{"id":219934,"date":"2025-11-10T07:34:44","date_gmt":"2025-11-10T06:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=219934"},"modified":"2025-11-10T07:34:44","modified_gmt":"2025-11-10T06:34:44","slug":"balotazhi-i-18-komunave-mbyll-ciklin-e-zgjedhjeve-lokale-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/balotazhi-i-18-komunave-mbyll-ciklin-e-zgjedhjeve-lokale-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Balotazhi i 18 komunave mbyll ciklin e zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Beteja finale p\u00ebr pushtetin lokal ka marr\u00eb epilog t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb balotazhin e zhvilluar n\u00eb 18 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs, qytetar\u00ebt vendos\u00ebn se kush do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Prizren, Pej\u00eb, Junik, Dragash, Gjakov\u00eb, Ka\u00e7anik, Fush\u00eb-Kosov\u00eb, Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut, Rahovec, Suharek\u00eb, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klin\u00eb, Mamush\u00eb dhe Kllokot.<\/p>\n<p>Procesi ka kaluar i qet\u00eb dhe pa incidente t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa gjat\u00eb dit\u00ebs jan\u00eb raportuar vonesa n\u00eb hapjen e qendrave t\u00eb votimit n\u00eb disa zona, fotografim t\u00eb flet\u00ebvotimeve, e probleme me votimin me asistenc\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi 32.5 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb 18 komunat q\u00eb ishin n\u00eb balotazh, kan\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr vot\u00eb t\u00eb diel\u00ebn. Nd\u00ebrkaq n\u00eb rundin e par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, dalja ishte rreth 40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Balotazhi e konfirmoi hart\u00ebn e re politike t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb komunave. Vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr komuna me shumic\u00eb shqiptare do t\u00eb ket\u00eb kryetar\u00eb t\u00eb rinj pas zgjedhjeve lokale t\u00eb mbajtura m\u00eb 12 tetor dhe balotazhit m\u00eb 9 n\u00ebntor. Ndryshim t\u00eb pushtetit ka n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut, Fush\u00eb-Kosov\u00eb e Obiliq. N\u00eb t\u00eb tria komunat kan\u00eb fituar kandidat\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Faton Peci fitoi n\u00eb Mitrovic\u00eb, Valon Prebreza n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb e Halil Tha\u00e7i n\u00eb Obiliq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Ka\u00e7anik vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet Partia Demokratike, por n\u00eb vend t\u00eb Besim Ilazit, kryetar do t\u00eb jet\u00eb Sabedin Vishi.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, pas num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb shumic\u00ebn e vendvotimeve, do t\u00eb udh\u00ebheqin nga shtat\u00eb komuna.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nga 12 komuna n\u00eb t\u00eb cilat garoi n\u00eb balotazh, ka fituar n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut, Gjilan, Obiliq e Fush\u00eb-Kosov\u00eb. Pati fituar n\u00eb rundin e par\u00eb n\u00eb Podujev\u00eb, Shtime e Kamenic\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i k\u00ebtij subjekti, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb sukses i madh marr\u00eb parasysh se t\u00eb gjitha subjektet e tjera, sipas tij, ishin kund\u00ebr kandidat\u00ebve t\u00eb LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike elektorale t\u00eb Kosov\u00ebs andaj ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i VV-s\u00eb dhe i qytetar\u00ebve. Po i presim rezultatet ende n\u00eb komunat e tjera. Me siguri q\u00eb do t\u2019iu drejtohemi s\u00ebrish kur t\u2019i marrim ato, mir\u00ebpo tash m\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb me nxitim n\u00eb tubimin festiv s\u00eb pari n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb, pastaj n\u00eb Kastriot e mandej n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti n\u00eb nj\u00eb deklarim pas mbylljes s\u00eb votimeve.<\/p>\n<p>Kurti mori pjes\u00eb edhe n\u00eb fest\u00ebn e fitores n\u00eb Obiliq dhe n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00eb raundin e par\u00eb pati fituar n\u00eb Istog e Lipjan, nd\u00ebrsa n\u00eb balotazh triumfoi n\u00eb Prishtin\u00eb, Pej\u00eb, Dragash, Junik e Viti. Por kjo parti e humbi pushtetin n\u00eb Obiliq e Fush\u00eb-Kosov\u00eb. Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr Obiliqin, Xhafer Gashi, i cili udh\u00ebhoqi me k\u00ebt\u00eb komun\u00eb p\u00ebr 12 vjet, pas humbjes n\u00eb zgjedhjet lokale ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga t\u00eb gjitha funksionet n\u00eb parti.<\/p>\n<p>Pak or\u00eb pas mbylljes s\u00eb kutive t\u00eb votimit, Lidhja Demokratike e shpalli fitoren n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Lumir Abdixhiku, kryetar i k\u00ebsaj partie, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media ka th\u00ebn\u00eb se kjo ka qen\u00eb fitore e ides\u00eb dhe pun\u00ebs.<\/p>\n<p>E P\u00ebrparim Rama ka folur edhe p\u00ebr kund\u00ebrkandidatin e tij, Hajrulla \u00c7ekun e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje t\u00eb cilit i ka k\u00ebrkuar \u201creflektim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE ftoj t\u00eb reflektoj\u00eb me frym\u00eb qytetarie. Prishtina ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim jo bllokim. Qytetar\u00ebt s\u2019meritojn\u00eb pengesa, por pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytetari ka folur dhe fjala e tij \u00ebsht\u00eb vendim. Prishtina ec\u00ebn p\u00ebrtej. \u00cbsht\u00eb qytet q\u00eb nuk e pret t\u00eb ardhmen por e nd\u00ebrton at\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Kryetari edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat i Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, n\u00eb tubimin festiv pas balotazhit t\u00eb 9 n\u00ebntorit, ka th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs edhe nj\u00eb her\u00eb treguan se d\u00ebshirojn\u00eb zhvillim e jo bllokim.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur pas fitores ndaj Hajrulla \u00c7ekut t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Rama ka th\u00ebn\u00eb se Prishtina tani po b\u00ebhet metropol.<\/p>\n<p>\u201cPrishtina tregoi q\u00eb ka zhvillim, tregoi q\u00eb nuk d\u00ebshiron bllokim. Po shkojm\u00eb p\u00ebrpara drejt zhvillimit. E filluam kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb me projekte t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr transformim t\u00eb kryeqytetit ton\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl, Prishtin\u00ebn tani po e b\u00ebjm\u00eb metropol s\u00eb bashku\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Hajrulla \u00c7eku, kandidat i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje e ka uruar P\u00ebrparim Ram\u00ebn p\u00ebr fitoren n\u00eb balotazhin n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eku ka th\u00ebn\u00eb se i uron Ram\u00ebs fitoren dhe Prishtin\u00ebs q\u00eb \u201ct\u00eb dal\u00eb nga kaosi n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb futur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo fushat\u00eb dhe takimet e mia me ju gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr mua. Ndjesin\u00eb e ngroht\u00eb q\u00eb ma keni dhuruar nuk do ta nd\u00ebrroja me asgj\u00eb. Faleminderit nga zemra p\u00ebr \u00e7do vot\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ndryshimin q\u00eb e besuam bashk\u00eb. Jemi shum\u00eb, dhe kjo m\u00eb jep forc\u00eb e besim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Prishtin\u00ebs. Kjo gar\u00eb tregoi se sa shum\u00eb njer\u00ebz e duan nj\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E uroj z. Rama p\u00ebr fitoren dhe i uroj me zem\u00ebr kryeqytetit ton\u00eb, Prishtin\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend t\u00eb dal\u00eb nga kaosi n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb futur\u201d, ka shkruar \u00c7eku n\u00eb Facebook. \u201cSi L\u00ebvizje Vet\u00ebvendosje!, do t\u00eb sigurohemi q\u00eb nga opozita n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u2019u q\u00ebndrojm\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve dhe t\u00eb p\u00ebrcjellim secilin hap q\u00eb qeverisja e ardhshme do ta nd\u00ebrmarr\u00eb, duke u siguruar q\u00eb interesi i qytetar\u00ebve dhe i qytetit t\u00eb mbrohet deri n\u00eb fund\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs pos Skenderajt, Ferizajt e Hanit t\u00eb Elezit n\u00eb raundin e par\u00eb, m\u00eb 9 n\u00ebntor fitoi edhe n\u00eb Prizren, Ka\u00e7anik dhe Vushtrri. Por e humbi pushtetin n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb paraqitje p\u00ebr media s\u00eb bashku me Shaqir Totajn ka shpallur fitoren n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Totaj ka garantuar se Prizreni do t\u00eb vazhdoj\u00eb me transformimin.