{"id":214192,"date":"2025-09-17T14:06:40","date_gmt":"2025-09-17T12:06:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=214192"},"modified":"2025-09-17T14:06:40","modified_gmt":"2025-09-17T12:06:40","slug":"hovenier-deklaratat-e-kurtit-kunder-gjykates-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hovenier-deklaratat-e-kurtit-kunder-gjykates-kushtetuese-cuan-ne-pezullimin-e-dialogut-strategjik\/","title":{"rendered":"Hovenier: Deklaratat e Kurtit kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00e7uan n\u00eb pezullimin e Dialogut Strategjik"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb grumbullimi frustrimesh ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ku ve\u00e7an\u00ebrisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hovenier thot\u00eb se pezullimi duhet marr\u00eb seriozisht dhe e cil\u00ebson si nj\u00eb \u201chumbje t\u00eb madhe mund\u00ebsie\u201d p\u00ebr forcimin e partneritetit mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shtator, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe me rritjen e tensioneve dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs i hodhi posht\u00eb kritikat e SHBA-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cveprimet tona, t\u00eb ligjshme dhe kushtetuese, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb eliminimit t\u00eb vatrave t\u00eb destabilitetit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c[Dialogu Strategjik] do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pezulluar ose d\u00ebmtuar, por do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur dhe forcuar at\u00eb, p\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb. Kjo duhet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb brengosen p\u00ebr fuqin\u00eb dhe vitalitetin e marr\u00ebdh\u00ebnies\u201d, thot\u00eb Hovenier, tani bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb jorezident n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Evrop\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ambasador Hovenier, sa serioz \u00ebsht\u00eb vendimi i Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovnier: Mendoj se duhet marr\u00eb seriozisht. Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument diplomatik, q\u00eb Shtetet e Bashkuara e p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u2019i avancuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe me vende t\u00eb ndryshme. Ai p\u00ebrfshin diskutime n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb mbi nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar paraprakisht.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi pasur m\u00eb par\u00eb Dialog Strategjik formal me Kosov\u00ebn. Por, jemi angazhuar n\u00eb procese t\u00eb tilla me disa vende n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Bullgarin\u00eb, Rumanin\u00eb, Greqin\u00eb, Kroacin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb to trajtohen gj\u00ebra si: siguria, mbrojtja, siguria energjetike, tregtia, investimet, siguria kibernetike, lidhjet mes njer\u00ebzve. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb promovohen stabiliteti dhe prosperiteti, pjes\u00ebmarrja ose integrimi m\u00eb i thelluar n\u00eb institucionet evropiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p>[Dialogu Strategjik] do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pezulluar ose d\u00ebmtuar, por do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur dhe forcuar at\u00eb, p\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb brengosen p\u00ebr fuqin\u00eb dhe vitalitetin e marr\u00ebdh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb mesazhi po p\u00ebrpiqet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb SHBA-ja tek udh\u00ebheq\u00ebsia e Kosov\u00ebs me k\u00ebt\u00eb hap?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovnier: N\u00ebse lexoni deklarat\u00ebn e SHBA-s\u00eb, at\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb njoftimi, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga autoritetet e Uashingtonit, si rezultat i perceptimit t\u00eb tyre se Qeveria e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb [Albin] Kurti nuk po bashk\u00ebpunon mjaftuesh\u00ebm. Ato konsiderojn\u00eb se, pavar\u00ebsisht k\u00ebshillave, sugjerimeve dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb SHBA-s\u00eb, kryeministri dhe Qeveria e tij n\u00eb detyr\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime q\u00eb, sipas Shteteve t\u00eb Bashkuara, ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe negativisht n\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Por, vini re se kjo pik\u00ebpamje nuk duket t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Partner\u00ebt evropian\u00eb, gjithashtu, kan\u00eb vazhduar t\u00eb shprehin shqet\u00ebsime t\u00eb v\u00ebrteta, lidhur me disa nga zgjedhjet politike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte mir\u00eb, Dialogu Strategjik nuk do t\u00eb pezullohej<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A mund t\u00eb jet\u00eb kjo pika m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nga pavar\u00ebsia?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta them, sepse edhe m\u00eb her\u00ebt ka pasur sfida t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e k\u00ebndshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e keqe p\u00ebr realizimin e vizionit q\u00eb SHBA-ja ka pasur q\u00eb nga pavar\u00ebsia, dhe q\u00eb populli i Kosov\u00ebs ka pasur po ashtu, p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe nj\u00eb partneritet m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re n\u00eb postimet n\u00eb rrjetet sociale dhe deklaratat e tjera t\u00eb zyrtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb se disa po p\u00ebrpiqen ta minimizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Disa thon\u00eb se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosov\u00ebs ende kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA-n\u00eb, por kjo, thjesht, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte mir\u00eb, nuk do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik \u2013 p\u00ebrkoh\u00ebsisht ose p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Kjo tregon se administrata e Trumpit u frustrua aq shum\u00eb sa ndjeu se duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrte veprime, sepse deklaratat publike nuk mjaftonin p\u00ebr ta rikthyer marr\u00ebdh\u00ebnien si\u00e7 donte.