{"id":209845,"date":"2025-07-27T21:00:34","date_gmt":"2025-07-27T19:00:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=209845"},"modified":"2025-07-27T21:00:34","modified_gmt":"2025-07-27T19:00:34","slug":"avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-nazim-gagices","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-nazim-gagices\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku p\u00ebr Radio Star: Analiz\u00eb mbi kandidatur\u00ebn e Nazim Gagic\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Nazim Gagica \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb si Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb vitin 2021, por edhe p\u00ebr Zgjedhjet Lokale 2025. Madje ishte kandidat p\u00ebr deputet nga AAK-ja, edhe n\u00eb zgjedhjet e shkurtit 2025, p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. I lindur n\u00eb vitin 1972, \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me Arb\u00ebr Ismajlin e LDK-s\u00eb dhe Riad Rashitin e PDK-s\u00eb, pjes\u00eb e asaj q\u00eb njihet n\u00eb studimet shoq\u00ebrore-demografike dhe ekonomike, Gjenerat\u00eb X (t\u00eb lindur prej vitit 1965 deri 1980). AAK-ja n\u00eb Gjilan ka qen\u00eb e drejtuar nga Ahmet Isufi, ish-Komandant i Zon\u00ebs Operative t\u00eb Karadakut t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ish-Minist\u00ebr i Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale (i vet\u00ebdor\u00ebhequr pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit me rastin e aktakuz\u00ebs nga Gjykata e Hag\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe solidarizimit me t\u00eb), ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr ta z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb m\u00eb pas nga viti 2013-2021, biznesmeni dhe ish-Z\u00ebvend\u00ebsministri i Infrastruktur\u00ebs, Rexhep Kadriu, dhe s\u00eb fundi, n\u00eb vitin 2022, Nazim Gagica e ushtron pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb AAK-s\u00eb n\u00eb Gjilan.<br \/>\nDeri m\u00eb tash, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur gjasa me AAK-n\u00eb dhe as n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, nuk pritet me asnj\u00eb gjas\u00eb q\u00eb t\u00eb merr postin e Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, dhe jam i bindur, se edhe vet\u00eb e di si kandidat me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Sidoqoft\u00eb, Gagica ka mbajtur poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb qeverisjen lokale si: Drejtor i Administrat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb Gjilan (2014-2018), udh\u00ebheq\u00ebs i Kultur\u00ebs n\u00eb Drejtorin\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb n\u00eb Gjilan (2008-2011), An\u00ebtar i Kuvendit Komunal t\u00eb Gjilanit (2021-2025). Gjithashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin Internacional \u201cFAMA\u201d, prej vitit 2012 e k\u00ebtej (s\u00eb fundi jan\u00eb akredituar edhe disa programe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolegj pas nj\u00eb pauze), Drejtor i Arsimit n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit (2018-2021). Ka qen\u00eb i angazhuar edhe Drejtor p\u00ebr analiza financiare dhe kontabilitet n\u00eb kompanin\u00eb \u201cCash Flow\u201d n\u00eb Gjilan (2011-2013). (P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, shih: https:\/\/gjilan.rks-gov.net\/staff\/nazim-gagica\/)<br \/>\nN\u00eb vitin 2019, Gagica, ishte p\u00ebrzgjedhur nd\u00ebr tre drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb,  bashk\u00eb me drejtorin e Arsimit n\u00eb Gjakov\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb Prizren. (P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, shih: https:\/\/kryelajmi.com\/nazim-gagica-nder-tre-drejtoret-te-mire-te-arsimit-ne-kosove\/)<br \/>\nGjithashtu, ishte vler\u00ebsuar p\u00ebr m\u00ebsimin online gjat\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb Gjilan, si drejtor i arsimit.<br \/>\nGagica n\u00eb opinionin e gjer\u00eb publik, m\u00eb shum\u00eb njihet si k\u00ebng\u00ebtar, sesa si politikan, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb zhvillimet politike, e njohin edhe si politikan. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Gagica ka q\u00ebndruar n\u00eb mes t\u00eb politik\u00ebs dhe muzik\u00ebs, ndon\u00ebse mbi nj\u00eb dekad\u00eb, ka qen\u00eb aktiv sidomos n\u00eb politik\u00ebn lokale.