{"id":219378,"date":"2025-11-05T09:25:43","date_gmt":"2025-11-05T08:25:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=219378"},"modified":"2025-11-05T09:25:43","modified_gmt":"2025-11-05T08:25:43","slug":"negociatat-ngecin-konjufca-pa-mbeshtetje-nga-ish-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/negociatat-ngecin-konjufca-pa-mbeshtetje-nga-ish-opozita\/","title":{"rendered":"Negociatat ngecin: Konjufca pa mb\u00ebshtetje nga ish-opozita"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje po tenton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, edhe pse nuk ka vota t\u00eb siguruara n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, kjo parti propozoi n\u00ebnkryetarin e saj, Glauk Konjufca, p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi at\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. Konjufca ka k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs, por ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e koalicionit me t\u00eb. Partit\u00eb opozitare jan\u00eb shprehur kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb nga VV-ja.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani theksoi se mandatimi i Konjufc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cNeni 95, paragrafi 4 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrcakton qart\u00eb se brenda 10 dit\u00ebsh presidentja em\u00ebron kandidatin tjet\u00ebr n\u00eb rast se d\u00ebshton i pari. Kushtetuta nuk i l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kreut t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb mos em\u00ebruar kandidatin e dyt\u00eb\u201d, deklaroi Osmani.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kriteret p\u00ebr mandatimin e Konjufc\u00ebs ishin interesat e qytetar\u00ebve dhe funksionalizimi i institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb humbur mjaftuesh\u00ebm nga moskrijimi i institucioneve. Verdiktin final p\u00ebr shumic\u00ebn e votave e japin 120 deputet\u00ebt e Kuvendit. \u00cbsht\u00eb interes i p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb kemi institucione dhe t\u00eb miratojm\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si zgjatja buxhetore, buxheti dhe Plani i Rritjes t\u00eb Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova p\u00ebrfiton mbi 800 milion\u00eb euro, si dhe marr\u00ebveshja me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore me rreth 100 milion\u00eb euro\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i VV-s\u00eb vendosi t\u00eb propozoj\u00eb Konjufc\u00ebn p\u00ebr kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shmangur mbajtjen e dy pal\u00eb zgjedhjeve brenda pak muajsh. Kryetari i VV-s\u00eb, Albin Kurti, tha se propozimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e buxhetit dhe planit t\u00eb rritjes ekonomike, duke theksuar se opozita duhet t\u00eb jap\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr votimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Konjufca theksoi se partia po b\u00ebn kompromisin maksimal duke propozuar nj\u00eb qeveri ku nuk \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr Albin Kurti, dhe tani \u00ebsht\u00eb radha e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Ai nuk synon koalicion me asnj\u00eb parti opozitare, por pret votat e tyre p\u00ebr miratimin e buxhetit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRrezikojm\u00eb t\u00eb humbasim afatin p\u00ebr Planin e Rritjes, qindra miliona euro i pret Kosova. Bashk\u00ebpunimi i opozit\u00ebs k\u00ebrkohet vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, jo p\u00ebr qeveri afatgjat\u00eb me koalicione\u201d, tha Konjufca.<\/p>\n<p>Ai ka 15 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur programin dhe kabinetin para Kuvendit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare shqiptare kan\u00eb deklaruar se nuk kan\u00eb vota p\u00ebr Konjufc\u00ebn.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb komunikate p\u00ebr media ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se zgjidhje e vetme jan\u00eb zgjedhjet. <\/p>\n<p>\u201cRealiteti politik \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: askush nuk e ka shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb nga kjo legjislatur\u00eb. PDK-ja konsideron se injorimi i k\u00ebtij realiteti vet\u00ebm sa do ta thellonte kriz\u00ebn, do ta zgjaste pasigurin\u00eb institucionale dhe do ta d\u00ebmtonte m\u00eb tej stabilitetin e vendit\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>E sipas kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, veprimi i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb shfaqje teatrale, pasi nuk i ka votat e nevojshme. <\/p>\n<p>\u201cTregojuni qytetar\u00ebve se secila parti shqiptare ka dh\u00ebn\u00eb verdiktin politik, t\u00eb deponuar tashm\u00eb n\u00eb Presidenc\u00eb. Ky verdikt \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb e i thjesht\u00eb. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mund\u00ebsi p\u00ebr shumic\u00eb. Pse gjith\u00eb ky zell p\u00ebr loj\u00ebra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vones\u00eb n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb kontinent p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vonesa shtes\u00eb. A \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi me \u00e7do kusht n\u00eb pushtet edhe pa legjitimitet vler\u00eb e re politike e nj\u00eb gjenerate q\u00eb duhet t\u00eb sjell\u00eb shpres\u00eb? K\u00ebto zvarritje jan\u00eb ve\u00e7 thellime t\u00eb krizave, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike\u201d, ka shkruar Abdixhiku.<\/p>\n<p>Mandatimi i Konjufc\u00ebs nga presidentja Vjosa Osmani, pa d\u00ebshmin\u00eb se e ka shumic\u00ebn e nevojshme, sipas kryetarit t\u00eb AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, p\u00ebrb\u00ebn shkelje kushtetuese. <\/p>\n<p>\u201cKandidatura e dyt\u00eb nga VV p\u00ebr qeveri \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vazhduar kapjen e institucioneve t\u00eb shtetit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo fars\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund menj\u00ebher\u00eb dhe vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahje p\u00ebr t\u00eb propozuarin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje nuk ka as Nisma Socialdemokrate. <\/p>\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk ka shumic\u00eb.  N\u00eb takimin e fundit me presidenten e Republik\u00ebs, t\u00eb gjitha partit\u00eb politike e kan\u00eb shprehur qart\u00eb dhe zyrtarisht q\u00ebndrimin e tyre: n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend nuk ekziston shumic\u00eb parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Grupi multietnik n\u00eb Kuvend mb\u00ebshtet Konjufc\u00ebn p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr formimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe miratimin e buxheteve t\u00eb vendit dhe t\u00eb tri komunave: Prishtin\u00ebs, Gjilanit dhe Zubin-Potokut.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u zgjedhur kryeminist\u00ebr, Konjufca duhet t\u00eb marr\u00eb s\u00eb paku 61 vota nga 120 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se as ai nuk arrin shumic\u00ebn, vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje brenda 40 dit\u00ebve, sipas Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar, Konjufca ka qen\u00eb kryetar i Kuvendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje po tenton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, edhe pse nuk ka vota t\u00eb siguruara n\u00eb Kuvend. T\u00eb mart\u00ebn, kjo parti propozoi n\u00ebnkryetarin e saj, Glauk Konjufca, p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi at\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb. Konjufca ka k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":219306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219378","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219378"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":219379,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219378\/revisions\/219379"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}