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pse Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Mendoj se \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb ofron. Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb her\u00ebt, temat q\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, jan\u00eb: mbrojtja, siguria, siguria energjetike, tregtia, investimet, rritja ekonomike, siguria kibernetike dhe forcimi i lidhjeve mes njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tre vjet\u00ebve t\u00eb mi si ambasador n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto ishin gj\u00ebrat q\u00eb populli i Kosov\u00ebs d\u00ebshironte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i shihte \u2013 gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik mund\u00ebson nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb thelluar. Funksionon k\u00ebshtu: delegacionet shkojn\u00eb n\u00eb Uashington, ose delegacionet vijn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb; Qeveria e SHBA-s\u00eb sjell njer\u00ebz nga Departamenti i Energjis\u00eb, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Bujq\u00ebsis\u00eb, Departamenti i Tregtis\u00eb\u2026 N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, e gjith\u00eb Qeveria punon p\u00ebr t\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebnien. Ndaj, humbja e k\u00ebsaj mund\u00ebsie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe.<\/p>\n<p>Pika q\u00eb e mbushi kup\u00ebn<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Disa argumentojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb rezultat i frustrimit t\u00eb grumbulluar ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit. Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur keni qen\u00eb edhe ju n\u00eb sh\u00ebrbim, kemi par\u00eb situata t\u00eb ngjashme, si\u00e7 e that\u00eb m\u00eb par\u00eb. Cila mendoni se \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim tani?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Qartazi, nuk flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs Trump, ndaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i shpjegoj sakt\u00ebsisht motivet dhe vendimet e saj.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju jap vler\u00ebsimin tim, i cili mund t\u00eb jet\u00eb i gabuar. Nuk besoj se kishte nj\u00eb akt t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Mendoj, gjithashtu, se ishte nj\u00eb grumbullim i frustrimeve, ose, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb shprehje amerikane, ishte pika q\u00eb e mbushi kup\u00ebn.<\/p>\n<p>Mendoj se akti i fundit q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u2013 ai q\u00eb b\u00ebri q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Uashington t\u00eb vendosnin se duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrnin veprime \u2013 ishin deklaratat e kryeministrit dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Qeverin\u00eb e tij q\u00eb kritikuan drejtp\u00ebrdrejt Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nj\u00eb institucion i pavarur, i themelur me Kushtetut\u00eb, n\u00eb hartimin e s\u00eb cil\u00ebs ka kontribuuar edhe SHBA-ja.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i \u00e7do v\u00ebzhguesi, kjo dukej e papajtueshme me parimet e nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00eb, me mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave dhe me respektimin e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo, ndoshta, ishte shkaku kryesor. Por, nuk ishte vet\u00ebm reagim ndaj k\u00ebsaj. Ishte reagim pas nj\u00eb serie p\u00ebrpjekjesh nga zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb s\u00eb fundmi t\u00eb zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane, Brendan Hanrahan, n\u00eb Prishtin\u00eb, ku ai u takua me presidenten [Vjosa] Osmani dhe kryeministrin [n\u00eb detyr\u00eb] Kurti, p\u00ebr t\u00eb diskutuar se si t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet marr\u00ebdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Nuk isha aty, por mendoj se diskutimi lidhej me bashk\u00ebpunimin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova do t\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtjet komplekse t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria amerikane ka p\u00ebrshtypjen se Qeveria e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti, nuk po e d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: P\u00ebrve\u00e7 pezullimit t\u00eb k\u00ebtij dialogu, \u00e7far\u00eb masash t\u00eb tjera mund t\u00eb marr\u00eb SHBA-ja p\u00ebr t\u00eb shtuar presionin mbi Kurtin?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk e di p\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sfida me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet Qeveria amerikane, ashtu si\u00e7 p\u00ebrballej edhe gjat\u00eb koh\u00ebs sime, \u00ebsht\u00eb se ka disa prioritete q\u00eb shpesh bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa nj\u00eb prioritet kryesor mbetet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe populli amerikan e mb\u00ebshtesin Kosov\u00ebn. Ne e mb\u00ebshtesim rrug\u00ebtimin e saj si nj\u00eb shtet evropian dhe euro-atlantik, si nj\u00eb demokraci shumetnike, si nj\u00eb burim stabiliteti dhe sigurie n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, dhe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb mb\u00ebshtesim popullin e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e shihni n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra: programet, aktivitetet, angazhimet, njer\u00ebzit\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse shkoni n\u00eb pothuajse \u00e7do universitet n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb gjeni se amerikan\u00ebt kan\u00eb ndihmuar n\u00eb themelimin e tyre, kan\u00eb ndihmuar me programin e tyre m\u00ebsimor, ose jan\u00eb ende t\u00eb pranish\u00ebm\u2026 Pra, Shtetet e Bashkuara duan t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb \u2013 n\u00ebse jo partneri m\u00eb i af\u00ebrt \u2013 q\u00eb ka Kosova.