<br \/>\nSipas rr\u00ebfimit t\u00eb vet\u00eb Nazim Gagic\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Tefik Selimin, ai filloi t\u00eb k\u00ebndonte n\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are n\u00eb paraqitjen e par\u00eb formale para publikut, t\u00eb organizuar p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00eb mosh\u00ebn 21-vje\u00e7are e filloi interpretimin e k\u00ebng\u00ebs e p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe deri m\u00eb sot, ndon\u00ebse jo aq me paraqitje koh\u00ebs s\u00eb fundit edhe nga angazhimi i tij n\u00eb jet\u00ebn politike komunale. Kryesisht \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt me motive komb\u00ebtare shqiptare. N\u00eb vitin 1994 ka z\u00ebr\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Festivalin \u201cVullneti 94\u201d n\u00eb Gjilan. Mandej, n\u00eb vitin 1996 i shpallur si k\u00ebng\u00ebtari m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Festavilin Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebng\u00ebs Popullore n\u00eb Preshev\u00eb. Po ashtu, n\u00eb periudh\u00ebn 1995, 1996, 2000 dhe 2001 ka z\u00ebn\u00eb vendet e para n\u00eb manifestimin kulturor \u201cFlaka e Janarit\u201d n\u00eb Gjilan; pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Festivalin e videoklipeve \u201cVideofesti 2004\u201d, me k\u00ebng\u00ebn \u201cKthehuni me legjendat\u201d, i nominuar n\u00eb tri kategori p\u00ebr videoklipin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Hitet e tij t\u00eb njohura jan\u00eb: \u201cMbret\u00ebresha pa kuror\u00eb\u201d dhe \u201cSonte po t\u00eb pres\u201d. Gagica ka qen\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i angazhuar n\u00eb t\u00eb gjitha ansamblet q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb Gjilan, duke filluar nga Ansambli \u201cGurra\u201d e deri tek Ansambli \u201cGJILANI\u201d. (Tefik Selimi, \u201cTefik Selimi: Intervist\u00eb me Nazim Gagic\u00ebn, k\u00ebng\u00ebtar\u201d, 2011, n\u00eb: https:\/\/www.zemrashqiptare.net\/news\/24404\/tefik-selimi-interviste-me-nazim-gagicen-kengetar.html)<br \/>\nKandidati Gagica ka p\u00ebrfunduar studimet universitare n\u00eb Fakultetin Ekonomik dhe studimet master, n\u00eb drejtimin e menaxhmentit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Gagic\u00ebs<\/p>\n<p>1. P\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb qeverisjen lokale, si ish-drejtor i dy drejtorive (administrat\u00eb publike dhe arsim), ish-udh\u00ebheq\u00ebs i kultur\u00ebs, an\u00ebtar aktual i Kuvendit Komunal, kryetar dege etj.<\/p>\n<p>2. I takon brezit t\u00eb mes\u00ebm me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, kultur\u00eb dhe arsim, duke qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb gjenerate q\u00eb ka pjekuri edhe kalendarike p\u00ebr qeverisjen lokale.<\/p>\n<p>3. Si drejtor i Administrat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme, n\u00eb koh\u00ebn e bashk\u00ebqeverisjes me Lutfi Hazirin e LDK-s\u00eb, mbahet n\u00eb mend edhe p\u00ebr aplikimin online p\u00ebr certifikata, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishte risi, me projektin Home-Komuna, me d\u00ebrgimin me post\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb gjendjes civile te sht\u00ebpit\u00eb e aplikant\u00ebve, dhe n\u00eb vitin 2014, edhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin e ri p\u00ebrmes e-Kioskut. Si drejtor i Arsimit, kishte marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr nj\u00ebrin nga tre drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>4. Ka vepruar mir\u00eb q\u00eb her\u00eb pas her\u00eb ka qen\u00eb z\u00ebri i komunitetit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, madje duke e afruar n\u00eb k\u00ebto zgjedhje lokale, Fatmir Shurdhanin, Drejtor Ekzekutiv i Hendikos-it n\u00eb Gjilan, nj\u00eb personalitet i dashur p\u00ebr publikun, p\u00ebr shkak se p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>5. P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti me p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe e kat\u00ebrta me radh\u00eb n\u00eb Gjilan, si Kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb AAK-s\u00eb, Gagica \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb aktiv\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, duke habitur shum\u00ebk\u00eb me vullnetin e motivimin p\u00ebr deklarime publike rreth zhvillimeve aktuale, aktiv n\u00eb Kuvendin Komunal, duke u mobilizuar me t\u00ebr\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme e Lokale, duke takuar strukturat e AAK-s\u00eb, duke komunikuar me