{"id":209727,"date":"2025-07-26T19:34:30","date_gmt":"2025-07-26T17:34:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=209727"},"modified":"2025-07-26T19:34:30","modified_gmt":"2025-07-26T17:34:30","slug":"avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-riad-rashitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-riad-rashitit\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku p\u00ebr Radio Star: Analiz\u00eb mbi kandidatur\u00ebn e Riad Rashitit"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Riad Rashiti \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, nga PDK-ja. I lindur n\u00eb vitin 1977, Riadi bashk\u00eb me kandidatin Arb\u00ebr Ismajlin nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe Nazim Gagic\u00ebn nga AAK-ja, jan\u00eb tre kandidat\u00ebt e Gjenerat\u00ebs X (t\u00eb lindur prej vitit 1965 deri 1980) q\u00eb garojn\u00eb me Alban Hysenin e LVV-s\u00eb e Ilir Poroshtic\u00ebn e List\u00ebs GUXO t\u00eb Gjenerat\u00ebs Y milenial (1981-1996). <\/p>\n<p>Riadi i takon gjenerat\u00ebs midis Baby Boomers dhe Milenial\u00ebt, duke u quajtur edhe \u201cbaby bust\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb vendet e zhvilluara per\u00ebndimore (ndon\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb kjo nuk vlen, pasi nataliteti ishte i lart\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb), t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u rrit\u00ebn me kompjuter\u00eb personal\u00eb dhe kanale televizive nd\u00ebrkomb\u00ebtare si MTV, duke p\u00ebrjetuar ngjarje t\u00eb m\u00ebdha globale si: Lufta e Ftoht\u00eb dhe r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit (1989), krizat energjetike t\u00eb viteve \u201970-\u201980, recesionet e shpeshta ekonomike, AIDS dhe l\u00ebvizja p\u00ebr \u201cseks t\u00eb sigurt\u201d, shpesh t\u00eb perceptuar si t\u00eb pavarur, skeptik\u00eb dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr balanc\u00ebn jet\u00eb-pun\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb politik\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqindje e lart\u00eb identifikohen si t\u00eb pavarur politikisht (44%), me ndikim t\u00eb madh kulturor nga muzika e Nirvan\u00ebs, Pearl Jam, hip-hop Tupac, Jay-Z, dhe n\u00eb arg\u00ebtim Will Smith, Queen Latifah etj. (Disa nga k\u00ebto karakteristika vlejn\u00eb p\u00ebr brezin X t\u00eb lindur n\u00eb Per\u00ebndim, por jo n\u00eb Kosov\u00eb). K\u00ebto karakteristika t\u00eb k\u00ebtij brezi n\u00eb Per\u00ebndim, dallojn\u00eb me disa rrethana politike, historike, sociale, ekonomike e kulturore t\u00eb Riadit n\u00eb Kosov\u00eb, pasi q\u00eb f\u00ebmij\u00ebria e hershme dhe e mesme e Riadit ishte me fillimin e protestave t\u00eb vitit 1981, p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb, shfuqizimit t\u00eb autonomis\u00eb 1989, e pastaj nga mosha 13 vje\u00e7are, Riadi deri n\u00eb mosh\u00ebn 22 vje\u00e7are, u rrit me jet\u00ebn paralele t\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta e luft\u00ebn e fundit 1998-1999, e ku prej k\u00ebsaj moshe ndikohen nga tranzicion i gjat\u00eb prej sistemit politik shtyp\u00ebs jugosllav n\u00eb administrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe periudh\u00ebn post-pavar\u00ebsi, ndikimin e medieve sociale, internetit, globalizmit etj. Riadi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Fakultetin Ekonomik p\u00ebr menaxhment dhe informatik\u00eb me sistem kat\u00ebrvje\u00e7ar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, dhe m\u00eb pas p\u00ebrfundoi magjistratur\u00ebn n\u00eb menaxhment financiar n\u00eb Universitetin e Ljubljan\u00ebs n\u00eb Slloveni. N\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb PDK-s\u00eb 2009-2013, ishte an\u00ebtar i Kuvendit Komunal (2009-2011), Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, n\u00eb periudh\u00ebn 2012-2013, me em\u00ebrimin nga ish-Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Qemajl Mustafa, bashk\u00ebvendas nga fshati Malishev\u00eb. N\u00eb zgjedhjet komunale 2013-2017, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Lutfi Haziri si Kryetar i Gjilanit nga LDK-ja, u zgjodh s\u00ebrish an\u00ebtar i Kuvendit Komunal. S\u00eb fundi, n\u00eb koalicion t\u00eb LVV-s\u00eb me PDK-n\u00eb n\u00eb Gjilan, Riadi ishte Drejtor p\u00ebr Buxhet dhe Financa, deri sa u prish koalicioni LVV-PDK. Gjithashtu, Riadi ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb biznes, duke qen\u00eb mjaft i ngjash\u00ebm n\u00eb profil politikani lokal, si me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb qeverisje lokale, si n\u00eb biznes, si n\u00eb gjenerat\u00eb, me Arb\u00ebr Ismajlin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Riadit<\/p>\n<p>1. Riadi b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Gjenerat\u00ebn X, gjenerat\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb Baby Boomers dhe Gjenerat\u00ebs X &#8211; Milenial\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb kandidat me mosh\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pjekur n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>2. Riadi ka p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si n\u00eb politik\u00eb, si n\u00eb biznes, kompani sigurimi, duke e ndihmuar t\u00eb jet\u00eb kompetent n\u00eb qeverisjen lokale.