{"id":209933,"date":"2025-07-28T19:40:31","date_gmt":"2025-07-28T17:40:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=209933"},"modified":"2025-07-28T22:44:13","modified_gmt":"2025-07-28T20:44:13","slug":"avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-ilir-poroshtices","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-ilir-poroshtices\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku p\u00ebr Radio Star: Analiz\u00eb mbi kandidatur\u00ebn e Ilir Poroshtic\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\nShkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Ilir Poroshtica \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb vitin 1985 n\u00eb Gjilan. Ai \u00ebsht\u00eb bash pjes\u00ebtar i gjenerat\u00ebs sime, t\u00eb cilin sa e kam mbajtur n\u00eb mend, ka qen\u00eb n\u00eb paralelen IV\/7 n\u00eb Gjimnazin \u201cZenel Hajdini\u201d. P\u00ebr brezin tim, nj\u00eb nga pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta ka qen\u00eb: \u201cN\u2019sat\u00ebn sa je?!\u201d. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i ri se un\u00eb n\u00eb mosh\u00eb kalendarike, por ka hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb re n\u00eb shkoll\u00eb sesa un\u00eb, prandaj ne kemi qen\u00eb n\u00eb nivelin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb arsimit parauniversitar, pra shok\u00eb-gjenerate n\u00eb gjimnaz. Brezi i Ilirit dhe un\u00eb, i takojm\u00eb asaj q\u00eb quhet n\u00eb sociologji e shkencat e tjera, Gjenerata Y ose Milenial\u00ebt, t\u00eb lindur midis 1981 dhe 1996. Bashk\u00eb me Alban Hysenin e LVV-s\u00eb, jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjenerat\u00eb, ku Iliri i takon ypsilon\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm, nd\u00ebrsa Albani, ypsilon\u00ebve t\u00eb vonsh\u00ebm, t\u00eb lindur m\u00eb von\u00eb. Brezi i Ilirit \u00ebsht\u00eb gjenerat\u00eb tranzicioni nga telefoni fiks n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb telefonin mobil; nga familja e zgjeruar n\u00eb familje b\u00ebrtham\u00eb\/t\u00eb ngusht\u00eb; t\u00eb lidhur me teknologji, por jo t\u00eb lindur me t\u00eb, ndryshe nga Gjenerata Z. Gjenerata e Ilirit e ka p\u00ebrjetuar bot\u00ebn edhe pa internet, edhe p\u00ebrshtatjen me shpejt\u00ebsi me internet. Disa nga karakteristikat e brezit t\u00eb Ilirit, sipas disa studimeve p\u00ebr Gjenerat\u00ebn X, jan\u00eb: preferencat p\u00ebr fleksibilitet me mesazhe tekstuale ndaj thirrjeve telefonike. <\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb motivuar nga q\u00ebllimi dhe ndjeshm\u00ebria sociale, jo vet\u00ebm nga p\u00ebrfitimi financiar. Shpesh jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb pages\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00ebse puna p\u00ebrputhet me vlerat e tyre. Preferojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin biznese etike, lokale dhe eko-miq\u00ebsore. Pavar\u00ebsisht se llogaritet brezi nga m\u00eb t\u00eb arsimuarit, p\u00ebrballen me pasiguri ekonomike, kriza ekonomike si\u00e7 kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs nga recesioni i vitit 2008, COVID-19 n\u00eb vitin 2020, inflacioni i lart\u00eb poskovidian, duke ndikuar negativisht n\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Gjenerat\u00eb Y t\u00eb Ilirit, sipas studiuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, i vler\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvojat e reja, sesa pasurin\u00eb materiale. Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb orientuar drejt kreativitetit dhe nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb politikisht dhe n\u00eb aspektin e \u00e7\u00ebshtjeve sociale. Ky brez e konsideron diversitetin apo gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen si vlera esenciale, e jo si formalitet. Habitsh\u00ebm, k\u00ebto karakteristika t\u00eb Gjenerat\u00ebs Y, n\u00eb kontekst t\u00eb Per\u00ebndimit, kan\u00eb shum\u00eb ngjashm\u00ebri edhe me Ilirin e Gjilanit si kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025.