personalitete t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb komun\u00eb, duke t\u00ebrhequr figura t\u00eb respektueshme si z. Shurdhani, n\u00eb nj\u00eb parti me mb\u00ebshtetje t\u00eb vock\u00ebl, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb AAK-ja n\u00eb Gjilan. Prandaj, nuk ka p\u00ebrpar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb politik\u00eb, sesa p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb p\u00ebr 24 vjet i sheh p\u00ebrqindjet minimale p\u00ebr subjektin ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jesh shum\u00eb aktiv, kurr\u00eb pa u ndalur! Gjithashtu, partia e kat\u00ebrt n\u00eb Gjilan, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb vota, ka mjaft fat p\u00ebr hisen e pushtetit t\u00eb qeverisjes lokale, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb drejtori, gjithmon\u00eb e siguron, n\u00ebse pak krijon strategji koalicioni ose krijohet nevoja e partnerit fitues. N\u00ebse jo drejtor i drejtoris\u00eb komunale, an\u00ebtar i Kuvendit Komunal. Di\u00e7ka del gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e Gagic\u00ebs<\/p>\n<p>1. T\u00eb gjitha figurat publike si Labinot Tahiri etj., p\u00ebrfshir\u00eb edhe Nazim Gagic\u00ebn, pasi q\u00eb njihen si k\u00ebng\u00ebtar\u00eb te publiku i gjer\u00eb, nuk merren shum\u00eb seriozisht nga nj\u00eb pjes\u00eb e votuesve, sepse shihen q\u00eb politik\u00ebn e kan\u00eb si hobi, ose profesion t\u00eb dyt\u00eb, jo par\u00ebsor, ndon\u00ebse garimi si k\u00ebng\u00ebtar n\u00eb politik\u00eb, sidomos p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00ebse je shum\u00eb i popullarizuar, garanton edhe sukses. Shembulli i Labinot Tahirit, u kandidua nga k\u00ebng\u00ebtar si kandidat p\u00ebr deputet, dhe u zgjodh. Nd\u00ebrsa p\u00ebr her\u00ebn tjet\u00ebr, Labi d\u00ebshtoi t\u00eb fitonte ul\u00ebsen e deputetit dhe u largua nga politika. Ose rasti i Edona Llalloshit nga LVV-ja, e fitoi ul\u00ebsen me mij\u00ebra vota, n\u00eb Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme 2025. Sidoqoft\u00eb, Gagica nuk e ka popullaritetin e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, q\u00eb tejkalojn\u00eb rajonin ose jan\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>2. Nazimi vjen nga AAK-ja, si parti me mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Gjilan, e cila n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs 2001, AAK-ja n\u00eb Gjilan i kishte 2938 vota, ose 6.86% t\u00eb votave, nd\u00ebrsa n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs 2025, para pak muajsh, AAK-ja n\u00eb koalicion me Nism\u00ebn Socialdemokrate, Konservator\u00ebt dhe Intelektual\u00ebt, krejt bashk\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb Gjilan, vet\u00ebm 1180 vota, ose 2.55%. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb k\u00ebtij viti, Ahmet Isufi nga AAK e Gjilanit, i kishte marr\u00eb 4299 vota si kandidat p\u00ebr deputet, nd\u00ebrsa Nazim Gagica vet\u00ebm 1826 vota. Gagica n\u00eb Zgjedhjet e fundit Lokale t\u00eb vitit 2021 n\u00eb Gjilan, si kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit nga AAK, i kishte fituar vet\u00ebm 1042 vota, ose 2.44% t\u00eb votave. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb AAK ka aderuar edhe Lulzim Bexheti, i cili n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale n\u00eb Gjilan, si kandidat i pavarur p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs, kishte fituar vet\u00ebm 206 vota ose 0.48%, gj\u00eb q\u00eb rezulton se as kjo nuk do ta ndihmoj\u00eb aq n\u00eb rritjen e AAK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, duke u radhitur zakonisht si partia e kat\u00ebrt vazhdimisht q\u00eb nga paslufta e deri m\u00eb sot. N\u00ebse AAK-ja nga viti 2001 me 2938 vota ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 1180 vota, at\u00ebher\u00eb mesatarja sillet dob\u00ebt dhe rezultati negativ mbetet mjaft i parashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>3. Vet\u00eb e di Gagica q\u00eb nuk ka asnj\u00eb gjas\u00eb reale t\u00eb fitoj\u00eb si Kryetar Komune, por garon n\u00eb vazhdim\u00ebsi her\u00eb si kandidat p\u00ebr Kryetar Komune, her\u00eb si kandidat p\u00ebr deputet t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo nuk vler\u00ebsohet aq mir\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e publikut, madje krijohen batuta t\u00eb pafundme. Nuk shihet si rend i zakonsh\u00ebm n\u00eb pluralizmin partiak e demokratik, p\u00ebr ta shtuar koloritin e zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>4. P\u00ebr shum\u00eb arsye, q\u00eb nga fillimi i saj, AAK-ja n\u00eb Gjilan, dhe popullariteti i ish-liderit t\u00eb Deg\u00ebs, Ahmet Isufit, nuk ka qen\u00eb sikur i komandant\u00ebve n\u00eb zonat e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs (nuk ka qen\u00eb lufta nj\u00ebsoj n\u00eb \u00e7do rajon t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shum\u00eb arsye, por edhe p\u00ebr shkak se nuk e kemi pasur vazhdim\u00ebsin\u00eb territoriale me Shqip\u00ebrin\u00eb!), prandaj AAK-ja e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zgjerohet e t\u00eb shtrihet m\u00eb tej n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>5. P\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, qeverisja lokale n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe nga partneriteti i partive fituese si LDK-ja, me AAK-n\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb bashk\u00ebp\u00ebrgjegjshme edhe p\u00ebr shum\u00eb veprime keqqeveris\u00ebse lokale.<\/p>\n<p>6. Si drejtor i Administrat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme, n\u00eb koh\u00ebn e bashk\u00ebqeverisjes me Lutfi Hazirin e LDK-s\u00eb, mbahet n\u00eb mend edhe p\u00ebr e-Kioskun p\u00ebr nxjerrjen e dokumenteve, q\u00eb nuk e mir\u00ebmbanin si menaxhment komunal, shpesh nuk funksiononte dhe tregonte p\u00ebr pap\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale. At\u00ebbot\u00eb nuk ishte e-kosova, q\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, \u00e7\u00ebshtja e dokumenteve t\u00eb gjendjes civile \u00ebsht\u00eb revolucion p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ka askund m\u00eb pritje n\u00eb radh\u00eb si dikur, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb sezon\u00ebs s\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, ose kur m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebja riregjistrimin fizik t\u00eb vetur\u00ebs, p\u00ebrndryshe, e-kosova funksionon me shum\u00eb sh\u00ebrbime, shk\u00eblqyesh\u00ebm, nga niveli qendror, por po flasim at\u00ebbot\u00eb, kur nuk ishte e-kosova, e nuk mir\u00ebmbahej si\u00e7 do t\u00eb duhej, e-kiosku.<\/p>\n<p>7. Si drejtor i Arsimit n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit (2018-2021), n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Kryetarit Haziri t\u00eb LDK-s\u00eb, pavar\u00ebsisht edhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij si ligj\u00ebrues universitar, nuk arriti ta transformonte arsimin parauniversitar n\u00eb komun\u00eb, pa reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e rekrutimit t\u00eb kuadrove t\u00eb reja t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, p\u00ebr cil\u00ebsi n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie e m\u00ebsimnx\u00ebnie etj. Nuk la ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsisht q\u00eb u zgjodh nd\u00ebr drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e q\u00eb p\u00ebr mua, nuk vlejn\u00eb kriteret e vendosura t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr reforma t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb arsimin parauniversitar.<\/p>\n<p>8. Zakonisht kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb partive politike n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb AAK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, qoft\u00eb edhe n\u00ebse Kryetari i Deg\u00ebs, si bart\u00ebsi i list\u00ebs, ose vet\u00ebm kryetari fiton sadopak nj\u00eb ul\u00ebse, ose nj\u00eb post n\u00eb drejtorin\u00eb komunale p\u00ebrmes koalicionit t\u00eb nevojsh\u00ebm gjithmon\u00eb n\u00eb Gjilan, ose p\u00ebr nj\u00eb post q\u00eb duket pak, por \u00ebsht\u00eb mjaft, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pozita e N\u00ebnkryetarit t\u00eb Komun\u00ebs. Shembulli i Leonor\u00ebs nga ish-PDK-ja, partia e tret\u00eb me vota n\u00eb Gjilan, ishte kandidate p\u00ebr Kryetare t\u00eb Komun\u00ebs, doli e treta, dhe me koalicion me LVV-n\u00eb, u b\u00eb N\u00ebnkryetare e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, q\u00eb i bie, menj\u00ebher\u00eb pas kryetarit t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n<p>9. Ideja q\u00eb t\u00eb garosh si Kryetar Komune, me gjith\u00eb rezultatet zyrtare n\u00eb KQZ q\u00eb mund t\u00eb analizohen p\u00ebr \u00e7do sekond\u00eb p\u00ebrmes qasjes online, dhe kur e di q\u00eb nuk ke asnj\u00eb gjas\u00eb, shpesh krijon te nj\u00eb pjes\u00eb e publikut, edhe batuta t\u00eb pyetjes s\u00eb habitshme: \u201cKa humbur Gagica n\u00eb vitin 2021 si kandidat p\u00ebr Kryetar Komune, kurr\u00eb nuk kan\u00eb fituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post as bashk\u00ebpartiak\u00ebt e tij si Ahmet Isufi, as Rexhep Kadriu, dhe ka humbur si kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs para pak muajve me as 2 mij\u00eb vota, si garon s\u00ebrish p\u00ebr Kryetar Komune?!