishte gjat\u00eb n\u00eb pushtet dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbrohej nga kritikat. Edhe p\u00ebr Arb\u00ebrin thuhet: po t\u00eb isha konsulent p\u00ebr strategji t\u00eb tij elektorale, nuk do t\u2019ia rekomandoja daljen n\u00eb debat me Albanin, sepse me gjasa, mund ta humb. K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrshtypje tek e fundit edhe subjektive, por jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019i reflektuar.<\/p>\n<p>4. Pasi Arb\u00ebri vjen nga biznesi, n\u00eb ekonomi, njihet fenomeni i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb partner\u00ebve B2B, por edhe klient\u00ebve final\u00eb. Kur je biznes, e ve\u00e7mas n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare me aq shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr konsolidim e rritje n\u00eb biznes, ka pak\u00ebnaq\u00ebsi eventuale t\u00eb klient\u00ebve e partner\u00ebve, dhe k\u00ebto pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj biznesit, mund t\u00eb kthehen edhe n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr votim e vler\u00ebsim p\u00ebr kryetar t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ky fenomen njihet nga literatura teorike e empirike, dhe nuk e bazoj analiz\u00ebn n\u00eb pyet\u00ebsor me klient\u00ebt e biznesit n\u00eb fjal\u00eb, por po b\u00ebjm\u00eb analiz\u00eb objektive dhe po i zb\u00ebrthejm\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e mang\u00ebsit\u00eb e mundshme n\u00eb rezultatet zgjedhore. Pra, \u00ebsht\u00eb kundrim shkencor n\u00eb parimet e ekonomis\u00eb, e jo i bazuar n\u00eb ndonj\u00eb sondazh timin apo t\u00eb dikujt tjet\u00ebr p\u00ebr partner\u00eb e klient\u00eb t\u00eb nj\u00eb biznesi t\u00eb caktuar. Ve\u00e7se, t\u00eb kesh biznes, mund t\u00eb jet\u00eb thik\u00eb me dy tehe: edhe t\u00eb p\u00eblqehesh, edhe t\u00eb mos p\u00eblqehesh.<\/p>\n<p>5. Fushata e nisur nga eksponent\u00eb me gjas\u00eb t\u00eb LVV-s\u00eb se, se Arb\u00ebri si biznesmen, ka importuar bojler\u00eb (ngroh\u00ebs t\u00eb ujit) nga Serbia, pavar\u00ebsisht se nuk e ka efektin e fushat\u00ebs s\u00eb dikurshme n\u00eb fillimet e veta t\u00eb LVV-s\u00eb \u201cDuaje t\u00ebnden\u201d, sepse LVV-ja \u00ebsht\u00eb delegjitimuar me skandalin e blerjes s\u00eb energjis\u00eb edhe nga GEN-i, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mobilizon sentiment nacionalist, mund t\u00eb p\u00ebrkthehen me d\u00ebme kolaterale p\u00ebr kandidatin.<\/p>\n<p>6. Brendi i LDK-s\u00eb si n\u00eb nivel qendror, si n\u00eb at\u00eb lokal, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb top form\u00eb dhe kjo e d\u00ebmton n\u00eb mobilizim t\u00eb elektoratit. Po t\u00eb ishte Arb\u00ebri kandidat n\u00eb koh\u00ebn kur LDK-ja ka qen\u00eb n\u00eb trend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb elektoral si n\u00eb nivel lokal, si n\u00eb at\u00eb qendror, gjasat do t\u2019i kishte m\u00eb t\u00eb mira, prandaj t\u00eb garosh me brendin e nj\u00eb subjekti politik q\u00eb nuk i ka dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mb\u00ebshtetjes elektorale, duke u konfirmuar nga dy pal\u00eb zgjedhjesh t\u00eb fundit lokale e qendrore, \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim, mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur suksese elektorale, ndon\u00ebse jo e pamundshme.