<\/p>\n<p>3. Riadi \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb qeverisjen lokale p\u00ebr angazhim aktiv opozitar, duke mos qen\u00eb politikan i panjohur p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit, p\u00ebr dallim nga Ilir Poroshtica i List\u00ebs GUXO, q\u00eb njihet si arkitekt, por jo si politikan.<\/p>\n<p>4. Riadi ka p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr debatues t\u00eb fort\u00eb politik, m\u00eb i miri deri m\u00eb tash n\u00eb kritikat ndaj pushtetit lokal me shkrime, burime, referenca, dokumente, postime fejsbukiste, por edhe me z\u00eb e figur\u00eb (n\u00eb debatet publike verbale). E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, ndon\u00ebse Albani do ta gjej\u00eb arsyetim p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb n\u00eb debat me kandidatin e supozuar t\u00eb tret\u00eb me vota n\u00eb Gjilan, n\u00ebse do t\u00eb hynte n\u00eb debat me Riadin, do ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nga grumbullimi i informacioneve q\u00eb ka Riadi p\u00ebr qeverisjen lokale e kritikat ndaj Albanit si Kryetar Komune.<br \/>\n5. Riadi ka fjalor t\u00eb fuqish\u00ebm politik dhe kjo e ndihmon n\u00eb ballafaqim me kund\u00ebrkandidat\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb kandidat serioz n\u00eb gar\u00eb. Gjithashtu, e ka nisur pozitivisht fushat\u00ebn me video-prezantime e titra, si me platform\u00ebn https:\/\/riadrashiti.com\/, gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb e t\u00eb pasurohet me ofert\u00eb, ide, alternativa e projekte konkrete p\u00ebr zhvillimin e qytetit e komun\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e Riadit<\/p>\n<p>1. Riadi garon me brendin e PDK-s\u00eb, q\u00eb n\u00eb Gjilan, prej vitit 2013-2025, e ka vendin e tret\u00eb p\u00ebr fuqi politike dhe nuk ka ndonj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025.<\/p>\n<p>2. Gjilani, Peja, Prishtina, Gjakova, jan\u00eb kat\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kosov\u00ebs nga shtat\u00eb prej tyre &#8211; me Mitrovic\u00ebn, Prizrenin e Ferizajn q\u00eb jan\u00eb edhe komuna me p\u00ebrafri t\u00eb madhe me PDK-n\u00eb, q\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale e t\u00eb p\u00ebrgjithshme, e kan\u00eb konsideruar PDK-n\u00eb si parti rurale, \u201ckrah i luft\u00ebs\u201d, me stereotipin \u201cparti e Drenic\u00ebs\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn Gjilani vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2013, ku PDK-ja i fitoi zgjedhjet lokale historike, me n\u00eb krye Qemajl Mustaf\u00ebn, p\u00ebr dy mandate si ish-Kryetar Komune i Gjilanit nga PDK-ja. Prandaj, pavar\u00ebsisht kandidatur\u00ebs s\u00eb Riadit, vetive personale, profesionale dhe eksperienc\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb fitorja n\u00eb Gjilan, garimi n\u00eb zgjedhje lokale me mark\u00ebn e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>3. Riadi konsiderohet si pjes\u00eb e ish-grupit t\u00eb Qemajl Mustaf\u00ebs, i cili n\u00eb qeverisjen e tij dhe pas p\u00ebrfundimit, u p\u00ebrball p\u00ebr disa vjet me akuza p\u00ebr korrupsion me shum\u00eb zyrtar\u00eb komunal\u00eb &#8211; ndon\u00ebse u shpall i pafajsh\u00ebm pas nj\u00eb raundi t\u00eb gjat\u00eb me dyshimin p\u00ebr korrupsion, dhe kjo ka d\u00ebmtuar popullaritetin e \u00e7do ish-bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb tij partiak, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Riadin q\u00eb ishte drejtor n\u00eb qeverisjen e Mustaf\u00ebs dhe nuk ishte akuzuar fare p\u00ebr afera korruptive. N\u00eb politik\u00eb, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe thashethemat e perceptimet publike, qofshin edhe krejt t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>4. Si \u00e7do kund\u00ebrkandidat i tij, ballafaqohet me nj\u00eb ekip t\u00eb dob\u00ebt para, gjat\u00eb e n\u00eb fushat\u00eb, duke mos u afruar n\u00eb PDK, individ\u00eb me pesh\u00eb publike, me komptenca profesionale dhe besueshm\u00ebri kreative te publiku i gjer\u00eb gjilanas.