<\/p>\n<p>Biografia e Ilirit, si\u00e7 do ta shohim, ka nj\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb pabesueshme t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb tij autobiografike dhe t\u00eb vet\u00eb kujtes\u00ebs kolektive t\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit. Ai kreu shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Gjilan, n\u00eb \u201cSelami Hallaqi\u201d, ku m\u00ebsuesi i tij ishte Ilmi Ibrahimi, nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb mbahet mend p\u00ebr urt\u00ebsi e qet\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb. Shkoll\u00ebn e mesme e kreu n\u00eb gjimnazin \u201cZenel Hajdini\u201d me nota t\u00eb shk\u00eblqyera dhe u zgjodh kryetar klase, kryetar i shkoll\u00ebs, si dhe kryetar i organizat\u00ebs shkollore \u201cORSH\u201d, ku hartoi dhe drejtoi shum\u00eb projekte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shkollave. <\/p>\n<p>Studimet e larta i p\u00ebrfundoi n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs n\u00eb drejtimin FNA, Dega e Arkitektur\u00ebs, ku ishte bursist i fakultetit p\u00ebr 3 vjet. Gjithashtu, ka p\u00ebrfunduar studimet e nivelit master n\u00eb Kolegjin Universitar \u201cAAB\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Q\u00eb nga klasa e dyt\u00eb e shkoll\u00ebs fillore, Iliri ka qen\u00eb i vet\u00ebpun\u00ebsuar (cigareshites), dhe m\u00eb pas, gjat\u00eb studimeve ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb shum\u00eb projekte me profesor\u00eb. Si arkitekt, Iliri ka realizuar disa projekte n\u00eb Kosov\u00eb, si Hotel \u201cGrand\u201d &#8211; Prishtin\u00eb, Shqip\u00ebri, Mal t\u00eb Zi dhe Gjilan si: Resort Planet, Swiss Klinik\u00eb, detyra projektuese (kampusi universitar \u201cKadri Zeka\u201d) etj. P\u00ebr shum\u00eb vjet, kontribuoi n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, ndon\u00ebse rrall\u00eb u ekspozua politikisht e publikisht. Q\u00eb nga viti 2008, mbi 17 vjet, gati dy dekada t\u00eb plota, q\u00eb kur e themeloi kompanin\u00eb projektuese dhe nd\u00ebrtuese \u201cSDI SH.P.K.\u201d, \u00ebsht\u00eb rritur e zgjeruar, duke pasur mesatarisht 30 pun\u00ebtor\u00eb. N\u00eb vitin 2022, fitoi \u00e7mimin e par\u00eb n\u00eb Bienale \u2013 Kosov\u00eb, me vepr\u00ebn \u201cRestorant Planet\u201d n\u00eb Gjilan, duke p\u00ebrfshir\u00eb element\u00eb tradicional\u00eb n\u00eb arkitektur\u00eb. P\u00ebrfshirja e tij n\u00eb nisma t\u00eb ndryshme komunitare, \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsia e Ilirit n\u00eb Rotary Club q\u00eb nga viti 2016, n\u00eb thesar, m\u00eb pas si sekretar dhe president, dhe ka realizuar projekte t\u00eb shumta n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit n\u00eb qytetin e Gjilanit. <\/p>\n<p>Ashtu si brezi im, Iliri \u00ebsht\u00eb i lidhur fort emocionalisht me familjen, apo si\u00e7 p\u00ebrshkruhen shpesh \u201cjan\u00eb shum\u00eb familjar\u00eb\u201d, duke qen\u00eb i martuar me bashk\u00ebshorten ekonomiste, me dy f\u00ebmij\u00eb me emra super t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi i njoh, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, por kjo fare nuk m\u00eb pengon n\u00eb analiza objektive. I l\u00eb emocionet jasht\u00eb, deri sa ta d\u00ebrgoj shkrimin n\u00eb Radiostar dhe kur t\u00eb postohet e publikohet, pastaj hajri e daft\u00eb, si pritet e reagohet!