{"id":218529,"date":"2025-10-26T19:46:28","date_gmt":"2025-10-26T18:46:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=218529"},"modified":"2025-10-26T19:46:28","modified_gmt":"2025-10-26T18:46:28","slug":"cakolli-kosova-mund-te-kete-zgjedhje-me-30-nentor-7-ose-14-dhjetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cakolli-kosova-mund-te-kete-zgjedhje-me-30-nentor-7-ose-14-dhjetor\/","title":{"rendered":"Cakolli: Kosova mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje m\u00eb 30 n\u00ebntor, 7 ose 14 dhjetor"},"content":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7ka tash, pas d\u00ebshtimit t\u00eb votimit p\u00ebr Qeverin\u00eb?\u201d \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb e ka parashtruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, sot, pasi ligjv\u00ebn\u00ebsit kosovar\u00eb nuk i than\u00eb \u201cpo\u201d Albin Kurtit, kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, me vota p\u00ebr t\u00eb vazhduar me ekzekutivin e ri.<\/p>\n<p>Cakolli ka sqaruar se tani vendi hyn n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs kushtetuese p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, p\u00ebrcaktohet me Kushtetut\u00eb dhe aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.<\/p>\n<p>Sipas Cakollit, barra m\u00eb e madhe po i mbetet presidentes Vjosa Osmani, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb zhvilloj\u00eb konsultime me t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilat kan\u00eb shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re. Pas 10 dit\u00ebsh nga k\u00ebto konsultime, Osmani duhet t\u00eb vendos\u00eb kujt t\u2019ia jap\u00eb mandatin.<\/p>\n<p>\u201cKy mandat mund t\u2019i jepet s\u00ebrish partis\u00eb fituese (n\u00ebse ajo deklaron gatishm\u00ebri dhe mund\u00ebsi reale p\u00ebr shumic\u00eb) ose cil\u00ebsdo parti tjet\u00ebr (n\u00ebse ajo paraqet prova konkrete p\u00ebr mb\u00ebshtetje n\u00eb Kuvend). Vlen t\u00eb theksohet se nuk ka asnj\u00eb ndales\u00eb mbi kandidatin individual n\u00eb tentimin e dyt\u00eb, pasi termi \u2018kandidat tjet\u00ebr\u2019 n\u00ebnkupton vet\u00ebm raundin e dyt\u00eb procedural, jo ndalimin q\u00eb i nj\u00ebjti kandidat t\u00eb mandatohet p\u00ebrs\u00ebri,\u201d tha Cakolli.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti theksoi se n\u00ebse t\u00eb gjitha partit\u00eb refuzojn\u00eb dhe d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qeverin\u00eb, at\u00ebher\u00eb vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: \u201cPas konstatimit potencial t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, datat e mundshme p\u00ebr zgjedhjet e reja p\u00ebrfshijn\u00eb 30 n\u00ebntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dit\u00ebs kur shpallen zgjedhjet\u201d.<\/p>\n<p>Sqarimi dhe propozimi i plot\u00eb i Cakollit se si duhet vendi t\u00eb dal\u00eb nga kriza politike disamujore:<\/p>\n<p>Presidentja \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb zhvilloj\u00eb konsultime me t\u00eb gjitha partit\u00eb dhe koalicionet parlamentare, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar cila prej tyre ka gjasat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb formuar shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend. Kushtetuesja ka theksuar se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim formal, por nj\u00eb proces me p\u00ebrmbajtje reale, q\u00eb duhet t\u00eb reflektoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb faktike p\u00ebr t\u00eb siguruar shumic\u00ebn e nevojshme prej 61 votave.<\/p>\n<p>2. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb konsultimeve brenda afatit 10-ditor, Presidentja duhet t\u00eb vendos\u00eb se kujt do t\u2019ia jap\u00eb mandatin e dyt\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb e ndjeshme politike dhe juridike e procesit.<\/p>\n<p>Gjykata ka sqaruar se Presidenti i vendit nuk ka diskrecion t\u00eb pakufizuar, por duhet t\u00eb bazohet n\u00eb kriterin e \u201cgjas\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb\u201d, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ajo parti \u00ebsht\u00eb apo jo fituese (relative) e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ky mandat mund t\u2019i jepet S\u00cbRISH partis\u00eb fituese (n\u00ebse ajo deklaron gatishm\u00ebri dhe mund\u00ebsi reale p\u00ebr shumic\u00eb) ose CIL\u00cbSDO parti tjet\u00ebr (n\u00ebse ajo paraqet prova konkrete p\u00ebr mb\u00ebshtetje n\u00eb Kuvend). Vlen t\u00eb theksohet se nuk ka asnj\u00eb ndales\u00eb mbi kandidatin individual n\u00eb tentimin e dyt\u00eb, pasi termi \u201ckandidat tjet\u00ebr\u201d n\u00ebnkupton vet\u00ebm raundin e dyt\u00eb procedural, jo ndalimin q\u00eb i nj\u00ebjti kandidat t\u00eb mandatohet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>3. Por, \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse asnj\u00eb parti nuk pranon t\u00eb marr\u00eb mandatin \u2013 si\u00e7 duket t\u00eb jet\u00eb rasti aktual? Gjykata Kushtetuese ka qen\u00eb eksplicite n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke mos e p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb partit\u00eb ta refuzojn\u00eb marrjen e mandatit.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndodh kjo \u2013 pra, asnj\u00eb subjekt nuk shpreh gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin e dyt\u00eb, procesi praktikisht e humb q\u00ebllimin e tij politik dhe Presidentja nuk mund t\u00eb vonoj\u00eb pafund\u00ebsisht vendimmarrjen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, Presidentja, pasi t\u00eb konstatoj\u00eb munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr formim t\u00eb Qeveris\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyrimin kushtetues p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendin dhe p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhje t\u00eb reja, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen brenda 40 dit\u00ebsh nga shp\u00ebrndarja.<\/p>\n<p>4. Kushtetuta ofron rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr dalje nga bllokadat. Por, si\u00e7 e ka theksuar vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, mekanizmat kushtetues funksionojn\u00eb vet\u00ebm kur ekziston vullnet politik. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij, zgjedhjet e reja jan\u00eb zbatim i rendit kushtetues p\u00ebr rikthim t\u00eb legjitimitetit politik dhe institucional.<\/p>\n<p>5. Kur mund t\u2019i kemi zgjedhjet e reja?<br \/>\nNisur nga deklarimet e shumic\u00ebs s\u00eb partive parlamentare se zgjedhjet jan\u00eb rrug\u00ebdalja e vetme, si dhe duke u bazuar n\u00eb afatet kushtetuese dhe ligjore \u2013 pas konstatimit potencial t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, datat e mundshme p\u00ebr zgjedhjet e reja p\u00ebrfshijn\u00eb 30 n\u00ebntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dit\u00ebs kur shpallen zgjedhjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7ka tash, pas d\u00ebshtimit t\u00eb votimit p\u00ebr Qeverin\u00eb?\u201d \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb e ka parashtruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, sot, pasi ligjv\u00ebn\u00ebsit kosovar\u00eb nuk i than\u00eb \u201cpo\u201d Albin Kurtit, kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, me vota p\u00ebr t\u00eb vazhduar me ekzekutivin e ri. Cakolli ka sqaruar se tani vendi hyn n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":218530,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-218529","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218529"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":218531,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218529\/revisions\/218531"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}