<\/p>\n<p>5. Prishja e koalicionit me LVV-n\u00eb n\u00eb Gjilan dhe shk\u00ebputja e disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb duke q\u00ebndruar me Albanin, p\u00ebrfshir\u00eb N\u00ebnkryetaren e Komun\u00ebs dhe dy drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga radh\u00ebt e veta, rezultoi m\u00eb shum\u00eb me ligj\u00ebrimin fitues t\u00eb Albanit e LVV-s\u00eb, sesa t\u00eb PDK-s\u00eb e Riadit, duke u interpretuar n\u00eb publik se, prishja ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit brenda e jasht\u00eb Gjilanit, e jo p\u00ebr arsye parimore q\u00eb Albani nuk bashk\u00ebpunonte me partnerin e koalicionit (PDK) n\u00eb qeverisjen lokale. Pavar\u00ebsisht se as Albani nuk ishte parimor p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do vendim e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur anulime selektive vendimesh, Albani n\u00eb publik e n\u00eb qarkullimin e legjendave urbane, e fitoi diskursin me ish-partnerin, Riadin e PDK-n\u00eb. PDK-ja b\u00ebri gabim q\u00eb nuk dha m\u00eb shum\u00eb sqarime p\u00ebr braktisjen e koalicionit me LVV-n\u00eb e Albanin. Versioni i Riadit ishte si n\u00eb vijim, p\u00ebr prishjen e koalicionit me LVV-n\u00eb n\u00eb Gjilan: \u201cS\u00eb fundmi q\u00eb me lidh\u00eb problemin deri n\u00eb fund, ka ardh\u00eb si pasoj\u00eb e moskomunikimit apo moskonsultimit dhe mosdurimit si dhe kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb s\u00eb kryetarit p\u00ebr tri vendimet t\u00eb cilat kan\u00eb ardh\u00eb n\u00eb Kuvendin Komunal q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shfuqizimin e tri vendimeve t\u00eb ish qeverisjes s\u00eb LDK-s\u00eb. K\u00ebto tri vendime kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore n\u00eb n\u00ebnzon\u00ebn e Bllokut \u201cB3\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit rregullues urban \u201cKodra e That\u00eb\u201d, n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut \u201cB4\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit rregullues urban \u201cKodra e That\u00eb\u201d dhe n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut \u201cI\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit rregullues urban \u201cLivadhet e Arapit\u201d. Ne kemi k\u00ebrku q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb diskutohet m\u00eb holl\u00ebsisht q\u00eb pse k\u00ebto vendime nuk kan\u00eb ardh\u00eb q\u00eb 17 muaj n\u00eb seancat e Kuvendit Komunal. Kemi k\u00ebrku llogari q\u00eb pse p\u00ebr k\u00ebto 17 muaj Drejtoria e Urbanizmit ka l\u00ebshu leje nd\u00ebrtimi. Kemi k\u00ebrku sqarime q\u00eb p\u00ebrse nuk kan\u00eb ardh\u00eb vendime tjera dhe kemi k\u00ebrku koh\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto dhe m\u00eb pas parimisht t\u00eb deklarohemi n\u00eb seanc\u00ebn e fundit q\u00eb ne jemi pro shfuqizimit t\u00eb vendimeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre, edhe sot jemi pro, por jo pa dh\u00ebn\u00eb sqarime. N\u00eb momentin kur ka qen\u00eb seanca e dit\u00ebs s\u00eb enjte, un\u00eb kam qen\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr 10 dit\u00eb, jemi dakordu me Vet\u00ebvendosjen q\u00eb k\u00ebto tri pika t\u00eb shtyhen dhe k\u00ebshtu ka mbet\u00eb t\u00eb premten e jav\u00ebs s\u00eb kaluar. Nd\u00ebrsa t\u00eb diel\u00ebn kam qen\u00eb rrug\u00ebs duke ardhur dhe na vjen emaili pas or\u00eb 10 t\u00eb nat\u00ebs, p\u00ebr seanc\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, pra k\u00ebta e kan\u00eb thyer nj\u00eb premtim, nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb jemi pajtu me shty q\u00eb me diskutu. Nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm as me diskutu t\u00eb h\u00ebn\u00ebn para seanc\u00ebs dhe as gjat\u00eb seanc\u00ebs. Ne kemi k\u00ebrkuar pauz\u00eb dhe kemi k\u00ebrkuar koh\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb, gatishm\u00ebria e tyre nuk ka qen\u00eb, ata kan\u00eb qen\u00eb kok\u00ebfort\u00eb. Ne si PDK e kemi par\u00eb q\u00eb qasja e till\u00eb, jemi konsultu q\u00eb me k\u00ebt\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb e pakuptim\u00eb t\u00eb vazhdohet me partner\u00eb t\u00eb koalicionit. Ne t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e kemi l\u00ebshu seanc\u00ebn p\u00ebr arsye q\u00eb ata nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb pauz\u00eb me ardh\u00eb kryetari dhe kryesuesi q\u00eb me diskutu, nuk e kan\u00eb pranu k\u00ebt\u00eb. Ne e kemi realizu nj\u00eb takim si PDK t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, e kemi diskutu n\u00eb kryesi t\u00eb deg\u00ebs, tre kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr, 22 kam\u00eb qen\u00eb pro q\u00eb me k\u00ebt\u00eb qasje dhe q\u00eb ky partneritet nuk mundet me vazhdu me k\u00ebt\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsi, diskriminim e qasje ndaj nesh dhe kemi marr\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb partneriteti t\u00eb