{"id":213788,"date":"2025-09-12T15:46:38","date_gmt":"2025-09-12T13:46:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=213788"},"modified":"2025-09-12T15:46:38","modified_gmt":"2025-09-12T13:46:38","slug":"qeveria-reagon-pasi-shba-ndeshkoi-kosoven-per-shkak-te-kurtit-flasin-per-veprime-te-ligjshme-dhe-kushtetuese-per-eliminim-e-destabilitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-reagon-pasi-shba-ndeshkoi-kosoven-per-shkak-te-kurtit-flasin-per-veprime-te-ligjshme-dhe-kushtetuese-per-eliminim-e-destabilitetit\/","title":{"rendered":"Qeveria reagon pasi SHBA nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, flasin p\u00ebr veprime t\u00eb \u201cligjshme dhe kushtetuese p\u00ebr eliminim e destabilitetit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria reagon pasi SHBA nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, flasin p\u00ebr veprime t\u00eb \u201cligjshme dhe kushtetuese p\u00ebr eliminim e destabilitetit\u201d<\/p>\n<p> Qeveria reagon pasi SHBA nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, flasin p\u00ebr veprime t\u00eb \u201cligjshme dhe kushtetuese p\u00ebr eliminim e destabilitetit\u201d &#8211; Insajderi &#8211; youtubeabonohu<br \/>\nShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sot kan\u00eb pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i k\u00ebsaj qeverie, P\u00ebrparim Kryeziu, n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb u arsyetua se veprimet e k\u00ebsaj qeverie kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ligjshme dhe kushtetuese me synim sundimin e ligjit dhe rendit publik.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet tona, t\u00eb ligjshme dhe kushtetuese, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb eliminimit t\u00eb vatrave t\u00eb destabilitetit me q\u00ebllim garantimin e stabilitetit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb. Stabiliteti q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm i sundimit t\u00eb ligjit dhe rendit publik. N\u00eb Kosov\u00eb kurr\u00eb nuk ka pasur m\u00eb shum\u00eb sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni n\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, stabiliteti \u00ebsht\u00eb synuar n\u00eb kurriz t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabiliteti t\u00eb rrejsh\u00ebm\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kryeziu pretendoi se qeveria n\u00eb detyr\u00eb Kurti se i mir\u00ebpret \u201ckritikat\u201d dhe se kur ato jan\u00eb \u201ckonkrete\u201d, do t\u00eb \u201cp\u00ebrpiqen maksimalisht\u201d t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Qeveria jon\u00eb ka qen\u00eb e para q\u00eb ka p\u00ebrmbushur mandatin e plot\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik t\u00eb vendit, p\u00ebrkund\u00ebr gjitha sfidave globale q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar nga viti 2021 e tutje, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu pasojat e pandemis\u00eb, kriz\u00ebs energjetike dhe luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimet tona, t\u00eb ligjshme dhe kushtetuese, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb eliminimit t\u00eb vatrave t\u00eb destabilitetit me q\u00ebllim garantimin e stabilitetit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb. Stabiliteti q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rezultat i natyrsh\u00ebm i sundimit t\u00eb ligjit dhe rendit publik. N\u00eb Kosov\u00eb kurr\u00eb nuk ka pasur m\u00eb shum\u00eb sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni n\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, stabiliteti \u00ebsht\u00eb synuar n\u00eb kurriz t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabiliteti t\u00eb rrejsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb ngjarjet dhe protestat e dhunshme t\u00eb majit t\u00eb vitit 2023 n\u00eb t\u00eb cilat individ\u00eb dhe grupe kriminale nuk kursyen as pjes\u00ebtar\u00ebt e KFOR-it dhe t\u00eb EULEX-it n\u00eb sulmet e tyre. Nd\u00ebrkaq sulmi terrorist dhe paramilitar n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb po atij vitit, me p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, e ka shp\u00ebrfaq\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs se kush dhe ku n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb burimi i destabilitetit n\u00eb rajon. Shprehim bindjen ton\u00eb t\u00eb thell\u00eb se Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb partneri m\u00eb serioz i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr stabilitet, siguri dhe paqe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ne e kemi depolitizuar integrimin e serb\u00ebve n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Vullneti i bashk\u00ebqytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr integrim nuk ka munguar asnj\u00ebher\u00eb. Por ai shpesh ka qen\u00eb i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale. Ne jemi p\u00ebrballur me strukturat e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jo me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb nuk i kemi barazuar qytetar\u00ebt serb n\u00eb Kosov\u00eb me strukturat ilegale e paralele t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojm\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb serb nga po k\u00ebto struktura q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur si mekanizma dhe instrumente frik\u00ebsimi, k\u00ebrc\u00ebnimi e kontrolli. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me institucionet t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jemi siguruar q\u00eb nuk ka vakuum t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Gjithashtu jemi angazhuar p\u00ebr integrim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe institucionet tona, sidomos n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebsimit dhe arsimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me mas\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebsim p\u00ebr banor\u00ebt e kat\u00ebr komunave n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe verifikimin e diplomave t\u00eb Universitetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb veriut me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pun\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit serb, krahas masave t\u00eb tjera e t\u00eb shumta sociale nga t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kritikave publike t\u00eb kryeministrit ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj n\u00eb trajtimin e l\u00ebnd\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb agjend\u00ebn e partive politike opozitare p\u00ebr t\u00eb vonuar reformat themelore t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb programin qeveris\u00ebs. Rikujtojm\u00eb se aktualisht jan\u00eb 18 ligje ende pa ndonj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit t\u00eb pakt\u00ebn qe 9 muaj, me theks te Ligji p\u00ebr Fondin Sovran q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa p\u00ebrgjigje m\u00eb shum\u00eb se 1 vit e 8 muaj.<\/p>\n<p>Ne i jemi gjithmon\u00eb mir\u00ebnjohjes p\u00ebr kontributin dhe angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr vendin ton\u00eb dhe i fal\u00ebnderojm\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe ndihm\u00ebn ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit ton\u00eb n\u00eb aq shum\u00eb fusha. I mir\u00ebpresim edhe kritikat. Kurdo q\u00eb jan\u00eb konkrete p\u00ebrpiqemi maksimalisht t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb dhe korrigjojm\u00eb hapat e veprimet tona.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria reagon pasi SHBA nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, flasin p\u00ebr veprime t\u00eb \u201cligjshme dhe kushtetuese p\u00ebr eliminim e destabilitetit\u201d Qeveria reagon pasi SHBA nd\u00ebshkoi Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, flasin p\u00ebr veprime t\u00eb \u201cligjshme dhe kushtetuese p\u00ebr eliminim e destabilitetit\u201d &#8211; Insajderi &#8211; youtubeabonohu Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sot kan\u00eb pezulluar dialogun [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":213789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213788","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":213790,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213788\/revisions\/213790"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}