{"id":210163,"date":"2025-07-31T18:18:59","date_gmt":"2025-07-31T16:18:59","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=210163"},"modified":"2025-07-31T19:00:18","modified_gmt":"2025-07-31T17:00:18","slug":"avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-isa-agushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avni-rudaku-per-radio-star-analize-mbi-kandidaturen-e-isa-agushi\/","title":{"rendered":"Avni Rudaku p\u00ebr Radio Star: Analiz\u00eb mbi kandidatur\u00ebn e Isa Agushi"},"content":{"rendered":"<p>\nShkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Isa Agushi \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, nga partia e re dhe e 51-t\u00eb n\u00eb regjistrin e KQZ-s\u00eb, Bashkimi p\u00ebr Ndryshim ANAMORAVA (BNA). E kam k\u00ebrkuar disa dit\u00eb biografin\u00eb e tij n\u00ebse e ka dikund, n\u00eb faqe zyrtare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, ose diku tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>Ia d\u00ebrgova k\u00ebrkes\u00ebn edhe n\u00eb mediet sociale p\u00ebr biografin\u00eb q\u00eb t\u00eb ma d\u00ebrgonte, meq\u00eb nuk e njihja personalisht dhe nuk isha m\u00eb par\u00eb mik n\u00eb Facebook, sepse doja ta kisha biografin\u00eb zyrtare direkt prej tij, por p\u00ebr shkak t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb seris\u00eb s\u00eb shkrimeve, vendosa t\u00eb mos e prisja m\u00eb pas or\u00ebs 19:00, pasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim e sip\u00ebr, e gjeta vet\u00eb n\u00eb Jutjube, jet\u00ebshkrimin interesant t\u00eb Is\u00ebs. N\u00eb k\u00ebrkim e sip\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb \u201cOd\u00ebcast\u201d, n\u00eb bised\u00eb t\u00eb lir\u00eb, Isa vet\u00eb e tregon krejt biografin\u00eb dhe rrug\u00ebtimin e tij jet\u00ebsor e politik. I lindur n\u00eb Zheg\u00ebr t\u00eb Gjilanit, n\u00eb vitin 1965, shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Zheg\u00ebr, shkoll\u00ebn e mesme ushtarake n\u00eb Beograd dhe Sarajev\u00eb, ka filluar m\u00eb pas pun\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi ku edhe i lind\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt atje. Filloi pastaj Akademin\u00eb Ushtarake me korrespondenc\u00eb n\u00eb Beograd. Me fillimin e luft\u00ebrave n\u00eb Kroaci e Bosnje, emigroi n\u00eb Zvic\u00ebr, duke dezertuar nga armata jugosllave dhe p\u00ebr t\u00eb mos shkuar n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja e t\u00eb padrejta t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Pas nj\u00eb viti n\u00eb Zvic\u00ebr, i mori gruan dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tij q\u00eb ishin at\u00ebher\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe u paraqit\u00ebn si refugjat\u00eb n\u00eb shtetin helvetik, si shum\u00eb shqiptar\u00eb, e ve\u00e7mas veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. I kishte mbetur vet\u00ebm diploma, sepse i kishte kryer t\u00eb gjitha provimet, toger me grad\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb&#8230; Prej vitit 1992-1998 kishte q\u00ebndruar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe e ka edhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb zvicrane. T\u00eb gjith\u00eb epror\u00ebt n\u00eb Jugosllavi, mbanin takime t\u00eb rregullta n\u00eb Zvic\u00ebr, ku n\u00eb dy-tre muajt thot\u00eb Isa, se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb epror\u00ebt t\u00eb gatsh\u00ebm, q\u00eb nga viti 1993, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgjigjur atdheut, duke e llogaritur edhe obligim shtes\u00eb si ushtarak\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn atdhetare kund\u00ebr okupatorit. (Pyetja, \u201cOd\u00ebcast me Isa Agushi &#8211; Komandant Dardani\u201d, publikuar m\u00eb 1 maj 2024, n\u00eb linkun: https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=6Sq9k0Dk9W4)<br \/>\nPra, Isa \u00ebsht\u00eb me eksperienc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00ebn komunale n\u00eb Gjilan, i angazhuar n\u00eb dy partit\u00eb e \u201ckrahut t\u00eb paqes\u201d (LDK) dhe \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d (PDK), kryetar i partis\u00eb s\u00eb re BNA, me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si m\u00ebrgimtar n\u00eb Zvic\u00ebr, me sfond ushtaraku e ish-komandanti i U\u00c7K-s\u00eb, por edhe i njohur p\u00ebr aktivitete biznesi.<br \/>\nP\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Is\u00ebs<\/p>\n<p>1. Isa, i njohur edhe me nofk\u00ebn Dardani, vler\u00ebsohet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e ndritur si patriot, nacionalist, me kontribut real n\u00eb luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke qen\u00eb edhe ish-komandant.<\/p>\n<p>2. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb njihet si patriot, vler\u00ebsohet edhe m\u00eb lart, q\u00eb e konsiderojn\u00eb edhe si nj\u00eb nga ish-bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e heroit t\u00eb kombit, Agim Ramadanit (KATAN\u00cbS), t\u00eb cilin e kishte edhe bashk\u00ebvendas, si dhe t\u00eb shoqen e heroit e ka sipas rr\u00ebfimit t\u00eb Is\u00ebs, edhe kush\u00ebrire. Pra, lidhje n\u00eb organizim p\u00ebr hyrje n\u00eb Kosov\u00eb bashk\u00eb me ish-oficer\u00ebt dhe n\u00ebnoficer\u00ebt e armat\u00ebs jugosllave dhe me akademi gati se t\u00eb p\u00ebrfunduar, bashk\u00ebvendas t\u00eb Zhegr\u00ebs dhe me lidhje miqasie, me heroin e kombit. Isa kishte ardhur n\u00eb Zon\u00ebn Operative t\u00eb Karadakut (ZOK), pasi kishte nevoj\u00eb ve\u00e7mas p\u00ebr epror ushtarak t\u00eb shkolluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb &#8211; thot\u00eb ai. Dhe se Agim Ramadani ishte n\u00eb Koshare, kurse vet\u00eb ai erdhi n\u00eb ZOK, si dhe, Agimi do t\u00eb vinte n\u00eb ZOK, por ishte i lidhur fort me ushtar\u00ebt e tij n\u00eb Koshare &#8211; rr\u00ebfehet Isa n\u00eb Od\u00ebcast.<\/p>\n<p>3. Ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike, dy her\u00eb an\u00ebtar i Kuvendit Komunal (1 mandat e gjysm\u00eb n\u00eb LDK, gjysm\u00eb mandati n\u00eb PDK), kandidat p\u00ebr deputet nga PDK-ja, ndon\u00ebse pa sukses, i angazhuar p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb LDK, e pak vjet edhe n\u00eb PDK, dhe s\u00eb fundi, edhe duke pasur p\u00ebrvoj\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb nisme t\u00eb re qytetare, nga viti 2022, subjektin e ri politik, \u201cBashkimi p\u00ebr Ndryshim Anamorava\u201d, shkurtimisht BNA, si udh\u00ebheq\u00ebs i saj.<\/p>\n<p>4. Ka p\u00ebrvoj\u00eb edhe n\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsi. P\u00ebrpar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe q\u00eb vjen edhe nga Zvicra, ka biznes dhe ka mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb i pavarur p\u00ebr eksperimente t\u00eb reja politike.<\/p>\n<p>5. P\u00ebrpar\u00ebsia morale-politike p\u00ebr t\u00eb kritikuar ve\u00e7mas Lutfi Hazirin sa ishte n\u00eb LDK, sepse p\u00ebrkund\u00ebr kritikave n\u00eb biseda private t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve e strukturave t\u00eb Deg\u00ebs n\u00eb Gjilan kundrejt liderit t\u00eb Deg\u00ebs, kurr\u00eb publikisht, madje as brenda dyerve t\u00eb mbledhjeve t\u00eb partis\u00eb, nuk e thonin ndonj\u00eb mospajtim me Lut\u00ebn, madje disa e konsideronin \u201cBaba\u201d, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e autoritetit t\u00eb pakontestuesh\u00ebm. N\u00eb koh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb servilizmit t\u00eb habitsh\u00ebm n\u00eb LDK-n\u00eb e Gjilanit, bile Isa dilte publikisht n\u00eb mospajtim me liderin, ndon\u00ebse u largua sapo filloi kritikat, q\u00eb flet edhe p\u00ebr demokraci t\u00eb dob\u00ebt brendapartiake dhe me deg\u00eb lideriste. Partit\u00eb politike, funksionin kryesor e kan\u00eb qarkullimin e elitave politike, rekrutimin e lidershipit t\u00eb ri n\u00eb vazhdim\u00ebsi, prandaj kur partit\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr gara t\u00eb brendshme, nuk jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr demokracin\u00eb. Duhet instaluar kritik\u00ebn e brendshme partiake, nga dita e par\u00eb e themelimit t\u00eb partis\u00eb, madje q\u00eb n\u00eb em\u00ebrtimin e akronimin e saj. Mospajtimet kan\u00eb edhe kufijt\u00eb e vet legjitim\u00eb brenda partis\u00eb. P.sh., sociologjikisht, partia \u00ebsht\u00eb grup individ\u00ebsh q\u00eb ndajn\u00eb pik\u00ebpamje, vlera, q\u00ebndrime e ideologji t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, prandaj nuk po flasim p\u00ebr parimet, vlerat dhe idet\u00eb kryesore q\u00eb duhet t\u00eb pajtohemi si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parti, por p\u00ebr veprime t\u00eb caktuara, p\u00ebr vendime t\u00eb caktuara, p\u00ebr rezultate t\u00eb caktuara zgjedhore, p\u00ebr sjellje t\u00eb caktuara t\u00eb liderit, p\u00ebr procedura t\u00eb caktuara etj., duhet t\u00eb ket\u00eb kritik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Ne kemi mospajtime edhe me veten nganj\u00ebher\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb. Prandaj, kritikat e z\u00ebshme e t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr Lut\u00ebn, Albanin, qeverisjen e PDK-s\u00eb (me p\u00ebrjashtim t\u00eb lavd\u00ebrimit ekstrem t\u00eb Qemajl Mustaf\u00ebs, Kadri Veselit), jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar, ndon\u00ebse do t\u00eb donim t\u2019i shihnim m\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe m\u00eb sistematike.