<\/p>\n<p>\u201cPrizreni \u00ebsht\u00eb qytet me shum\u00eb vlera historike. Kjo fitore u takon qytetar\u00ebve t\u00eb Prizrenit sepse kan\u00eb dit me votu, kan\u00eb dit me vler\u00ebsu\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Totaj, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mandati i dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb 5 komuna. Pas fitores n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb doli e para edhe n\u00eb Gjakov\u00eb, Suharek\u00eb, Rahovec e Klin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi fituar me 58 p\u00ebr qind t\u00eb votave, pa i llogarit ato me kusht dhe t\u00eb diaspor\u00ebs q\u00eb s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi me ndryshua rezultatin shum\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Ardian Gjini pasi siguroi edhe nj\u00eb mandat n\u00eb krye t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJemi fitues! Qytetar\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Rahovecit, fitorja \u00ebsht\u00eb e jona! Nes\u00ebr nisim pun\u00ebt e projektet e m\u00ebdha, por sonte \u00ebsht\u00eb fest\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt anek\u00ebnd Rahovecit. Si\u00e7 kam qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat  do t\u00eb jem kryetar i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, me drejt\u00ebsi, barazi, transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie. Le t\u00eb mblidhemi nga ora 08:30 n\u00eb Rahovec, nga ora 09:00 n\u00eb Krush\u00eb t\u00eb Madhe, nga ora 09:30 n\u00eb X\u00ebrx\u00eb, nga ora 10:00 n\u00eb Fortes\u00eb e nga ora 10:30 n\u00eb Ratkoc! Urime t\u00eb gjith\u00ebve e faleminderit p\u00ebr kultur\u00ebn e qytetarin\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi demokratik zgjedhor!\u201d, ka shkruar Smajl Latifi, q\u00eb po ashtu u rikonfirmua kryetar n\u00eb Rahovec. Edhe ai vjen nga AAK-ja.<\/p>\n<p>Lista Serbe pati fituar 9 komuna n\u00eb rundin e par\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin pa kund\u00ebrshtar fitoi n\u00eb Kllokot dhe \u00ebsht\u00eb subjekti me m\u00eb s\u00eb shumti komuna n\u00ebn udh\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Ramiz Lladrovci pati fituar n\u00eb Drenas, nd\u00ebrkaq Nisma n\u00eb Malishev\u00eb. N\u00eb Mamush\u00eb n\u00eb balotazh ka fituar KDTP-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nga 18 komunat u p\u00ebrmbys rezultati n\u00eb balotazh n\u00eb krahasim me rundin e par\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Obiliqin. N\u00eb rundin e par\u00eb, Xhafer Gashi i LDK-s\u00eb ishte i pari me 5859 vota apo 46.20% krahasuar me Halil Tha\u00e7in e LVV-s\u00eb q\u00eb kishte 5626 vota apo 44.37%.<\/p>\n<p>Por n\u00eb balotazh, Tha\u00e7i mori 6353 vota apo 51.24%. E Gashi siguroi 6046 vota apo 48.76%.<\/p>\n<p>Sipas numrit t\u00eb popullsis\u00eb me komunat ku do t\u00eb udh\u00ebheqin, del se LDK-ja do ta ket\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh. Me komunat e fituara i bie q\u00eb LDK-ja t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me 463 mij\u00eb  e 963 banor\u00eb. PDK-ja \u00ebsht\u00eb e dyta me 440 mij\u00eb e 736 banor\u00eb,  LVV e treta me 349 mij\u00eb e 410,  AAK-ja me 219 mij\u00eb e 512 banor\u00eb kurse numri i popullsis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb qeveris\u00eb Lista Serbe \u00ebsht\u00eb 66 mij\u00eb 163, n\u00eb total dhjet\u00eb komuna t\u00eb fituara. Edhe p\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja e territorit nga totali i komunave, LDK-ja ka m\u00eb s\u00eb shumti me 2 mij\u00eb e 701 kilometra katror\u00eb, pastaj LVV-ja \u2013 2 mij\u00eb e 101 kilometra katror\u00eb, PDK-ja \u2013 1 mij\u00eb e 993 kilometra katror\u00eb, AAK-ja \u2013 1 mij\u00eb e 829, kurse Lista Serbe \u2013 1 mij\u00eb e 705 kilomtra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diel nuk munguan as ankesat p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb realizimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar. Mes tyre, drejtoresha ekzekutive e organizat\u00ebs \u201cDown Sindrome Kosova\u201d, Sebahate Hajdini-Beqiri, ka th\u00ebn\u00eb se personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara nuk iu lejua t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me ankesat p\u00ebr votimin me asistenc\u00eb, kryesuesi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs se votimi me asistenc\u00eb p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, ata q\u00eb nuk mund ta mbushin dhe nuk mund ta hedhin flet\u00ebvotimin, \u00ebsht\u00eb i garantuar me Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet dhe me rregulloret e KQZ-s\u00eb. Sipas tij, p\u00ebr t\u00eb shmangur abuzimet me votimin duke i asistuar k\u00ebta persona, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb aft\u00ebsia e kufizuar e votuesit duhet t\u00eb d\u00ebshmohet p\u00ebrmes dokumentit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ani se nuk pati incidente t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb do ta cenonin procesin e zgjedhjeve, Prokuroria ishte aktive duke iniciuar disa raste. Prokurori i Shtetit ka njoftuar se t\u00eb diel\u00ebn ka ndaluar tre persona p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me procesin zgjedhor n\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryetar\u00eb komunash.