{"id":213029,"date":"2025-09-02T21:33:03","date_gmt":"2025-09-02T19:33:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=213029"},"modified":"2025-09-02T21:33:03","modified_gmt":"2025-09-02T19:33:03","slug":"as-per-as-kunder-por-mbi-bulevardin-e-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/as-per-as-kunder-por-mbi-bulevardin-e-gjilanit\/","title":{"rendered":"As p\u00ebr, as kund\u00ebr, por mbi Bulevardin e Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>1. Kemi shesh, shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por me nd\u00ebrprerje. I pakryer. Prej qeverisjes s\u00eb Lut\u00ebs, ende nuk po kryhet. P\u00ebr aq shum\u00eb vjet e qeverisje.<\/p>\n<p>2. Kemi shesh, por kaotik. Vende-vende pa ndri\u00e7im, vende-vende me \u201cvarreza\u201d, me shum\u00eb pengesa. Bari i eg\u00ebr ka dal\u00eb mbi pllaka. Disa kan\u00eb devijuar, disa jan\u00eb shtypur m\u00eb posht\u00eb e anash, e disa jan\u00eb m\u00eb lart. <\/p>\n<p>3. Pa fije turpi, Albini erdhi n\u00eb v\u00ebnien e gurthemelit t\u00eb Bulevardit, nd\u00ebrsa e premtoi p\u00ebrfundimin e autostrad\u00ebs n\u00eb vitin 2023. Qysh nuk i vjen marre?! <\/p>\n<p>4. N\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs 1 muaj para fushat\u00ebs, dhe gurthemeli 10 dit\u00eb para fillimit zyrtar t\u00eb fushat\u00ebs, t\u00eb kujton kritikat e Vet\u00ebvendosjes ndaj qeverisjeve t\u00eb partive t\u00eb tjera, se po punuakan ve\u00e7 p\u00ebr fushat\u00eb. Po ju?!<\/p>\n<p>5. \u00cbsht\u00eb absurde, t\u00eb n\u00ebnshkruash nj\u00eb kontrat\u00eb aq t\u00eb madhe financiare, n\u00eb fund t\u00eb mandatit, nd\u00ebrsa vendimet e m\u00ebdha, nuk \u00ebsht\u00eb etike t\u00eb merren nga nj\u00eb qeverisje n\u00eb shkuarje. <\/p>\n<p>6. Po parkingu n\u00ebntok\u00ebsor, a i afron veturat kah qendra e qytetit, apo i d\u00ebbon ato?! A duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb futen sa ma shum\u00eb makina brenda qytetit apo t\u00eb ndalen m\u00eb larg qendr\u00ebs, e ve\u00e7mas n\u00eb nj\u00eb qytet si Gjilani, ku \u00ebsht\u00eb i mbingarkuar me \u00e7do gj\u00eb dhe me aq pak gjelb\u00ebrim?! <\/p>\n<p>7. Si rr\u00ebnohet mbi \u00e7do trash\u00ebgimi historike?! Muzeu i Burgut fam\u00ebkeq, duhet t\u00eb ruhet gjithsesi. Duhet t\u00eb rifunksionalizohet, si n\u00eb Prishtin\u00eb, me aq shum\u00eb aktivitete e vizita t\u00eb organizuara. \u00cbsht\u00eb funksional fal\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare nga MKRS p\u00ebr nj\u00eb OJQ p\u00ebr ca vjet. Edhe Gjilanit, i jap dhjet\u00ebra ide se si t\u00eb b\u00ebhet me muze bashk\u00ebkohor t\u00eb burgut, vuajtjeve p\u00ebr \u00e7lirim e liri, p\u00ebr kujtes\u00eb kolektive, vet\u00ebm duhet vullnet p\u00ebr konsultime me qytetar\u00eb. Jo qeverisje me teke, eufori e axhamill\u00ebk. <\/p>\n<p>8. Bulevardi duhet t\u00eb kryhet me cil\u00ebsi, me shpejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mos e b\u00ebr\u00eb jetes\u00ebn e m\u00ebrzitshme p\u00ebr disa vjet n\u00eb Gjilan. Shihni prerjet e rrug\u00ebve n\u00eb Dheun e Bardh\u00eb, me aq shum\u00eb zvarritje. Shihni hyrje-daljet n\u00eb Prishtin\u00eb, zvarritje p\u00ebr shum\u00eb vjet. Kush merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pluhurin e fasadave t\u00eb sht\u00ebpive e banesa me dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro nga k\u00ebto punime t\u00eb st\u00ebrzgjatura?! Po veturat q\u00eb duhet pastruar aq shpesh dhe \u00ebsht\u00eb rritur tejmase \u00e7mimi n\u00eb autolarje?! Po d\u00ebmtimi i makinave?! Po d\u00ebmtimi i bizneseve?! Po v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr ecje?!<\/p>\n<p>9. Pse nuk ka transparenc\u00eb? Pse nuk u tregua data e p\u00ebrfundimit, q\u00eb ta mbik\u00ebqyrim edhe ne qytetar\u00ebt?!<\/p>\n<p>10. Ku \u00ebsht\u00eb analiza e mobilitetit n\u00eb trafikun rrugor dhe a \u00ebsht\u00eb publikuar?!