<\/p>\n<p>6. P\u00ebrpar\u00ebsi tjet\u00ebr e Is\u00ebs \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb bisedat me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, kur p\u00ebrmendej kandidatura e tij, thoshin se \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb e patriot, ndon\u00ebse ndonj\u00eb ldk-ist pasi q\u00eb ishte larguar nga LDK-ja, mund t\u00eb thoshte edhe nga hat\u00ebrmbetja q\u00eb Isa e kishte braktisur LDK-n\u00eb, se asgj\u00eb n\u00eb largimet e Is\u00ebs nga LDK-ja, nuk ka pasur arsye parimore. As me ikjen nga PDK-ja, e thon\u00eb pdk-ist\u00ebt. Sidoqoft\u00eb, kush i kritikon publikisht njer\u00ebzit me pushtet, un\u00eb kam admirim. T\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb thyhet masa e gjer\u00eb e individ\u00ebve servil\u00eb. Natyrisht, nuk pajtohem fare me nj\u00eb mentalitet t\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb: 1) ose thon\u00eb me krenari, \u201cse un\u00eb nuk ia rrasi hi\u00e7 shefit, kryetarit, drejtorit&#8230;\u201d (pa respektim demokratik t\u00eb hierarkis\u00eb dhe sensit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ndarjen e detyrave nga lidershipi e menaxheri, nuk i japin fare p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, q\u00eb nuk e kthejn\u00eb nj\u00eb email me koh\u00eb etj.), 2) ose qeshin para njeriut t\u00eb pushtetsh\u00ebm e servilosen deri n\u00eb skaje, duke qeshur me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb thot\u00eb lideri, kryetari, drejtori&#8230; akoma pa p\u00ebrfunduar shakaja, ve\u00e7 pse po flet njeriu i pushtetsh\u00ebm. N\u00eb parim, un\u00eb personalisht, nuk e pranoj asnj\u00ebrin q\u00ebndrim. Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb ka hierarki, ka pasur gjithmon\u00eb e do t\u00eb ket\u00eb me gjasa, por jo edhe miratim t\u00eb \u00e7do vendimi, sjelljeje, q\u00ebndrimi, ve\u00e7 pse dikush \u00ebsht\u00eb m\u00eb me autoritet, ose pushtet, ose hierarki. Pra, as servil, as rebel. As konformist (pajtim gjithqysh me mendimin e shumic\u00ebs), as devijator (t\u00eb k\u00ebnaqem ve\u00e7 pse kund\u00ebrshtoj), por moskonformist (kam q\u00ebndrime t\u00eb mia p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, nuk i b\u00ebj ve\u00e7 p\u00ebr kund\u00ebrshtim, por i b\u00ebj sepse ashtu mendoj, besoj, vler\u00ebsoj, argumentoj, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb).<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e Is\u00ebs<\/p>\n<p>1. Transferet prej nj\u00eb partie politike n\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr, po vler\u00ebsohen shum\u00eb negativisht, n\u00eb opinionin publik. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e shtetet demokratike, e drejta p\u00ebr ta ndryshuar edhe vet\u00eb emrin personal, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e garantuar. E drejta p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb nj\u00eb religjion, p\u00ebr t\u2019u konvertuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr ta braktisur t\u00ebr\u00ebsisht religjionin, apo s\u00ebrish p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb besimtar, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7donj\u00ebrit dhe \u00e7donj\u00ebr\u00ebs. E drejta p\u00ebr ta nd\u00ebrruar vendbanimin, qytetin, komun\u00ebn, shtetin, madje, qoft\u00eb edhe planetin, ve\u00e7 a mund ta paguash Elon Musk-in, p\u00ebr udh\u00ebtim privat! E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7dokujt p\u00ebr ta nd\u00ebrruar partin\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr politike, ose p\u00ebr t\u00eb krijuar parti krejt t\u00eb re politike, ose s\u00ebrish e drejta p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb partin\u00eb e m\u00ebhershme. Sidoqoft\u00eb, ligj\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb rregull. Politikisht, krejt n\u00eb rregull, por vler\u00ebsimi i opinionit publik p\u00ebr transferet prej nj\u00eb partie n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, zakonisht \u00ebsht\u00eb negativ, ose shihet transferi si shenj\u00eb e labilitetit politik, ose largim p\u00ebr inat, ose me arsyen se ka humbur n\u00eb zgjedhje lokale apo qendrore etj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta bind\u00ebsh opinionin publik nga propaganda e subjektit t\u00eb braktisur, se je larguar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje krejt parimore e demokratike. Rrall\u00ebher\u00eb transferet prej nj\u00eb partie n\u00eb tjetr\u00ebn, vler\u00ebsohen pozitivisht, ose pranohen vet\u00ebm n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, ose varet sa jeni edhe bind\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar largimin ose dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye parimore etj. etj. Pra, pak individ\u00eb kan\u00eb pasur sukses kur e nd\u00ebrrojn\u00eb partin\u00eb politike. Kap\u00ebrcimet aq t\u00eb shpejta e aq t\u00eb m\u00ebdha, prej LDK-s\u00eb n\u00eb PDK, prej PDK-s\u00eb n\u00eb krijim t\u00eb BNA-s\u00eb, shihen me refuzim politik e estetik. Gjithashtu, shihet edhe emocional n\u00eb q\u00ebndrimet e tij publike, pasi Isa shkroi n\u00eb vitin 2021 se, nuk do t\u00eb merrej m\u00eb me politik\u00ebn, e pas nj\u00eb kohe, u kthye n\u00eb politik\u00eb, madje duke krijuar subjekt t\u00eb ri politik, BNA-n\u00eb, n\u00eb vitin 2022, i regjistruar edhe n\u00eb KQZ si parti e re politike. Madje, m\u00eb 14 shkurt 2022, GUXO e Donika G\u00ebrvall\u00ebs, partia e re q\u00eb kishte dor\u00ebzuar aplikacionin p\u00ebr regjistrim n\u00eb KQZ dhe nga Zyra p\u00ebr Regjistrim t\u00eb Partive Politike dhe Certifikim, kishte hyr\u00eb si partia e 50-t\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa, BNA, me kryetar Isa Agushin, n\u00eb vitin 2022, u b\u00eb partia e 51-t\u00eb, pas asaj GUXO.