<\/p>\n<p>7. V\u00ebshtir\u00ebsia e Arb\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb qoft\u00eb para zgjedhjeve, qoft\u00eb n\u00eb balotazh t\u00eb mundsh\u00ebm, si front opozitar i p\u00ebrbashk\u00ebt lokal, p\u00ebr shkak t\u00eb involvimit t\u00eb shum\u00eb interesave t\u00eb ndryshme partiake, an\u00ebtar\u00ebve potencial\u00eb t\u00eb Kuvendit Komunal, jan\u00eb mang\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate t\u00eb d\u00ebshirueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstelacion forcash politike me rivalin LVV, e q\u00eb sipas gjasave, n\u00ebse diku ka pasur nj\u00ebfar\u00eb bastioni t\u00eb LVV-s\u00eb p\u00ebr vota masive, \u00ebsht\u00eb Gjilani, q\u00eb prej vitit 2010 e k\u00ebtej, ndon\u00ebse zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb treguar se bastionet jan\u00eb elastike.<\/p>\n<p>8. Nj\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb Gjilan, se Arb\u00ebri pavar\u00ebsisht se n\u00eb mandatin e fundit t\u00eb Lutfiut si Kryetar Komune, ishte n\u00ebnkryetar de jure, e ka luajtur rolin de facto, si kryetar komune, duke ushtruar kompetenca m\u00eb t\u00eb forta, se \u00e7do n\u00ebnkryetar tjet\u00ebr n\u00eb dy dekadat e fundit t\u00eb qeverisjes lokale n\u00eb Gjilan, prandaj nuk mund t\u00eb thuhet se edhe \u00ebsht\u00eb \u201ckryetar i paprovuar\u201d i Gjilanit, sepse e ka ushtruar thuajse de facto k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, dhe si p\u00ebr mir\u00eb, si p\u00ebr keq, faturat i shkojn\u00eb edhe Arb\u00ebrit, n\u00eb periudh\u00ebn 2018-2021. Barra m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb se Stadiumi i qytetit, keq ka filluar edhe n\u00eb vitin 2016 e tutje, por edhe n\u00eb mandatin e Albanit. Por edhe projekte t\u00eb tjera, si sheshi i ri, q\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe kishte mbetur n\u00eb gjysm\u00eb, e shum\u00eb hyrje-dalje t\u00eb Gjilanit. Sidoqoft\u00eb, sheshi i ri dhe hyrje-daljet e sh\u00ebtitorja nga kazerma e FSK-s\u00eb e deri tek Drini Market, i atribuohen mandatit qeveris\u00ebs t\u00eb Lut\u00ebs, e rrjedhimisht, edhe Arb\u00ebrit si n\u00ebnkryetar. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi a jan\u00eb financime edhe nga niveli qendror, se e nj\u00ebjta vlen nes\u00ebr edhe p\u00ebr Albanin e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>9. Mang\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb mobilizim t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr Arb\u00ebrin \u00ebsht\u00eb edhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e strukturave, Deg\u00ebs e N\u00ebndeg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe forumet e LDK-s\u00eb, pasi q\u00eb nuk ka qen\u00eb figur\u00eb krejt\u00ebsisht unanime e deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb, megjith\u00ebse z\u00ebrat n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike jan\u00eb bashkuar p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur Arb\u00ebrin, sepse p\u00ebrndryshe, humbin t\u00eb gjith\u00eb. Edhe n\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok brenda LDK-s\u00eb, energjia, vullneti e motivimi nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm, n\u00ebse nuk ndryshon di\u00e7ka me kalimin e koh\u00ebs e afrimit t\u00eb fushat\u00ebs elektorale. N\u00eb sukseset elektorale, p\u00ebr t\u00eb fituar gar\u00ebn e kryetarit t\u00eb ardhsh\u00ebm, jan\u00eb dy kritere kryesore: ta kesh mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha strukturave dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb partis\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb, por edhe ta kesh mb\u00ebshtetjen e mundshme t\u00eb votuesve edhe jasht\u00eb partis\u00eb t\u00ebnde ku b\u00ebn pjes\u00eb. Sa do t\u00eb arrij\u00eb Arb\u00ebri t\u00eb mobilizoj\u00eb e unifikoj\u00eb strukturat dhe an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb, do t\u00eb varet edhe nga vet\u00eb ai me qasjen e strategjin\u00eb e komunikimit, por edhe nga vullneti i stukturave t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb, p\u00ebr ta mundur Albanin.