{"id":210595,"date":"2025-08-06T12:15:41","date_gmt":"2025-08-06T10:15:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=210595"},"modified":"2025-08-06T12:15:41","modified_gmt":"2025-08-06T10:15:41","slug":"iu-vazhdohet-paraburgimi-thacit-smakajt-kilajt-e-fazliut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/iu-vazhdohet-paraburgimi-thacit-smakajt-kilajt-e-fazliut\/","title":{"rendered":"Iu vazhdohet paraburgimi Tha\u00e7it, Smakajt, Kilajt e Fazliut"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Tha\u00e7i, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata s\u00eb bashku me Hajredin Ku\u00e7in akuzohen p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vendimet e ndara jan\u00eb marr\u00eb nga gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake Marjorie Masselot me 5 gusht 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb akuzuarit Prokuroria kishte th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb mbesin n\u00eb paraburgim me arsyetimin se jan\u00eb proporcionale dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr Tha\u00e7in: Rreziku i pengimit t\u00eb procedurave nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur me mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb rastin p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Tha\u00e7it, gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake, Masselot ka th\u00ebn\u00eb se vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat ngarkohet.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku q\u00eb ai t\u00eb arratiset, t\u2019i pengoj\u00eb procedurat si dhe t\u00eb kryej krime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Konstatimin p\u00ebr rrezik t\u00eb arratisjes, Masselot e ka mb\u00ebshtetur n\u00eb faktin q\u00eb ende mbeten t\u00eb vlefshme vler\u00ebsimet q\u00eb nga vendimi i tret\u00eb p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto vler\u00ebsime kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat Tha\u00e7i akuzohet dhe d\u00ebnimi i mundsh\u00ebm n\u00eb rast q\u00eb ai shpallet fajtor, q\u00ebllimet jo t\u00eb mira t\u00eb t\u00eb akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave t\u00eb Gjykat\u00ebs, mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u arratisur pavar\u00ebsisht paraburgimit t\u00eb tij aktual n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen 06 ku ai akuzohet p\u00ebr krime lufte etj.<\/p>\n<p>Konstatimin p\u00ebr rrezikun p\u00ebr pengim t\u00eb procedurave, gjyqtarja e mb\u00ebshtet p\u00ebr faktin se Tha\u00e7i dyshohet se ka bashk\u00ebpunuar me tri grupe q\u00eb i udh\u00ebheqte p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ku ai akuzohet p\u00ebr krime lufte,<\/p>\n<p>\u201cveprimet e z. Tha\u00e7it tregojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb penguar procedurat e DhSK-s\u00eb edhe nga brenda Qendr\u00ebs s\u00eb Paraburgimit t\u00eb DhSK-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes ndikimit t\u00eb tij mbi ish-pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb i q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashk\u00eb t\u00eb akuzuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, rreziku i pengimit t\u00eb procedurave thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht me p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb rastin ku Tha\u00e7i po akuzohet p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>\u201cRreziku i pengimit nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur me mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ZPS-s\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen 06, pasi procedurat mbeten ende n\u00eb zhvillim dhe d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballen me hakmarrje ose t\u00eb nxiten p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr d\u00ebshmit\u00eb; (ii) rreziku i pengimit vler\u00ebsohet jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen 06, por edhe me \u00e7\u00ebshtjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhduesh\u00ebm i zbulimit e rrit m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb rrezik, pasi i jep z. Tha\u00e7it qasje n\u00eb informacion sensitiv q\u00eb lidhet me d\u00ebshmitar\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Masselot ka th\u00ebn\u00eb se asnj\u00eb mas\u00eb alternative nuk mund t\u2019i zbus mjaftuesh\u00ebm rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit p\u00ebr Tha\u00e7in \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se mbrojtja e Tha\u00e7it e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Smakajt k\u00ebrkon lirimin e tij<\/p>\n<p>Mbrojtja e Smakajt e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Jonathan Rees dhe Hu\u00eb Bowden ka th\u00ebn\u00eb se klienti i tyre duhet t\u00eb lirohet menj\u00ebher\u00eb me arsyetimin se asnj\u00eb prej 53 paketave t\u00eb zbulimit t\u00eb publikuara nga Prokuroria nuk p\u00ebrmbajn\u00eb prova q\u00eb i atribuohen z\u00ebrave t\u00eb t\u00eb akuzuarve si\u00e7 jan\u00eb paraqitur n\u00eb transkriptat e audioincivimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb objektet e paraburgimit me date 9 shtator dhe 7 tetor 