{"id":215117,"date":"2025-09-25T20:55:03","date_gmt":"2025-09-25T18:55:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=215117"},"modified":"2025-09-25T20:55:03","modified_gmt":"2025-09-25T18:55:03","slug":"fushata-zgjedhore-mbi-20-mije-euro-gjoba-per-kandidate-e-parti-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/fushata-zgjedhore-mbi-20-mije-euro-gjoba-per-kandidate-e-parti-politike\/","title":{"rendered":"Fushata zgjedhore: Mbi 20 mij\u00eb euro gjoba p\u00ebr kandidat\u00eb e parti politike"},"content":{"rendered":"<p>Mbi 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shuma e gjobave q\u00eb Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar p\u00ebr disa kandidat\u00eb e subjekte politike gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet lokale 2025.<\/p>\n<p>PZAP n\u00eb gjasht\u00eb vendime ka shqiptuar gjoba p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb rregullave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, n\u00eb mesin e tyre edhe p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>Mbi 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shuma e gjobave q\u00eb Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar p\u00ebr disa kandidat\u00eb e subjekte politike gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet lokale 2025. PZAP n\u00eb gjasht\u00eb vendime ka shqiptuar gjoba p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb rregullave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, n\u00eb mesin e tyre edhe p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>Fushata p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e tremb\u00ebdhjet\u00eb dhe do t\u00eb zgjas\u00eb 30 dit\u00eb. Jan\u00eb 206 kandidat\u00eb q\u00eb po garojn\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb komunave, nd\u00ebrkaq, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5600 kandidat\u00eb q\u00eb synojn\u00eb ul\u00ebse n\u00eb kuvende komunale.<\/p>\n<p>Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) flet p\u00ebr vendimet e deritanishme t\u00eb PZAP-s\u00eb dhe gjobat e shqiptuara deri m\u00eb tani p\u00ebr kandidat\u00eb e subjekte politike.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, me sa v\u00ebrejta nga platforma e PZAP-s\u00eb, diku jan\u00eb rreth gjasht\u00eb vendime me gjob\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptuar disa kandidat\u00ebve dhe subjekteve politike p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Nga 17 raste q\u00eb un\u00eb evidentova, gjasht\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb vendosura me gjob\u00eb. Me shtat\u00eb mij\u00eb euro gjob\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe urrejt\u00ebse m\u00eb s\u00eb shumti deri m\u00eb tani po prin iniciativa qytetare \u2018Skenderaj\u2019 e Sokol Halilit, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb dy raste nga PZAP p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs nxit\u00ebse dhe urrejt\u00ebse. Pastaj e dyta \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, e nj\u00ebjta p\u00ebr shkak t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb institucione publike apo edhe p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb vjen Faton Peci, kandidati p\u00ebr Mitrovic\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar me 2500 euro gjob\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsira publike dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb edhe LDK \u2013 kandidati p\u00ebr kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama i gjobitur me gjob\u00eb prej 2500 euro p\u00ebr shkak t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb institucione publike. K\u00ebto jan\u00eb kategoria e gjobave deri m\u00eb tani, n\u00eb total prej 20 mij\u00eb e 500 euro gjob\u00eb \u201d, deklaron ai.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhje nacionale, Bugaqku thot\u00eb se ishin shqiptuar mbi 100 mij\u00eb euro gjob\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr dallim prej zgjedhjeve parlamentare t\u00eb dat\u00ebs 9 shkurt, vet\u00ebm n\u00eb 10 dit\u00ebt e para t\u00eb atyre zgjedhjeve, PZAP pati shqiptuar diku mbi 100 mij\u00eb euro gjob\u00eb. Dhe numri i ankesave p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe urrejt\u00ebse edhe m\u00eb i madh se tani sa i p\u00ebrket aktualisht faz\u00ebs s\u00eb deritanishme. Diku n\u00eb dy apo tri raste kemi d\u00ebnimin mbi p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs nxit\u00ebse dhe urrejt\u00ebse, kurse n\u00eb zgjedhjet parlamentare ju e dini q\u00eb p\u00ebr 10 apo 12 dit\u00eb ka qen\u00eb num\u00ebr i madh i vendimeve q\u00eb i ka d\u00ebnuar subjektet politike me gjoba tejet t\u00eb larta sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs nxit\u00ebse dhe urrejt\u00ebse\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe t\u00eb urrejtjes n\u00eb rrjete sociale, Venera Gashi nga Demokracia p\u00ebr Zhvillim (D4D) thot\u00eb se kan\u00eb v\u00ebrejtur gjat\u00eb monitorimeve. Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve kan\u00eb monitoruar kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar dhe atyre p\u00ebr asamble komunale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se kan\u00eb targetuar kund\u00ebr kandidat\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe gjat\u00eb monitorimeve prej periudh\u00ebs s\u00eb para fushat\u00ebs e deri m\u00eb sot kemi hasur n\u00eb gjuhe t\u00eb urrejtjes kryesisht, p\u00ebr shembull periudha e monitorimit t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga gjithsej 32 raste, 22 prej tyre kan\u00eb qen\u00eb me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes. Bulliz\u00ebm personal kan\u00eb qen\u00eb tri, dezinformim tri, nj\u00eb sulm etnik fetar dhe tri raste tjera. Por edhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kemi hasur n\u00eb m\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Kjo fushat\u00eb zgjedhore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zbeht\u00eb se sa parapraket, thot\u00eb nd\u00ebr tjera Mexhide Demolli, e cila \u00ebsht\u00eb drejtoresh\u00eb n\u00eb \u201cL\u00ebvizja Fol\u201d, ku mes tjerash shprehet se \u201cprogramet e kandidat\u00ebve l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe dy dit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e fushat\u00ebs q\u00eb po kalon, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb tep\u00ebr e zbeht\u00eb pothuajse e gjith\u00eb kandidat\u00ebve. Ndoshta k\u00ebtu ka ndikuar politika n\u00eb nivelin qendror q\u00eb ende nuk i kemi institucionet qendrore t\u00eb konstituara dhe nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb po i kushtohet aq sa duhet k\u00ebtyre zgjedhjeve lokale sa do t\u00eb duhej, duke i pasur problemet n\u00eb nivel qendror. Ndoshta m\u00eb shum\u00eb po vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin v\u00ebmendje ngjarjet n\u00eb nivel qendror se sa n\u00eb nivel lokal, e q\u00eb konsideroj se \u00ebsht\u00eb gabim sepse komuna \u00ebsht\u00eb dera e par\u00eb e qytetarit ku duhet t\u00eb adresojn\u00eb k\u00ebrkesat e tyre. Por, programet e tyre l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Niveli edhe i debateve n\u00eb televizione dhe kronika q\u00eb p\u00ebrcjellin fushatat zgjedhore l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar\u201d, deklaron ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr tremb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb fushat\u00eb, Demolli shton se bazuar n\u00eb monitorime kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re edhe debate me gjuh\u00eb jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb duke u monitoruar t\u00eb gjitha, ka debate me shprehje t\u00eb cilat nuk do t\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebgjonim nga kandidat\u00ebt, n\u00eb ato pak debate q\u00eb ka konfrontim t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave t\u00eb ndryshme. Por, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb alarmohemi deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb. Deri m\u00eb tani, konsideroj q\u00eb java e fundit do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e shprehur kjo gjuh\u00eb e dhun\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit t\u00eb drejt\u00eb vote kan\u00eb dy milion\u00eb e 69 mij\u00eb e 98 votues. N\u00eb mesin e tyre jan\u00eb edhe mbi 43 mij\u00eb votues prej jasht\u00eb shtetit. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje lokale jan\u00eb certifikuar 93 subjekte, prej tyre 32 parti politike, 32 iniciativa qytetar\u00eb, dy koalicione dhe 27 kandidat\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit lokale n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb organizuar n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shuma e gjobave q\u00eb Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar p\u00ebr disa kandidat\u00eb e subjekte politike gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet lokale 2025. PZAP n\u00eb gjasht\u00eb vendime ka shqiptuar gjoba p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb rregullave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, n\u00eb mesin e tyre edhe p\u00ebr gjuh\u00eb nxit\u00ebse dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":215118,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-215117","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215117"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215117\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":215119,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215117\/revisions\/215119"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/215118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}