marr\u00eb fund. Ai e ka marr\u00eb informacionin q\u00eb PDK e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb nes\u00ebrmen i ka pri prishjes s\u00eb koalicionit\u201d. (Ilirjana Hoti, \u201cVersioni i PDK-s\u00eb p\u00ebr prishjen e koalicionit qeveris\u00ebs me LVV-n\u00eb n\u00eb Gjilan\u201d, Prishtin\u00eb, 6.6.2023 n\u00eb: https:\/\/kallxo.com\/lajm\/versioni-i-pdk-se-per-prishjen-e-koalicionit-qeverises-me-lvv-ne-ne-gjilan\/)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa versioni i Albanit, q\u00eb arriti t\u00eb kishte nj\u00eb ligj\u00ebrim m\u00eb t\u00eb sforcuar kund\u00ebr oligark\u00ebve, pavar\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, arriti t\u00eb qarkulloj\u00eb m\u00eb i besuesh\u00ebm te publiku: \u201cAjo \u00e7far\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar ka qen\u00eb shfuqizimi i k\u00ebtyre vendimeve. Diskutim i joni i brendsh\u00ebm mes nesh si VV, por edhe PDK-s\u00eb, pra n\u00eb bordin e drejtor\u00ebve me mbledhjet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, me asamblist\u00eb t\u00eb kuvendit komunal t\u00eb dy subjekte tona, por edhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb i kemi pas\u00eb koalicion, kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto vendime tash e nj\u00eb vit. Nd\u00ebrkoh\u00eb derisa ne kemi siguruar m\u00ebnyr\u00ebn, rrug\u00ebn dhe metod\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar ka marr\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa fillimi i k\u00ebtij viti na ka gjetur me planifkimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb aprovuar nga t\u00eb gjith\u00eb (bashk\u00eb me PDK)\u2026k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb pra qysh para prej muajit janar p\u00ebrbrenda nesh, t\u00eb ditura qe do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kuvendin komunal. Deri n\u00eb dit\u00ebn e enjte t\u00eb seanc\u00ebs, muajit t\u00eb kaluar, kur edhe kemi pas\u00eb fillimin e seanc\u00ebs, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb anj\u00eb reagim nga partneri jon\u00eb i qeverisjes\u2026se k\u00ebto vendime nuk duhet t\u00eb shfuqizohen ose q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr konsultime shtes\u00eb, ose q\u00eb jan\u00eb t\u00eb diskutueshme ose di\u00e7ka tjet\u00ebr\u2026 t\u00eb premten kur kemi filluar seanc\u00ebn, un\u00eb kam marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan\u2026q\u00eb t\u00eb takoj kryesuesin e asamblist\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb, e t\u00eb diskutoj me t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe ai m\u00eb ka k\u00ebrku q\u00eb k\u00ebto vendime t\u00eb shtyhen p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb i kam k\u00ebrku q\u00eb t\u00eb dim\u00eb arsyen pse t\u2019i shtyjm\u00eb, sepse jemi pajtuar edhe ai edhe un\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe kam k\u00ebrku t\u00eb di nj\u00eb arsye t\u00eb q\u00ebndrueshme se pse duhet t\u2019i shtyej. Nuk ka pas\u00eb ndonj\u00eb arsye t\u00eb q\u00ebndrueshme\u2026nuk ka pasur asnj\u00eb arsye, kjo ka qen\u00eb m\u00eb e \u00e7uditshmja. Vendimi i par\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i dat\u00ebs 30.06.2020 dhe thot\u00eb vendim p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore n\u00eb nj\u00eb n\u00ebnzon\u00eb t\u00eb bllokut B3 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit rregullues urban Kodra e That\u00eb n\u00eb Gjilan. M\u00eb 31 maj, qeverisja e p\u00ebrbashk\u00ebt LVV &#8211; PDK n\u00eb Gjilan ka marr\u00eb fund, se vendimet e konstatuara si t\u00eb kund\u00ebrligjshme, si dhe q\u00eb favorizojn\u00eb individ\u00eb e grupe t\u00eb interesit jan\u00eb tema q\u00eb nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativ\u00eb!\u201d (GazetaBlic, \u201cHyseni jep detaje nga prishja e koalicionit LVV \u2013 PDK n\u00eb Gjilan\u201d, Prishtin\u00eb, 2023, n\u00eb: https:\/\/gazetablic.com\/hyseni-jep-detaje-nga-prishja-e-koalicionit-lvv-pdk-ne-gjilan\/)<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata publike p\u00ebr arsyet e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb koalicionit t\u00eb LVV-PDK n\u00eb Gjilan, nuk arrit\u00ebn t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebsoj bind\u00ebse, duke triumfuar diskursi e ligj\u00ebrimi publik i Albanit dhe LVV-s\u00eb, dhe humbjes s\u00eb fuqis\u00eb bind\u00ebse t\u00eb Riadit e PDK-s\u00eb. Nuk po vler\u00ebsoj un\u00eb se Albani ishte korrekt, e Riadi jo, ose anasjelltas, por vet\u00ebm po ndaj n\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht objektive, perceptimin e publikut n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>6. Riadi vazhdon t\u00eb mos e ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e LVV-s\u00eb e LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa figurave aktuale publike q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, t\u00eb konsumuara tashm\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr qeverisjen lokale, perceptimin publik dhe besimin e votuesve. Krejt ndryshe do t\u00eb ishte PDK-ja, sikur t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb figura n\u00eb PDK, si Aurora Osmani-Buca e t\u00eb ngjashme, jo t\u00eb konsumuara, brez i ri dhe kreativ n\u00eb qeverisje lokale, n\u00ebse do t\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje politike e elektorale.