<\/p>\n<p>10. Arb\u00ebri q\u00eb pas kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr kryetar nga Dega e LDK-s\u00eb, me dy paraqitjet e tij t\u00eb fundit, ka b\u00ebr\u00eb gabime. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb emisionin e radiostarit \u2013 radiostacionit dhe portalit m\u00eb t\u00eb popullarizuar e m\u00eb me audienc\u00eb n\u00eb Anamorav\u00eb, ku Arb\u00ebri nuk b\u00ebri performanc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, madje as shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse fliste me p\u00ebrgjith\u00ebsime, diku thoshte \u201cmos m\u00eb kapni p\u00ebr numra e shifrash t\u00eb sakta\u201d, duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se ende nuk ka arritur ta kanalizoj\u00eb energjin\u00eb e durimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i informuar p\u00ebr zhvillimet e fundit e projektet n\u00eb Gjilan, e duke e th\u00ebn\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re, por t\u00eb pamjaftueshme, se \u201cpunimet do t\u00eb zhvillohen edhe nat\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos penguar komunikacionin dit\u00ebn\u201d, di\u00e7ka q\u00eb d\u00ebgjohet edhe n\u00eb biseda t\u00eb lira private nga kushdo. T\u00eb jesh kryetar i ardhsh\u00ebm i komun\u00ebs, duhesh n\u00eb \u00e7do paraqitje, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh tri-kat\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, ide t\u00eb m\u00ebdha, vizion transformues urban etj. Nd\u00ebrsa gabimin e dyt\u00eb amatoresk e b\u00ebri me vizit\u00ebn e fundit n\u00eb nj\u00eb ordinanc\u00eb private sh\u00ebndet\u00ebsore \u201cDiagnoza\u201d n\u00eb Gjilan. Si mund t\u00eb pretendosh t\u00eb jesh kryetar i ardhsh\u00ebm i Gjilanit, e t\u00eb mos shkosh s\u00eb pari n\u00eb t\u00eb gjitha ambulancat lokale publike (e jo s\u00eb pari n\u00eb ordinanc\u00eb private!), madje edhe n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb me nivelin qendror, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb ve\u00e7mas me pacient\u00ebt e familjar\u00ebt e pacient\u00ebve t\u00eb Gjilanit (pa p\u00ebrjashtuar edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kamenic\u00ebs, Novob\u00ebrd\u00ebs, Ranillugut, Parteshit, Vitis\u00eb)?! Si mund t\u00eb jesh kryetar i ardhsh\u00ebm i Gjilanit, e t\u00eb vizitosh s\u00eb pari nj\u00eb ordinanc\u00eb private?! Ordinancat private duhet t\u2019i vizitosh, por vizitat duhet t\u2019i b\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjitha ordinancat private, sepse ti si kryetar i ardhsh\u00ebm i Gjilanit, prioritet do t\u2019i kesh ambulancat lokale publike, bashk\u00ebpunimin me Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb nivelit qendror, dhe m\u00eb pas, pse jo, edhe bashk\u00ebpunim e krijim t\u00eb kushteve infrastrukturore etj., p\u00ebr \u00e7do ordinanc\u00eb private. Pra, gjith\u00e7ka shkon sipas rendit, viziton ambulancat lokale publike, Spitalin e Gjilanit, e pastaj \u00e7do ordinanc\u00eb private, pa e dalluar asnj\u00ebr\u00ebn, sepse nuk duhesh t\u00eb favorizosh n\u00eb promovim vet\u00ebm nj\u00eb ordinanc\u00eb private si Diagnoza, me gjith\u00eb respektin p\u00ebr t\u00eb, por edhe Olive, edhe Avicena, edhe Biolab etj.