{"id":212778,"date":"2025-08-31T12:30:53","date_gmt":"2025-08-31T10:30:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=212778"},"modified":"2025-08-31T12:30:53","modified_gmt":"2025-08-31T10:30:53","slug":"fuqia-dhe-tensionet-e-vetevendosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/fuqia-dhe-tensionet-e-vetevendosjes\/","title":{"rendered":"Fuqia dhe tensionet e Vet\u00ebvendosjes"},"content":{"rendered":"<p>Dy dekada pas themelimit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje duket se po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb dridhje politike, me an\u00ebtar\u00eb \u201ct\u00eb rebeluar\u201d, si\u00e7 v\u00ebrejn\u00eb analist\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur opozitare, q\u00eb nisi me protesta t\u00eb fuqishme kund\u00ebr kompromisit politik dhe nd\u00ebrhyrjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por sot, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin e pushtetit, p\u00ebrballet me sfida t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme: kritika p\u00ebr stilin e qeverisjes, dilema mbi raportet me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe, s\u00eb fundi, sinjale p\u00ebr\u00e7arjeje brenda strukturave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vet\u00eb partia nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar mbi ndarjet mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>E, ato u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, kur ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, nga radh\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes, dha dor\u00ebheqje, pas zgjedhjes s\u00eb bashk\u00ebpartiakut t\u00eb tij, Dimal Basha, n\u00eb krye t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se zgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit \u2013 institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ku vendosen ligjet dhe jep llogari Qeveria \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e atij ideali p\u00ebr Republik\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet arsye angazhimi p\u00ebr mua\u201d, tha Aliu.<\/p>\n<p>Basha u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm se e \u201c\u00e7mon kontributin e tij si aktivist n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje\u201d, por edhe pun\u00ebn e tij si minist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai tha se pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb jan\u00eb \u201ct\u00eb natyrshme\u201d.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, tha shkurtimisht se e \u201cfal\u00ebnderon ish-ministrin Liburn Aliu p\u00ebr kontributin\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve, Radio Evropa e Lir\u00eb nuk arriti t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb kontakt me Aliun.<\/p>\n<p>Basha \u2013 vet\u00ebm shkas p\u00ebr \u201crebelimin\u201d e Aliut<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike vler\u00ebsojn\u00eb se zgjedhja e Bash\u00ebs si kryeparlamentar ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm si shkas p\u00ebr dor\u00ebheqjen e nj\u00ebrit prej themeluesve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes nga posti ministror.<\/p>\n<p>Sipas tyre, pas k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb fshihen edhe arsye t\u00eb tjera q\u00eb Aliu nuk i ka b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Rrahman Pa\u00e7arizi, profesor n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, beson se dor\u00ebheqja e tij pasqyron mospajtimin me politikat e partis\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb \u201cdrejt rebelimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 mir\u00ebpo, kjo nuk ka qen\u00eb arsyeja themelore; thjesht, momenti kur kupa \u00ebsht\u00eb mbushur dhe nuk ka mbajtur m\u00eb\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe analisti Imer Mushkolaj, duke iu referuar burimeve brenda Vet\u00ebvendosjes, thot\u00eb se dor\u00ebheqja e Aliut nuk lidhet vet\u00ebm me zgjedhjen e Bash\u00ebs, por edhe me rezervat e tij ndaj disa vendimeve dhe drejtimeve t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shprehje e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si Vet\u00ebvendosje ka operuar deri m\u00eb tash n\u00eb qeverisje, ndon\u00ebse edhe zoti Aliu ka qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes\u201d, thot\u00eb Mushkolaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb mund t\u00eb lidhen me largimin e Kurtit nga ideologjia dhe parimet me t\u00eb cilat e kishte nd\u00ebrtuar Vet\u00ebvendosjen, si dhe me premtimet e pambajtura gjat\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ardhja n\u00eb qeveri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitin 2021, Mushkolaj thot\u00eb se partia ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb narrativ\u00ebt p\u00ebr bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pakompromis kund\u00ebr korrupsionit dhe nuk e ka trajtuar dialogun me Serbin\u00eb si nj\u00eb prioritet t\u00eb ul\u00ebt \u2013 ndon\u00ebse k\u00ebto i kishte premtuar m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto nuk p\u00ebrmenden m\u00eb si kushte ose si parime p\u00ebr t\u00eb shkuar tutje. Ndaj, konsideroj se pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, pavar\u00ebsisht q\u00eb mund t\u00eb zbuten nga t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb pushtet, nuk mund t\u00eb evitohen plot\u00ebsisht\u201d, thot\u00eb Mushkolaj.