<\/p>\n<p>2. I perceptuar si FARK nga nj\u00eb pjes\u00eb e pdk-ist\u00ebve, me gjasa nuk p\u00ebrkrahet me vota, nga nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij subjekti politik ose \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d, edhe pse vet\u00eb Isa thot\u00eb se, sa ka qen\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, nuk ka par\u00eb ndarje FARK dhe U\u00c7K, por kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, i pa ndasit\u00eb dhe q\u00ebllimi ishte \u00e7lirimi i atdheut, e jo fraksionet e grupacionet e ndryshme. Bile dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb perceptim si farkist, mbetet farkist-i m\u00eb p\u00ebrafrues i krahut t\u00eb luft\u00ebs e t\u00eb paqes, m\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi, sepse edhe ka qen\u00eb n\u00eb LDK, edhe n\u00eb PDK, edhe ka pasur vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Kadri Veselin. Pra, Isa ka qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrafruesi me rrug\u00ebtimin e vet politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve para, gjat\u00eb e pas luft\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb luft\u00eb, edhe ata q\u00eb perceptohen si farkist\u00eb, kan\u00eb luftuar me emblem\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb, por nuk do t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Rezultati i \u00e7dokujt q\u00eb ka kontribuar p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsim, kush m\u00eb pak e kush shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>3. Pasi doli nga LDK-ja n\u00eb PDK, mori m\u00eb pak vota dhe vazhdimisht ka pasur r\u00ebnie t\u00eb votave p\u00ebrgjat\u00eb viteve, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn parashikimin m\u00eb pesimist p\u00ebr ndonj\u00eb rezultat as t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, e l\u00ebre m\u00eb mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb, shk\u00eblqyesh\u00ebm, si kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Gjilanit n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025. N\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2017, Isa Agushi ishte kandidat p\u00ebr deputet nga koalicioni LDK-Aleanca Kosova e Re, ku me numrin rendor 79, fitoi 4373 vota dhe nuk u b\u00eb deputet. N\u00eb vitin 2019, kur edhe Agushi u largua nga LDK-ja dhe kaloi pas pak koh\u00ebsh n\u00eb PDK, n\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte deputet me num\u00ebr rendor 85, dhe votat thuajse iu kishin p\u00ebrgjysmuar, n\u00eb 2551 vota, duke pasur efektet e veta edhe konvertimi nga LDK n\u00eb PDK, por edhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera. Pak konvertime partiake kan\u00eb pasur suksese n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe varet shum\u00eb nga fuqia politike e nj\u00eb politikani, rrethanat, arsyetimet, bindja e publikut p\u00ebr motivet e largimit etj. N\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2021, Agushi nuk ka kandiduar m\u00eb si deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin Komunal n\u00eb Gjilan, n\u00eb vitin 2017, Agushi kishte 396 vota, por nuk ishte n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb zgjedhur ngase kishte t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb lart n\u00eb list\u00eb, dhe kuota gjinore e largoi, edhe pse Rina Ahmeti-Kasumi kishte 274, mbi 100 vota m\u00eb pak se Agushi. Mir\u00ebpo, fati e deshi q\u00eb Faton Bislimi si bart\u00ebs i list\u00ebs, nuk ishte i interesuar t\u00eb mbetej an\u00ebtar i Kuvendit Komunal, por kishte synime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kryetar Komune (!), dhe Isa ishte me radh\u00eb, me m\u00eb s\u00eb shumti vota dhe hyri s\u00ebrish si an\u00ebtar i Kuvendit Komunal, si pjes\u00eb e LDK-s\u00eb, e q\u00eb kah fundi i mandatit, do t\u00eb dilte n\u00eb PDK, duke hequr dor\u00eb nga grupi i k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>4. I vler\u00ebsuar p\u00ebr ikje edhe nga PDK-ja, p\u00ebr motive m\u00eb shum\u00eb personale, sesa parimore, pavar\u00ebsisht motiveve t\u00eb v\u00ebrteta e rrethanave t\u00eb mosp\u00ebrshtatjes gjat\u00eb konvertimit n\u00eb PDK nga LDK-ja. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb perceptimi publik, dhe n\u00eb politik\u00eb, perceptimi gjithmon\u00eb ka impakt. N\u00eb vitin 2021 u largua nga PDK-ja, duke u p\u00ebrhapur m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimi i PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, se Isa u largua p\u00ebr q\u00ebllime personale, sepse Isa deshi p\u00ebr t\u00eb kandiduar nga PDK-ja p\u00ebr Kryetar t\u00eb Gjilanit, por vullneti i shumic\u00ebs s\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, ishte t\u00eb kandidonte dikush tjet\u00ebr. N\u00eb Zgjedhjet Lokale 2021, PDK-ja e kishte kandiduar Leonora Morina-Bunjakun si kandidate p\u00ebr Kryetare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, q\u00eb n\u00eb mandatin 2021-2025 n\u00ebn qeverisjen e LVV-s\u00eb dhe Alban Hysenit, me koalicionin e LVV-s\u00eb me PDK-n\u00eb, ajo vazhdoi edhe pas prishjes s\u00eb koalicionit, t\u00eb ishte