<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Ilirit<\/p>\n<p>1. Do t\u00eb hynte n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs e Gjilanit, si storie, rr\u00ebfim, rrug\u00ebtim super i ve\u00e7ant\u00eb, se si Iliri nga cigareshit\u00ebs i dikursh\u00ebm ambulant, u b\u00eb arkitekt i suksessh\u00ebm, menaxher e nd\u00ebrmarr\u00ebs i fuqish\u00ebm, dhe m\u00eb pas, Kryetar Komune i Gjilanit. Do t\u00eb b\u00ebhej lajm p\u00ebr psikologjin\u00eb motivuese, ve\u00e7mas t\u00eb brezit t\u00eb ri, q\u00eb dor\u00ebzohet leht\u00eb e shpejt, edhe para nj\u00eb sfide t\u00eb vock\u00ebl. P\u00ebrpar\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb se, brezi im q\u00eb e kujton si cigareshit\u00ebs, e kujton me nostalgji, dhembshuri dhe respekt p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, aq her\u00ebt, ndersh\u00ebm dhe me shum\u00eb sfida. Po e ilustroj me nj\u00eb shembull interesant: N\u00eb gjenerat\u00ebn time, ka qen\u00eb e turpshme q\u00eb n\u00ebse bashk\u00ebmoshatar\u00ebt t\u00eb shohin me qese n\u00eb duar, ose teksa po kalon me n\u00ebn\u00ebn me shami n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike, e t\u00eb shohin nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs ose gjenerat\u00ebs. Po imagjinoni n\u00ebse ka qen\u00eb dikush cigareshit\u00ebs ambulant si Iliri dhe \u00e7far\u00eb konsiderata do t\u00eb mund t\u00eb kishin at\u00ebbot\u00eb p\u00ebr t\u00eb, bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij. Pra, Ilirit nuk i ka ardhur turp t\u00eb shiste cigare kudo, e ka mb\u00ebshtetur aq her\u00ebt veten e familjen, nd\u00ebrsa neve na ka ardhur turp me qese n\u00eb duar! Un\u00eb kam konsiderata t\u00eb larta p\u00ebr cigareshit\u00ebsin, e jo p\u00ebr komplekset e tinejxherit q\u00eb ka turp t\u00eb del me prind\u00ebr m\u00eb t\u00eb moshuar se po e shohin shok\u00ebt e shoqet, ose me pa dikush me qese n\u00eb duar, si\u00e7 ka qen\u00eb at\u00ebher\u00eb. Jo me qese t\u00eb ZARA, por me qese me pem\u00eb, perime, lakra, ose pula t\u00eb pazarit!!!<\/p>\n<p>2. Arkitekt\u00ebt gjithmon\u00eb zgjojn\u00eb kureshtjen dhe interesimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr ta drejtuar qytetin. Iliri si kandidat, duke ardhur nga fusha e arkitektur\u00ebs, ka vizion afatgjat\u00eb hap\u00ebsinor, mendon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb integruar p\u00ebr zhvillimin e qytetit. Arkitekt\u00ebt si kandidat\u00eb, shihen si ekspert\u00eb n\u00eb planifikim urban dhe territorial, e njohin mir\u00eb ndarjen funksionale t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, \u00e7ka ndihmon n\u00eb riorganizimin e komun\u00ebs. Zhvillojn\u00eb plane racionale dhe funksionale p\u00ebr lagje urbane, shkarkimin e qyteteve, unaza t\u00eb reja dhe lidhjen me zonat rurale. Dizajnojn\u00eb qytete t\u00eb jetueshme, e promovojn\u00eb transportin publik, gjelb\u00ebrimin dhe qytetin p\u00ebr njer\u00ebzit, jo vet\u00ebm p\u00ebr veturat.<\/p>\n<p> E kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e infrastruktur\u00ebs cil\u00ebsore, rrug\u00eb, ura, kanalizime, shkolla, n\u00ebnkalime, unaza etj. Kan\u00eb njohuri t\u00eb thella mbi menaxhimin e hap\u00ebsir\u00ebs publike, sheshe, parqe, zona pushimi, trotuare. Promovojn\u00eb zhvillim t\u00eb ekuilibruar mes urbanes dhe natyr\u00ebs, ndihmojn\u00eb n\u00eb mbrojtjen e ambientit. E mbajn\u00eb n\u00eb fokus estetik\u00ebn e qytetit, kujdesen q\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb qytet t\u00eb ken\u00eb harmoni vizuale dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hijshme. Kund\u00ebrshtojn\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb paligjshme, promovojn\u00eb ligjshm\u00ebri n\u00eb nd\u00ebrtim. Mb\u00ebshtesin restaurimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe arkitektonike. Krijojn\u00eb identitet urban t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr komun\u00ebn, lobojn\u00eb p\u00ebr qytetin si destinacion unik. Kan\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb transformuar zona t\u00eb degraduara n\u00eb hap\u00ebsira funksionale dhe t\u00ebrheq\u00ebse, p\u00ebr hap\u00ebsira t\u00eb pashfryt\u00ebzueshme publike ose fare pak t\u00eb shfryt\u00ebzueshme.