<\/p>\n<p>7. Riadi e ka edhe nj\u00eb mang\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn publike e politike, q\u00eb e nuk e ka tipin e personalitetit si Albani e Arb\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt arrijn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb qassh\u00ebm me qytetar\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur n\u00eb rrug\u00eb, shesh, komunikim virtual, pasi Riadi \u00ebsht\u00eb tip m\u00eb serioz, m\u00eb i t\u00ebrhequr dhe m\u00eb pak i imponuesh\u00ebm. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb i hapur, m\u00eb i afruesh\u00ebm, m\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb vendet publike, kafebare, restorante, medie sociale, sheshe, kudo, p\u00ebr t\u00eb krijuar takime individuale, takime der\u00eb m\u00eb der\u00eb etj., p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrafri emotive me votuesit potencial\u00eb. Nuk e them se \u00ebsht\u00eb arrogant kur i njeh personat, por politika shkon p\u00ebrtej komunikimit personal, intim e shoq\u00ebror, sepse ashtu nuk e kam un\u00eb bindjen p\u00ebr t\u00eb, pasi kudo q\u00eb t\u00eb sheh, pavar\u00ebsisht kritikave, t\u00eb flet e t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>8. Riadi p\u00ebr dallim nga Arb\u00ebri, ka m\u00eb pak lidhje me brezin e ri, me t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb pa dallim, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm tek t\u00eb gjitha kategorit\u00eb shoq\u00ebrore e votuesit.<\/p>\n<p>9. Riadi p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb tipit tjet\u00ebr prej opozitari, e ka pasur hera-her\u00ebs nj\u00eb diskurs m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, kushtimisht m\u00eb agresiv, n\u00eb kritikat ndaj pushtetit aktual dhe n\u00eb Gjilan, dhe nga ajo q\u00eb kam studiuar p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb etnopsikologjin\u00eb gjilanase, nuk e do tipin e politikanit t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb diskurs, prandaj ai do t\u00eb duhej t\u00eb ishte m\u00eb i vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, me ton m\u00eb t\u00eb but\u00eb, p\u00ebr t\u2019u afruar me votuesit e rinj t\u00eb pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>10. Riadi nga nj\u00eb pjes\u00eb e popullat\u00ebs n\u00eb Gjilan, stereotipizohet dhe paragjykohet n\u00eb dallimet fshat-qytet, duke e kundruar n\u00eb bisedat e lira private, si me origjin\u00eb nga fshati, Malisheva, ndon\u00ebse nga ky fshat i bukur i Gjilanit, ishte edhe vet\u00eb ish-Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Qemajl Mustafa, por Riadi nuk ka arritur t\u00eb thyej\u00eb stereotipat e paragjykimet urbane ndaj zon\u00ebs rurale dhe do t\u00eb duhej t\u00eb kishte parasysh edhe stereotipat e tilla q\u00eb i krijoi vet\u00eb Qemajl Mustafa, kur sulmonte kund\u00ebrkandidat\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prejardhjes dhe origjin\u00ebs nga fshatrat e Kamenic\u00ebs. Ekziston karma n\u00eb fet\u00eb e Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt, por edhe n\u00eb urt\u00ebsin\u00eb shqiptare, \u201c\u00e7far\u00eb t\u00eb mbjell\u00ebsh, korr\u201d.<\/p>\n<p>11. Riadi e ka t\u00eb v\u00ebshtird\u00eb suksesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb elektoral, nga v\u00ebshtir\u00ebsia e homogjenizimit dhe unifikimit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, nga p\u00ebrplasje t\u00eb gjata brendapartiake (nga interesat e disa individ\u00ebve q\u00eb humbnin gjithmon\u00eb, por kurr\u00eb nuk dor\u00ebhiqeshin dhe pengonin \u00e7do reform\u00eb brendapartiake, nd\u00ebrsa personalisht gjithmon\u00eb p\u00ebrfitonin dhe e g\u00ebrryenin partin\u00eb politike ku b\u00ebnin pjes\u00eb), me shum\u00eb \u201cfraksione t\u00eb vet\u00ebshpallura t\u00eb Izmi Zek\u00ebs, Zenun Pajazitit, Flurim Arifit, Qemajl Mustaf\u00ebs etj.