n\u00ebnkryetare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>5. Nismat e reja, subjektet e reja politike n\u00eb Gjilan, t\u00eb gjitha, nuk kan\u00eb pasur fare suksese, ose me suksese minimale. P.sh., m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, Selver Xhelili, ish-Drejtor p\u00ebr Kultur\u00eb, kishte themeluar L\u00ebvizjen Republikane. Ose Arianit Sllamniku i inkuadruar edhe n\u00eb Partin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, e kishte krijuar L\u00ebvizjen p\u00ebr Integrim dhe Zhvillim, gjithashtu mbi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe pa sukses. Ideja e Yll Isufit, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sentimentin lokalist p\u00ebr Gjilanin, si BNA, \u201cGilani i gillangjive\u201d, gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb seriozisht kurr\u00eb te votuesit. Edhe Koalicioni p\u00ebr Gjilanin nga Faton Bislimi ishte d\u00ebshtim total p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka n\u00eb politik\u00eb. Nj\u00ebsoj edhe BNA-ja, me iden\u00eb e veprimit kryesisht n\u00eb Gjilan, por me tendenca p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb Kamenic\u00eb, Viti e p\u00ebrreth, ting\u00ebllon keq, si lokaliste, provincialiste etj. \u201cMos t\u2019ngajm\u00eb mas Drenic\u00ebs, Dukagjinit&#8230;\u201d &#8211; thoshte n\u00eb Od\u00ebcast te Pyetja n\u00eb Jutjube. K\u00ebto jan\u00eb klishe, stereotipa dhe asnj\u00eb tendenc\u00eb e lokalizmit, nuk i ndihmon shtetit, n\u00eb vend se t\u00eb sforcohet ideja e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomunal, nd\u00ebrrajonal, nd\u00ebrurban, nd\u00ebrrural etj. Jepni ide, propozime p\u00ebr zgjidhjen e problemeve komunale, e mos u merrni me diskurs t\u00eb kot stereotipizues! Tregoni si subjekt i ri, qysh do ta zgjidhni problemin e qenve endacak\u00eb, pluhurin te rruga qarkore, v\u00ebrshimet, kund\u00ebrmimin tek ish-Ina, bllokimin e troturit me pem\u00eb e perime, reduktimet e ujit nga uj\u00ebsjell\u00ebsi pavar\u00ebsisht q\u00eb japin njoftime t\u00eb shpeshta, kolonat e korrikut, n\u00ebnkalimet e mundshme etj.?! L\u00ebrni k\u00ebto m\u00eb: Gillangji, Anamorav\u00eb etj. Jan\u00eb bro\u00e7kulla.<\/p>\n<p>6. Nuk e di e kujt ka qen\u00eb ideja, por BNA-ja si akronim p\u00ebr Bashkimi p\u00ebr Ndryshim ANAMORAVA, sikur i kan\u00eb shkurtesat t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, ting\u00ebllon keq p\u00ebr nj\u00eb gjenerat\u00eb q\u00eb i ka par\u00eb tatuazhet n\u00eb krah me \u201cJNA\u201d. BNA, ting\u00ebllon si akronim JNA, e sidomos q\u00eb Isa ka qen\u00eb ushtarak n\u00eb ish-Jugosllavi, publiku edhe m\u00eb keq e pret \u00e7do akronim q\u00eb ting\u00ebllon si di\u00e7ka jugosllave. Edhe nj\u00eb her\u00eb: BNA \u00ebsht\u00eb akronim krejt n\u00eb rregull, se ashtu i bie Bashkimi p\u00ebr Ndryshim ANAMORAVA, dhe se sfondin e patriotizmit e ka d\u00ebshmuar shum\u00eb Isa (dikush q\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb Zvicr\u00ebn e ka ardhur n\u00eb luft\u00eb, ka respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm!), e kam potencuar edhe m\u00eb lart, por kur \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebr em\u00ebrtimin e partis\u00eb s\u00eb re dhe shkurtes\u00ebn BNA, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mendohej p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebrtim q\u00eb edhe shkurtesa t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb m\u00eb bukur. Po flas si psikolog, si sociolog, si analist politik, q\u00eb i p\u00ebrcjell zhvillimet politike si brenda vendit, si jasht\u00eb, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e mesme. Ose le ta marrim edhe variantin fillestar t\u00eb em\u00ebrtimit: Iniciativa Qytetare e Anamorav\u00ebs, q\u00eb shkurtesa do t\u00eb ishte IQA. A \u00ebsht\u00eb IQA krejt n\u00eb rregull si akronim? Po, por edhe jo. Por si ting\u00ebllon shqip, e ve\u00e7mas te brezi i ri, e ve\u00e7mas kuller\u00ebt e pasluft\u00ebs, nj\u00eb komunitet i ve\u00e7ant\u00eb me anglicizma, globaliz\u00ebm e teknologji, me tendencat p\u00ebr per\u00ebndimorizim e evropianizim selektiv ashtu si\u00e7 e kuptonin ata e ato, e ve\u00e7mas me veshje, stile flok\u00ebsh etj., akronimi IQA, kur flasin mbrapsht, -op, p\u00ebr \u201cPo\u201d, -inva p\u00ebr \u201cAvni\u201d, po e l\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn e juaj, si ting\u00ebllon IQA, nga kjo analogji e kuller\u00ebve t\u00eb pasluft\u00ebs, ose snobist\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e gjetiu?! N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, pavar\u00ebsisht sa konservator ose liberal \u00ebsht\u00eb, se si ting\u00ebllon nj\u00eb em\u00ebrtim, ose akronim, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. BNA, po ting\u00ebllon keq p\u00ebr veshin tim me ankthin si i ri n\u00eb vitet e \u201990-ta nga shtypja jugosllave e serbe dhe lufta, por edhe keq po rri tatuazhi JNA n\u00eb krah.