<\/p>\n<p>11. Si Albani, si Arb\u00ebri, po e p\u00ebrs\u00ebrisin gabimin e nj\u00ebjt\u00eb: p\u00ebrzgjedhjen super t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb ekipit. Kur votuesi mendon p\u00ebr vot\u00ebn e tij, e p\u00ebrfytyron jo vet\u00ebm se kush do t\u00eb jet\u00eb kryetari, por edhe me k\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb kryetari i ardhsh\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e mandatit qeveris\u00ebs lokal. Deri tash, nga ajo q\u00eb duket n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike e postime, Arb\u00ebri nuk ka zgjedhur p\u00ebrreth tij, nj\u00eb ekip t\u00eb fuqish\u00ebm profesional, kredibil, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr Komun\u00ebn e Gjilanit.<\/p>\n<p>12. P\u00ebr t\u00eb matur mang\u00ebsit\u00eb e Arb\u00ebrit, si p\u00ebr Albanin, p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar n\u00eb mandatin e fundit t\u00eb Lut\u00ebs, mund t\u2019i referohemi edhe raporteve vjetore t\u00eb ZAP-it p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit, e ve\u00e7mas prej vitit 2018-2021, sepse Arb\u00ebri e filloi pun\u00ebn si n\u00ebnkryetar i Gjilanit, n\u00eb vitin 2018. P\u00ebr vitin 2018, ZAP konstaton k\u00ebto parregullsi p\u00ebr qeverisjen lokale t\u00eb Lufti Hazirit si kryetar dhe Arb\u00ebrit si n\u00ebnkryetar t\u00eb Gjilanit: Realizimi i ul\u00ebt i buxhetit p\u00ebr investime kapitale dhe subvencione. Komuna gjat\u00eb k\u00ebtij viti ka arritur t\u00eb shpenzoj\u00eb buxhetin p\u00ebr investime kapitale vet\u00ebm 79% si dhe 75% p\u00ebr subvencione. Shkaktar t\u00eb ekzekutimit t\u00eb ul\u00ebt jan\u00eb vonesat n\u00eb realizimin e kontratave. Prona komunale t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm pa procedura t\u00eb ankandit. Kompensimi i pagave n\u00eb kund\u00ebrshtim me Aktin e Em\u00ebrimit. <\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb gradimit n\u00eb vitet e m\u00ebhershme, dhe ndryshimi apo rritja e koeficienteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa u siguruar se komuna kishte mund\u00ebsi financiare apo duke mos marr parasysh ndikimin financiar p\u00ebr k\u00ebto pozita, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen edhe tani n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet e themelimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs. Mang\u00ebsi n\u00eb certifikimin e pagesave. Tejkalimi i vler\u00ebs s\u00eb kontratave &#8211; Komuna e Gjilanit p\u00ebr \u201cFurnizim me dru p\u00ebr ngrohje Lot 1\u201d e n\u00ebnshkruar me 20\/09\/2017, vlera e p\u00ebrgjithshme e furnizimit ishte 217,428\u20ac, (kontrata nuk ishte kontrate korniz\u00eb, por kontrat\u00eb me terma fiks). Gjat\u00eb vitit 2017 dhe 2018, komuna ishte furnizuar me 310,635\u20ac, duke tejkaluar kontrat\u00ebn p\u00ebr 93,207\u20ac. Gjat\u00eb vitit 2015- 2018, komuna kishte marr sh\u00ebrbime t\u00eb transportit n\u00eb vler\u00eb prej 37,185\u20ac, duke tejkaluar kontrat\u00ebn p\u00ebr 12,292\u20ac m\u00eb shum\u00eb se \u00ebsht\u00eb e lejuar me LPP. Kjo ka ndodhur pasi q\u00eb menaxheri i kontrat\u00ebs nuk mban sh\u00ebnime p\u00ebr nivelin e sasive t\u00eb furnizuara n\u00eb funksion t\u00eb kontrollit p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tejkalimin e sasis\u00eb s\u00eb kontraktuar dhe po ashtu si pasoj\u00eb q\u00eb sasia e pamjaftueshme e kontraktuar t\u00eb p\u00ebrmbush nevojat reale t\u00eb komun\u00ebs. Komuna p\u00ebr dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin ka lidhur kontrat\u00eb korniz\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb parashikuar prej 103,600\u20ac p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb prokurimit. Gjat\u00eb hartimit t\u00eb dosjes s\u00eb tenderit Zyra e Prokurimit e ka rritur sasin\u00eb e sip\u00ebrfaqes p\u00ebr dezinsektim n\u00eb 79,500ha, duke e marr vler\u00ebn e parashikuar n\u00eb vend t\u00eb sip\u00ebrfaqes. Gabimi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur deri n\u00eb fillimin e ekzekutimit si pasoj\u00eb e