\u201d, ndon\u00ebse, n\u00eb historin\u00eb e saj lokale, kurr\u00eb m\u00eb e unifikuar nuk ka qen\u00eb PDK-ja n\u00eb Gjilan, sa \u00ebsht\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e sotme t\u00eb Riadit, madje ai ka marr\u00eb legjitimitetin kryesisht nga posht\u00eb-lart, e jo me ndikim t\u00eb theksuar nga PDK-ja n\u00eb Prishtin\u00eb. Sidoqoft\u00eb, mang\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se merr koh\u00eb p\u00ebr konsolidim, reforma drastike n\u00eb Deg\u00ebn e PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, pavar\u00ebsisht rezultatit aktual t\u00eb unifikimit t\u00eb Deg\u00ebs nga Riadi. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Riadi, nga nj\u00eb Deg\u00eb e PDK-s\u00eb q\u00eb ishte \u201cpik\u00eb-e-pes\u00eb\u201d, nga humbje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme lokale-elektorale.<\/p>\n<p>12. N\u00eb periudh\u00ebn 2012-2013, Riadi edhe kur arriti ta formonte Drejtorin\u00eb e Re t\u00eb Zhvillimit Ekonomik, pavar\u00ebsisht se ishte nd\u00ebr drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj drejtorie n\u00eb komun\u00eb, nga ZAP, konsiderohet me disa parregullsi, q\u00eb do t\u2019i num\u00ebrojm\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb, e q\u00eb i atribuohen edhe atij si ekip i dikursh\u00ebm qeveris\u00ebs lokal. N\u00eb raportin e ZAP-it p\u00ebr vitin 2012, p\u00ebr qeverisjen lokale t\u00eb ish-Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Qemajl Mustaf\u00ebs, PDK-s\u00eb, ka konstatuar k\u00ebto shkelje: \u201cMosidentifikimi i stoqeve t\u00eb komun\u00ebs dhe vler\u00ebs s\u00eb tyre rezulton n\u00eb PVF t\u00eb pasakta dhe rrit rrezikun p\u00ebr humbje apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb stoqeve t\u00eb komun\u00ebs. <\/p>\n<p>Tri nga e rekomandimet e auditimit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nuk ishin adresuar. Komuna e Gjilanit nuk kishte arritur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Procedur\u00ebs s\u00eb MFK-s\u00eb p\u00ebr Raportin vjetor t\u00eb Vet\u00ebvler\u00ebsimit nga menaxhmenti i komun\u00ebs. Inkasim jo i mir\u00eb i t\u00eb hyrave vetjake. Vonesa n\u00eb depozitimin e t\u00eb hyrave n\u00eb bank\u00eb. Kontrata pa zotim t\u00eb mjeteve. Komuna e Gjilanit kishte paguar fatur\u00ebn e dat\u00ebs 17.01.2012 n\u00eb vler\u00eb 100,000\u20ac ndaj OE \u2018Bass-Com\u2019 p\u00ebr situacionin e IV-t\u00eb t\u00eb pun\u00ebve p\u00ebr projektin \u201cAsfaltimi i rrug\u00ebve n\u00eb fshatin Livoq i Ul\u00ebt\u201d. Kemi v\u00ebrejtur nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb konsistenc\u00ebs s\u00eb dokumenteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb. Situacioni i pun\u00ebve ishte i dat\u00ebs 21.12.2010, nd\u00ebrsa rikapitullimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situacion ishte i dat\u00ebs 12.12.2011. Kontrata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ishte lidhur m\u00eb 23.11.2009 n\u00eb vler\u00eb 314,219\u20ac. Sipas Planit Dinamik ky projekt ishte parapar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb p\u00ebr 48 dit\u00eb pune. P\u00ebrve\u00e7 vonesave n\u00eb planin dinamik, pun\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dhe projekti nuk ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e obligimeve ndaj OE. Sipas Vendimit 01 Nr. 5465 t\u00eb dat\u00ebs 05.06.2008, t\u00eb marr\u00eb nga Kuvendi Komunal, organet mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe komisionet p\u00ebr pranim teknik do t\u00eb paguhen nga OE, nd\u00ebrsa kjo kosto i shtohet vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs. Auditimi i vitit paraprak kishte rekomanduar q\u00eb ky fenomen t\u00eb nd\u00ebrpritet. Gjat\u00eb testimit t\u00eb pagesave p\u00ebr pun\u00eb, q\u00eb jan\u00eb kontraktuar n\u00eb vitet e kaluara, kemi v\u00ebrejtur q\u00eb kjo dukuri nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kemi v\u00ebrejtur nj\u00eb rast ku nj\u00ebri an\u00ebtar i komisionit, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb komun\u00ebs, favorizohet me p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb. Komuna kishte paguar nga investimet kapitale nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb shum\u00eb 10,000\u20ac p\u00ebr foli plastike dhe nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb shum\u00eb 9,000\u20ac p\u00ebr koshere t\u00eb blet\u00ebve si p\u00ebrkrahje p\u00ebr fermer\u00eb. Poashtu, nga investimet kapitale ishte b\u00ebr\u00eb pagesa e fatur\u00ebs 01\/2012 e dat\u00ebs 22.10.2012 n\u00eb shum\u00eb 20,000\u20ac e cila p\u00ebrfshinte material sh\u00ebndet\u00ebsor. <\/p>\n<p>Kjo pages\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes me Caritas-in n\u00eb Ferizaj p\u00ebr \u201cP\u00ebrkujdesje sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d. Pra, subvencione dhe mallra nga investimet kapitale. Tejkalime t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr furnizim. Komuna e Gjilanit kishte paguar edhe fatur\u00ebn n\u00eb shum\u00eb 2,023\u20ac p\u00ebr ushqim dhe