<\/p>\n<p>7. Shumica e partive t\u00eb reja politike, e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shtrirjen, organizimin, forcimin, rritjen, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb angazhim t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb themeluesve, me kuadro t\u00eb reja, me pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme, me ide, propozime, kritika t\u00eb vazhdueshme dhe me ekip t\u00eb konsoliduar n\u00eb parti. Nuk mund t\u00eb konsiderohet subjekt politik, n\u00ebse krejt publiku e identifikon vet\u00ebm me nj\u00eb kryetar themelues, ose me vet\u00ebm nj\u00eb politikan q\u00eb i ka provuar dy partit\u00eb e m\u00ebdha politike dhe ka krijuar nj\u00eb subjekt t\u00eb ri politik, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i pavarur. K\u00eb e njeh publiku, p\u00ebrve\u00e7 Isa Agushin nga BNA-ja?! Ask\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb foto me at\u00eb e k\u00ebt\u00eb, aderoi ai e ajo n\u00eb BNA, nd\u00ebrsa ata dhe ato q\u00eb aderojn\u00eb nuk angazhohen n\u00eb sfer\u00ebn publike, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebr\u00e7uar mesazhet, idet\u00eb, vlerat, parimet, propozimet, projektet e idet\u00eb e BNA-s\u00eb, jo vet\u00ebm sporadikisht, por rregullisht, p\u00ebr shum\u00eb vjet me radh\u00eb.<\/p>\n<p>8. N\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvende Komunale t\u00eb vitit 2013, Isa Agushi si an\u00ebtar i Kuvendit Komunal nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, mori 660 vota, i kat\u00ebrti n\u00eb list\u00eb p\u00ebr nga numri i votave. Vet\u00ebm Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Avdyl Aliu kishin m\u00eb shum\u00eb vota se Agushi. N\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvende Komunale t\u00eb vitit 2017, ishte edhe an\u00ebtar i Kuvendit Komunal, pasi Faton Bislimi si bart\u00ebs i list\u00ebs, sa e mbaj n\u00eb mend ka qen\u00eb nj\u00eb a dy seanca dhe pastaj radha ka qen\u00eb e Agushit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb, me 396 vota, me 26 vota m\u00eb shum\u00eb se Nevzad Rushiti. Hyri me brendin e LDK-s\u00eb, e kah fundi i mandatit, edhe u transferua n\u00eb PDK, duke qen\u00eb an\u00ebtar i Kuvendit Komunal me 1 mandat e gjysm\u00eb LDK dhe me gjysm\u00eb me PDK-n\u00eb. I sprovuar e provuar disa her\u00eb, gjasat p\u00ebr rritje, bazuar n\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat empirike dhe prognoz\u00ebn e analiz\u00ebs, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla, n\u00eb mos, me rezultat tep\u00ebr zhg\u00ebnjyes. K\u00ebto nisma mund t\u00eb marrin fuqi politike, vet\u00ebm kur ka rezultate t\u00eb ngushta, dalin pa kandidat p\u00ebr Kryetar Komune, konkurrojn\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr Kuvend Komunal, dhe b\u00ebjn\u00eb koalicion parazgjedhor, sepse edhe 200 vota, n\u00eb diferenca t\u00eb ngushta si\u00e7 ishte Albani me Lut\u00ebn me rreth 900 vota, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. E di q\u00eb humb krejt\u00ebsisht si Kryetar Komune, terrenin e sheh dhe e ndjen, statistikat e KQZ jan\u00eb me qasje t\u00eb hapur, pse del ore si kandidat p\u00ebr Kryetar Komune?! Nd\u00ebrsa n\u00ebse nuk je provuar kurr\u00eb, n\u00eb rregull jemi. Demokracia, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe duhet vler\u00ebsuar. Un\u00eb i p\u00ebrg\u00ebzoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kandidojn\u00eb, por vet\u00ebm dua q\u00eb kur garon, t\u00eb jesh garues i v\u00ebrtet\u00eb, sfidues serioz, rrezikues i kund\u00ebrkandidat\u00ebve, ofertues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, alternativ\u00eb v\u00ebrtet e re politike, me profil unik. Jo ve\u00e7 hajt.<\/p>\n<p>9. Gjuha direkte e kritikave para syve, mjerisht, edhe pse njer\u00ebzit thon\u00eb se i duan kritikat t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb para syve, u mbetet hatri dhe krijojn\u00eb distancim social e lobojn\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzve q\u00eb flasin drejtp\u00ebrdrejt. E mbaj n\u00eb mend n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit Komunal, kur ia tha tro\u00e7 ish-Kryesueses s\u00eb Kuvendit Komunal nga LDK-ja, Shpresa Kurteshit, duke e akuzuar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb sjelljes s\u00eb raportit, i tha: \u201cTi je vet\u00ebm nj\u00eb kukull aty&#8230; Ti je e paaft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00e7ka je t\u2019u ba&#8230; \u00cbsht\u00eb gjynah p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit ti me udh\u00ebheq nj\u00eb kuvend&#8230; Ti absolutikisht lidhje s\u2019ki me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb&#8230;\u201d (Seanca e Kuvendit Komunal, janar 2020, Gjilan) Edhe vet\u00eb di t\u00eb jem ashtu kur jam me bashk\u00ebbiseduesin injorant, inferior etj. Por kjo gjuh\u00eb, t\u00eb kushton kur hyn n\u00eb gar\u00eb politike. P\u00ebr vota, duhet mimik\u00eb tjet\u00ebr, z\u00eb tjet\u00ebr, gjuh\u00eb tjet\u00ebr, komunikim tjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>10. Mungesa e stabilitetit politik, mungesa e konsistenc\u00ebs, nuk vler\u00ebsohen nga publiku p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. M\u00eb 11 gusht 2021, n\u00eb profilin e