{"id":217080,"date":"2025-10-11T12:05:51","date_gmt":"2025-10-11T10:05:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=217080"},"modified":"2025-10-11T12:05:51","modified_gmt":"2025-10-11T10:05:51","slug":"kqz-ja-gati-per-zgjedhjet-e-neserme-kamera-sigurie-ne-cdo-vendvotim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kqz-ja-gati-per-zgjedhjet-e-neserme-kamera-sigurie-ne-cdo-vendvotim\/","title":{"rendered":"KQZ-ja gati p\u00ebr zgjedhjet e nes\u00ebrme: Kamera sigurie n\u00eb \u00e7do vendvotim"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb brenda nj\u00eb viti, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote do t\u2019i drejtohen s\u00ebrish kutive t\u00eb votimit. K\u00ebsaj radhe, 2 milion\u00eb e 25 mij\u00eb e 105 votues, do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetar\u00ebt n\u00eb 38 komuna t\u00eb vendit dhe an\u00ebtar\u00ebt e 38 kuvendeve komunale.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se 24 or\u00eb nga hapja e vendvotimeve, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar p\u00ebr KosovaPress, se aktivitetet e or\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb jan\u00eb duke u realizuar dhe masat q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb mbrojtjen e integritetit t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u00ebrgatitore kat\u00ebrmujore, KQZ ka p\u00ebrgatitur procesin zgjedhor sipas p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb dalin nga Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, Ligji p\u00ebr Zgjedhjet Lokale. N\u00eb faz\u00ebn e fundit p\u00ebrgatitore do t\u00eb b\u00ebhet shp\u00ebrndarja e materialit zgjedhor, p\u00ebrfshir\u00eb flet\u00ebvotimet, t\u00eb cilat fillimisht do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Qendrat Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb \u00e7do komun\u00eb dhe nga aty, t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, ky material do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb Qendra t\u00eb Votimit\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 KQZ-s\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor, pritet t\u00eb angazhohen edhe institucionet e ndryshme, si\u00e7 jan\u00eb Policia e Kosov\u00ebs, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.<\/p>\n<p>Elezi ka p\u00ebrmendur se nj\u00eb nga masat e drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga KQZ p\u00ebr ruajtje t\u00eb integritetit zgjedhor, \u00ebsht\u00eb vendosja e kamerave regjistruese n\u00eb \u00e7do vendvotim.<\/p>\n<p>\u201cSi mas\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga KQZ, \u00ebsht\u00eb vendosja e kamerave regjistruese n\u00eb \u00e7do vendvotim, n\u00eb 38 Qendrat Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit dhe n\u00eb Qendr\u00ebn e Num\u00ebrimit dhe Rezultateve. Vendosja e kamerave regjistruese b\u00ebhet me q\u00ebllim t\u00eb garantimit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb materialeve zgjedhore dhe ruajtjes s\u00eb integritetit zgjedhor t\u00eb procesit t\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit t\u00eb flet\u00ebvotimeve\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>I pyetur se \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb KQZ q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten problemet e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit me transmetimin e rezultateve, n\u00eb KQZ b\u00ebn t\u00eb ditur se \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb softuer i ri p\u00ebr rezultate preliminare nga vendvotimet, rezultate nga Qendrat Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit dhe nga Qendra e Num\u00ebrimit dhe Rezultateve.<\/p>\n<p>\u201cSipas Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, num\u00ebrimi i flet\u00ebvotimeve t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe t\u00eb subjekteve politike duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vendvotim, pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesi i votimit. Prandaj, KQZ ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet q\u00eb m\u00eb 12 tetor t\u00eb publikohen rezultatet preliminare t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe t\u00eb subjekteve politike nga zgjedhjet p\u00ebr Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit, n\u00eb orare t\u00eb caktuara do t\u00eb publikohen edhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e votuesve n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr secil\u00ebn komun\u00eb, t\u00eb detajuar p\u00ebr \u00e7do Qend\u00ebr Votimi dhe Vendvotim\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>Numri i subjekteve politike t\u00eb certifikuara p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb 93, prej t\u00eb cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidat\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kandidat\u00ebve t\u00eb certifikuar dhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto subjekte politike, \u00ebsht\u00eb: 5,624 kandidat\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 205 kandidat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe 5,419 kandidat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvende Komunale.<\/p>\n<p>Nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave jan\u00eb certifikuar 205 kandidat\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 185 burra dhe 20 gra. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kuvende Komunale jan\u00eb certifikuar 5,419 kandidat\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 3,395 burra dhe 2,024 gra.<\/p>\n<p>Procesi i votimit do t\u00eb zhvillohet n\u00eb 948 Qendra t\u00eb Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej t\u00eb cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime p\u00ebr votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do komun\u00eb, me 54 vendvotime, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar votimin me kusht.<\/p>\n<p>Sipas List\u00ebs s\u00eb Votuesve, numri i qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote p\u00ebr t\u00eb votuar nes\u00ebr n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb 2,025,105, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 38 komuna.<\/p>\n<p>Procesi zgjedhor zhvillohet p\u00ebr t\u00eb zgjedhur 38 kryetar\u00ebt e Komunave dhe 942 an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendeve Komunale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb brenda nj\u00eb viti, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote do t\u2019i drejtohen s\u00ebrish kutive t\u00eb votimit. K\u00ebsaj radhe, 2 milion\u00eb e 25 mij\u00eb e 105 votues, do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetar\u00ebt n\u00eb 38 komuna t\u00eb vendit dhe an\u00ebtar\u00ebt e 38 kuvendeve komunale. Kur kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":216369,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-217080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":217081,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217080\/revisions\/217081"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}