{"id":218000,"date":"2025-10-20T07:45:46","date_gmt":"2025-10-20T05:45:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=218000"},"modified":"2025-10-20T07:45:46","modified_gmt":"2025-10-20T05:45:46","slug":"gjykata-kushtetuese-thote-se-po-shqyrton-ankesen-e-listes-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-kushtetuese-thote-se-po-shqyrton-ankesen-e-listes-serbe\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese thot\u00eb se po shqyrton ankes\u00ebn e List\u00ebs Serbe"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar ankes\u00ebn e List\u00ebs Serbe lidhur me zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e pakic\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>Vendimi pritet t\u00eb merret pasi t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha pretendimet. Ankesa e List\u00ebs Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, jan\u00eb shkelur Kushtetuta, Rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, si dhe aktgjykimi i m\u00ebparsh\u00ebm i Kushtetueses mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, pason k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb mase t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb ndaluar, si\u00e7 thon\u00eb ata, veprimet antikushtetuese q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb pakthyeshme.<\/p>\n<p>Nga Kushtetuesja nuk ka qart\u00ebsim n\u00ebse jan\u00eb duke e konsideruar vendosjen e nj\u00eb mase t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb ankes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb List\u00ebs Serbe, po p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e n\u00ebnkryetar\u00ebve Kushtetuesja e trajtoi n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, n\u00eb koh\u00ebn kur kryekuvendari Dimal Basha e pati shpallur t\u00eb konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb pest\u00eb nga radh\u00ebt e komunitetit serb. M\u00eb 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, mbi baz\u00eb t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb List\u00ebs Serbe e pezulloi pun\u00ebn e Kuvendit p\u00ebr 25 dit\u00eb duke nxjerr\u00eb vendim p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit t\u00eb plot\u00eb, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, k\u00ebshtu q\u00eb Gjykata u k\u00ebrkoi deputet\u00ebve t\u00eb zgjidhnin n\u00ebnkryetarin nga radh\u00ebt e komunitetit serb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hapej rruga p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. N\u00eb vendimin e Kushtetueses u n\u00ebnvizua se propozimi p\u00ebr n\u00ebnkryetarin nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet nga shumica apo numri m\u00eb i madh i deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.<\/p>\n<p>Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u k\u00ebrkoi atyre ta b\u00ebjn\u00eb edhe propozimin e deputetit q\u00eb nuk i takon grupit parlamentar t\u00eb List\u00ebs. Meq\u00eb subjekti q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00eb votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Legjislatura e n\u00ebnt\u00eb u shpall e konstituuar m\u00eb 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si n\u00ebnkryetar nga radh\u00ebt e pakic\u00ebs serbe, i cili u zgjodh pasi u shteruan n\u00ebnt\u00eb kandidaturat e List\u00ebs Serbe, me nga tri votime radhazi.<\/p>\n<p>Presidentja Vjosa Osmani, nj\u00eb dit\u00eb pasi Kuvendi u llogarit i konstituuar, e mandatoi udh\u00ebheq\u00ebsin e Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re. Ai i ka edhe tet\u00eb dit\u00eb afat p\u00ebr t\u2019ia prezantuar Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen dhe programin e qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb duhen 61 vota t\u00eb deputet\u00ebve. N\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, Vet\u00ebvendosje, fitoi 48 ul\u00ebse n\u00eb Parlamentin me 120 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kurti nuk arrin t\u00eb siguroj\u00eb 61 votat e nevojshme deri m\u00eb 26 tetor, at\u00ebher\u00eb Osmani, sipas ligjeve, \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb brenda 10 dit\u00ebve t\u2019i ftoj\u00eb n\u00eb konsultim edhe nj\u00eb her\u00eb partit\u00eb politike, edhe t\u00eb vendos\u00eb, sipas diskrecionit t\u00eb saj, p\u00ebr mandatarin tjet\u00ebr, n\u00ebse ia d\u00ebshmon se i ka numrat p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe mandatari i ardhsh\u00ebm duhet t\u2019i ket\u00eb 15 dit\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u2019ia paraqes\u00eb Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00ebse as her\u00ebn e dyt\u00eb nuk zgjidhet Qeveria, at\u00ebher\u00eb presidentja i shpall zgjedhjet, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen jo m\u00eb von\u00eb se 40 dit\u00eb nga dita e shpalljes s\u00eb tyre. \/RTK\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar ankes\u00ebn e List\u00ebs Serbe lidhur me zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e pakic\u00ebs serbe. Vendimi pritet t\u00eb merret pasi t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha pretendimet. Ankesa e List\u00ebs Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, jan\u00eb shkelur Kushtetuta, Rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":218001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-218000","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218000"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218000\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":218002,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218000\/revisions\/218002"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}