fejsbukut, Agushi postoi: \u201cPolitik\u00eb e flliqur.T\u00eb dashur bashk\u00ebvendas,qytetar\u00eb t\u00eb komunes s\u00eb Gjilanit,ju njoftoj q\u00eb tani e tutje do rri larg\u00eb politik\u00ebs s\u00eb flliqur.P\u00ebr dy mandate si k\u00ebshilltar komunal n\u00eb dy subjekte politike nuk gjeta sinqiritet apo dikon q\u00eb don t\u00eb punoj me zemer p\u00ebr k\u00ebt popull\u00eb t\u00eb shum\u00eb vuajtur,fillimisht mendova q\u00eb njerzit e zgjedhur d\u2019ot\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr mirqenjen e qytetar\u00ebve por edhe k\u00ebt se pash\u00eb p\u00ebr t\u00eat vite me radh\u00eb,mendova q\u00eb do ti sh\u00ebrbejm\u00eb qytetar\u00ebve por mjerisht\u00eb edhe k\u00ebt se gjeta.Mendoj q\u00eb t\u00eb zgjedhurit prap skan faj s\u00eb shumica prej tyre i kan servilat,klanet,grupet dhe sahanlipirsat p\u00ebr rreth veti.Shfrytzoj rastin t\u00eb ju njoftoj dhe t\u00eb jua b\u00ebj\u00eb me dije t\u00eb vetmin sinqeritet dhe q\u00eb kam pa e pash te Kadri Veseli njeri i fjales dhe beses.Nji falenderim t\u00eb sinqert nga zemra p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshteten p\u00ebr dy mandate sa isha n\u00eb kuvendin komunal t\u00eb Gjilanit,zoti ju ruajt\u00eb juve me familjen tuaj,ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs tan jeten.Ju kisha lut t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan besimin tek un\u00eb mos e votoni k\u00ebt Kryetar t\u00eb tanishum sepse sherrin kena me ja pa ala ma shum\u00eb,votone kon t\u00eb doni p\u00ebrveq ket mashtrues dhe p\u00ebrfitues s\u00eb ndjerses s\u00eb qytetr\u00ebve.Prej sot e tutje jap dorheqje nga t\u00eb gjitha postet e Pdk-s\u00eb,nji falenderim dhe mirnjohje e kam edhe p\u00ebr ish kryetrin Qemajl Mustafa i cili ishte kryetari m\u00eb i sinqert dhe nji njeri shum\u00eb i drejt,pata nderin q\u00eb disa vite t\u00eb ishim bashk.Ju kisha lut atyre q\u00eb menxi presin t\u00eb shkruajn ndonji koment ofendues,por nuk ju a kam borgj\u00eb komentev t\u00eb tilla,dhe p\u00ebr mos me shkrue nuk jam ka aderoj n\u00eb ndonji parti tjeter por do t\u00eb jem nji z\u00eb si i qdo qytetari t\u00eb rondomt\u00eb.Kurr nuk do t\u00eb mposhtem dhe gjynjuzohem nga askush sepse ne qlirim\u00ebtar\u00ebt jemi t\u00eb till\u00eb.Lavdi D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit,respekt qlirim\u00ebtar\u00ebve,dasht\u00eb zoti q\u00eb sa ma shpejt\u00eb t\u00eb kthehen qlirimtar\u00ebt nga Haga ku padrejtsisht po mbahen dhe gjykohen.E zeza e shqip\u00ebtarit \u00ebsht\u00eb vet shqip\u00ebtari ishalla mbushemi mend\u00eb ta dojm\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb dhe ta dojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin.Zoti ju ruajt!\u201d Nuk e korrigjova gjuh\u00ebsisht, se e lash\u00eb qysh e ka shkruar vet\u00eb Isa, se ka nj\u00eb mal gabimesh gjuh\u00ebsore. Si e thua po largohem krejt nga politika, e pas nj\u00eb viti, krijon parti t\u00eb re politike?!<\/p>\n<p>11. N\u00ebse synon gar\u00ebn e fort\u00eb p\u00ebr Kryetar t\u00eb Gjilanit n\u00eb vitin 2025, duke u ballafaquar me Albanin e Arb\u00ebrin, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb kryesore, nga dy parti t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb etabluara tashm\u00eb, si do t\u2019i sfidosh kund\u00ebrkandidat\u00ebt, pa shum\u00eb mjete financiare, pa zgjerim t\u00eb donacioneve nga an\u00ebtar\u00ebsia e gjer\u00eb, donator\u00ebt etj.?! Vet\u00ebm lexoni raportin vijues dhe bindeni: Bashkimi p\u00ebr Ndryshim Anamorava-Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit t\u00eb pavarur: 01 Janar 2023 &#8211; 31 Dhjetor 2023, n\u00eb: https:\/\/zyra.kqz-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/48.-Bashkimi-per-Ndryshim-ANAMORAVA-2023_A.pdf)<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjeneruar shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb donacione si parti e re, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb BNA-ja, \u00ebsht\u00eb fare pa optimiz\u00ebm p\u00ebr rezultatin zgjedhor lokal. Ose lexojeni k\u00ebt\u00eb paragraf t\u00eb gjat\u00eb: \u201cPasqyrat financiare nuk paraqesin asnj\u00eb aktivitet financiar p\u00ebr vitin e p\u00ebrfunduar me 31 Dhjetor 2023&#8230; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Subjekti Politik nuk ka plot\u00ebsuar drejt pasurin\u00eb, ekuitetin dhe detyrimet m\u00eb 31 Dhjetor 2023 dhe 31 dhjetor 2022, dhe te hyrat dhe shpenzimet p\u00ebr vitin qe p\u00ebrfundon m\u00eb 31 Dhjetor 2023, po ashtu sh\u00ebnimet e prezantuara n\u00eb Pasqyrat Financiare nuk mb\u00ebshteten me d\u00ebshmi relevante lidhur me z\u00ebrat e pasqyrave financiare t\u00eb SP me 31 Dhjetor 2023 ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjin Nr. 04\/L-212 p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 p\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuara dhe plot\u00ebsuara me ligjin Nr. 04\/L-058, Neni 15 Raportimi Financiar. Duke pasur parasysh natyr\u00ebn e sh\u00ebnimeve q\u00eb mban subjekti politik, ne e kishim t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb korrigjimet e nevojshme m\u00eb 31 dhjetor 2023 dhe 31 dhjetor 2022.