2023. Si rrjedhoj\u00eb, ata pretendojn\u00eb se kushtet p\u00ebr caktimin e paraburgimit ndaj Smakajt nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja e Smakajt pretendon se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb prov\u00ebs s\u00eb artikuluar p\u00ebr atribuomini e z\u00ebrave t\u00eb fol\u00ebsve, Transkriptet e vitit 2023 nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb dyshim t\u00eb bazuar p\u00ebr q\u00ebllimet e nenit 41(6) t\u00eb Ligjit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Prokuroria e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se ajo se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb mbrojtja p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet nga dosja e provave n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebrkesa e tyre p\u00ebr lirim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm duhet t\u00eb refuzohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, gjyqtarja rikujtoi se q\u00eb nga vendimi p\u00ebr konfirmimin e aktakuz\u00ebs u konstatua se ekziston dyshim i bazuar se Smakaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vepra penale q\u00eb bien n\u00eb juridiksionin e DhSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Masselot ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e Smakajt mb\u00ebshtetet n\u00eb materiale specifike dhe t\u00eb detajuara q\u00eb jan\u00eb paraqitur nga Prokuroria nd\u00ebrsa transkriptet p\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt t\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjet\u00eb provash mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur konstatimi n\u00eb konfirmimin e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, Masselot konstatoi se argumentet e mbrojtjes s\u00eb Smakajt jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe se ende vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb dyshimi i bazuar se Smakaj ka kryer vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat flitet n\u00eb aktakuz\u00eb.<br \/>\nSa i p\u00ebrket rrezikut t\u00eb arratisjes, Masselot ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin e tret\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e paraburgimit mbeten t\u00eb vlefshme. K\u00ebto vler\u00ebsime kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dijenin\u00eb e Smakajt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet s\u00eb bashku me d\u00ebnimin potencial n\u00eb rast q\u00eb ai shpall\u00ebt fajtor, mosrespektimin e ligjeve dhe rregullave t\u00eb gjykat\u00ebs, fakti q\u00eb ai ka nj\u00eb pasaport\u00eb aktive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai t\u00eb largohet dhe faktin q\u00eb ai ka mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur drejt\u00ebsis\u00eb duke marr\u00eb parasysh pozitat e tij t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtarja e Procedur\u00ebs Paraprake vazhdon gjithashtu t\u00eb jet\u00eb e bindur se i akuzuari mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm individ\u00ebsh me ndikim nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe siguroj\u00eb burime dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr q\u00ebllime arratisjeje\u201d, thuhet n\u00eb vendimin ndaj Smakajt ku u konstatua se ekziston rreziku q\u00eb ai t\u00eb arratiset.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe rreziku p\u00ebr pengim t\u00eb procedurave t\u00eb DhSK-s\u00eb thuhet se vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb duke u nisur nga dyshimet q\u00eb ai ishte pjes\u00eb e grupit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Tha\u00e7i me synimin q\u00eb t\u00eb ndikohet n\u00eb d\u00ebshmitar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebmb\u00ebngulja e z. Smakaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pengim t\u00eb procedurave t\u00eb DS-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ndjekjen e urdhrave nga persona me ndikim politik ndaj t\u00eb cil\u00ebve ai \u00ebsht\u00eb besnik, si z. Tha\u00e7i;<br \/>\n(iii) rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb z. Smakaj p\u00ebr provat inkriminuese ndaj tij, si rezultat i zbulimit n\u00eb vazhdim, e cila krijon stimuj shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb te d\u00ebshmitar\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb vendim i cili konstatoi se Smakaj ka rrezik q\u00eb t\u00eb kryej edhe vepra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, u konstatua q\u00eb asnj\u00eb prej kushteve tjera p\u00ebrve\u00e7 mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit nuk mund t\u00eb zbusin mjaftuesh\u00ebm rreziqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Fazliut s\u2019b\u00ebn parashtrime mbi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr vazhdim paraburgimi<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si mbrojtja e Tha\u00e7it, edhe mbrojtja e Fazliut cila p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgj\u00eb ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.