akomodim t\u00eb nj\u00eb delegacioni. P\u00ebrve\u00e7 fatur\u00ebs, ne nuk kemi par\u00eb d\u00ebshmi mbi numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve apo q\u00ebllimin e organizimit. Paga jasht\u00eb kontrat\u00ebs: Ne kemi v\u00ebrejtur tri raste kur arsimtar\u00ebt jan\u00eb paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retroaktive p\u00ebr pun\u00eb gjat\u00eb vitit 2011 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kontratave mbi Vep\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2012. Shkelja e rregullores: <\/p>\n<p>Komuna e Gjilanit ka nj\u00eb Rregullore t\u00eb brendshme q\u00eb p\u00ebrcakton procedurat dhe kriteret p\u00ebr dh\u00ebnien e subvencioneve. Sipas rregullores, subvencionet deri n\u00eb 1,200\u20ac ndahen me vendim t\u00eb Kryetarit, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se 1,200\u20ac me vendim t\u00eb Kuvendit Komunal. Gjithashtu para se t\u00eb hidhet n\u00eb aprovim \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr subvencione duhet t\u00eb shqyrtohet nga drejtori relevant. Gjat\u00eb auditimit, ne kemi v\u00ebrejtur q\u00eb komuna nuk respekton k\u00ebt\u00eb rregullore gjat\u00eb ndarjes s\u00eb subvencioneve. Subvencionet ndahen me vendime nga Kryetari i Komun\u00ebs duke anashkaluar procedurat e parapara me Rregulloren e Brendshme. Tek t\u00eb gjitha mostrat kemi v\u00ebrejtur q\u00eb Komuna, me vendime t\u00eb Kryetarit, ka ndar\u00eb subvencione qoft\u00eb p\u00ebr entitete publike apo p\u00ebrfitues individual\u00eb, pa u bazuar n\u00eb ndonj\u00eb projekt q\u00eb p\u00ebrcakton objektivat e subvencioneve dhe interesat e Komun\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Komuna nuk b\u00ebn marr\u00ebveshje mir\u00ebkuptimi me p\u00ebrfituesit e subvencioneve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e shpenzimit dhe t\u00eb raportimit prapavajt\u00ebs nga p\u00ebrfituesit ndaj Komun\u00ebs. Si pasoj\u00eb, asnj\u00eb nga rastet e testuara nuk kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raportim t\u00eb till\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn e shpenzimit t\u00eb subvencioneve. Komuna me vendim t\u00eb Kryetarit, kishte ndar\u00eb subvencione n\u00eb vler\u00eb 1,500\u20ac p\u00ebr aktivitetet e organizat\u00ebs studentore, nd\u00ebrsa lideri i k\u00ebsaj organizate ishte Drejtor i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Rini, Kultur\u00eb dhe Sport n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit. Regjistrimi jo i plot\u00eb i pasuris\u00eb mbi 1,000\u20ac n\u00eb SIMFK realisht paraqet pamje jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb komun\u00ebs.\u201d (ZAP, 2013, Prishtin\u00eb, n\u00eb: https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2017\/06\/RaportiAuditimit.KGL.2012.Shqip.170869.pdf)<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, ZAP ka gjetur k\u00ebto shkelje n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb PDK-s\u00eb: \u201cKomuna kishte keqklasifikuar shpenzime n\u00eb vler\u00eb 19,071\u20ac. Nga kodi i kapitaleve, komuna kishte b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr subvencione (2,826\u20ac), dhe mallra dhe sh\u00ebrbime (16,245\u20ac). Vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e rekomandimeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar jan\u00eb adresuar sepse komuna nuk ka zbatuar ndonj\u00eb proces formal p\u00ebr t\u00eb menaxhuar dhe monitoruar m\u00ebnyr\u00ebn e adresimit t\u00eb rekomandimeve t\u00eb ZAP-it. Auditimi i vitit 2013 ka identifikuar dob\u00ebsi n\u00eb kontrolle n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb ekonomike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn e fundvitit. K\u00ebto dob\u00ebsi nuk ishin identifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebrmes mbik\u00ebqyrjes s\u00eb brendshme dhe raportuar tek menaxhmenti apo ku ato ishin identifikuar, nuk ishin marr\u00eb veprimet e duhura. Komuna nga lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr vitin 2013 kishte realizuar t\u00eb hyra n\u00eb vler\u00eb prej 514,793\u20ac (planifikimi i t\u00eb hyrave p\u00ebr leje t\u00eb nd\u00ebrtimit ishte 685,000\u20ac). Gjat\u00eb auditimit kemi identifikuar dukurin\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb kishin filluar me nd\u00ebrtimin e objekteve dhe m\u00eb von\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje nd\u00ebrtim. Po ashtu, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e testuara, komuna nuk kishte l\u00ebshuar asnj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb objekteve. Komuna ka vazhduar t\u00eb kompensoj\u00eb punonj\u00ebsit e saj t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e organeve mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe komisionet