{"id":215621,"date":"2025-09-30T22:39:19","date_gmt":"2025-09-30T20:39:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=215621"},"modified":"2025-09-30T22:39:19","modified_gmt":"2025-09-30T20:39:19","slug":"aktgjykimi-i-plote-gjykata-denon-bashen-per-shpifje-ndaj-grainces-duhet-te-kerkoje-falje-publike-dhe-te-paguaje-25-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aktgjykimi-i-plote-gjykata-denon-bashen-per-shpifje-ndaj-grainces-duhet-te-kerkoje-falje-publike-dhe-te-paguaje-25-mije-euro\/","title":{"rendered":"Aktgjykimi i plot\u00eb | Gjykata d\u00ebnon Bash\u00ebn p\u00ebr shpifje ndaj Grainc\u00ebs, duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike dhe t\u00eb paguaj\u00eb 25 mij\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Ferizaj ka aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit Mustaf\u00eb Grainca, duke e obliguar kryeparlamentarin Dimal Basha t\u2019ia kompensoj\u00eb 25 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpifjes dhe fyerjes.<\/p>\n<p>Basha \u00ebsht\u00eb paditur nga Grainca- ish-z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr dhe biznesmen, p\u00ebr shpifje e fyerje n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb portal dhe disa postime n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes vendimit t\u00eb 22 korrikut 2025, Themelorja detyron Bash\u00ebn ta t\u00ebrheq shkrimin editorial t\u00eb publikuar n\u00eb nj\u00eb portal m\u00eb 1 korrik 2019, si dhe shkrimet e datave 22 korrik 2019, 10 shtator 2019, 10 janar 2020, 22 janar 2020 dhe 20 janar 2020, t\u00eb publikuara n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb rrjetin social Facebook, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kjo Gjykat\u00eb e obligon kryeparlamentarin t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje padit\u00ebsit Grainca, duke premtuar se nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb fyerjet.<\/p>\n<p>\u201cDETYROHET i padituri q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj falje publike padit\u00ebsit, e cila duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb portalin \u2018\u2019I.\u2019\u2019 ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike p\u00ebrmbajtja fyese dhe shpif\u00ebse si dhe n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb rrjetin sociale \u2018\u2019Facebook\u2019\u2019, me premtimin se nuk do ta p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb fyerje t\u00eb tilla dhe k\u00ebt\u00eb n\u00eb afat prej 8 dit\u00ebsh nga dita e plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e pasojave ligjore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb euro, Basha detyrohet ta paguaj\u00eb me kamat\u00eb ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes s\u00eb padis\u00eb m\u00eb 22 korrik 2019 deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e plot\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb afat prej 15 dit\u00ebsh nga dita e plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e pasojave ligjore- p\u00ebrmbarimit t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Basha detyrohet t\u2019ia paguaj\u00eb padit\u00ebsit edhe shpenzimet e procedur\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 2 mij\u00eb e 607 euro. Kurse, pjesa tjet\u00ebr e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb lidhur me kompensimin p\u00ebr shkak t\u00eb shpifjes dhe fyerjes- vuajtjeve shpirt\u00ebrore n\u00eb lart\u00ebsi prej 40 mij\u00eb euro, refuzohet si e pabazuar.<\/p>\n<p>Fillimisht, Gjykata Themelore n\u00eb Ferizaj m\u00eb 28 korrik 2022 kishte nxjerr\u00eb aktgjykim me t\u00eb cilin kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit Grainca si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij aktgjykimi, i autorizuari i padit\u00ebsit kishte paraqitur ankes\u00eb brenda afatit ligjor, m\u00eb pas Gjykata e Apelit m\u00eb 25 n\u00ebntor 2024 e kishte aprovuar ankes\u00ebn dhe ka prishur aktgjykimin e Themelores, duke e kthyer l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim dhe rivendosje n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Themelorja n\u00eb vendimin e marr\u00eb n\u00eb rigjykim, thekson se artikulli i publikuar nga i padituri m\u00eb 1 korrik 2019 n\u00eb nj\u00eb medie online me titullin \u201cFerizaj, krimi dhe pushtetar\u00ebt\u201d, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shpreh shqet\u00ebsimet dhe opinionet e nj\u00eb qytetari t\u00eb Ferizajt (k\u00ebtu t\u00eb paditurit), lidhur me nd\u00ebrtimet e larta \u2018\u2019nd\u00ebrtimet e egra\u2019\u2019 dhe nga ky artikull n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shihet se i padituri ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gjendjes kaotike q\u00eb sipas tij q\u00eb po mbizot\u00ebronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb Komun\u00eb. Por, po ashtu shihet se i padituri gjat\u00eb k\u00ebtij shkrimi, ka apostrofuar tani padit\u00ebsin me etiketime t\u00eb ndryshme satirike, ironike dhe fyese.