mosfunksionimit t\u00eb kontrolleve t\u00eb brendshme n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurimit. Pas v\u00ebrejtjes s\u00eb gabimit nga ana e jon\u00eb, komuna ka k\u00ebrkuar shk\u00ebputjen e kontrat\u00ebs dhe me marr\u00ebveshje edhe t\u00eb OE, e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur. Rishikimi yn\u00eb i angazhimeve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve me kontrat\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta ka identifikuar se komuna gjat\u00eb vitit 2018 kishte t\u00eb angazhuar 119 pun\u00ebtor\u00eb me kontrat\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta. N\u00eb 31 t\u00eb angazhuarit n\u00eb administrat\u00eb, 39 raste t\u00eb angazhuarit n\u00eb arsim dhe 12 raste t\u00eb angazhuarit n\u00eb teat\u00ebr komuna i ka mbajtur k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 6 muaj brenda nj\u00eb viti duke tejkaluar kufizimin ligjor prej 6 muaj. <\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb angazhuarit n\u00eb administrat\u00eb angazhimi i personave ka ndodhur pasi q\u00eb komuna ka mbi 40 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb suspenduar p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve penale nga ana e prokuroris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr stafin tjet\u00ebr komuna nuk ka buxhet t\u00eb aprovuar p\u00ebr personel shtes\u00eb. Ndarja e subvencioneve n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren komunale &#8211; subvencioni i ndar\u00eb p\u00ebr Teatrin e Qytetit n\u00eb vler\u00eb prej 8,200\u20ac mungonte marr\u00ebveshja si\u00e7 k\u00ebrkohet me nenin 13 t\u00eb Rregullores Komunale. Me rastin e subvencionimit t\u00eb botimit t\u00eb Librit \u201cGjilani-terrori, represioni dhe eksodi 1944- 1956\u201d, n\u00eb shum\u00ebn 500\u20ac p\u00ebrfituesi nuk kishte sjell kurrfar\u00eb raporti n\u00eb komun\u00eb. Ngjash\u00ebm kishte ndodhur edhe me rastin e subvencionimit t\u00eb Radio Gjilanit n\u00eb shum\u00ebn prej 2,000\u20ac, p\u00ebrfituesi nuk kishte sjell raportet si\u00e7 k\u00ebrkohet n\u00eb nenin 3.2 t\u00eb marr\u00ebveshjes. Sipas nenit 2 t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr subvencionim n\u00eb mes t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe Medreses\u00eb s\u00eb Mesme \u201cAlaudin\u201d, Dega-Gjilan, sasia e naft\u00ebs p\u00ebr ngrohje q\u00eb e subvenciononte komuna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion ishte 2,500 litra. N\u00eb baze t\u00eb fatur\u00ebs nga furnizuesi i derivateve (OE) kjo organizat\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018 ka p\u00ebrfituar 3,000 litra naft\u00eb apo 500 litra m\u00eb shume se sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb marr\u00ebveshje (p\u00ebrfitimi n\u00eb vler\u00eb 2,910\u20ac, apo 485\u20ac me shum\u00eb). Shuma i \u00ebsht\u00eb transferuar kompanis\u00eb furnizuese e jo p\u00ebrfituesit. P\u00ebr projektin \u201cG\u00ebzuar Viti i Ri 2018\u201d n\u00eb vler\u00eb 3,850\u20ac, Komuna nuk kishte aplikuar procesin e aplikimit p\u00ebrmes thirrjes publike n\u00eb ket\u00eb procedur\u00eb, tek n\u00eb gjysma e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2018 komuna kishte filluar t\u00eb aplikon thirrje publike p\u00ebr subvencionim. N\u00eb pes\u00eb pagesa n\u00eb vler\u00eb prej 89,948.45\u20ac t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin projektit p\u00ebr rregullimin e shtratit t\u00eb lumit Mirusha, kemi v\u00ebrejtur ndryshime n\u00eb pozicione nga paramasa e kontraktuar me at\u00eb t\u00eb realizuar. