{"id":210158,"date":"2025-07-31T17:57:26","date_gmt":"2025-07-31T15:57:26","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=210158"},"modified":"2025-07-31T17:57:26","modified_gmt":"2025-07-31T15:57:26","slug":"policia-i-degradon-dy-hetuesit-qe-hetuan-rozeten-nagipin-dhe-mujken-njeri-mbikeqyres-i-patrulles-ne-skenderaj-tjetri-ne-malisheve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/policia-i-degradon-dy-hetuesit-qe-hetuan-rozeten-nagipin-dhe-mujken-njeri-mbikeqyres-i-patrulles-ne-skenderaj-tjetri-ne-malisheve\/","title":{"rendered":"Policia i degradon dy hetuesit q\u00eb hetuan Rozet\u00ebn, Nagipin dhe Mujk\u00ebn: Nj\u00ebri mbik\u00ebqyr\u00ebs i patrull\u00ebs n\u00eb Sk\u00ebnderaj, tjetri n\u00eb Malishev\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas aferave t\u00eb bujshme n\u00eb lidhje me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe Faruk Mujk\u00ebs, kryeshef i Bordit t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Hidroekonomike \u2018Ib\u00ebr-Lepenci\u2019, t\u00eb dy njer\u00ebz t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, tash raportohet n\u00eb media se hetuesit e k\u00ebtyre rasteve jan\u00eb degraduar nga Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs ku sot shkoi ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte edhe rreshteri n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Ve\u00e7ant\u00eb Hetimore brenda Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Idriz Gashi. Megjithat\u00eb, p\u00ebr dallim prej herave t\u00eb tjera kur aty ishte edhe hetuesi Gashi, sot nuk ishte situata e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Rreshteri q\u00eb deri m\u00eb tash ishte pjes\u00eb e Nj\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme brenda Policis\u00eb q\u00eb heton korrupsionin e profilit t\u00eb lart\u00eb, u largua nga kjo nj\u00ebsi. Si rezultat, edhe nuk mund t\u00eb ishte pjes\u00eb e intervistimit t\u00eb Rozeta Hajdarit p\u00ebr rastin e Rezerv\u00ebs Shtet\u00ebrore, pavar\u00ebsisht se gjith\u00eb hetimin, e kishte inicuar vet\u00eb, q\u00eb nga dit\u00ebt e para.<\/p>\n<p>Gazeta Nacionale ka m\u00ebsuar ekskluzivisht se rreshteri Idriz Gashi \u00ebsht\u00eb degraduar nga Policia e Kosov\u00ebs, me nj\u00eb vendim t\u00eb drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gazmend Hoxha. Kjo, nj\u00eb vit pas hulumtimit t\u00eb Nacionales, p\u00ebr vendosjen n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb largimit t\u00eb pes\u00eb hetuesve, t\u00eb cil\u00ebt kishin hetuar aferat m\u00eb t\u00eb njohura korruptive t\u00eb pushtetit. Madje, ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm. Nacionale ka m\u00ebsuar se nga Nj\u00ebsia e Ve\u00e7ant\u00eb Hetimore \u00ebsht\u00eb larguar edhe nj\u00eb hetues tjet\u00ebr, q\u00eb kishte qen\u00eb pjes\u00eb e ekip\u00ebs hetimore me numrin 6, t\u00eb cil\u00ebn e udh\u00ebhiqte rreshteri Idriz Gashi.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionet q\u00eb ka siguruar Nacionale, rreshteri Idriz Gashi q\u00eb kishte hetuar edhe afera t\u00eb tjera t\u00eb njohura korruptive si rasti i Nagip Krasniqit, apo i Faruk Mujk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb degraduar skajshm\u00ebrisht me nj\u00eb vendim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit. Nga nj\u00eb rreshter e hetues q\u00eb ka trajtuar dyshimet korruptive n\u00eb vlera miliona euro, tash Gashi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Sk\u00ebnderaj si Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Ekipit Patrullues.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb cilin e ka par\u00eb gazeta Nacionale, kjo vendimmarrje \u00ebsht\u00eb arsyetuar me nevojat operacionale dhe rritjen e performanc\u00ebs. Si argument, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur Udh\u00ebzimi Administrativ p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnien e Pun\u00ebs n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, ku neni 38, i jep kompetenca drejtorit t\u00eb Policis\u00eb p\u00ebr transferimin e zyrtar\u00ebve policor\u00eb prej nj\u00eb vendi, n\u00eb tjetrin. Megjithat\u00eb, asnj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb. Si rezultat, pas vendimit, rreshteri Gashi e pati t\u00eb pamundur t\u00eb ishte pjes\u00eb e intervistimit t\u00eb Rozeta Hajdarit, n\u00eb rastin e Rezerv\u00ebs q\u00eb e hetoi nga dit\u00ebt e para.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb pengim direkt i hetimeve, sepse rastin e Rezerv\u00ebs, por edhe rastet e tjera q\u00eb jan\u00eb inicuar nga k\u00ebta hetues, duhet t\u2019i jepen dikujt tjet\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb burim n\u00eb kushte anonimiteti.