<\/p>\n<p>Ai kujton gjithashtu se Aliu nuk mori pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e brendshme t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb vitin 2022 dhe nuk ishte as n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit \u2013 edhe pse Aliu kishte deklaruar se ishte vendim i tij personal p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Largimet e ish-udh\u00ebheq\u00ebsve<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebrballet me dezertime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, ajo p\u00ebrballoi nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb tensionuar politike dhe p\u00ebrplasje t\u00eb brendshme, q\u00eb trondit\u00ebn strukturat e saj drejtuese.<\/p>\n<p>Konfliktet kulmuan me dor\u00ebheqjen e disa prej figurave kryesore t\u00eb partis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ish-kryetarin Visar Ymeri, ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, n\u00ebnkryetarin Dardan Sejdiu, si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Shpend Ahmeti, Ilir Deda, Frash\u00ebr Krasniqi, Belgzim Kamberi e Aida D\u00ebrguti.<\/p>\n<p>Shumica e tyre m\u00eb pas krijuan Partin\u00eb Socialdemokrate, megjith\u00ebse disa nga ta u larguan m\u00eb von\u00eb edhe nga kjo parti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb tentoi t\u00eb kontaktonte disa prej tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb koment mbi zhvillimet brenda Vet\u00ebvendosjes \u2013 at\u00ebher\u00eb dhe tash.<\/p>\n<p>Ymeri, Ahmeti dhe Sejdiu nuk ishim t\u00eb qassh\u00ebm, nd\u00ebrsa D\u00ebrguti nuk shprehu vullnet p\u00ebr t\u00eb komentuar.<\/p>\n<p>Kamberi, dikur an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se dor\u00ebheqja e Aliut \u2013 nj\u00ebrit prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Kurtit \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb kur krisin marr\u00ebdh\u00ebniet me dik\u00eb si Liburn Aliu, sikur me nj\u00eb deputet apo aktivist tjet\u00ebr\u2026 Liburni ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb person i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr historikun e saj\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cKurti vendos gjith\u00e7ka\u201d<\/p>\n<p>Kamberi shton se partia ka mekanizma \u2018pro forma\u2019, apo formal\u00eb, p\u00ebr menaxhimin e mospajtimeve, p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar an\u00ebtar\u00ebve dhe strukturave drejtuese t\u2019i shprehin ato dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pamje se debatet adresohen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, thekson ai, diskutimet reale brenda partis\u00eb mbahen larg syrit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ndodh zakonisht \u00ebsht\u00eb se kur lideri [Kurti] e sheh t\u00eb rrezikuar popullaritetin e tij personal, por edhe at\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, nga ndonj\u00eb p\u00ebrplasje e brendshme ose mosmarr\u00ebveshje, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerren strategji t\u00eb ndryshme. Si\u00e7 e kemi par\u00eb, t\u00eb demonizohen, p\u00ebr shembull, personat q\u00eb nuk pajtohen\u201d, thot\u00eb Kamberi.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi vler\u00ebson se, aktualisht, nuk ka rrezik q\u00eb ndonj\u00eb reagim i brendsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb funksionimin e partis\u00eb apo pozicionin e liderit t\u00eb saj, Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cKy grup politik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018one man show\u2019, ku gjith\u00e7ka vendoset nga zoti Kurti\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>\u201cKushdo [nga Vet\u00ebvendosje] q\u00eb i kund\u00ebrvihet zotit Kurti, shkon n\u00eb margjinat politike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe dal\u00ebngadal\u00eb b\u00ebhet i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb kuptimin e aktivitetit politik brenda \u00e7far\u00ebdo partie politike\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb reagoj\u00eb elektorati?