{"id":216534,"date":"2025-10-07T08:21:34","date_gmt":"2025-10-07T06:21:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=216534"},"modified":"2025-10-07T08:21:34","modified_gmt":"2025-10-07T06:21:34","slug":"hulumtuesi-i-kdi-se-moszgjedhja-e-te-gjithe-nenkryetareve-nga-radhet-e-komuniteteve-skenari-i-ri-per-bllokim-te-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hulumtuesi-i-kdi-se-moszgjedhja-e-te-gjithe-nenkryetareve-nga-radhet-e-komuniteteve-skenari-i-ri-per-bllokim-te-kuvendit\/","title":{"rendered":"Hulumtuesi i KDI-s\u00eb: Moszgjedhja e t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve nga radh\u00ebt e komuniteteve, skenari i ri p\u00ebr bllokim t\u00eb Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Gzim Shala, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) e cil\u00ebson si skenar t\u00eb ri bllokues moszgjedhjen e t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, ai theksoi se ka vet\u00ebm nj\u00eb njoftim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe jo aktgjykim t\u00eb plot\u00eb. Tha se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb skenar bllokues i radh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPara se me kalu te ky njoftim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet me theksu se q\u00eb nga momenti kur kan\u00eb p\u00ebrfundu zgjedhjet, ky nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpos se \u00ebsht\u00eb skenari i radh\u00ebs, bllokues\u201d, u shpreh Shala.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka pasur skenar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb bllokues gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, duke theksuar edhe votimin e raportit p\u00ebr verifikimin e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi pas skenar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb bllokues p\u00ebr me kalu p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore. Do t\u00eb thot\u00eb, e kujtojm\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka pas nj\u00eb kriz\u00eb politike n\u00eb lidhje me votimin e nj\u00eb raporti teknik, formal- raporti p\u00ebr verifikimin e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb humb nj\u00eb koh\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb\u201d, theksoi Shala.<\/p>\n<p>Ai foli p\u00ebr zvarritjen lidhur me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe \u00e7\u00ebshtjen e votimit t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb pastaj kemi kaluar te pjesa e kryetarit t\u00eb Kuvendit, dhe kur e ka pa partia e par\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb nga zgjedhjet, q\u00eb nuk e ka shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit, e ka prolonguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme kohore \u00e7\u00ebshtjen se votimi duhet t\u00eb jet\u00eb i mbyllur. Ne kishim m\u00eb pastaj nj\u00eb aktgjykim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili nuk u zbatua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb konsiderushme kohore dhe vet\u00eb Gjykata Kushtetuese dul edhe tha se nuk \u00ebsht\u00eb zbatu aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe tha se k\u00ebto jan\u00eb rregullat p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, tha se pas zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit, ishte shpresa se Kuvendi po konstituohet, mir\u00ebpo sipas tij, doli skenari i ri bllokues me n\u00ebnkryetar\u00ebt nga radh\u00ebt e komuniteteve.<\/p>\n<p>Shala theksoi se IKD vazhdimisht e ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje kund\u00ebrkushtetuese dhe se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishte i pritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Shala foli rreth Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke i ndar\u00eb dy aspekte.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb miratuar \u00ebsht\u00eb dizajnuar n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb kryesia e Kuvendit, e para i ka 5 n\u00ebnkryetar\u00eb, e para, si dhe kryetarin e Kuvendit. Ky \u00ebsht\u00eb aspekti i par\u00eb\u201d, u shpreh Shala.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr aspektin e dyt\u00eb tha se Kushtetuta ka p\u00ebrcaktuar dy votime, ai p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt nga tri grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare dhe ai p\u00ebr dy n\u00ebnkryetar\u00ebt nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAspekti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se e ka p\u00ebrcaktuar Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs se duhet t\u00eb ket\u00eb dy votime. Do t\u00eb thot\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb votimi i par\u00eb n\u00eb pako p\u00ebr tre n\u00ebnkryetar\u00ebt nga tri grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare dhe votimi p\u00ebr dy n\u00ebnkryetar\u00eb nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb. Tash, e kemi th\u00ebn\u00eb edhe paraprakisht, sikurse nuk mund t\u00eb ndahet votimi p\u00ebr tre n\u00ebnkryetar\u00eb nga tri grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare, ngjash\u00ebm nuk mund t\u00eb ndahet votimi as p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt nga radh\u00ebt e komuniteteve\u201d, tha tutje Shala.<\/p>\n<p>Hulumtuesi theksoi se kjo ka qen\u00eb edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb edhe praktik\u00eb e deritanishme, e cila praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur edhe n\u00eb vitin 2021 kur kryesues i Kuvendit ka qen\u00eb po ashtu Avni Dehari.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, m\u00ebnyra e votimit p\u00ebrmes kalimit n\u00eb short, pa u plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr zhvillimin e shortit, ka qen\u00eb e pritshme se do t\u00eb prodhoj\u00eb rezultat kund\u00ebrkushtetues.<\/p>\n<p>\u201cDhe tash e kemi vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb prap\u00eb konstaton se Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar, p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb zgjedhur gjith\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb definitivisht e qart\u00eb\u201d, shtoi tutje ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas tij, \u00ebsht\u00eb e pritshme dhe \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb konfirmim i asaj q\u00eb IKD ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se  \u201cp\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb kryetari aktual i Kuvendit e ka konstatuar si t\u00eb konstituuar Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk mund t\u00eb konsiderohet si i konsituuar\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Shala vler\u00ebson q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb lexohet qart\u00eb dhe t\u00eb veprohet me efikasitet dhe jo thjesht q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tentimin p\u00ebr sabotimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cTash sipas dispozitivit t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimit nga komenti i publikimit t\u00eb tij, jan\u00eb 12 dit\u00eb afat, brenda t\u00eb cilit Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet q\u00eb ta konstituoj\u00eb veten, q\u00eb i bie se me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi, p\u00ebr shkak se Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb i konstituuar, fillon t\u00eb rrjedh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ky afati 48 or\u00ebsh p\u00ebr caktimin e seancave. Megjithat\u00eb, vler\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb lexohet qart\u00eb dhe t\u00eb veprohet me efikasitet dhe jo thjesht q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tentimin p\u00ebr sabotimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, p\u00ebrfundoi Shala. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gzim Shala, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) e cil\u00ebson si skenar t\u00eb ri bllokues moszgjedhjen e t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb. Fillimisht, ai theksoi se ka vet\u00ebm nj\u00eb njoftim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe jo aktgjykim t\u00eb plot\u00eb. Tha se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb skenar bllokues i radh\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":216535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-216534","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":216536,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216534\/revisions\/216536"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}