\u201d Insistimi ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb garuar, pavar\u00ebsisht rezultatit q\u00eb e di edhe vet\u00eb se \u00ebsht\u00eb humbja e sigurt, krijon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb publikut dhe votuesve p\u00ebr kandidatin. \u00cbsht\u00eb n\u00eb rregull p\u00ebr An\u00ebtar t\u00eb Kuvendit Komunal, por jo p\u00ebr Kryetar Komune. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb form\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar partin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera, zgjedhjet e tjera, me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb debatet elektorale etj., por megjithat\u00eb, krijohen shaka n\u00ebnvler\u00ebsimi p\u00ebr figur\u00ebn publike e politike.<\/p>\n<p>10. Gabimi strategjik i AAK-s\u00eb dhe Gagic\u00ebs n\u00eb Gjilan, q\u00eb garon p\u00ebr Kryetar Komune, ndon\u00ebse e di sigurt q\u00eb do t\u00eb humb kandidati nga radh\u00ebt e veta, dhe nuk krijon koalicione parazgjedhore lokale, e ve\u00e7mas p\u00ebr gar\u00ebn kryesore, LVV ose LDK. Ose i bashkohesh si parti e vog\u00ebl, Albanit t\u00eb LVV-s\u00eb, ose Arb\u00ebrit t\u00eb LDK-s\u00eb. K\u00ebto vota t\u00eb pakta t\u00eb Gagic\u00ebs dhe AAK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, jan\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00ebse arrihet t\u00eb binden strukturat, Dega e N\u00ebndeg\u00ebt, si dhe votuesit e AAK-s\u00eb, t\u00eb votohet p\u00ebr koalicionin parazgjedhor me nj\u00eb kryetar t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr komun\u00eb nga partneri i madh. N\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb vitit 2021, as 900 vota nuk ka qen\u00eb diferenca e Albanit me Lut\u00ebn. Prandaj, k\u00ebto egot p\u00ebr ekspozim ve\u00e7 hajt si kandidat p\u00ebr Kryetar Komune, me gjith\u00eb parashikimin e sakt\u00eb se nuk fiton asgj\u00eb, jan\u00eb mang\u00ebsi e madhe n\u00eb vler\u00ebsimin politik.<\/p>\n<p>11. Ideja q\u00eb t\u00eb kandidosh ve\u00e7 hajt si Kryetar Komune, pa i sistemuar s\u00eb paku 10 projekte, 10 alternativa, 10 premtime konkrete p\u00ebr Gjilanin, \u00ebsht\u00eb varf\u00ebrim i ofert\u00ebs demokratike e pluraliste p\u00ebr votuesit.<\/p>\n<p>12. Pavar\u00ebsisht se jam ithtar i hatash\u00ebm i pluralizmit politik e partiak, si \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb ket\u00eb disa parti n\u00eb Gjilan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe AAK-n\u00eb, kandidat\u00eb t\u00eb pavarur, e nuk ka ndonj\u00eb profil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, program t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ide t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr Gjilanin. Nuk ka asnj\u00eb kuptim t\u00eb garosh me nj\u00eb parti tjet\u00ebr si kandidat n\u00eb mesin e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partive rivale e me kund\u00ebrkandidat\u00eb t\u00eb pavarur, e t\u00eb mos kesh identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politik, ide t\u00eb ve\u00e7anta konkrete, projekte unike.<\/p>\n<p>13. P\u00ebr shkak se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i provuar n\u00eb disa poste publike, Gagica konsiderohet tashm\u00eb edhe i konsumuar politikisht. P\u00ebr disa poste n\u00eb bashk\u00ebqeverisje me Lutfi Hazirin, faturat e keqqeverisjes i shkojn\u00eb edhe atij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Nazim Gagica \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb si Kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb vitin 2021, por edhe p\u00ebr Zgjedhjet Lokale 2025. Madje ishte kandidat p\u00ebr deputet nga AAK-ja, edhe n\u00eb zgjedhjet e shkurtit 2025, p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. I lindur n\u00eb vitin 1972, \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me Arb\u00ebr Ismajlin e LDK-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209847,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209845","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209845\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}