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si rezultat i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve dhe t\u00eb cilat ndryshime jan\u00eb aprovuar n\u00eb papajtueshm\u00ebri me procedurat nga Kuvendi Komunal. Sa p\u00ebr ilustrim: si rezultat i vendimit t\u00eb KK pun\u00ebt e shtratit dhe kanalizimit ishin t\u00eb kontraktuara n\u00eb vler\u00eb 1,818,730\u20ac, nd\u00ebrsa jan\u00eb ekzekutuar 538,189\u20ac apo 70% m\u00eb pak, pun\u00ebt e mbulimit n\u00eb kanalizim ishin t\u00eb kontraktuara 389,088\u20ac, e jan\u00eb realizuar 1,208,033\u20ac apo 210% m\u00eb shum\u00eb. Projekte pa plan detal t\u00eb nd\u00ebrtimit &#8211; Kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb komun\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. Inicimi i projekteve pa buxhet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Vonesa n\u00eb ark\u00ebtimin e t\u00eb hyrave nga qirat\u00eb. (ZAP, qershor 2019, Prishtin\u00eb, n\u00eb: https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2019\/06\/1.Raporti-i-Auditimit-p%C3%ABr-komun%C3%ABn-e-Gjilanit-2018-Shqip.pdf)<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2019, ZAP konstaton: Keqklasifikimi i shpenzimeve n\u00eb kategori ekonomike. Komuna kishte kryer pagesa nga kategorit\u00eb e gabuara n\u00eb vler\u00eb 176,912\u20ac. Dh\u00ebnia me qira e pron\u00ebs komunale pa i respektuar procedurat. Komuna nuk i ka zbatuar plot\u00ebsisht k\u00ebrkesat e dala nga ligji 06\/L-092, p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim dhe k\u00ebmbim t\u00eb pron\u00ebs se paluajtshme komunale. Zyrtar\u00ebt nuk kan\u00eb ofruar ndonj\u00eb shpjegim p\u00ebr moszbatim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ligjore. Kompensimi i pagave jo n\u00eb pajtim me Aktet e Em\u00ebrimit. Pagesa e punonj\u00ebsve n\u00eb kund\u00ebrshtim me akt em\u00ebrimet\/kontratat e pun\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelje ligjore, ekspozon komun\u00ebn ndaj padive gjyq\u00ebsore q\u00eb mund shkaktojn\u00eb shpenzime shtes\u00eb p\u00ebr Komun\u00ebn. Mosp\u00ebrgatitja planit vjetor p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr OJQ. Komuna nuk e kishte p\u00ebrgatitur Planin Vjetor p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb OJQ-ve. Arsyetimi i vet\u00ebm nga zyrtar\u00ebt e Komun\u00ebs ka qen\u00eb q\u00eb ne nuk e p\u00ebrgatisim nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i fermer\u00ebve ishin p\u00ebrfitues t\u00eb dy e m\u00eb shum\u00eb subvencioneve. Sipas Drejtoris\u00eb p\u00ebr Bujq\u00ebsi, arsyeja pse personat e nj\u00ebjt\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb subvencione \u00ebsht\u00eb sepse disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr nga vlera, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb e arsyeshme t\u00eb eliminohen p\u00ebrfituesit e nj\u00ebjt\u00eb. Shp\u00ebrblimi me kontrat\u00eb pa i plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat administrative t\u00eb dosjes s\u00eb tender\u00ebve. Tek procedura e prokurimit \u201cV\u00ebrbic\u00eb e Zhegovcit \u2013 Sllovi\u201d n\u00eb vler\u00eb 1,346,909\u20ac k\u00ebrkes\u00eb e dosjes s\u00eb tenderit ishte q\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb ken\u00eb ekskavator t\u00eb kapacitetit 04-1m3 dhe 3-4m3, si dhe operatori ekonomik duhet t\u00eb posedoj\u00eb dy grejder minimum 12 ton. <\/p>\n<p>Operatori ekonomik fitues nuk kishte ofruar d\u00ebshmi se i plot\u00ebson k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb dosjes s\u00eb tenderit. Mungesa e menaxher\u00ebve t\u00eb projektit &#8211; N\u00eb tri raste t\u00eb testuara t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit p\u00ebr investimet kapitale, Komuna nuk kishte em\u00ebruar menaxher t\u00eb projektit si\u00e7 k\u00ebrkohet me