{"id":21946,"date":"2018-07-07T13:16:40","date_gmt":"2018-07-07T13:16:40","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=21946"},"modified":"2018-07-07T13:16:40","modified_gmt":"2018-07-07T13:16:40","slug":"spitalet-ende-pa-barna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/spitalet-ende-pa-barna\/","title":{"rendered":"Spitalet, ende pa barna"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk po ia del t\u2019i mbuloj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e pacient\u00ebve p\u00ebr barna nga lista esenciale, si dhe p\u00ebr material shpenzues. Edhe pse dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur furnizimi me barna n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK), spitalet e p\u00ebrgjithshme vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb mungesa t\u00eb produkteve medicinale, shkruan sot Gazeta &#8220;Z\u00ebri&#8221;.<\/p>\n<p>Spitalet e p\u00ebrgjithshme po ballafaqohen me mungesa t\u00eb barnave nga lista esenciale, si dhe me material shpenzues. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti furnizimi me barna dhe me material shpenzues ka qen\u00eb n\u00ebn 30% dhe kjo gj\u00eb u ka kushtuar pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbajtur barr\u00ebn e shpenzimeve p\u00ebr t\u00eb gjitha produktet medicinale q\u00eb u jan\u00eb nevojitur p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Edhe pse muajin q\u00eb lam\u00eb pas Ministria ka furnizuar QKUK-n\u00eb dhe spitalet e p\u00ebrgjithshme me barna nga lista esenciale, ato p\u00ebrs\u00ebri nuk po i p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Drejtori i Spitalit t\u00eb Prizrenit, Afrim Avdaj, ka th\u00ebn\u00eb se furnizimi me barna nga lista esenciale nga tremujori i par\u00eb i k\u00ebtij viti e deri m\u00eb 7 qershor n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital ka qen\u00eb 29,47%. Nd\u00ebrsa furnizimi deri m\u00eb 27 qershor n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital ka qen\u00eb 30,20%. Sipas statistikave, furnizimi me barna ka qen\u00eb 46,05%, nd\u00ebrsa furnizimi me material shpenzues 18,74%.<\/p>\n<p>N\u00eb gjendje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka qen\u00eb edhe Spitali i Gjakov\u00ebs. Drejtori i Spitalit t\u00eb Gjakov\u00ebs, Ahmet Asllani, ka th\u00ebn\u00eb se muajve paraprak\u00eb furnizimi me barna ka qen\u00eb n\u00ebn 30%, nd\u00ebrsa si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai, n\u00eb muajin qershor furnizimi ka arritur n\u00eb 80%. \u201cFurnizimi me barna n\u00eb Spitalin e Gjakov\u00ebs p\u00ebr muajin qershor \u00ebsht\u00eb 80%, me material shpenzues 75%, nd\u00ebrsa mungojn\u00eb disa artikuj t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb procedura n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (MSH). Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr muajin qershor sepse po shihet nj\u00eb sinjal i mir\u00eb sepse n\u00eb muajt paraprak\u00eb ka qen\u00eb edhe m\u00eb pak, diku muajt mars, prill e maj n\u00ebn 30%\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb gjitha repartet jan\u00eb furnizuar pak m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Furnizimi n\u00eb Spitalin e Gjilanit dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Mitrovic\u00ebs nuk i p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha nevojat<\/p>\n<p>Drejtori Klinik n\u00eb Spitalin e Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka th\u00ebn\u00eb se edhe pse ka pasur furnizim me barna ato nuk p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat e t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebve. \u201cS\u2019ka pasur vet\u00ebm shiringa deri m\u00eb sot. Edhe sot ka pasur operatori ekonomik t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb edhe ato, p\u00ebrndryshe me dor\u00ebza, me jod, me alkool ka pasur furnizim. Ka pasur furnizime edhe me barna, pra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar furnizimi. K\u00ebrkesat e pacient\u00ebve qind p\u00ebr qind nuk p\u00ebrmbushen, por ato t\u00eb list\u00ebs esenciale shumica jan\u00eb furnizuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr drejtori ekzekutiv i Spitalit t\u00eb Mitrovic\u00ebs, Ham\u00ebz Berisha, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn se furnizimi me barna nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm, pasi ka k\u00ebrkesa edhe p\u00ebr barna q\u00eb nuk gjenden n\u00eb list\u00ebn esenciale t\u00eb barnave. Sipas tij, momentalisht nuk kan\u00eb statistika sa i p\u00ebrket p\u00ebrqindjes s\u00eb furnizimit. \u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb pacient\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb furnizimi i mjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr arsye se disa barna nuk gjenden n\u00eb list\u00ebn esenciale. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb list\u00ebs esenciale i plot\u00ebson nevojat e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb Spitalin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Dr. Sami Haxhibeqiri, Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Furnizim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm me barna k\u00ebt\u00eb vit ka pasur edhe n\u00eb Spitalin e Ferizajt.