{"id":210375,"date":"2025-08-03T20:36:28","date_gmt":"2025-08-03T18:36:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=210375"},"modified":"2025-08-03T20:36:28","modified_gmt":"2025-08-03T18:36:28","slug":"nataliteti-ne-renie-ne-kosove-ekspertet-kerkojne-veprim-institucional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nataliteti-ne-renie-ne-kosove-ekspertet-kerkojne-veprim-institucional\/","title":{"rendered":"Nataliteti n\u00eb r\u00ebnie n\u00eb Kosov\u00eb, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb veprim institucional"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitet e fundit nataliteti ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb Kosov\u00eb. Faktor\u00ebt ekonomik\u00eb, migrimi i popullsis\u00eb, karriera si dhe ndryshimi i stilit t\u00eb jetes\u00ebs, konsiderohen t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb lindin m\u00eb pak apo t\u00eb mos lindin fare f\u00ebmij\u00eb. Profesoresha universitare Mimoza Dushi, demografe, nuk e sheh shum\u00eb shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie, nd\u00ebrsa profesori Besim Gallopeni thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb mungojn\u00eb politikat pro-nataliste.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024 n\u00eb Kosov\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Agjencia e Statistikave, jan\u00eb regjistruar gjithsej 21 mij\u00eb e 487 lindje, nd\u00ebrsa 10 mij\u00eb e 230 lindje jan\u00eb regjistruar jasht\u00eb vendit. Krahasuar me vitet paraprake, ka pasur r\u00ebnie t\u00eb natalitetit. ASK-ja n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vitin 2023 jan\u00eb regjistruar 21 mij\u00eb e 654 lindje, n\u00eb vitin 2022, 22 mij\u00eb e 632, n\u00eb vitin 2021, 22 mij\u00eb e 830 dhe n\u00eb vitin 2020 jan\u00eb regjistruar 21 mij\u00eb e 907.<\/p>\n<p>Profesoresha e Demografis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Mimoza Dushi, tha p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn se \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb shkalla e natalitetit ka filluar t\u00eb bjer\u00eb, mir\u00ebpo k\u00ebt\u00eb nuk e sheh shqet\u00ebsuese, p\u00ebr faktin se r\u00ebnia e natalitetit \u00ebsht\u00eb trend bot\u00ebror. Dushi theksoi se si shoq\u00ebri n\u00eb tranzicion, ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe stili i jetes\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi vend n\u00eb zhvillim, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se jemi n\u00eb tranzicion. N\u00eb tranzicion ndryshojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt demografik\u00eb, lindjet, vdekjet, ka l\u00ebvizje t\u00eb popullsis\u00eb dhe shoq\u00ebria gjithmon\u00eb ndryshon evoluon n\u00ebn ndikimin e faktor\u00ebve ekonomik\u00eb. Ka ndryshuar pozita e femr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, ndryshon statusi shoq\u00ebror i mashkullit, i femr\u00ebs, madh\u00ebsia e familjes, prandaj ndryshon k\u00ebrkesa p\u00ebr numrin e pasardh\u00ebsve. Sot e kemi femr\u00ebn n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shkollimit, e kemi t\u00eb pun\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb faktor ekonomik dhe sa m\u00eb i madh numri i t\u00eb ardhurave, aq m\u00eb i vog\u00ebl numri i f\u00ebmij\u00ebve. Ka ndryshuar niveli i shkollimit, pozitat, niveli i t\u00eb ardhurave dhe femrat jan\u00eb orientuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb karrier\u00eb\u201d, tha Dushi p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn, transmeton RTKlive.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ka gjetur profesoresha Dushi, n\u00eb dy vitet e fundit ka pasur diku rreth 31 mij\u00eb lindje n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur r\u00ebnie deri n\u00eb vitin 2022, nd\u00ebrsa n\u00eb dy vitet e fundit kemi rritje p\u00ebr 2 mij\u00eb lindje m\u00eb shum\u00eb brenda vitit. Q\u00eb popullsia me mbet n\u00eb nivelin e z\u00ebvend\u00ebsimit, nj\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshortor, duhet t\u00eb lind t\u00eb pakt\u00ebn 2,1 f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00e7do i dhjeti \u00e7ift bashk\u00ebshortor\u00eb duhet t\u00eb lind tre f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb popullsia as t\u00eb mos rritet e as t\u00eb mos zvog\u00eblohet. N\u00ebse rritet deri n\u00eb 2.2; 2.3; 2.4, at\u00ebher\u00eb popullsia shkon duke u rritur. Nd\u00ebrsa, 2.53, \u00ebsht\u00eb norma p\u00ebr shkak se jo e gjith\u00eb popullsia merr pjes\u00eb n\u00eb riprodhim. Nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb, 7 p\u00ebr qind, biologjikisht \u00ebsht\u00eb popullsi sterile, q\u00eb nuk merr pjes\u00eb n\u00eb riprodhim, pastaj \u00ebsht\u00eb pjesa e popullsis\u00eb q\u00eb do t\u00eb heq dor\u00eb nga lindjet, pjesa e popullsis\u00eb q\u00eb nuk duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb martes\u00eb. Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb zvog\u00eblimin e shkall\u00ebs t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Dushi theksoi se problemi me statistikat n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe regjistrimi i t\u00eb lindurve n\u00eb diaspor\u00eb, pasi regjistrohen edhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendlindjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Nd\u00ebrsa b\u00ebri nj\u00eb krahasim me vendet e Evrop\u00ebs, q\u00eb sipas saj dallimi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb nga lindja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendet skandinave t\u00eb Evrop\u00ebs, mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve i kan\u00eb jasht\u00eb martesor\u00eb. Nd\u00ebrsa ne, prej 7 deri n\u00eb 8 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vitet e \u201850-ta, kemi r\u00ebn\u00eb n\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb, por nuk kemi hequr dor\u00eb nga ta. Ne ende i ruajm\u00eb normat e shoq\u00ebris\u00eb tradicionale, q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb ende nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga martesa dhe nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga martesa. Jemi ende n\u00eb nivelin e z\u00ebvend\u00ebsimit dhe jemi n\u00eb shkall\u00ebn me t\u00eb madhe t\u00eb natalitetit n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas demografes Dushi, vendet me shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb natalitetit zhvillojn\u00eb politika q\u00eb stimulojn\u00eb popullsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb lindjeve.