Rregullore. Sipas zyrtar\u00ebve komunal\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr arsye se Komuna ka t\u00eb lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani private p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e pun\u00ebve t\u00eb cilat i ekzekuton Komuna. Kryetari i komisionit p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb tenderit \u201cHapja e rrug\u00ebve sipas planeve rregulluese\u201d, ishte caktuar edhe menaxher projektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Sipas komun\u00ebs, kjo kishte ndodhur n\u00eb munges\u00eb t\u00eb njohurive p\u00ebr k\u00ebrkesat e rregullores q\u00eb shmangin konfliktin e interesit. P\u00ebr kontrat\u00ebn korniz\u00eb \u201cMir\u00ebmbajtja teknike e objekteve n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb k\u00ebrkuese n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit\u201d, n\u00eb 12 pozicione ka tejkaluar sasin\u00eb totale indikative t\u00eb kontrat\u00ebs korniz\u00eb. N\u00eb total p\u00ebr k\u00ebto pozicione p\u00ebr tre vite maksimumi i pagesave do duhej t\u00eb ishte 40,095\u20ac, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2019 jan\u00eb paguar 191,136\u20ac, apo 151,041\u20ac m\u00eb shum\u00eb. Tejkalimi p\u00ebr nj\u00eb pozicion ishte 13,430 nj\u00ebsi, nd\u00ebrsa pozicionet e tjera kan\u00eb tejkalime m\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00ebsive. Projekti \u201dHapja e rrug\u00ebve sipas planeve rregulluese\u201d nuk kishte projekt ekzekutiv t\u00eb nd\u00ebrtimit. Kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkuese lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ligjore. Inicimi i projekteve pa buxhet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Vonesa n\u00eb fillimin e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit, vonesa n\u00eb vler\u00ebsim dhe njoftimet p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontratave jan\u00eb publikuar me vones\u00eb. Mbivler\u00ebsimi\/n\u00ebnvler\u00ebsimi i pasuris\u00eb kapitale. Vlera totale e pasurive jokapitale n\u00ebn vler\u00ebn 1,000\u20ac n\u00eb PFV ishte 1,307,174\u20ac. Komuna nuk p\u00ebrdor\u00eb programin E-pasuria p\u00ebr evidentimin dhe menaxhimin e pasuris\u00eb n\u00ebn 1,000\u20ac. Komuna aplikon programin Excel p\u00ebr evidentimin e k\u00ebsaj pasurie. (ZAP, qershor 2020, Prishtin\u00eb, n\u00eb: https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2020\/07\/Raporti-i-auditimit_K_Gjilanit-2019-Shqip.pdf)<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2020, ZAP konstaton: Mosrespektim i hapave p\u00ebr procedimin e pagesave sipas Rregullave Financiare &#8211; Nga zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs, nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr rastet. Kjo ishte si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb duhur t\u00eb kontrollit me rastin e procesimit t\u00eb pagesave. Ndarje jo e duhur e detyrave n\u00eb procesin e prokurimit dhe si dhe shp\u00ebrblimi me kontrat\u00eb pa i plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat administrative t\u00eb dosjes s\u00eb tender\u00ebve. Mungesa e projekteve ekzekutive t\u00eb nd\u00ebrtimit. Keqklasifikimi i shpenzimeve n\u00eb kategori ekonomike. Komuna kishte kryer pagesa nga kategorit\u00eb e gabuara ekonomike n\u00eb vler\u00eb 182,859\u20ac. Pagesa e pagave me koeficient me t\u00eb ul\u00ebt s\u00eb sa n\u00eb Akt Em\u00ebrime. <\/p>\n<p>Shp\u00ebrblimi me kontrat\u00eb pa i plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat administrative t\u00eb dosjes s\u00eb tender\u00ebve. Tek procedura e prokurimit &#8220;Sigurimi i Automjeteve t\u00eb Komun\u00ebs&#8221; k\u00ebrkes\u00eb