<\/p>\n<p>Ndryshe, ngjash\u00ebm si p\u00ebr Smakajn edhe p\u00ebr Fazliun thuhet se n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin e aktakuz\u00ebs ishte konstatuar se Fazliu mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale brenda juridiksionit t\u00eb DhSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb vendimin p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit u konstatua se vazhdon t\u00eb ket\u00eb rrezik t\u00eb arratisjes, pengim t\u00eb procedurave t\u00eb DhSK-s\u00eb dhe rrezik p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb tjera p\u00ebr Fazliun.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr, vler\u00ebsime t\u00eb tjera, vler\u00ebsohet q\u00eb Fazliu ka rrezik t\u2019i shmanget drejt\u00ebsis\u00eb duke e marr\u00eb parasysh lidhjet e tij t\u00eb ngushta me ish-komandantet e U\u00c7K-s\u00eb po ashtu edhe veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb me ndikim politik nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe siguroj\u00eb burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr arratisje.<\/p>\n<p>\u201c\u2026natyra e akuzave t\u00eb konfirmuara kund\u00ebr z. Fazliu, i cili ishte pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb udh\u00ebhequr nga z. Tha\u00e7i, q\u00eb synonte t\u00eb ndikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme mbi d\u00ebshmitar\u00ebt; (ii) njohurit\u00eb e treguara t\u00eb z. Fazliu p\u00ebr synimet penguese t\u00eb z. Tha\u00e7i, si dhe q\u00ebllimi i tij p\u00ebr t\u2019i ndjekur ato; (iii) k\u00ebmb\u00ebngulja dhe prirja e tij p\u00ebr t\u00eb penguar procedurat e DhSK-s\u00eb duke mb\u00ebshtetur interesat dhe urdhrat e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb; (iv) aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00eblqimin nga persona besnik\u00eb ndaj tij, p\u00ebrfshir\u00eb djalin e tij, me q\u00ebllim t\u00eb pengimit t\u00eb procedurave t\u00eb DhSK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin ku u konstatua se Fazliu ka rrezik q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb procedurat e DSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake, Masselot thot\u00eb se asnj\u00eb prej kushteve t\u00eb propozuara p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Fazliut nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i zbutur plot\u00ebsisht rreziqet q\u00eb dalin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast si dhe paraburgimi i tij \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ankes\u00eb n\u00eb Apel, Kilaj nuk heq dor\u00eb nga rishikimi periodik i paraburgimit, mbrojtja k\u00ebrkon lirim me kusht<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se me 19 qershor 2025, mbrojtja e Kilajt e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Alexander Admiraal me 19 qershor 2024, paraqiti nj\u00eb ankes\u00eb ndaj vendimit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Speciales p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit. Kjo ankes\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim por Kilaj me 27 qershor 2025 ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk heq dor\u00eb nga e drejta e tij p\u00ebr rishikim periodik t\u00eb paraburgimit t\u00eb tij pavar\u00ebsisht se nuk ka ndonj\u00eb vendim n\u00eb ankes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb fundit p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit p\u00ebr Isni Kilajn, Prokuroria thot\u00eb se asnj\u00eb garanci e dh\u00ebn\u00eb prej tij dhe asnj\u00eb kusht p\u00ebr lirim nuk mund t\u00eb zbus mjaftuesh\u00ebm rreziqet q\u00eb dalin nga ky proces konkretisht at\u00eb t\u00eb arratisjes, pengimin e procedurave dhe kryerjen e krimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, k\u00ebto rreziqe mund t\u00eb menaxhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive vet\u00ebm n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Prokuroris\u00eb, mbrojtja e Kilajt kishte parashtruar se vazhdimi i paraburgimit p\u00ebr klientin e saj nuk \u00ebsht\u00eb i arsyesh\u00ebm dhe proporcional dhe ai duhet t\u00eb lirohet me kusht.<\/p>\n<p>Mbrojtja kishte parashtruar se koha e kaluar n\u00eb paraburgim para gjykimit rreth 14 muaj e gjysm\u00eb si dhe koha kur ka qen\u00eb p\u00ebr pothuajse shtat\u00eb muaj n\u00eb lirim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm tejkalon \u00e7do d\u00ebnim p\u00ebrfundimtar me burgim.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja e z. Kilaj parashtroi se, n\u00eb rast d\u00ebnimi: (i) si periudha e paraburgimit para gjykimit, ashtu edhe t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e koh\u00ebs n\u00eb lirimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm do t\u00eb zbriten nga \u00e7do d\u00ebnim me burgim; (ii) duke marr\u00eb parasysh se, n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregull\u00ebn 196(2) t\u00eb Rregullores, z. Kilaj do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ulje t\u00eb d\u00ebnimit pasi t\u00eb ket\u00eb vuajtur dy t\u00eb tretat e tij, 14 muajt e gjysm\u00eb t\u00eb kaluar n\u00eb paraburgim p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy t\u00eb tretat e nj\u00eb d\u00ebnimi prej 21 muajsh e \u00be burgim (q\u00eb tejkalon d\u00ebnimin maksimal prej gjasht\u00eb (6) muajsh t\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb fyerjes s\u00eb gjykat\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb); dhe (iii) edhe n\u00ebse z. Kilaj d\u00ebnohet p\u00ebr vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb \u00e7do d\u00ebnim t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimeve prej nj\u00eb (1) deri n\u00eb pes\u00eb (5) vjet burgim\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, mbrojtja thot\u00eb se \u00e7do rrezik i konstatuar mund t\u00eb menaxhohet p\u00ebrmes kushteve p\u00ebr lirim t\u00eb cilat Kilaj \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se garancia pre 40 mij\u00eb eurove d\u00ebshmon se ai nuk ka q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arratiset ose t\u00eb pengoj\u00eb procedurat apo t\u00eb kryej krime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake, Masselot ka konstatuar se ekziston rreziku q\u00eb Kilaj t\u00eb arratiset, pengoj\u00eb procedurat ose t\u00eb kryej krime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Konstatimet p\u00ebr rrezikun e arratisjes, gjyqtarja e ka mb\u00ebshtetur nd\u00ebr t\u00eb tjerash n\u00eb vler\u00ebsimin se ai ka mjete dhe mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shmanget drejt\u00ebsis\u00eb si dhe mund t\u00eb ket\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobilizuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke marr\u00eb parasysh edhe profilin e tij q\u00eb ka n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa konstatimet p\u00ebr pengim t\u00eb procedurave, gjyqtarja e mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb qasjen e Kilajt n\u00eb informacione t\u00eb ndjeshme q\u00eb lidhen me d\u00ebshmitar\u00ebt, gatishm\u00ebria e ij p\u00ebr t\u2019i shkelur urdherat e gjykat\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr dor\u00ebzanin\u00eb e propozuar prej 40 mij\u00eb euro, gjyqtarja thot\u00eb se mbrojtja nuk e ka sqaruar si duhet se si nj\u00eb pages\u00eb e till\u00eb e eliminon rrezikun p\u00ebr pengim t\u00eb procedurave. Si rrjedhoj\u00eb, gjyqtarja ka th\u00ebn\u00eb se ky propozim nuk do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i ndodhet n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020. Ai \u00ebsht\u00eb duke u gjykuar p\u00ebr krime lufte, si dhe vitin e kaluar i \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuza kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.  <\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me rastin kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan m\u00eb 5 dhjetor 2024 n\u00eb Kosov\u00eb dhe u transferuan n\u00eb objektin e paraburgimit n\u00eb DhSK, m\u00eb 6 dhjetor 2024 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb konfirmuar dhe fletarrestimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga Haga.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Tha\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar fletarrestimi n\u00eb objektin e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 5 dhjetor 2024, gjithnj\u00eb sipas njoftimit t\u00eb DhSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, Hajredin Ku\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar aktakuza e konfirmuar dhe flet\u00ebthirrja p\u00ebr t\u2019u paraqitur para gjykat\u00ebses s\u00eb procedur\u00ebs paraprake p\u00ebr paraqitjen e par\u00eb, e cila u mbajt 9 dhjetor.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i individualisht dhe p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kan\u00eb ndjekur nj\u00eb model t\u00eb sjelljes p\u00ebr t\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Tha\u00e7i ka udh\u00ebhequr dhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrmes vizitave t\u00eb tij n\u00eb objektet e paraburgimit gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte i paraburgosur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gjykimit t\u00eb tij p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Aty thuhet se an\u00ebtar\u00ebt e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e ZPS-s\u00eb gjat\u00eb vizitave jo t\u00eb priveligjuara t\u00eb datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, ndaj Tha\u00e7it r\u00ebndojn\u00eb tri akuza p\u00ebr pengim t\u00eb personit zyrtar n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, tri p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs dhe kat\u00ebr akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen p\u00ebr tentativ\u00eb t\u00eb pengimit t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. Kurse, Ku\u00e7i i ka dy akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Tha\u00e7i, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata s\u00eb bashku me Hajredin Ku\u00e7in akuzohen p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. Kat\u00ebr vendimet e ndara jan\u00eb marr\u00eb nga gjyqtarja e procedur\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":210596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210595","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":210597,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210595\/revisions\/210597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}