<\/p>\n<p> T\u00eb trajnuar p\u00ebr t\u00eb koordinuar ekipe multidisiplinare, sepse duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit t\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrlidhur me shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si me inxhinier\u00eb, urbanist\u00eb, sociolog\u00eb, ekonomist\u00eb. Kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb projektim, menaxhim projektesh dhe buxhetesh, e din\u00eb si t\u00eb zhvillojn\u00eb dhe mbik\u00ebqyrin projekte me fonde private e publike. Kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me donator\u00eb dhe projektet e financuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht (BE, UNDP etj). I kuptojn\u00eb nevojat konkrete t\u00eb komuniteteve p\u00ebrmes analizave hap\u00ebsinore dhe sociale. P\u00ebrgatisin projekte konkuruese p\u00ebr financim nga fondet e BE-s\u00eb dhe investitor\u00ebt. Kujdesen p\u00ebr p\u00ebrfshirjen qytetare n\u00eb planifikim dhe vendimmarrje. Mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe analitike, si n\u00eb planifikim, ashtu edhe n\u00eb zgjidhje t\u00eb problemeve t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve. E trajtojn\u00eb qytetin si nj\u00eb sistem t\u00eb gjall\u00eb, me nd\u00ebrlidhje komplekse q\u00eb duhet p\u00ebr ta qeverisur me sy\u00e7el\u00ebsi. P\u00ebrdorin teknologji t\u00eb avancuara p\u00ebr planifikim dhe vizualizim, GIS, modelime 3D etj., duke i b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs gjithmon\u00eb si kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar komune, sepse gjithsesi kan\u00eb ide m\u00eb ndryshe, se\u00e7 prezantojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Dizajnojn\u00eb qytetin p\u00ebr nevojat reale t\u00eb qytetar\u00ebve, jo p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta, sepse para s\u00eb gjithash, arkitektur\u00ebn nuk e konsiderojn\u00eb vet\u00ebm profesion, por edhe pasion, art, di\u00e7ka shpirt\u00ebrore q\u00eb k\u00ebnaqen n\u00eb fund me nj\u00eb projekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, produkt unik estetik etj. Kujdesen p\u00ebr qasjen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara; p\u00ebr prind\u00ebrit me f\u00ebmij\u00ebt e tyre me karroce; punojn\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsira publike gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb komuniteteve t\u00eb ndryshme. Jan\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb parqe. Arkitekt\u00ebt punojn\u00eb me etik\u00eb profesionale, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, transparenc\u00eb, cil\u00ebsi dhe respekt ndaj publikut. Nuk jan\u00eb pjes\u00eb e grupeve tradicionale politike e partiake, edhe kur jan\u00eb me nj\u00eb brend partiak, pasi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb zakonisht nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re profesionale, nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb re kreative n\u00eb zgjedhje lokale. Jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb punojn\u00eb n\u00ebn presion, me afate dhe k\u00ebrkesa t\u00eb larta. Zakonisht nuk vijn\u00eb nga sistemet korruptive t\u00eb pushtetit t\u00eb kaluar, jan\u00eb figura t\u00eb fresk\u00ebta. Kan\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrkushtimit ndaj komunitetit, qytetit, komun\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Iliri ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb arkitektur\u00eb, biznes, menaxhim t\u00eb suksessh\u00ebm dhe projekte arkitekturore dhe nd\u00ebrtimi. Ka edhe arsimim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrlidhur profesionin e tij me lidership n\u00eb qeverisje lokale.<br \/>\n4. Figur\u00eb e re publike, pa barr\u00eb nga e kaluara e tij.<\/p>\n<p>5. P\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb brez t\u00eb pjekur me rrethana t\u00eb v\u00ebshtira sociale, ekonomike, politike etj.