\u201d (Bashkimi p\u00ebr Ndryshim Anamorava-Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit t\u00eb pavarur: 01 Janar 2023 &#8211; 31 Dhjetor 2023, n\u00eb: https:\/\/zyra.kqz-ks.org\/\u00ebp-content\/uploads\/2025\/04\/48.-Bashkimi-per-Ndryshim-ANAMORAVA-2023_A.pdf)<\/p>\n<p>Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burim, shihet n\u00eb tabel\u00eb se t\u00eb hyrat nga an\u00ebtar\u00ebsia e BNA-s\u00eb jan\u00eb me rubrika t\u00eb zbraz\u00ebta dhe theksohet se subjekti politik nuk ka nj\u00eb llogari bankare aktive, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb me llogari bankare aktive, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2024, sipas auditorit. Si mund t\u00eb ket\u00eb sukses nj\u00eb subjekt i ri politik, q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb themelimit, thuajse fare pa buxhet dhe me t\u00ebr\u00eb ato rubrika t\u00eb zbraz\u00ebta n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb auditimit?! Le t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe me pasqyrat financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar &#8211; 31 dhjetor 2024 dhe \u00e7far\u00eb thot\u00eb auditori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr BNA-n\u00eb: \u201cEdhe pse neni 31 i Statutit t\u00eb subjektit politik p\u00ebrcakton mund\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm financiar dhe t\u00eb drejt\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr informim lidhur me t\u00eb hyrat dhe shpenzimet, nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb kontroll i brendsh\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn e auditimit. Komisioni mbik\u00ebqyr\u00ebs, i cili sipas ligjit Nr. 04\/L-212 dhe nenit 17 t\u00eb Ligjit p\u00ebr kontrollin e brendsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr monitorimin e k\u00ebtyre proceseve, nuk ka kryer detyr\u00ebn e tij dhe nuk ka ofruar ndonj\u00eb raport p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.\u201d (Bashkimi p\u00ebr Ndryshim Anamorava-Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit t\u00eb pavarur: 01 Janar 2024 &#8211; 31 Dhjetor 2024, f.3-n\u00eb: https:\/\/kqz-ks.org\/\u00ebp-content\/uploads\/2025\/06\/BASHKIMI-PER-NDRYSHIM-ANAMORAVA-1.pdf)<\/p>\n<p>Po ashtu, nga i nj\u00ebjti burim, shihet n\u00eb tabel\u00eb, se p\u00ebr vitin 2024, ishin donacione dhe kontribute n\u00eb t\u00eb holla vet\u00ebm 500 euro, nd\u00ebrsa kontributet n\u00eb mall dhe sh\u00ebrbime, 1800 euro, n\u00eb total prej 2300 euro. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin raport, shihet se vet\u00ebm p\u00ebr qira, kan\u00eb shkuar 1800 euro. Si mund t\u00eb fitohet beteja me tri parti t\u00eb m\u00ebdha parlamentare q\u00eb marrin qindra e mij\u00ebra euro nga Ligji p\u00ebr financimin e subjekteve politike dhe i t\u00ebrheqin m\u00eb shum\u00eb bizneset e m\u00ebdha, t\u00eb mesme e t\u00eb vogla e donator\u00eb individual\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e gjer\u00eb?! Un\u00eb nga viti 2014 nuk votoj, sepse nuk e ndjej se m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ndonj\u00eb subjekt politik, p\u00ebr nevojat, d\u00ebshirat dhe k\u00ebrkesat q\u00eb kam, dhe jam vazhdimisht i g\u00ebzuar edhe p\u00ebr shkak t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb dalin sa ma shum\u00eb nisma t\u00eb reja, subjekte t\u00eb reja, kandidat\u00eb t\u00eb rinj, por dua t\u2019i shoh se mund t\u00eb ken\u00eb potencialisht dhe realisht sukses. Nuk mund t\u00eb ken\u00eb sukses n\u00ebse nuk e nd\u00ebrrojn\u00eb krejt\u00ebsisht qasjen, n\u00ebse nuk jan\u00eb aktive me krejt ekipin e subjektit t\u00eb ri politik dhe jo me identifikim n\u00eb sfer\u00ebn publike, vet\u00ebm me nj\u00eb themelues dhe t\u00eb tjer\u00ebt ve\u00e7 dalin n\u00eb fotografi, por nuk b\u00ebzajn\u00eb.<br \/>\n12. P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00ebn lokale, un\u00eb si qytetar aktiv, q\u00eb p\u00ebrcjell politik\u00ebn lokale, nuk mbaj n\u00eb mend ta kem d\u00ebgjuar Is\u00ebn p\u00ebr ndonj\u00eb ide t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, propozim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr ta zgjidhur ndonj\u00eb problem lokal n\u00eb komun\u00eb, as n\u00eb pushtet lokal, as si opozitar. Prandaj, nuk shoh ndonj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por i jep sharm demokracis\u00eb, n\u00eb gar\u00ebn lokale, ndon\u00ebse m\u00eb s\u00eb shumti e d\u00ebmton, qoft\u00eb edhe me pak vota, Arb\u00ebrin e LDK-s\u00eb, e m\u00eb pak e d\u00ebmton, Albanin e LVV-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Isa Agushi \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2025, nga partia e re dhe e 51-t\u00eb n\u00eb regjistrin e KQZ-s\u00eb, Bashkimi p\u00ebr Ndryshim ANAMORAVA (BNA). E kam k\u00ebrkuar disa dit\u00eb biografin\u00eb e tij n\u00ebse e ka dikund, n\u00eb faqe zyrtare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, ose diku tjet\u00ebr. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":210164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}