<\/p>\n<p>\u201cStimulimi nuk \u00ebsht\u00eb 10 euro, 30 apo 40 euro p\u00ebr nj\u00eb lindje, nuk quhet kjo politike. Politika \u00ebsht\u00eb pushim i lehonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy prind\u00ebrit, \u00ebsht\u00eb shkollimi falas p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, politik\u00eb \u00ebsht\u00eb sikurse vendet e tjera q\u00eb kan\u00eb ardhura p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt prej momentit kur t\u00eb lind\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 18 \u2013 vje\u00e7are. Pra, k\u00ebto jan\u00eb politika, q\u00eb barr\u00ebn e rritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs e merr shteti\u201d, n\u00ebnvizon ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, profesori i Sociologjis\u00eb, Besim Gallopeni, tha p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn se r\u00ebnia e natalitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i shfaqur gjer\u00ebsisht n\u00eb shum\u00eb vende, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn dhe lidhet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cMigrimi i jasht\u00ebm, sidomos i t\u00eb rinjve dhe \u00e7ifteve t\u00eb reja, ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb baz\u00ebn e popullsis\u00eb q\u00eb kontribuon n\u00eb natalitetin apo shtimin e popullsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Duhet p\u00ebrmendur edhe ndryshimet n\u00eb stilin e jet\u00ebs dhe vlerat familjare, ku hyjn\u00eb faktor\u00ebt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shtyrja e martes\u00ebs apo hyrja \u00eb vonshme n\u00eb martes\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rritur mosha mesatare e martes\u00ebs mbi t\u00eb 30-tat p\u00ebr t\u00eb dyja gjinit\u00eb. Kjo ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb periudh\u00ebn reproduktive t\u00eb popullsis\u00eb. Kushtet ekonomike dhe social\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb, pasi shum\u00eb t\u00eb rinj sot b\u00ebjn\u00eb planifikime se sa jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike dhe sociale dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e familjes p\u00ebrmes rritjes, ushqyerjes dhe edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, tha ai, transmeton RTKlive.<\/p>\n<p>Gallopeni foli edhe p\u00ebr munges\u00ebn e politikave pronataliste.<\/p>\n<p>\u201cKosova ende nuk ka politika popullative, q\u00eb do t\u00eb ndikonte pozitivisht n\u00eb ruajtjen e nj\u00eb stabiliteti demografik dhe m\u00eb pas edhe social e ekonomik, kulturor e t\u00eb tjer\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Gallopenit edhe l\u00ebvizjet demografike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb natalitet.<\/p>\n<p>\u201cE t\u00ebra kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb kemi rreth 11 mij\u00eb lindje brenda nj\u00eb viti apo m\u00eb pak se dy f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua, q\u00eb n\u00ebnkupton se jemi ne nj\u00eb faz\u00eb shum\u00eb kritike t\u00eb rritjes demografike. Po ashtu, n\u00ebse i referohemi regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, kuptojm\u00eb q\u00eb Kosova brenda pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade ka humbur mbi 200 mij\u00eb banor\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gallopeni foli edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nga r\u00ebnia e natalitetit.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb shkolla do t\u00eb mbyllen, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, shum\u00eb vendbanime rurale do t\u00eb zvog\u00eblohen, mbase edhe do t\u00eb shuhen n\u00eb munges\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb popullsis\u00eb,  sigurisht do t\u00eb rritet mosha e tret\u00eb e popullsis\u00eb, q\u00eb e r\u00ebndon baz\u00ebn ekonomike dhe buxhetin e shtetit. Kjo b\u00ebn q\u00eb ne mos t\u00eb jemi n\u00eb gjendje q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mbulojm\u00eb nevojat tona p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb madh\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gallopeni, iu b\u00ebri thirrje institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb mbledhin ekspert\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politika popullative n\u00eb interes t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitet e fundit nataliteti ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb Kosov\u00eb. Faktor\u00ebt ekonomik\u00eb, migrimi i popullsis\u00eb, karriera si dhe ndryshimi i stilit t\u00eb jetes\u00ebs, konsiderohen t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb lindin m\u00eb pak apo t\u00eb mos lindin fare f\u00ebmij\u00eb. Profesoresha universitare Mimoza Dushi, demografe, nuk e sheh shum\u00eb shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie, nd\u00ebrsa profesori Besim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":210376,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210375","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210375\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210376"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}