<\/p>\n<p>\u201cKy nivel i debatit- opinionit publik nga i padituri kalon n\u00eb sfer\u00ebn e shpifje dhe fyerjes dhe at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs \u2018\u2019P\u00ebrveq biznesit milion\u00ebsh dhe talentit si zv. Minist\u00ebr, ky supermen gjen\u00eb koh\u00eb t\u00eb merr pag\u00eb edhe nga Komuna e Ferizajt, ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e k\u00ebshilltarit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ferizajt. Pra ka role n\u00eb t\u00eb gjitha postet dhe paguhet p\u00ebr t\u00eb gjitha ato nga taksapaguesit, derisa nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka biznese private milion\u00ebshe\u2026\u2019\u2019, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se kryetari i Komun\u00ebs p\u00ebrmes vendimit t\u00eb 19 janarit 2018 kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se padit\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebn e tij do t\u00eb kompensohet nga paga e z\u00ebvend\u00ebsministrit.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb pjes\u00ebn ku thuhet se \u2018\u2019ky supermen gjen\u00eb koh\u00eb t\u00eb merr pag\u00eb edhe nga Komuna e Ferizajt\u2019\u2019, Themelorja thot\u00eb q\u00eb shihet se Basha ka kaluar satir\u00ebn politike duke p\u00ebrdorur si etiketim ironik p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim m\u00ebnyr\u00ebn e si k\u00ebtu padit\u00ebsi p\u00ebrfiton nga ushtrimi i funksionit t\u00eb tij dhe at\u00eb duke aluduar n\u00eb p\u00ebrfitim nga dy pozita pages\u00eb, duke e paraqitur si nj\u00eb zyrtar publik q\u00eb p\u00ebrfiton nga i nj\u00ebjti buxhet paga t\u00eb ndryshme, si zhvat\u00ebs t\u00eb t\u00eb mirave publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, po ashtu thuhet se aludohet n\u00eb pasurim t\u00eb shpejt\u00eb pa baz\u00eb ligjore dhe t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr postimet n\u00eb Facebook, Themelorja gjen se n\u00eb situata t\u00eb caktuara paraqesin mllefin dhe reagime ad-hoc, ndaj nj\u00eb dukurie apo fenomeni t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 i padituri n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkrimeve q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb ndaj padit\u00ebsit, del q\u00eb ka qen\u00eb duke e mbajtur postin e Deputetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebto fyerje, shpifje dhe ofendime ndaj padit\u00ebsit, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij, nuk do t\u00eb binin ndesh me ligjin sikur t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb debati politik n\u00eb mes dy qeveritar\u00ebve, zyrtar\u00ebve publik apo deputet\u00ebve, por k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb llogari personal n\u00eb rrjetin sociale \u2018\u2019Facebook\u2019\u2019, e me \u00e7\u2019rast kan\u00eb kaluar nivelin e debatit publik dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Ferizajt.<\/p>\n<p>Postimet e Bash\u00ebs n\u00eb Facebook, Themelorja thot\u00eb se paraqesin ofendim dhe fyerje, duke goditur personalitetin e padit\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 i padituri arrin deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa me terminologjin\u00eb e tij metaforike e inkriminon padit\u00ebsin, duke e identifikuar si \u2018\u2019kriminel\u2019\u2019, \u2018\u2019mafi\u2019\u2019 (pjes\u00ebtare i grupeve kriminale), \u2018\u2019i korruptuar\u2019\u2019, pra k\u00ebto jan\u00eb akuza serioze q\u00eb cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb integritetin e tij moral dhe profesional\u201d, vler\u00ebson kjo Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se etiketimet, metaforat dhe shprehjet e p\u00ebrdorura nga Basha, kan\u00eb qen\u00eb sulm direkt ndaj Grainc\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim se i padituri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deklaratat e tij me p\u00ebrmbajtje fyese dhe se veprimi i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje kauzale me d\u00ebmtimin e reputacionit t\u00eb padit\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se, i padituri, ka b\u00ebr\u00eb deklarimet shpif\u00ebse dhe fyese n\u00eb portalin \u2018\u2019I.