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, rreth 80 prokuror\u00eb dhe personel i sistemit prokurorial jan\u00eb angazhuar gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor dhe kan\u00eb vazhduar pun\u00ebn e tyre edhe gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Pas verifikimit t\u00eb informacioneve t\u00eb pranuara gjat\u00eb dit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konstatuar se vet\u00ebm dy raste paraqesin elemente t\u00eb veprave penale kund\u00ebr t\u00eb drejtave t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb, ku dy persona jan\u00eb ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDh\u00ebnia ose marrja e ryshfetit n\u00eb lidhje me votimin\u201d.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Klin\u00eb, ku nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr \u201cCenim t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb votimit\u201d.<\/p>\n<p>Pati ankesa edhe nga vet\u00eb subjektet politike q\u00eb ishin n\u00eb gar\u00eb, tek paralajm\u00ebruan se rastet do t\u2019i deponojn\u00eb n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Junik kan\u00eb votuar edhe qytetar\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj komune.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat tona nga shtabi n\u00eb Junik, tregojn\u00eb se shum\u00eb persona po marrin pjes\u00eb n\u00eb procesin e votimit n\u00eb Junik pa qen\u00eb banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj komune. Kujtojm\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit dhe \u00e7do rast i till\u00eb do t\u2019i p\u00ebrcillet institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Prokurorin\u00eb, p\u00ebr hetim dhe veprim, ku do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb padi p\u00ebr secilin person ve\u00e7 e ve\u00e7. Ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb rregullat dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb drejt\u00eb, transparent dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d, ka shkruar Haradinaj.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rundin e par\u00eb AAK-ja ka pasur ankes\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr votimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb. N\u00eb balotazh, Agron Ku\u00e7i i AAK-s\u00eb u p\u00ebrball\u00eb me Ruzhdi Shehun e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me AAK-n\u00eb ka qen\u00eb edhe Jetmir Tofaj, i cili n\u00eb rundin e par\u00eb ishte kandidat i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Junik.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj komune nga individ\u00eb dhe grupe t\u00eb caktuara, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, kan\u00eb angazhuar persona q\u00eb nuk kan\u00eb vendbanim n\u00eb Junik, por megjithat\u00eb, jan\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se rreth or\u00ebs 15:30 \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr nj\u00eb sulm verbal n\u00eb fshatin Korish\u00eb t\u00eb Prizrenit, mes dy qytetar\u00ebve, q\u00eb ishin v\u00ebzhgues n\u00eb balotazh.<\/p>\n<p>Policia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se t\u00eb dy jan\u00eb ftuar n\u00eb stacion policor p\u00ebr intervistim dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se incidenti nuk ishte i nd\u00ebrlidhur me procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>E ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me nj\u00eb aktivist t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Sve\u00e7la e ka fotografuar aktivistin me pretendimin se ai kishte t\u00eb vendosur nj\u00eb simbol t\u00eb LDK-s\u00eb, e q\u00eb sipas Sve\u00e7l\u00ebs, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar p\u00ebr shkak t\u00eb heshtjes zgjedhore. E aktivisti i LDK-s\u00eb, e ka paralajm\u00ebruar Sve\u00e7l\u00ebn se do ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, pasi sipas tij, nuk guxon ta fotografoj\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e ka d\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb ministrit Sve\u00e7la tek e ka cil\u00ebsuar shenj\u00eb t\u00eb panikut.