{"id":212478,"date":"2025-08-28T07:39:47","date_gmt":"2025-08-28T05:39:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=212478"},"modified":"2025-08-28T07:39:47","modified_gmt":"2025-08-28T05:39:47","slug":"syte-nga-perpjekja-e-59-te-paralajmerimi-per-deputetet-nese-se-zgjedhin-nenkryetarin-serb-shkelin-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/syte-nga-perpjekja-e-59-te-paralajmerimi-per-deputetet-nese-se-zgjedhin-nenkryetarin-serb-shkelin-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Syt\u00eb nga p\u00ebrpjekja e 59-t\u00eb \u2013 Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr deputet\u00ebt: N\u00ebse s\u2019e zgjedhin n\u00ebnkryetarin serb shkelin Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs sot vazhdon punimet n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr konstituimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb. Kjo, pasi p\u00ebrpjekja e 58-t\u00eb p\u00ebr konstitutim t\u00eb Kuvendit rezultoi pjes\u00ebrisht e suksesshme.<\/p>\n<p>Dimal Basha u zgjodh kryetar me votat e partis\u00eb s\u00eb tij, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe t\u00eb dy partive tjera t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, procesi \u00ebsht\u00eb bllokuar te votimi p\u00ebr n\u00ebnkryetarin serb. Sllavko Simiq \u00ebsht\u00eb propozuar tri her\u00eb nga Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 mir\u00ebpo nuk i ka marr\u00eb votat e nevojshme, 61 sosh.<\/p>\n<p>Basha, m\u00eb pas, e ka nisur nj\u00eb proces t\u00eb propozimit me short t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00ebnkryetarin serb, por asnj\u00ebri nuk i ka marr\u00eb 61 votat e domosdoshme. Votat nuk i ka siguruar as Nenad Rashiq, kryetar i partis\u00eb serbe p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb dhe minist\u00ebr n\u00eb Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Deputet\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje i kan\u00eb kritikuar partit\u00eb e m\u00ebdha shqiptare pse kan\u00eb votuar kund\u00ebr.<\/p>\n<p>E pasi q\u00eb konstituimi i Kuvendit mbeti peng i zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkryetari nga radh\u00ebt e komunitetit serb, njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve juridike dhe kushtetuese e kan\u00eb shtruar nevoj\u00ebn q\u00eb partit\u00eb shqiptare ta votojn\u00eb nj\u00eb kandidat me synim t\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt mund ta konsumojn\u00eb edhe nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr kushtetuese po qe se nuk e zgjedhin nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e komunitetit serb, kan\u00eb vler\u00ebsuar njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve juridike e kushtetuese.<\/p>\n<p>Konstituimi i Kuvendit ka mbetur peng i zgjedhjes s\u00eb k\u00ebtij n\u00ebnkryetari, pasi paraprakisht u zgjodh\u00ebn kryetari, n\u00ebnkryetar\u00ebt nga partit\u00eb shqiptare, si dhe ai i komuniteteve pakic\u00eb joserbe.<\/p>\n<p>Naim Jakaj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, vler\u00ebson se kryeparlamentari i ri Dimal Basha veproi n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn kur e ndau procedur\u00ebn e votimit t\u00eb dy n\u00ebnkryetar\u00ebve nga radh\u00ebt e komuniteteve dhe shtoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr bllokad\u00ebn e re n\u00eb konstituim bie mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se nuk votohet asnj\u00eb kandidat nga komuniteti joshumic\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Nenad Rashiqin, at\u00ebher\u00eb ka nj\u00eb moszbatim t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese e q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi kryetarin e ri t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr shkak se ai e nd\u00ebrroi m\u00ebnyr\u00ebn e votimit. Kemi nj\u00eb gjendje t\u00eb re jokushtetuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Jakaj.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvend nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes s\u00eb KOH\u00cbS se \u00e7far\u00eb veprimesh ka nd\u00ebrmarr\u00eb kryetari Basha n\u00eb drejtim t\u00eb gjetjes s\u00eb konsensusit p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur me sukses seanc\u00ebn e caktuar p\u00ebr t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk kthyen as te Lista Serbe n\u00eb pyetjen p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr votimin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Mazllum Baraliu, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese, thot\u00eb se partit\u00eb politike shqiptare duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb mos nxitur bllokad\u00eb e obstruksione t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cDuhet shumica shqiptare ta b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr hapin e duhur dhe ta votoj\u00eb, bie fjala, dik\u00eb q\u00eb i plot\u00ebson kushtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zotin Rashiq\u2026 Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kandidat q\u00eb \u00ebsht\u00eb i integruar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, e njeh realitetin e krijuar, ka qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb dhe nuk do t\u00eb duhej q\u00eb tash p\u00ebr inat se ky ka qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb t\u00eb mos votohet\u201d, ka theksuar Baraliu.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb insistimit p\u00ebr ta kandiduar vet\u00ebm Slavko Simiqin p\u00ebr n\u00ebnkryetar, Lista Serbe e refuzoi votimin brenda seanc\u00ebs konstituive. Por, n\u00eb votim nuk mor\u00ebn pjes\u00eb as deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebt\u00eb Jakaj e Baraliu e vler\u00ebsuan n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktgjykimin e Kushtetueses.<\/p>\n<p>\u201cLDK, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrb\u00ebn veprim t\u00eb moszbatimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me mospjes\u00ebmarrje n\u00eb votim nuk e zbaton dhe nuk e respekton\u201d, ka vler\u00ebsuar Jakaj, raporton Koha<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb kinse p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u q\u00ebndruar besnik\u00eb parimeve por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb rr\u00ebshqitje nga parimet dhe rr\u00ebshqitje nga detyra primare q\u00eb e kan\u00eb, qoft\u00eb individualisht, \u00e7do deputet i k\u00ebsaj partie, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i LDK-s\u00eb, qoft\u00eb LDK-ja dhe lidershipi i saj n\u00eb relacion me Kushtetut\u00ebn, me vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me Rregulloren e Kuvendit dhe me interesin publik dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten Kuvendi do t\u00eb mblidhet nga ora 11:00 p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit nga komuniteti serb, e propozimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post do t\u00eb paraqiten n\u00ebp\u00ebrmjet shortit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs sot vazhdon punimet n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr konstituimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb. Kjo, pasi p\u00ebrpjekja e 58-t\u00eb p\u00ebr konstitutim t\u00eb Kuvendit rezultoi pjes\u00ebrisht e suksesshme. Dimal Basha u zgjodh kryetar me votat e partis\u00eb s\u00eb tij, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe t\u00eb dy partive tjera t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe Aleanc\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":211791,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212478","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212478"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212478\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":212479,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212478\/revisions\/212479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}