\u201d dhe n\u00eb rrjetin personal \u201cFacebook\u201d, e mban p\u00ebrgjegj\u00ebs k\u00ebtu t\u00eb paditurin, p\u00ebr shprehjet e p\u00ebrdorura dhe opinionet e shprehura n\u00eb to dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka detyruar t\u00eb paditurin q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq deklarata e publikuar n\u00eb artikullin e publikuar portalin \u201cI.i\u201d me dat\u00eb 01.07.2019 si dhe t\u00eb t\u00ebrheq shkrimet e datave 22.07.2019, 10.09.2019, 10.01.2020, 22.01.2020 dhe 30.01.2020 t\u00eb publikuar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb rrjetin sociale \u2018\u2019Facebook\u2019\u2019 si dhe t\u00eb i k\u00ebrkoj falje publike padit\u00ebsit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebrndar shpifje dhe fyerjen\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim se shuma prej 25 mij\u00eb euro i sh\u00ebrben satisfaksionit moral p\u00ebr d\u00ebmtimin e reputacionit.<\/p>\n<p>Themelorja ka refuzuar lart\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsit Grainca n\u00eb shum\u00ebn prej 40 mij\u00eb euro, pasi q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb se pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb kryeparlamentari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fyerjen e personalitetit t\u00eb padit\u00ebsit, shuma e gjykuar si n\u00eb pik\u00ebn IV t\u00eb dispozitivit t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi, paraqet satisfaksion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm moral p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar dhe se eventualisht gjykimi i nj\u00eb shume m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, do t\u00eb tejkalonte q\u00ebllimin e vet Ligjit, at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb shpifjes dhe fyerjes.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij aktgjykimi \u00ebsht\u00eb e lejuar ankesa n\u00eb afat prej 15 dit\u00ebsh nga dita e pranimit, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebrmes k\u00ebsaj Gjykate.<\/p>\n<p>Ndryshe, padit\u00ebsi Mustaf\u00eb Grainca m\u00eb 22 korrik 2019 n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Ferizaj, p\u00ebrmes t\u00eb autorizuarit t\u00eb tij, ka paraqitur padi p\u00ebr shpifje dhe fyerje, kund\u00ebr t\u00eb paditurit Dimal Basha, me pretendimet se duke pasur parasysh aktivitetin biznesor t\u00eb padit\u00ebsit dhe funksionin e tij publik, m\u00eb 1 korrik 2019, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkrimi editorial n\u00eb nj\u00eb portal, e kishte fyer dhe kishte shpifur ndaj padit\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se padit\u00ebsi kishte publikuar artikullin me titull \u201cFerizaj, krimi dhe pushtetar\u00ebt\u201d, m\u00eb 1 korrik 2019, dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb postimesh n\u00eb Facebook, p\u00ebrmes t\u00eb cilave ka shpifur dhe e ka fyer padit\u00ebsin.<\/p>\n<p>Kurse, i padituri Basha m\u00eb 6 shkurt 2020, kishte paraqitur p\u00ebrgjigjje n\u00eb padi, ku e kishte kontestuar si t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Ferizaj ka aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e padit\u00ebsit Mustaf\u00eb Grainca, duke e obliguar kryeparlamentarin Dimal Basha t\u2019ia kompensoj\u00eb 25 mij\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpifjes dhe fyerjes. Basha \u00ebsht\u00eb paditur nga Grainca- ish-z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr dhe biznesmen, p\u00ebr shpifje e fyerje n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb portal dhe disa postime n\u00eb Facebook. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":215622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-215621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215621"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215621\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":215623,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215621\/revisions\/215623"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/215622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}