<\/p>\n<p>11. Pse ka kompleks Albani, \u201csheshin e Lut\u00ebs\u201d, e doli me sheshin e vet, duke ia nd\u00ebrruar edhe em\u00ebrtimin e zakonsh\u00ebm si n\u00eb Shqip\u00ebri nga fr\u00ebngjishtja e italishtja, p\u00ebr sheshin, si \u201cbulevardi i Albanit\u201d?! Ku \u00ebsht\u00eb analiza e nevojave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb bulevard t\u00eb ri, n\u00eb vend t\u00eb shum\u00eb projekteve t\u00eb tjera prioritare?! Pse kjo ngarendje p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e qytetit, me gurthemelin n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs?! Pse nuk priti 1 muaj pas rezultateve zyrtare ta vinte gurthemelin?! Si mund t\u00eb dal\u00ebsh me gurthemele n\u00eb fund t\u00eb mandatit, thua se p\u00ebrfundoi e ta k\u00ebrkosh mandatin e dyt\u00eb me nj\u00eb projekt me tri lopata \u00e7imento nga Albini, Albani e Shemsiu?! <\/p>\n<p>12. Si i thoni me nxitim, pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Gjeodezi, Kadast\u00ebr e Pron\u00eb, p\u00ebr dy dit\u00eb, mbaroni pun\u00eb, po e prishim objektin, transferoni dokumentet aq t\u00eb ndjeshme e shkoni n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bujq\u00ebsis\u00eb?! Pse ky nxitim fushate p\u00ebr nj\u00eb projekt me impakt n\u00eb aq shum\u00eb pal\u00eb?! A keni respekt p\u00ebr punonj\u00ebsit e drejtorive komunale?!<\/p>\n<p>13. A jam p\u00ebr bulevardin?! Natyrisht se po. Po t\u00eb mundja, shum\u00eb sheshe do t\u2019i b\u00ebja. I adhuroj pa mas\u00eb. Jam biocentrik me n\u00eb qend\u00ebr njeriun, kafsh\u00ebt e bim\u00ebt. Por ne nuk kemi seriozitet institucional as edhe nj\u00eb ta mir\u00ebmbajm\u00eb?! P\u00ebrve\u00e7 shtegut t\u00eb ecjes deri mbi Drinin, ku mund t\u00eb ec\u00ebsh pa pengesa n\u00eb Gjilan?! A nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb park t\u00eb madh, ku ecim, sh\u00ebtisim, freskohemi, vrapojm\u00eb, dalim me f\u00ebmij\u00eb, dalim me qen\u00eb, dalim p\u00ebr arg\u00ebtim, dalim p\u00ebr lexim e k\u00ebndim?! A nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shteg modern t\u00eb ecjes p\u00ebrreth liqeneve t\u00eb Livo\u00e7it e P\u00ebrlepnic\u00ebs?! A nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira n\u00eb lagjet urbane p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur?! Pse nuk mir\u00ebmbahen edhe ato pak fusha sportive si n\u00eb lagjen Dardania 1?! N\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, bari artificial \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar, ka gropa dhe rrjetat anash jan\u00eb demoluar dhe nuk mund t\u00eb ecim lirsh\u00ebm nga topat e hedhur n\u00eb rrug\u00eb nga fusha e futbollit dhe rrezikohen edhe f\u00ebmij\u00ebt?! P\u00ebr \u00e7far\u00eb qeverisje flet, kryetar mendjemadh?!<\/p>\n<p>14. P\u00ebr fund, po bulevardit, jo \u00e7do gj\u00ebje se si po b\u00ebhet me aq nguti fushate.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku 1. Kemi shesh, shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por me nd\u00ebrprerje. I pakryer. Prej qeverisjes s\u00eb Lut\u00ebs, ende nuk po kryhet. P\u00ebr aq shum\u00eb vjet e qeverisje. 2. Kemi shesh, por kaotik. Vende-vende pa ndri\u00e7im, vende-vende me \u201cvarreza\u201d, me shum\u00eb pengesa. Bari i eg\u00ebr ka dal\u00eb mbi pllaka. Disa kan\u00eb devijuar, disa jan\u00eb shtypur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":213030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213029","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213029"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213029\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":213031,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213029\/revisions\/213031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}