<\/p>\n<p>As qendra kryesore sh\u00ebndet\u00ebsore &#8211; QKUK-ja nuk ka barna p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt<\/p>\n<p>Furnizimi me barna dhe me material shpenzues nuk i p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e pacient\u00ebve as n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs. Gazeta \u201cZ\u00ebri\u201d vazhdimisht ka p\u00ebrcjell\u00eb furnizimin me barna n\u00eb QKUK. Pacient\u00eb t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb shprehur t\u00eb pak\u00ebnaqur me at\u00eb se ata po duhet t\u2019i blejn\u00eb vet\u00eb t\u00eb gjitha produktet medicinale, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb ata kan\u00eb treguar edhe faturat n\u00eb t\u00eb cilat shihej se kan\u00eb bler\u00eb fasha, jod e kapela p\u00ebr stafin mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin qershor, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb d\u00ebrguara p\u00ebr gazet\u00ebn, nga Zyra e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm e Sh\u00ebrbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosov\u00ebs (SHSKUK),<\/p>\n<p>Kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se furnizimi me barna ka qen\u00eb 68%, nd\u00ebrsa me material shpenzues 52%.<\/p>\n<p>Pas dat\u00ebs 26 qershor, sipas nj\u00eb njoftimi p\u00ebr medie nga QKUK-ja, furnizimi me barna ka arritur mbi 70%. Sipas njoftimit, edhe furnizimi me material shpenzues \u00ebsht\u00eb stabilizuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Bordit i Sh\u00ebrbimit Spitalor Klinik\u00eb dhe Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs (SHSKUK), Shemsi Veseli, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb munges\u00ebn e barnave ka ndikuar edhe skadimi i kontratave q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fajtore \u00ebsht\u00eb Zyra e Prokurimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe jo stafi mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kadrijaj: T\u00eb gjitha spitalet duhet t\u00eb furnizohen me barna<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, Time Kadrijaj, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duhet t\u2019i furnizoj\u00eb me barna dhe me material shpenzues t\u00eb gjitha spitalet nj\u00ebkoh\u00ebsisht. \u201cMe nj\u00eb dat\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Ministria t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, qoft\u00eb edhe nivelet primare q\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Mjek\u00ebsin\u00eb Familjare dhe p\u00ebr ato sekondare q\u00eb jan\u00eb spitalet rajonale e terciare q\u00eb \u00ebsht\u00eb QKUK-ja, t\u00eb furnizohen dhe furnizimi t\u00eb b\u00ebhet sipas list\u00ebs esenciale t\u00eb furnizimit t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore duhet t\u00eb furnizohen me t\u00eb gjitha barnat t\u00eb cilat p\u00ebrdoren n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik jeta e pacient\u00ebve. \u201cEdhe me barnat q\u00eb jan\u00eb emergjente \u00e7do institucion \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb furnizohet, t\u00eb planifikohen dhe me at\u00eb buxhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb duhet t\u2019u jepet p\u00ebrpar\u00ebsi barnave vitale q\u00eb me to shp\u00ebton jet\u00eb sepse n\u00ebse marrim emergjencat, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb nj\u00eb institucion cilido qoft\u00eb t\u00eb mos i ket\u00eb k\u00ebto barna vitale, t\u00eb cilat duhen me automatiz\u00ebm qoft\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb ndeshje, qoft\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast, t\u00eb mos i ken\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Kadrijaj ka theksuar se furnizimi duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm. Nj\u00ebjt\u00eb si furnizohet Qendra Klinike Universitare duhet t\u00eb furnizohen edhe spitalet rajonale.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e furnizimit me barna nuk a kan\u00eb arsyetuar as an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi. Besa Baftiu, kryetare e Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb mbajtur t\u00eb enjten ka th\u00ebn\u00eb se mungesat e barnave arsyetohen vet\u00ebm me d\u00ebshtimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ajo ka theksuar se gjat\u00eb muajit maj furnizimi me barna nga lista esenciale dhe me material shpenzues ka qen\u00eb n\u00ebn 60%. \u201cI kam disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb disa nga spitalet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb muajin maj. Qendra Klinike Universitare e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e furnizuar 57% me barna nga lista esenciale dhe 41% me material shpenzues, Spitali i Prizrenit 44% me barna dhe 18% me material shpenzues, Spitali i Gjakov\u00ebs 58% me 26%, Spitali i Gjilanit 41% me 24%, Spitali i Ferizajt 47% me 27%. K\u00ebto mungesa t\u00eb barnave mund t\u00eb arsyetohen vet\u00ebm me d\u00ebshtim t\u00eb MSH-s\u00eb q\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb furnizimin me barna\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.\/Z\u00cbRI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk po ia del t\u2019i mbuloj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e pacient\u00ebve p\u00ebr barna nga lista esenciale, si dhe p\u00ebr material shpenzues. Edhe pse dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur furnizimi me barna n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK), spitalet e p\u00ebrgjithshme vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb mungesa t\u00eb produkteve medicinale, shkruan sot Gazeta &#8220;Z\u00ebri&#8221;. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21947,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-21946","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}