{"id":219109,"date":"2025-11-02T14:30:19","date_gmt":"2025-11-02T13:30:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=219109"},"modified":"2025-11-02T14:30:19","modified_gmt":"2025-11-02T13:30:19","slug":"ligji-per-sigurimin-e-detyrueshem-shendetesor-tash-e-10-muaj-ne-sirtaret-e-kushtetueses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ligji-per-sigurimin-e-detyrueshem-shendetesor-tash-e-10-muaj-ne-sirtaret-e-kushtetueses\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor tash e 10 muaj n\u00eb sirtar\u00ebt e Kushtetueses"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pas m\u00eb shum\u00eb se 10 muajsh, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka nxjerr\u00eb asnj\u00eb vendim p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Sigurimin e Detyrueshme t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mos-hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji t\u00eb miratuar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar po konsiderohet penges\u00eb n\u00eb qasjen e pacient\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe organizimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr KosovaPress kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ligji i kontestuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb dhe vendimi do t\u00eb merret pasi t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha aspektet kushtetuese t\u00eb pretendimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pala parashtruese.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs Ligjin p\u00ebr Sigurime t\u00eb Detyruesh\u00ebm Sh\u00ebndet\u00ebsor e kontestoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese duke pretenduar se ka pasur shkelje procedurale.<\/p>\n<p>\u201cKjo l\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do t\u00eb merret pasi q\u00eb t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha aspektet kushtetuese t\u00eb pretendimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pala parashtruese, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Rregulloren e pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d, thon\u00eb nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cNga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, MSH \u00ebsht\u00eb njoftuar zyrtarisht q\u00eb Ligji p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb kontestuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi n\u00eb pritje t\u00eb Aktgjykimit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e MSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shoqata e t\u00eb Drejtave t\u00eb Pacient\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb i vler\u00ebson si t\u00eb ngadalshme p\u00ebrpjekjet institucionale p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kryetari i PRAK, Besim Kodra thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb qasje do t\u00eb nevojiten edhe pes\u00eb vjet q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se pacient\u00ebt kosovar\u00eb po ballafaqohen me barr\u00eb financiare p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e ligjit p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore e pengon edhe organizimin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe marrjen e sh\u00ebrbimeve ndaj pacient\u00ebve. Shum\u00eb pacient\u00eb kan\u00eb barriera financiare p\u00ebr tu qasur n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore si\u00e7 thot\u00eb Raporti i Progresit 18% e njer\u00ebzve nuk shkojn\u00eb fare te mjeku n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i mbuluar tarifat financiare\u2026Mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb fillojn\u00eb sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb-shum\u00eb i vog\u00ebl\u2026.Padyshim q\u00eb e rrit mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve t\u00eb pakt\u00ebn e garanton q\u00eb njer\u00ebzit kur kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore mund t\u2019i marrin ato pa pas barriera financiare\u2026p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb pakuptueshme q\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngadalta duhet t\u00eb kemi p\u00ebrpjekje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb rezultat solid, por p\u00ebrpjekjet duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb intensive. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb po b\u00ebhet aktualisht, minimumi q\u00eb na duhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sigurime \u00ebsht\u00eb 5 vjet me nj\u00eb p\u00ebrpjekje shum\u00eb intensive\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i politikave sh\u00ebndet\u00ebsore, Vlorjan Molliqaj vler\u00ebson se ligji i ri p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor do ta l\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare pa sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai konsideron se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor qytetar\u00ebt po paguajn\u00eb nga xhepi i tyre sh\u00ebrbime tejet t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore qytetar\u00ebt e vendit k\u00ebto shpenzime i paguajn\u00eb nga xhepi\u2026 N\u00ebse do t\u00eb kishim pasur sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, do t\u00eb kishim arritur q\u00eb secili qytetar i Kosov\u00ebs t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe n\u00ebn dy institucionet tona publike t\u00eb forcohen kushtet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar edhe p\u00ebr stafin sh\u00ebndet\u00ebsor, por edhe sh\u00ebrbimet t\u00eb ken\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u2026 02\u201939 Ky ligj parasheh q\u00eb sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb paguhen prej qytetar\u00ebve, secili qytetar do t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb premium, e ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb, shembull, t\u2019i mbuloj\u00eb qeveria ato pengesa. Ajo q\u00eb un\u00eb personalisht e shoh problematike n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb se do ta l\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb pasiguruar\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 2014 n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs u votua Ligji p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore, e afati p\u00ebr hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji ishte parapar\u00eb 1 janari 2017.