p\u00ebr pranim teknik pavar\u00ebsisht rekomandimeve tona t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vitin e kaluar p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Organet mbik\u00ebqyr\u00ebse jan\u00eb kompensuar me 1% t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb kontrat\u00ebs. Kontratat e identifikuara n\u00eb vitin 2013 ishin: \u201cPun\u00eb publike-projekte t\u00eb vogla t\u00eb infrastruktur\u00ebs\u201d; \u201cRregullimi dhe vendosja e semafor\u00ebve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit\u201d dhe \u201cHapja dhe rregullimi i rrug\u00ebve t\u00eb rendit t\u00eb tret\u00eb\u201d. N\u00eb dy raste menaxheri i prokurimit kishte marr\u00eb pjes\u00eb si organ mbik\u00ebqyr\u00ebs i projekteve kapitale: te kontratat \u201cMir\u00ebmbajtja teknike e objekteve komunale\u201d dhe \u201cNd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve lokale\u201d. Menaxheri ishte caktuar n\u00eb koh\u00ebn kur nuk ushtronte detyr\u00ebn e menaxherit, mir\u00ebpo ka vazhduar edhe pasi \u00ebsht\u00eb zgjedhur si menaxher i prokurimit. Edhe ky ishte kompensuar me 1%. Dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs operatorit ekonomik t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm: Procesi i prokurimit p\u00ebr \u201cRregullimin dhe hapjen e rrug\u00ebve t\u00eb rendit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit\u201d ishte p\u00ebrcjell\u00eb me disa parregullsi: Ofertuesi \u201cBejta Commerce\u201d ishte shpallur si i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm nga autoriteti kontraktues p\u00ebr mosplot\u00ebsim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb stafit profesional. Ky arsyetim ishte i paq\u00ebndruesh\u00ebm, sepse ofertuesi kishte ofruar dokumentin e k\u00ebrkuar. Si pasoj\u00eb e mosmbulueshm\u00ebris\u00eb me legjislacion t\u00eb qart\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzime enorme p\u00ebr dreka zyrtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungonin d\u00ebshmit\u00eb e plota p\u00ebr numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve apo q\u00ebllimin e organizimit. \u00cbsht\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm fakti se 91,146\u20ac jan\u00eb shpenzuar m\u00eb tep\u00ebr krahasuar me vitin e kaluar. Komuna kishte paguar shum\u00ebn prej 10,000\u20ac p\u00ebr transportin e lojtar\u00ebve t\u00eb klubit \u201cDrita\u201d. Kjo pages\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb duke shfryt\u00ebzuar kontrat\u00ebn p\u00ebr transportin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs. Drejtoria e Arsimit kishte pun\u00ebsuar 30 pun\u00ebtor\u00eb si z\u00ebvend\u00ebsues t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb pushime t\u00eb lehonis\u00eb dhe pushime pa pages\u00eb, pa shpallur konkurs publik. Sipas zyrtar\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procesin e rekrutimit. Po ashtu, drejtoria e administrat\u00ebs kishte pranuar gjasht\u00eb punonj\u00ebs m\u00eb tep\u00ebr se sa ishin t\u00eb planifikuar. N\u00eb n\u00ebnt\u00eb <\/p>\n<p>(9) raste t\u00eb subvencionimit, shumat e ndara tejkalonin limitin e p\u00ebrcaktuar nga rregullorja e brendshme. Sipas k\u00ebsaj, kryetari aprovon subvencione p\u00ebr persona juridik deri n\u00eb 2,000\u20ac nd\u00ebrsa p\u00ebr persona fizik\u00eb deri n\u00eb 1,200\u20ac. P\u00ebr \u00e7do shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, mjetet duhet t\u00eb ndahen nga Komiteti p\u00ebr Politik\u00eb dhe Financa i Kuvendit Komunal. Limiti i shum\u00ebs s\u00eb lejuar nuk ishte respektuar nga kryetari. <\/p>\n<p>Komuna kishte hyr\u00eb n\u00eb obligime m\u00eb shum\u00eb se ndarjet buxhetore. Komiteti i auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm edhe pse kishte mbajtur takime t\u00eb rregullta, nuk i kishte ngritur t\u00eb gjeturat e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm tek menaxhmenti p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ato do t\u00eb adresohen.\u201d (ZAP, 2014, Prishtin\u00eb, n\u00eb: https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2017\/06\/RaportiAuditimit.KGL.2013.Shqip.525410.pdf)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Riad Rashiti \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, nga PDK-ja. I lindur n\u00eb vitin 1977, Riadi bashk\u00eb me kandidatin Arb\u00ebr Ismajlin nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe Nazim Gagic\u00ebn nga AAK-ja, jan\u00eb tre kandidat\u00ebt e Gjenerat\u00ebs X (t\u00eb lindur prej vitit 1965 deri 1980) q\u00eb garojn\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209728,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209727","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209727\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}