<\/p>\n<p>Largimi i rreshterit Gashi, u synua edhe m\u00eb her\u00ebt. Disa muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb rrjete sociale u shp\u00ebrndan disa fotografi, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave pretendohej se rreshteri n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Ve\u00e7ant\u00eb, Idriz Gashi, kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00ebvendosje nisi nj\u00eb fushat\u00eb agresive lin\u00e7uese, ku u p\u00ebrfshin edhe deputet\u00eb e ministra. Megjithat\u00eb, pamje t\u00eb tjera q\u00eb u publikuan m\u00eb pas n\u00eb Nacionale e media t\u00eb tjera, v\u00ebrtetuan se n\u00eb ndej\u00ebn ku ishte Gashi, nuk kishte qen\u00eb asnj\u00eb politikan. Megjithat\u00eb, ai u suspendua p\u00ebr pak dit\u00eb, u kthye n\u00eb pun\u00eb, dhe u suspendua s\u00ebrish pa afat t\u00eb caktuar. Pas disa muajsh, u v\u00ebrtetua se rreshteri nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e asnj\u00eb tubimi politik, dhe si rezultat ishte kthyer n\u00eb vendin e tij t\u00eb pun\u00ebs, pra n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Ve\u00e7ant\u00eb. Kjo ishte b\u00ebr\u00eb e ditur nga avokati i tij, Arianit Koci. Kjo d\u00ebshmohet edhe me vendimin q\u00eb e ka par\u00eb Nacionale, pasi aty nuk p\u00ebrmendet asnj\u00eb shkelje disiplinore apo di\u00e7ka ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rreshterit Idriz Gashi, nga Nj\u00ebsia e Ve\u00e7ant\u00eb Hetimore u largua dhe u degradua hetuesi Shaip Elshani. Si\u00e7 ka m\u00ebsuar Nacionale, ai u d\u00ebrgua si hetues n\u00eb rajonin e Gjakov\u00ebs, n\u00eb stacionin e Policis\u00eb n\u00eb Malishev\u00eb. Sipas burimeve, edhe ndaj tij, arsyetimet ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Pra, p\u00ebr nevoja operacionale. Elshani, kishte qen\u00eb pjes\u00eb e ekip\u00ebs hetimore me num\u00ebr 6, q\u00eb drejtohej nga rreshteri Gashi, dhe e nj\u00ebjta ishte shuar pas \u2018reformave\u2019 t\u00eb fundit t\u00eb nisura n\u00eb k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi, kryesisht pas nd\u00ebrrimit t\u00eb pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Qysh prej raportimit t\u00eb para 1 viti, Nacionale ka m\u00ebsuar se k\u00ebta dy hetues, bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb largimit, nuk jan\u00eb pajisur me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb \u2018m\u00ebdha\u2019, por kryesisht me raste t\u00eb profilit t\u00eb ul\u00ebt. \u201cAta i etiketojn\u00eb si hetues t\u00eb regjimeve t\u00eb kaluara, dhe synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb mos me iu dh\u00ebn\u00eb raste t\u00eb m\u00ebdha\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb burim i Nacionales.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u2018nevoja operacionale\u2019 nga Nj\u00ebsia e Ve\u00e7ant\u00eb Hetimore, dikur Task-Forca, q\u00eb heton krimin e organizuar e korrupsionin e profilit t\u00eb lart\u00eb, u largua edhe ish-shefi i Nj\u00ebsis\u00eb, Shemsi Haziri. Edhe ky i fundit, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqjen e hetimeve n\u00eb disa prej rasteve m\u00eb t\u00eb njohura korruptive.<\/p>\n<p>Gazeta Nacionale ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto dy degradime. Ata i kan\u00eb vler\u00ebsuar normale k\u00ebto ndryshime.<\/p>\n<p>\u201cReferuar k\u00ebrkes\u00eb suaj ju informojm\u00eb se, Policia e Kosov\u00ebs bazuar n\u00eb autorizimet dhe procedurat e parapara ligjore, struktur\u00ebn organizative, nevojat policore dhe operacionale si dhe me q\u00ebllim t\u00eb arritjes s\u00eb objektivave strategjike, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn ndryshime dhe caktime t\u00eb personelit policor\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb trajtuar zhvillimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi, ka th\u00ebn\u00eb se q\u00eb nga ardhja n\u00eb pushtet e Vet\u00ebvendosjes, ky subjekt politik ka synuar dob\u00ebsimin e k\u00ebsaj nj\u00ebsie t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb lufton korrupsionin.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga ardhja n\u00eb pushtet LVV n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike ka nd\u00ebrmarr veprime p\u00ebr dob\u00ebsimin dhe pengimin e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj Task Force, duke filluar ne ndrrimin e pozit\u00ebs s\u00eb ish drejtorit dhe shume veprime ndaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb task forc\u00eb lidhen me pagat por edhe ndrrimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Edhe veprimet e fundit hyjn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb q\u00ebllimit kryesor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebt\u00eb task forc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar mesazhin tek secili zyrtar policor se n\u00ebse heton apo nd\u00ebrmerr veprime ligjore kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr afera korruptive pasojn\u00eb masat nd\u00ebshkuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftaraj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas aferave t\u00eb bujshme n\u00eb lidhje me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe Faruk Mujk\u00ebs, kryeshef i Bordit t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Hidroekonomike \u2018Ib\u00ebr-Lepenci\u2019, t\u00eb dy njer\u00ebz t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, tash raportohet n\u00eb media se hetuesit e k\u00ebtyre rasteve jan\u00eb degraduar nga Policia e Kosov\u00ebs. N\u00eb zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs ku sot shkoi ministrja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":210159,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210158","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}