{"id":211555,"date":"2025-08-17T17:42:32","date_gmt":"2025-08-17T15:42:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=211555"},"modified":"2025-08-17T17:42:32","modified_gmt":"2025-08-17T15:42:32","slug":"90-per-qind-e-bizneseve-jane-shkycur-nga-rrjeti-elektrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/90-per-qind-e-bizneseve-jane-shkycur-nga-rrjeti-elektrik\/","title":{"rendered":"90 p\u00ebr qind e bizneseve jan\u00eb shky\u00e7ur nga rrjeti elektrik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e bizneseve jan\u00eb shky\u00e7ur m\u00eb 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e mbetur do t\u00eb shky\u00e7en gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Lulzim Krasniqi nga KEDS ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KosovaPress se gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nuk ka pasur shky\u00e7je t\u00eb bizneseve nga rrjeti energjetik pasi \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pushimi, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cShumica e mbi 1400 njehsor\u00ebve elektrik\u00eb, t\u00eb identifikuar si prona t\u00eb kompanive, jan\u00eb shky\u00e7ur gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, jan\u00eb diku 90 p\u00ebr qind e atyre jan\u00eb shky\u00e7ur. Pjesa tjet\u00ebr e mbetur do t\u00eb shky\u00e7en n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, n\u00ebse nuk arrijn\u00eb marr\u00ebveshje me ndonj\u00eb nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Komerciale, Dhoma e Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb dhe njoftimit t\u00eb pranuar nga Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb, KEDS ka njoftuar bizneset q\u00eb nuk kan\u00eb lidhur kontrata se do t\u00eb detyrohen t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet duke paralajm\u00ebruar se mosveprimi do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb shky\u00e7je nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.<\/p>\n<p>KEDS ka theksuar se e ka t\u00eb ndaluar ligj\u00ebrisht t\u00eb lejoj\u00eb vazhdimin e furnizimit me energji elektrike p\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb vlefshme me nj\u00eb furnizues t\u00eb licencuar.<\/p>\n<p>Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi ka th\u00ebn\u00eb se procesi ka nj\u00eb mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe ZRRE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb pezullojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb zbatimin e vendimit dhe t\u00eb hapin nj\u00eb proces t\u00eb rishqyrtimit transparent.<\/p>\n<p>\u201cNe ritheksojm\u00eb se forma e zgjedhur nga ZRRE, e p\u00ebrkrahur n\u00eb heshtje nga t\u00eb gjitha institucionet relevante, do t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit, p\u00ebrfshir\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve, rrezikimin e mij\u00ebra vendeve t\u00eb pun\u00ebs, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet q\u00eb po rriten \u00e7do dit\u00eb dhe mbylljen e nj\u00eb numri t\u00eb madh veprimtarish biznesore\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e DhTIK.<\/p>\n<p>Se do ta vazhdojn\u00eb betej\u00ebn ligjore ndaj Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike (ZRrE), kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs duke paralajm\u00ebruar mund\u00ebsin\u00eb e ngritjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, edhe n\u00eb at\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Shky\u00e7jen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) teksa kjo parti i b\u00ebri thirrje Prokuroris\u00eb Speciale q\u00eb t\u00eb merret sa m\u00eb par\u00eb me institucione si\u00e7 jan\u00eb Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb dhe asessi t\u00eb mos mbetet e pa nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Partia Demokratike e Kosov\u00ebs shky\u00e7jene bizneseve nga rrjeti i energjis\u00eb elektrike e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare ekonomike duke theksuar se kjo situat\u00eb rrezikon mbi 100 mij\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji dhe nd\u00ebrprerjes s\u00eb aktivitetit ekonomik t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>Reagime ka pasur edhe nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs e cila ka theksuar se bizneset e Kosov\u00ebs kan\u00eb mbetur n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb mafis\u00eb energjetike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e bizneseve jan\u00eb shky\u00e7ur m\u00eb 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e mbetur do t\u00eb shky\u00e7en gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ardhshme. Lulzim Krasniqi nga KEDS ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KosovaPress se gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nuk ka pasur shky\u00e7je t\u00eb bizneseve nga rrjeti energjetik pasi \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pushimi, por nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":211556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-211555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":211557,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211555\/revisions\/211557"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}