<\/p>\n<p>Kurti u b\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020, por Qeveria e tij u rr\u00ebzua shpejt, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb jet\u00ebshkurtra pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Konfliktet mbi menaxhimin e pandemis\u00eb COVID-19 dhe dialogun me Serbin\u00eb u p\u00ebrshkall\u00ebzuan deri n\u00eb mocionin e mosbesimit t\u00eb ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs m\u00eb 25 mars t\u00eb atij viti, e q\u00eb \u00e7oi n\u00eb kolapsin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, u mbajt\u00ebn zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje arriti t\u00eb siguroj\u00eb mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave, duke rifituar fuqin\u00eb qeveris\u00ebse me nj\u00eb mandat t\u00eb fort\u00eb popullor.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje doli e para edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit, m\u00eb 9 shkurt, ndon\u00ebse me p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votave: 42.3%.<\/p>\n<p>Mushkolaj vler\u00ebson se, tash p\u00ebr tash, Vet\u00ebvendosje pritet t\u00eb jet\u00eb e kujdesshme para elektoratit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cTensionet ose maspajtimet brenda L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje ekzistojn\u00eb edhe tash. Mund t\u00eb shkojn\u00eb duke u rritur, por konsideroj q\u00eb edhe nj\u00eb mandat n\u00eb pushtet i Vet\u00ebvendosjes \u2013 me kryeminist\u00ebr Kurtin \u2013 do t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb pak a shum\u00eb, jo t\u2019i shuaj\u00eb tensionet, por t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb heshtura deri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe sipas Pa\u00e7arizit, ky elektorat i Vet\u00ebvendosjes \u201cbeson n\u00eb Kurtin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb votues, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb \u2018besimtar\u00eb\u2019\u2026 [Kurti] \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror i atij grupi t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt e votojn\u00eb pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr shpjegime apo p\u00ebr arsyetime se pse duhet ta votojn\u00eb. Thjesht, jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb duhet ta votojn\u00eb dhe e votojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Kurti, prej muajsh, \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, pasi Kuvendi i Kosov\u00ebs, q\u00eb do t\u2019i hapte rrug\u00eb formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re, nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar ende plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit, Qeveria e tij e ka gjetur veten n\u00eb raporte t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr korrupsion qeveritar, apo t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb s\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar m\u00eb thell\u00ebsisht qeverisjen e kryetarit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes ka qen\u00eb vendosm\u00ebria e tij p\u00ebr t\u00eb zgjeruar autoritetin e Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, ku popullata shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe dhe, me vite, nuk u \u00ebsht\u00eb bindur vendimeve t\u00eb Prishtin\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr instalimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e targave serbe t\u00eb makinave, p\u00ebr heqjen nga p\u00ebrdorimi t\u00eb dinarit serb dhe p\u00ebr mbylljen e shumic\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 edhe pse qen\u00ebsore p\u00ebr vizionin e Kurtit p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb sovrane dhe t\u00eb bashkuar \u2013 kan\u00eb pasur kosto t\u00eb lart\u00eb mbi aleancat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb publik, zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-s\u00eb e kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr qeverisjen e tij, duke i p\u00ebrshkruar veprimet e saj si t\u00eb pakoordinuara. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dekada pas themelimit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje duket se po p\u00ebrjeton edhe nj\u00eb dridhje politike, me an\u00ebtar\u00eb \u201ct\u00eb rebeluar\u201d, si\u00e7 v\u00ebrejn\u00eb analist\u00ebt. Nga nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur opozitare, q\u00eb nisi me protesta t\u00eb fuqishme kund\u00ebr kompromisit politik dhe nd\u00ebrhyrjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Kosov\u00eb. Por sot, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulmin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":212779,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212778","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212778"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212778\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":212780,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212778\/revisions\/212780"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/212779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}