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2024 nga qeveria e tanishme n\u00eb detyr\u00eb u hartua nj\u00eb dokument tjet\u00ebr p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore, i cili u votua n\u00eb dhjetor 2024, por q\u00eb u kontestua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb vetmit n\u00eb rajon q\u00eb nuk kan\u00eb sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb shtetasit q\u00eb paguajn\u00eb kontributet p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore falas, si dhe rimbursim t\u00eb barnave.<\/p>\n<p>Sigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe pagesa e kontributeve p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat ekonomikisht aktiv\u00eb, me banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, si t\u00eb pun\u00ebsuarit; personat e vet\u00ebpun\u00ebsuar; punonj\u00ebsit e papaguar t\u00eb familjes; apo dhe persona t\u00eb tjer\u00eb ekonomikisht aktiv\u00eb.<\/p>\n<p>Masa e kontributit t\u00eb sigurimit t\u00eb detyruar sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb 3,4% e baz\u00ebs p\u00ebr llogaritjen e kontributeve. P\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit, kontributet paguhen, n\u00eb mas\u00ebn 50 % (pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind) nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe n\u00eb mas\u00ebn 50 % (pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind) nga i pun\u00ebsuari.<\/p>\n<p>Si baz\u00eb p\u00ebr llogaritjen e kontributit sh\u00ebrben paga bruto e personit t\u00eb siguruar<\/p>\n<p>Sigurimi i detyruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri mbulon, gjithashtu, kategorit\u00eb e personave ekonomikisht joaktiv\u00eb, pagesa e kontributeve t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve financohet nga Buxheti i Shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebrfitojn\u00eb vizitat mjek\u00ebsore pa pages\u00eb n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore publike, q\u00eb financohen nga sigurimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe n\u00eb respektim t\u00eb sistemit t\u00eb referimit, vizit\u00ebn falas n\u00eb banes\u00eb \u2013 kur gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e t\u00eb s\u00ebmurit nuk mund\u00ebson paraqitjen n\u00eb institucionin sh\u00ebndet\u00ebsor, ekzaminimet mjek\u00ebsore n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore publike, trajtimet mjek\u00ebsore pa pages\u00eb n\u00eb spitalet publike, sh\u00ebrbimet e paketave sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore private t\u00eb kontraktuara me Fondin e Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, rimbursimi i plot\u00eb ose i pjessh\u00ebm i barnave t\u00eb List\u00ebs s\u00eb Barnave t\u00eb Rimbursueshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kategoris\u00eb; m\u00eb konkretisht p\u00ebr barnat, personat e siguruar, ose nuk paguajn\u00eb fare ose kan\u00eb nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb pjesshme q\u00eb shkon deri n\u00eb 50 % (p\u00ebr qind) t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb barnave, por jo m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb si pensionist\u00eb, invalid\u00eb t\u00eb plot\u00eb, f\u00ebmij\u00eb 0 \u2013 12 muaj, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me CA, TBC, t\u00eb verb\u00ebr p\u00ebrfitojn\u00eb falas alternativ\u00ebn e par\u00eb t\u00eb \u00e7do bari t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00eb. E kategorit\u00eb si veteran dhe invalid\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfitojn\u00eb falas n\u00eb mas\u00ebn 100 % t\u00eb gjitha barnat e list\u00ebs s\u00eb rimbursueshme, si dhe t\u00eb gjitha barnat e tjera t\u00eb regjistruara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prillin e k\u00ebtij viti n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut doli se numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i p\u00ebrfituesve t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb mbi nj\u00eb milion e 820 mij\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se numri i banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor baz\u00eb jan\u00eb falas ose me tarif\u00eb minimale p\u00ebr t\u00eb siguruarit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitime t\u00eb tjera deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase jan\u00eb kompensim i pag\u00ebs gjat\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes apo aksidentit, ose gjat\u00eb pushimit t\u00eb lindjes\/pas lindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Zi sistemi i sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor mbulon gjith\u00eb banor\u00ebt, pasi q\u00eb qeveria ka b\u00ebr\u00eb ndryshime drejt financimit nga taksat p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb njoftuar se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Malin e Zi do t\u00eb ofrohen sh\u00ebrbime PET\/CT p\u00ebr pacient\u00ebt onkologjik\u00eb n\u00eb vend, p\u00ebrmes fondit t\u00eb sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb sigurimi i detyruesh\u00ebm i sh\u00ebndetit p\u00ebr punonj\u00ebsit, ku pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi kontribuon p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbime si stomatologjia, kurimi privat, apo sh\u00ebrbime jo\u2010thelb\u00ebsore kan\u00eb pages\u00eb shtes\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pas m\u00eb shum\u00eb se 10 muajsh, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka nxjerr\u00eb asnj\u00eb vendim p\u00ebr Ligjin p\u00ebr Sigurimin e Detyrueshme t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor. Mos-hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij ligji t\u00eb miratuar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar po konsiderohet penges\u00eb n\u00eb qasjen e pacient\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore dhe organizimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve. Nga Gjykata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":219110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219109","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":219111,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219109\/revisions\/219111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}