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb reagim i till\u00eb, i shoq\u00ebruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e panikut dhe humbjes s\u00eb kontrollit politik t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebr vite kan\u00eb keqp\u00ebrdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen t\u00eb zhveshur nga mb\u00ebshtetja qytetare. P\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve dhe simboleve tona, z. Sve\u00e7la ka zgjedhur arroganc\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb maturis\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimin n\u00eb vend t\u00eb kultur\u00ebs demokratike\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>DNV: Angazhimi publik i kryeministrit vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje neutralitetin institucional<\/p>\n<p>Aktiv n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve ishte edhe koalicioni i organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, \u201cDemokracia n\u00eb veprim\u201d. Demokracia n\u00eb Veprim (DnV) ka vler\u00ebsuar se angazhimi i kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, gjat\u00eb dit\u00ebs duke shkuar n\u00eb disa komuna, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje neutralitetin institucional dhe ka krijuar perceptim t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cDnV thekson gjithashtu q\u00eb angazhimi publik i kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb disa komuna, e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje neutralitetin institucional dhe krijon perceptimin e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb proces zgjedhor. Ky element, ndon\u00ebse nuk ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit, bie ndesh me parimin e barazis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs dhe standardet e sjelljes gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. DnV thekson se p\u00ebrfundimi i suksessh\u00ebm i k\u00ebtij raundi duhet t\u00eb pasohet me transparenc\u00eb dhe sakt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit dhe publikimit t\u00eb rezultateve. Po ashtu, k\u00ebrkojm\u00eb nga subjektet politike q\u00eb t\u00eb presin publikimin e rezultateve preliminare nga KQZ-ja, para se t\u00eb deklarojn\u00eb fitoret, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet qet\u00ebsia\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb pas balotazhit n\u00eb 18 komuna.<\/p>\n<p>Sipas DNV-s\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb votuar lirsh\u00ebm, nd\u00ebrsa procesi n\u00eb qendra t\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rregullt. DnV ka th\u00ebn\u00eb se ndryshim ka qen\u00eb kufizimi dhe zbatimi m\u00eb i rrept\u00eb i procedur\u00ebs s\u00eb votimit me asistenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb raund ka qen\u00eb kufizimi dhe zbatimi m\u00eb i rrept\u00eb i procedur\u00ebs p\u00ebr votimin me asistenc\u00eb, i cili ka sjell\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb dukshme t\u00eb rasteve t\u00eb tilla n\u00eb krahasim me raundin e par\u00eb. Megjithat\u00eb, ndryshimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij rregulli nga ana e KQZ-s\u00eb\u00b8 n\u00eb mes t\u00eb dy rundeve, ka krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb \u2013 sidomos ata t\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb ose me probleme n\u00eb shkrim-lexim, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kthyer pa mundur t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga KQZ\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga DnV-ja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs, Kurti ka q\u00ebndruar n\u00eb disa komuna. N\u00eb Mitrovic\u00eb, nj\u00eb kafene u mbyll me arsyetimin p\u00ebr t\u00eb shmangur tensionet e mundshme.