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e Ilirit<\/p>\n<p>1. Kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e qytetit t\u00eb Gjilanit, deri m\u00eb tash, kandidat\u00ebt e pavarur ose nga parti t\u00eb vogla q\u00eb jan\u00eb krijuar nga parti t\u00eb m\u00ebdha si Lista Guxo, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb fitojn\u00eb, n\u00ebse nuk vijn\u00eb me struktura t\u00eb fuqishme t\u00eb nj\u00eb dege partiake n\u00eb zonat urbane e rurale. Flasim me fakte: N\u00eb vitin 2007, n\u00eb zgjedhjet lokale p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Faton Bislimi si kandidat i pavarur, mori 2143 vota, ose 6.02% t\u00eb votave; Hetem Bajrami, kandidati tjet\u00ebr i pavarur, mori 439 vota, ose 1.23% t\u00eb votave; Halim Vranoci nga nj\u00eb parti e vock\u00ebl, apo pak m\u00eb e madhe se GUXO, si ORA, me vet\u00ebm 732 vota, ose 1.23%; N\u00eb gar\u00ebn e vitit 2007, p\u00ebr kryetar komune t\u00eb Gjilanit, ishin k\u00ebto rezultate: Jashar Ramadani nga LDD-ja q\u00eb ishte krijuar nga ndarja me LDK-n\u00eb, mori 3590 vota ose 8.89%; PSD e Selver Xhelilit, 246 vota ose 0.61%; Omer Daku nga AKR-ja, 3229 vota ose 8.00%. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, Faton Bislimi s\u00ebrish kandidoi me Koalicionin p\u00ebr Gjilanin, dhe doli me 1622 vota ose 3.38%, duke r\u00ebn\u00eb dyfish n\u00eb vota nga zgjedhjet e vitit 2007. Yll Isufi mori 143 vota ose 0.30%, ndon\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb kandidati m\u00eb komik i pavarur n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Gjilanit dhe kurr\u00eb nuk u mor seriozisht si alternativ\u00eb. N\u00eb vitin 2017, Bajram Hasani nga Nisma p\u00ebr Kosov\u00ebn, 678 vota ose 1.49%. Naser Morina nga PD-ja, 299 vota ose 0.66%. N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2021 n\u00eb Gjilan, Gani Neziri si kandidat i pavarur, i shk\u00ebputur at\u00ebbot\u00eb nga PDK-ja, mori 252 vota ose 0.48%. Lulzim Bexheti, kandidat tjet\u00ebr i pavarur p\u00ebr kryetar komune, mori 206 vota ose 0.48%.<\/p>\n<p>2. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt kandidatura e Ilirit p\u00ebr Kryetar Komune t\u00eb Gjilanit. Nuk \u00ebsht\u00eb ide e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shfaqesh e t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb publik, e menj\u00ebher\u00eb pas mbi nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb, hapet fushata zyrtare p\u00ebr zgjedhjet lokale 2025. N\u00eb politik\u00eb, k\u00ebrkohet q\u00ebndrimi dhe angazhimi publik p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duke u familjarizuar dhe duke u rritet kredibiliteti te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>3. V\u00ebshtir\u00ebsia nga presioni i koh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhin, p\u00ebr takime, tubime, njohje me publikun e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>4. Garon me nj\u00eb sfond partiak, jo t\u00eb popullarizuar n\u00eb Gjilan, pa struktura t\u00eb konsoliduara, pa shtrirje organizative n\u00eb terren, n\u00eb \u00e7do lagje urbane e fshatra.<\/p>\n<p>5. Kan\u00eb filluar eksponent\u00ebt e LVV-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kontribuoi, ta p\u00ebrhapin legjend\u00ebn urbane se, Iliri ka hyr\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebmtuar Alban Hysenin e LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>6. Kan\u00eb filluar disa z\u00ebra, ta p\u00ebrhapin legjend\u00ebn tjet\u00ebr urbane se, Iliri ka kandiduar p\u00ebr Kryetar Komune, sepse nuk e b\u00ebn\u00eb bart\u00ebs t\u00eb list\u00ebs n\u00eb LVV dhe kandidimi i tij m\u00eb shum\u00eb i ngjason hat\u00ebrmbetjes e zem\u00ebrimit, sesa kandidimit q\u00eb e ka menduar gjat\u00eb. \u00cbsht\u00eb dal\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb etazhitetit n\u00eb nd\u00ebrtim, nga oligark\u00ebt, ndon\u00ebse kjo gjithmon\u00eb ka qen\u00eb edhe paragjykim p\u00ebr k\u00ebdo. <\/p>\n<p>Nj\u00eb legjend\u00eb tjet\u00ebr e p\u00ebrhapur \u00ebsht\u00eb se, Albini nuk e do Albanin, sepse sikur t\u00eb besonte Kurti se kandidatura e List\u00ebs Guxo n\u00eb Gjilan me Ilirin do ta shp\u00ebndante vot\u00ebn p\u00ebr Albanin, do ta bindte shum\u00eb leht\u00eb Donika G\u00ebrvall\u00ebn dhe Faton Pecin, q\u00eb t\u00eb