{"id":213223,"date":"2025-09-05T11:46:57","date_gmt":"2025-09-05T09:46:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=213223"},"modified":"2025-09-05T11:46:57","modified_gmt":"2025-09-05T09:46:57","slug":"kur-donacionet-dhe-grantet-zevendesojne-buxhetin-komunal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kur-donacionet-dhe-grantet-zevendesojne-buxhetin-komunal\/","title":{"rendered":"Kur donacionet dhe grantet z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb buxhetin komunal"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Emrush T.Shkodra<\/p>\n<p>Ku shkon buxheti i komun\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt nj\u00eb m\u00ebdyshjeje se p\u00ebr \u00e7far\u00eb dhe si shfryt\u00ebzohet buxheti komunal, kur kemi parasysh se pothuajse t\u00eb gjitha projektet e hapura apo t\u00eb n\u00ebnshkruara p\u00ebr t\u2019u realizuar, vazhdimisht proklamohen si t\u00eb financuara nga qeveria, grantet qeveritare, Bashkimi Evropian, fondet amerikane, shoqata bamir\u00ebse nga Katari, Kuvajti, organizata q\u00eb ndihmojn\u00eb skamnor\u00ebt, shoqata nga Turqia, Zvicra, Austria, Norvegjia, Amerika e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7erdhe e financoi nj\u00eb shoqat\u00eb, nj\u00eb shkoll\u00eb e ndihmon qeveria n\u00eb nd\u00ebrtim, nj\u00eb sht\u00ebpi pleqsh po e nd\u00ebrton nj\u00eb organizat\u00eb bamir\u00ebse, nj\u00eb memorandum p\u00ebr punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb financohet nga nj\u00eb organizat\u00eb tjet\u00ebr, uj\u00ebrat e zeza i mbulon nj\u00eb shtet i huaj, kolektor\u00ebt i realizojn\u00eb donacionet e radh\u00ebs\u2026 dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lind pyetja e natyrshme: \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me buxhetin e komun\u00ebs? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha projektet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e subvencioneve, donacioneve apo investimeve t\u00eb jashtme, e asnj\u00eb t\u00eb mos proklamohet si komunale?<\/p>\n<p>Projekte q\u00eb kurr\u00eb nuk finalizohen<\/p>\n<p>Nis nj\u00eb projekt, jemi drejt finalizimit. Nis nj\u00eb tjet\u00ebr jemi drejt finalizimit. Nuk ka mjete, nuk ka kaluar buxheti, kjo ishte penges\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe, nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e komun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb dikasterin e qeveris\u00eb, dhe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs pse kjo duhet t\u00eb jet\u00eb problem i qytetar\u00ebve?<br \/>\nQytetar\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb verdiktin e tyre, ata kan\u00eb zgjedhur k\u00ebnd ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb dhe si ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb!?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vite nuk jan\u00eb pak. S\u00eb paku 30% e premtimeve duhej t\u00eb ishin realizuar, jo q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb as edhe nj\u00eb projekt t\u00ebr\u00ebsisht komunal.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb e dobishme q\u00eb fillimisht t\u00eb investohet me burime vetanake, e vet\u00ebm pastaj t\u00eb vler\u00ebsohen si shtes\u00eb investimet e jashtme, donacionet dhe subvencionet. Nuk mund t\u00eb quhet p\u00ebrparim fakti q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, deri n\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi, paraqiten si arritje investimet e t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, kjo form\u00eb tregon paaft\u00ebsi qeveris\u00ebse dhe munges\u00eb profesionalizmi n\u00eb t\u00eb gjitha sferat.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, komuna \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb lloj \u201cvak\u00ebfi\u201d, dhe nj\u00eb qytet ku zhvillohet mbi \u201cl\u00ebmoshat\u201d e t\u00eb tjer\u00ebve. Ku dashamir\u00ebt e jasht\u00ebm kontribuojn\u00eb me zem\u00ebrgjer\u00ebsi, nd\u00ebrsa vet\u00eb ajo duket se nuk ka rol real n\u00eb zhvillimin e saj.<\/p>\n<p>Komuna \u00ebsht\u00eb institucion i qytetar\u00ebve, q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb burimet e veta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shkolla, rrug\u00eb, sh\u00ebrbime dhe t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mashtrim politik dhe abuzim me besimin e qytetar\u00ebve, dhe si e till\u00eb n\u00ebse nuk arrihen t\u00eb realizohen objektivat e qeverisjes komunale, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm n\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Kjo tashm\u00eb po d\u00ebshmohet me rastin e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit se, mungesa e profesionist\u00ebve dhe studimi i fizibilitetit, si p\u00ebr projektet e m\u00ebdha ashtu edhe p\u00ebr ato t\u00eb vogla, ka hendikepuar r\u00ebnd\u00eb komun\u00ebn. Si pasoj\u00eb, ajo konsiderohet nd\u00ebr komunat m\u00eb t\u00eb pazhvilluara n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit dhe me performanc\u00ebn qeveris\u00ebse m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt krahasuar me komunat e tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, qytetar\u00ebt tani m\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ndryshimi n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit duhet t\u00eb vjen, dhe kjo nuk do shum\u00eb hamendje!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Emrush T.Shkodra Ku shkon buxheti i komun\u00ebs? \u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt nj\u00eb m\u00ebdyshjeje se p\u00ebr \u00e7far\u00eb dhe si shfryt\u00ebzohet buxheti komunal, kur kemi parasysh se pothuajse t\u00eb gjitha projektet e hapura apo t\u00eb n\u00ebnshkruara p\u00ebr t\u2019u realizuar, vazhdimisht proklamohen si t\u00eb financuara nga qeveria, grantet qeveritare, Bashkimi Evropian, fondet amerikane, shoqata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":213224,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213223","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213223"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213223\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":213225,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213223\/revisions\/213225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}