<\/p>\n<p>Thirrje p\u00ebr proces t\u00eb qet\u00eb e demokratik pati edhe nga presidentja Vjosa Osmani, pasi votoi n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa rundi i par\u00eb i zgjedhjeve sepse vendoset p\u00ebrfundimisht se kush do t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb dit\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa rundi i par\u00eb i zgjedhjeve. Sot p\u00ebrfundimisht vendosin jo vet\u00ebm se kush do t\u00eb qeveris\u00eb, por vendosin edhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Rrjedhimisht shpresoj q\u00eb secili prej qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb dal\u00eb t\u00eb votoj\u00eb. Kosova ka demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb elektorale n\u00eb rajon dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb votime dhe se organizojm\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e demokratike\u201d, ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr ndonj\u00eb ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb ato nacionale, Osmani ka th\u00ebn\u00eb se \u201ck\u00ebto jan\u00eb procese t\u00eb ndara, zgjedhjet komunale nuk kan\u00eb ndikim n\u00eb proceset n\u00eb nivel nacional n\u00eb t\u00eb cilin po kalojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet komunale jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr dinjitetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb Mitrovic\u00eb, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate ka punuar me tri nd\u00ebrrime dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebsaj fushate un\u00eb kam punuar n\u00eb tri nd\u00ebrrime an\u00eb e mban\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebzhgoj t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhje. Zgjedhjet komunale jan\u00eb jo m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa ato parlamentare e qendrore. Tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mir\u00ebqenien e dinjitetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Flet\u00ebvotimi ishte i thjesht\u00eb i kishte vet\u00ebm dy emra. Nj\u00ebri prej tyre medoemos do t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, i ka p\u00ebrmendur edhe zgjedhjet nacionale pasi ka votuar n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Sipas tij, nga e h\u00ebna fokusi do t\u00eb jet\u00eb te zgjedhjet nacionale tek shtoi se pritjet jan\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cMenj\u00ebher\u00eb nga dita e nes\u00ebrme do t\u00eb kthejm\u00eb fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashm\u00eb jan\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit do t\u00eb kemi fest\u00ebn e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abdixhiku.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi pasi votoi i ftoi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb dalin dhe t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vot\u00eb. Krasniqi u shpreh i bindur se sikurse edhe n\u00eb rundin e par\u00eb, procesi do t\u00eb shkoj\u00eb me rregull.<\/p>\n<p>\u201cSot n\u00eb t\u00eb gjitha komunat ku ka balotazh p\u00ebr kryetar t\u00eb komunave, un\u00eb i ftoj qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb dalin dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb pavar\u00ebsisht zgjedhjes s\u00eb par\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Secili prej tyre mund ta luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejtim komunave ku jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb dalje masive dhe substanciale q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb reflektoj\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve. Uroj q\u00eb edhe ky proces t\u00eb shkoj\u00eb me rregull sikurse rundi i par\u00eb. Dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr komunat dhe besoj q\u00eb p\u00ebrfundimisht do t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb i jep drejtim kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme\u201d, ka deklaruar Krasniqi.<\/p>\n<p>20 komuna e kan\u00eb vendosur kryetarin n\u00eb rundin e par\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 12 tetor.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e komunave kan\u00eb mandat 4-vje\u00e7ar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beteja finale p\u00ebr pushtetin lokal ka marr\u00eb epilog t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb balotazhin e zhvilluar n\u00eb 18 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs, qytetar\u00ebt vendos\u00ebn se kush do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Prizren, Pej\u00eb, Junik, Dragash, Gjakov\u00eb, Ka\u00e7anik, Fush\u00eb-Kosov\u00eb, Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut, Rahovec, Suharek\u00eb, Gjilan, Viti, Vushtrri, Obiliq, Klin\u00eb, Mamush\u00eb dhe Kllokot. Procesi ka kaluar i qet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":219883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219934","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":219936,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219934\/revisions\/219936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}