{"id":213681,"date":"2025-09-11T20:47:29","date_gmt":"2025-09-11T18:47:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=213681"},"modified":"2025-09-11T20:47:29","modified_gmt":"2025-09-11T18:47:29","slug":"prokuroria-speciale-ska-pranuar-asnje-raport-apo-informate-se-gjyqtari-laban-mund-te-jete-rrezik-per-sigurine-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prokuroria-speciale-ska-pranuar-asnje-raport-apo-informate-se-gjyqtari-laban-mund-te-jete-rrezik-per-sigurine-kombetare\/","title":{"rendered":"Prokuroria Speciale s\u2019ka pranuar asnj\u00eb raport apo informat\u00eb se gjyqtari Laban mund t\u00eb jet\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) nuk ka pranuar asnj\u00eb raport, informat\u00eb apo denoncim nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Policia e Kosov\u00ebs, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme apo dikush tjet\u00ebr, p\u00ebrmes t\u00eb cilave mund t\u00eb pretendohej se gjykat\u00ebsi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Radomir Laban, mund t\u00eb jet\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu ka konfirmuar Arbnora Luta, zyrtare p\u00ebr komunikim me publikun n\u00eb PSRK.<\/p>\n<p>\u201cJu njoftojm\u00eb se, sipas regjistrit t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb rast lidhur me personin p\u00ebr t\u00eb cilin keni adresuar pyetje. Prokuroria mbetet e p\u00ebrkushtuar n\u00eb luftimin e krimit, korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe me parimet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Lut\u00ebs p\u00ebr Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, tani n\u00ebnkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu p\u00ebrmes disa deklaratave kan\u00eb ngritur dyshimet se gjykat\u00ebsi Laban mund t\u00eb jet\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Fillimisht, m\u00eb 5 gusht 2025, presidentja Osmani, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr medie njoftoi se ka t\u00ebrhequr k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar pasojat juridike n\u00eb rast t\u00eb moskonstituimit t\u00eb Kuvendit brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuesja. K\u00ebt\u00eb vendim, Osmani tha se e mori pasi u njoftua se gjyqtar raportues i rastit \u00ebsht\u00eb caktuar Radomir Laban.<\/p>\n<p>Presidentja tha se p\u00ebr veprimtarin\u00eb e rrezikshme t\u00eb Labanit, institucionet kishin d\u00ebrguar informacione zyrtare, t\u00eb cilat po ashtu jan\u00eb ndar\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cJu njoftoj se sot n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese si dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e k\u00ebsaj Gjykate, kam t\u00ebrhequr k\u00ebrkes\u00eb KO215\/25. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb si reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm ndaj informat\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb konfirmuar se si gjyqtar raportues n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar gjyqtari Radomir Laban, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e rrezikshme t\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona t\u00eb siguris\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar informacione t\u00eb qarta e zyrtare. Sipas k\u00ebtyre informatave, t\u00eb cilat n\u00eb vitin 2021 dhe 2024, po ashtu jan\u00eb ndar\u00eb edhe me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb veprimtari kund\u00ebr rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, Presidentja tha se para nj\u00eb viti kan\u00eb ngritur edhe zyrtarisht \u00e7\u00ebshtjen e informatave t\u00eb pranuara sa i p\u00ebrket rrezikut q\u00eb Laban paraqet p\u00ebr rendin kushtetues t\u00eb vendit. P\u00ebr k\u00ebto informacione, ajo tha se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb kishte refuzuar ta em\u00ebroj\u00eb Labanin n\u00eb pozit\u00ebn e noterit.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj q\u00eb caktimi i gjyqtarit Radomir Laban si gjyqtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm shqet\u00ebsues, por edhe i rreziksh\u00ebm. Kjo meq\u00eb mund t\u00eb merren vendime q\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe potencialisht t\u00eb pakthyeshme jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionet aktuale, por edhe ato n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, u shpreh Osmani.<\/p>\n<p>Ajo tha se ky gjyqtar \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb vitin 2018 dhe se shkarkimi i nj\u00eb gjyqtari b\u00ebhet vet\u00ebm pasi t\u00eb votohet me 2\/3 e gjyqtar\u00ebve, e q\u00eb m\u00eb pas shkarkimi propozohet tek Presidentja.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, t\u00ebrheqja e k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb veprim i domosdosh\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb rendit kushtetues. \u00cbsht\u00eb absurde q\u00eb t\u00eb pritet q\u00eb rendi jon\u00eb kushtetues t\u00eb mbrohet pik\u00ebrisht nga persona t\u00eb cil\u00ebt sipas institucioneve tona t\u00eb siguris\u00eb e sigurojn\u00eb rendin kushtetues t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Po ashtu, Osmani tha se raportet e vitit 2021 dhe 2024 flasin p\u00ebr veprimtari t\u00eb Labanit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rrezikim t\u00eb rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrezikim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 6 gusht 2025, tani ish-ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Albulena Haxhiu, deklaroi se n\u00eb koh\u00ebn kur ishte dekretuar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Radomir Laban, nga ish presidenti Hashim Tha\u00e7i, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shkarkohet. Kjo sipas saj, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij kriminale.<\/p>\n<p>Por sipas saj, n\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare ndaj k\u00ebsaj k\u00ebrkese u ishte th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre,<\/p>\n<p>\u201cKur n\u00eb vitin 2018, ish-Presidenti Tha\u00e7i kishte injoruar thirrjet tona p\u00ebr t\u00eb mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij kriminale dhe duke pasur parasysh q\u00eb gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2\/3 t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate dhe jo nga ndonj\u00eb organ tjet\u00ebr, ne i kishim drejtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke k\u00ebrkuar fillimin e procedurave p\u00ebr shkarkimin e tij. Megjithat\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merrej parasysh kjo k\u00ebrkes\u00eb, ne kishim pranuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se k\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte \u2018nd\u00ebrhyrje n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre\u2019\u201d, shkroi Haxhiu.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr medie m\u00eb 10 gusht 2025, Haxhiu tha se gjyqtari Laban, dyshohet se \u00ebsht\u00eb \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor i Agjencis\u00eb p\u00ebr Siguri dhe Informim t\u00eb Serbis\u00eb, BIA\u201d. Tha se dyshimet bazohen n\u00eb informacionet q\u00eb ajo ka nga institucionet e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe mjetet financiare dhe pasurin\u00eb e patundshme q\u00eb merr edhe sot nga Serbia, Llaban paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb dhe rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb 9 shtator 2025, kur njoftoi p\u00ebr komentet e d\u00ebrguara n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e ngritur nga Lista Serbe p\u00ebr votimin e n\u00ebnkryetar\u00ebve nga pakicat, Presidentja Osmani tha se fakti q\u00eb Radomir Laban vazhdon t\u00eb jet\u00eb gjyqtar i Kushtetueses, do duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtyre deklaratave kishte reaguar Gjykata Kushtetuese, duke th\u00ebn\u00eb se gjyqtari i saj, Radomir Laban, u em\u00ebrua m\u00eb 2018 pasi i ishte n\u00ebnshtruar \u201ct\u00eb gjitha procedurave kushtetuese e ligjore\u201d, p\u00ebr propozimin e tij nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe dekretimit nga presidenti i Kosov\u00ebs. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) nuk ka pranuar asnj\u00eb raport, informat\u00eb apo denoncim nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Policia e Kosov\u00ebs, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme apo dikush tjet\u00ebr, p\u00ebrmes t\u00eb cilave mund t\u00eb pretendohej se gjykat\u00ebsi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Radomir Laban, mund t\u00eb jet\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":213682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213681","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213681"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":213683,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213681\/revisions\/213683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}