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb tmerrin e spastrimit etnik t\u00eb viteve 1990 dhe jemi krenar\u00eb q\u00eb e ndihmuam popullin e Kosov\u00ebs t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb shtetin e tij.<\/p>\n<p>Administrata e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden dhe tani administrata e Trumpit kan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr disa veprime dhe vendime politike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Kurti. \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo administrat\u00eb ka arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim si edhe administrata e m\u00ebparshme: m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen delikate t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb integrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs dhe sovranitetit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb duke respektuar t\u00eb drejtat dhe statusin e komuniteteve joshumic\u00eb, sidomos komunitetit serb, duke respektuar dispozitat kushtetuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai komunitet t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb kushte dinjiteti dhe sigurie.<\/p>\n<p>Siguria e Kosov\u00ebs mbetet prioritet i SHBA-s\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A ka mund\u00ebsi q\u00eb administrata aktuale e SHBA-s\u00eb t\u00eb vendos\u00eb kushte p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u2013 p\u00ebr shembull n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ose ndihm\u00ebs \u2013 n\u00ebse ndjen se po injorohet?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk e di p\u00ebrgjigjen. Mund t\u00eb them vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb prioritet amerikan q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb e sigurt. Jemi krenar\u00eb q\u00eb po ndihmojm\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb forc\u00eb shumetnike, e aft\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me NATO-n, dhe me misionin e mbrojtjes territoriale. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e siguris\u00eb dhe stabilitetit.<\/p>\n<p>Por, do t\u00eb thosha se kjo administrat\u00eb \u2013 pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk jam \u2013 ka qen\u00eb m\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb administratat e tjera nuk i kan\u00eb marr\u00eb. Prandaj, \u00e7do qeveri e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kam v\u00ebn\u00eb re se presidentja [Vjosa] Osmani vazhdon t\u00eb flas\u00eb shpesh p\u00ebr nevoj\u00ebn e koordinimit me Shtetet e Bashkuara\u2026 dhe \u2013 edhe kur nuk biem dakord si miq dhe partner\u00eb \u2013 t\u00eb ulemi s\u00eb bashku dhe t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, disa ndiejn\u00eb se v\u00ebmendja e SHBA-s\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb Ballkan\u2026<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. SHBA-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi globale dhe mund t\u2019i ndjek\u00eb zhvillimet dhe t\u2019i mbroj\u00eb interesat e saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Por, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitet \u201990 dhe fillim t\u00eb viteve 2000, \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs merrte v\u00ebmendje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga presidenti, sekretari i Shtetit, k\u00ebshilltari i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe sekretari i Mbrojtjes. Tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu, dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka pozitive. Do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e rregullt, m\u00eb normale.<\/p>\n<p>Ka ndoshta m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb merren me Kosov\u00ebn dhe shqet\u00ebsohen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs sesa p\u00ebr, le t\u00eb themi, Zvicr\u00ebn ose Austrin\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr, ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb u kushtojn\u00eb koh\u00eb shqet\u00ebsimeve dhe hartimit t\u00eb politikave amerikane p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje si Izraeli-Palestina ose Ukraina.<\/p>\n<p>Ambasadat tona kan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe Qeveria amerikane ka ekspert\u00eb q\u00eb i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje Kosov\u00ebs. Kosova mbetet nj\u00eb interes i SHBA-s\u00eb. Jemi krenar\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsoliduar dhe krijuar shtetin e tij, dhe duam ta shohim Kosov\u00ebn t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>Suksesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs varet nga partneriteti me SHBA-n\u00eb<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb hipotetike, si do t\u00eb dukej Kosova me m\u00eb pak ndikim amerikan n\u00eb praktik\u00eb? A mund t\u00eb navigoj\u00eb Kosova pa mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb amerikane?