mos garonte Iliri n\u00eb Gjilan. Duke mos e dashur Albanin, Kurti ka heshtur dhe fshehtas e d\u00ebshiron humbjen e Albanit. Nj\u00eb legjend\u00eb tjet\u00ebr urbane \u00ebsht\u00eb se, Iliri ka dal\u00eb si kandidat i List\u00ebs GUXO se, Albani p\u00ebr shkak t\u00eb zhg\u00ebnjimit t\u00eb qytetar\u00ebve, ve\u00e7 me hapje t\u00eb nj\u00ebkohshme t\u00eb aq shum\u00eb punishteve dhe zvarritjeve t\u00eb punimeve, nga frika e LVV-s\u00eb q\u00eb do ta humb gar\u00ebn me Arb\u00ebrin e LDK-s\u00eb, prandaj disa vota q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shkonin p\u00ebr Arb\u00ebrin e LDK-s\u00eb, shp\u00ebrndahen edhe tek Iliri. Nj\u00eb legjend\u00eb tjet\u00ebr urbane \u00ebsht\u00eb se, LVV-ja nuk e duron demokracin\u00eb e brendshme, prandaj, duke mos lejuar kund\u00ebrkandidatura p\u00ebr Kryetar Komune me Albanin, at\u00ebher\u00eb kandidatura e Ilirit \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 simptom\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb LVV. Ose n\u00eb variantin: nuk l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr figura t\u00eb reja publike, p\u00ebr alternativa t\u00eb reja publike etj.<\/p>\n<p>7. Rreziku kryesor p\u00ebr figura t\u00eb reja publike \u00ebsht\u00eb se votuesit vrapojn\u00eb pas fituesit potencial, ose pas atij q\u00eb besojn\u00eb se do t\u00eb fitojn\u00eb. N\u00eb rast se thon\u00eb n\u00eb mendje: o ve\u00e7 m\u00eb shkon vota huq, se nuk fiton, kjo i d\u00ebmton gjithmon\u00eb figurat e reja, alternativat e reja n\u00eb garat lokale e qendrore. Ky mendim d\u00ebmton demokracin\u00eb dhe pluralizmin, por \u00ebsht\u00eb mjaft i p\u00ebrhapur.<\/p>\n<p>8. Nj\u00eb mang\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr koh\u00eb aq t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb familjarizohet me diskursin e zgjedhjeve lokale, dep\u00ebrtimin e mesazheve dhe projekteve t\u00eb tij tek audienca.<\/p>\n<p>9. Koh\u00ebs s\u00eb fundit, imazhin dhe humbjen e besimit t\u00eb publikut p\u00ebr arkitektin n\u00eb politik\u00eb, e ka d\u00ebmtuar keqqeverisja e P\u00ebrparim Ram\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, i cili nuk la gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb komun\u00eb, duke ngelur vet\u00ebm me nj\u00eb tunel si \u201cKurrizi\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fare pak p\u00ebr nj\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>10. I duhet shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mediatike p\u00ebr t\u2019u njohur si z\u00eb e figur\u00eb e p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shpaluar projektet e tij p\u00ebr Gjilanin.<\/p>\n<p>11. Duke mos e njohur aq, nuk e dim\u00eb edhe si do t\u00eb ket\u00eb paraqitjet e tij publike para dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Zgjedhjeve Lokale 2025.<\/p>\n<p>12. Nuk e dim\u00eb sa do t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb mjete financiare, Lista GUXO, p\u00ebr kandidat\u00ebt e vet, e financat n\u00eb fushat\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesore p\u00ebr rezultatin zgjedhor. GUXO \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e partive parlamentare dhe ka buxhet nga Ligji p\u00ebr financimin e subjekteve politike, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicion me LVV-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Ilir Poroshtica \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb vitin 1985 n\u00eb Gjilan. Ai \u00ebsht\u00eb bash pjes\u00ebtar i gjenerat\u00ebs sime, t\u00eb cilin sa e kam mbajtur n\u00eb mend, ka qen\u00eb n\u00eb paralelen IV\/7 n\u00eb Gjimnazin \u201cZenel Hajdini\u201d. P\u00ebr brezin tim, nj\u00eb nga pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta ka qen\u00eb: \u201cN\u2019sat\u00ebn sa je?!\u201d. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":209934,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209933","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}