e dosjes s\u00eb tenderit ishte q\u00eb Operatori Ekonomik fitues t\u00eb ofroj\u00eb d\u00ebshmi se ka p\u00ebrfunduar me sukses kontrata t\u00eb ngjashme, n\u00eb vler\u00eb minimale jo m\u00eb pak se 160,000\u20ac, n\u00eb tre vitet e fundit. Nd\u00ebrsa Operatori Ekonomik ka ofruar d\u00ebshmi vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 111,087\u20ac. Zyrtar\u00ebt e prokurimit pohojn\u00eb se ky ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gabim teknik. Mosp\u00ebrgatitja planit vjetor p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr OJQ. Komuna e kishte p\u00ebrgatitur Planin Vjetor p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb OJQ-ve dhe e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, mir\u00ebpo ky plan nuk p\u00ebrfshinte subvencionimet e OJQ-ve q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb vitin 2020, por p\u00ebrmban vet\u00ebm subvencionimet e OJQ-ve n\u00eb fush\u00ebn e Kultur\u00ebs q\u00eb do t\u00eb jepen gjat\u00eb vitit 2021. Tejkalim i sasive t\u00eb kontraktuara &#8211; P\u00ebr kontrat\u00ebn korniz\u00eb \u201cMir\u00ebmbajtja teknike e objekteve n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb k\u00ebrkuese n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit\u201d, n\u00eb vler\u00eb prej 711,089\u20ac, Komuna p\u00ebr 12 pozicione ka tejkaluar sasin\u00eb totale t\u00eb k\u00ebtyre pozicion\u00ebve t\u00eb kontrat\u00ebs korniz\u00eb. N\u00eb total p\u00ebr k\u00ebto pozicione, p\u00ebr tre vite maksimumi i pagesave do duhej t\u00eb ishte 40,095\u20ac. P\u00ebr k\u00ebto pozicione kishte tejkalime edhe n\u00eb vitin 2019, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr k\u00ebto pozicioni ishin paguar edhe 125,371\u20ac. Inicimi i projekteve pa zotim paraprak t\u00eb fondeve. Vonesa n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit. Mbivler\u00ebsimi\/n\u00ebnvler\u00ebsimi i pasuris\u00eb kapitale. Mosp\u00ebrdorimi i sistemit e-pasuria dhe mungesa e rregulloreve t\u00eb brendshme p\u00ebr pasuri. Komuna e Gjilanit nuk ka Lib\u00ebr t\u00eb Faturave ku b\u00ebh\u00ebt protokollimi i faturave t\u00eb pranuara. Zyrtar\u00ebt Komunal\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb softuer p\u00ebr protokollimin e faturave, mir\u00ebpo nuk ka ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb verifikon sakt\u00ebsin\u00eb e tij. Poashtu n\u00eb mostrat e testuara nuk kemi gjetur ndonj\u00eb d\u00ebshmi se faturat e pranuara jan\u00eb evidentuar (protokolluar). Shtat\u00eb fatura n\u00eb vler\u00eb prej 26,129\u20ac, ishin paguar pas skadimit t\u00eb afatit prej 30 dit\u00eb. <\/p>\n<p>Arsye e vones\u00ebs sipas zyrtar\u00ebve komunal\u00eb p\u00ebr mospagimin e faturave n\u00eb afat ishte mungesa e buxhetit. (ZAP, qershor 2021, Prishtin\u00eb, n\u00eb: https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2021\/06\/RaportiAuditimit_K_GL_2020_Shqip.pdf)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Arb\u00ebr Ismajli \u00ebsht\u00eb zyrtarisht kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Zgjedhjet Lokale t\u00eb tetorit 2025, nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb. Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb strukturat e LDK-s\u00eb. Si n\u00ebnkryetar i FR-s\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, ishte n\u00eb periudh\u00ebn 2000-2004. Ishte an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, Dega n\u00eb Gjilan, prej 2010-2015. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209625","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209625"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209625\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}