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb i takon vet\u00ebm popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, jo SHBA-s\u00eb. SHBA-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb miq\u00ebsi dhe partneritet, por vendimin e fundit duhet ta marr\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb isha udh\u00ebheq\u00ebs politik i Kosov\u00ebs \u2013 q\u00eb nuk jam \u2013 do t\u00eb isha shum\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte ose do t\u00eb ndikonte negativisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien time me Shtetet e Bashkuara. Pothuajse t\u00eb gjitha sukseset q\u00eb ka arritur Kosova n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mb\u00ebshtetjen aktive nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse ky pezullim i Dialogut Strategjik vazhdon, me \u00e7far\u00eb rreziku p\u00ebrballet Kosova, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh lidhjet n\u00eb rritje t\u00eb Serbis\u00eb me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Si\u00e7 thash\u00eb, Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb mjetet. [Pezullimi i tij] p\u00ebrfaq\u00ebson thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbur. Nuk p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb shum\u00eb se kaq, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje reale e mund\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Disa vende n\u00eb rajon kan\u00eb Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara, disa nuk kan\u00eb, por mendoj se partneriteti dhe bashk\u00ebpunimi do t\u00eb forcoheshin p\u00ebrmes Dialogut Strategjik. Pra, efekti p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb humbja e mund\u00ebsive dhe bashk\u00ebpunimit. Vendet q\u00eb punojn\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga bashk\u00ebpunimi m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb mesazhi d\u00ebrgon ky vendim te partner\u00ebt e BE-s\u00eb dhe NATO-s p\u00ebr prioritetet e SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkan dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mendoj se do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb prioritet. Por, do t\u00eb kuptojn\u00eb se SHBA-ja po tregon shqet\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb mir\u00eb dhe partneritetit q\u00eb d\u00ebshiron nga Kosova.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre ndajn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje. Shum\u00eb prej tyre, gjithashtu, kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Gjat\u00eb koh\u00ebs sime n\u00eb Kosov\u00eb, flisnim p\u00ebr sanksionet e BE-s\u00eb, q\u00eb gjithashtu sinjalizonin shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>SHBA-ja mbetet partnere e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Duke pasur parasysh rolin e Amerik\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u2019u thoshit kosovar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ndihen t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Do t\u2019u thosha k\u00ebt\u00eb: Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb braktisin partneritetin me popullin e Kosov\u00ebs. Por ,ne b\u00ebjm\u00eb dallimin midis p\u00ebrkushtimit ton\u00eb ndaj Kosov\u00ebs \u2013 shtetit, popullit dhe institucioneve \u2013 dhe \u00e7do qeverie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dhe, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se administrata e Trumpit ka shqet\u00ebsime p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit me Qeverin\u00eb e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Kurti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Dhe, \u00e7far\u00eb do t\u2019u k\u00ebshillonit udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs tani, n\u00ebse duan t\u00eb rikthejn\u00eb besimin tek Uashingtoni?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Un\u00eb nuk kam qen\u00eb s\u00eb voni pjes\u00eb e bisedimeve me kryeministrin, ministrat e tij dhe homolog\u00ebt amerikan\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e di sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb po rekomandon Qeveria e SHBA-s\u00eb tani.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sime, ajo q\u00eb k\u00ebrkonim ishte bashk\u00ebpunim m\u00eb i ngusht\u00eb mbi mekanizmin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shfuqizimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb shtetit serb p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe t\u00eb mos nd\u00ebrmerren veprime t\u00eb nxituara ose t\u00eb nj\u00ebanshme, si mbyllja e klinikave sh\u00ebndet\u00ebsore, zyrave t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore apo gj\u00ebrave t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ne pajtoheshim q\u00eb ato duhej t\u00eb integroheshin n\u00eb strukturat e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebrmes dialogut [p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb].<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i BE-s\u00eb] Peter Sorensen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb negociator shum\u00eb i aft\u00eb. Gjetja e nj\u00eb rruge p\u00ebrpara, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, besoj se vazhdon t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebrkon kjo administrat\u00eb. Por, si\u00e7 e thash\u00eb, un\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre bisedimeve q\u00eb nga fundi i dhjetorit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb grumbullimi frustrimesh ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ku ve\u00e7an\u00ebrisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Hovenier thot\u00eb se pezullimi duhet marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":214194,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-214192","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=214192"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214192\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":214195,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214192\/revisions\/214195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/214194"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=214192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=214192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=214192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}