{"id":220138,"date":"2025-11-12T23:49:03","date_gmt":"2025-11-12T22:49:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=220138"},"modified":"2025-11-12T23:49:03","modified_gmt":"2025-11-12T22:49:03","slug":"memli-krasniqi-iku-por-duhet-ikur-edhe-lumir-abdixhiku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/memli-krasniqi-iku-por-duhet-ikur-edhe-lumir-abdixhiku\/","title":{"rendered":"Memli Krasniqi iku, por duhet ikur edhe Lumir Abdixhiku&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Hashim Tha\u00e7i e kishte t\u00eb af\u00ebrt Memli Krasniqin, nd\u00ebrsa Kadri Veseli, Uran Ismajlin. Dy lider\u00ebt e PDK-s\u00eb, si lider\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga lufta \u00e7lirimtare, e synonin t\u00eb dilnin nga bastioni i Drenic\u00ebs, p\u00ebr ta shtrir\u00eb PDK-n\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, me figura e profile t\u00eb reja. N\u00eb Prishtin\u00eb, Hashimi e mori Memlin, nd\u00ebrsa Kadriu e mori Uranin. Dyt\u00eb synonin t\u00eb shtrinin PDK-n\u00eb edhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u2019i jepnin imazh urban PDK-s\u00eb, sepse perceptohej si parti p\u00ebrfaq\u00ebsuese rurale dhe e Drenic\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, u b\u00eb Minist\u00ebr p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport. N\u00eb vitin 2014, Minist\u00ebr p\u00ebr Bujq\u00ebsi, Zhvillim Rural dhe Pylltari dhe prej vitit 2021, si Kryetar i PDK-s\u00eb dhe deputet. Nuk la ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si minist\u00ebr, p\u00ebr dallim nga Urani q\u00eb krijoi nj\u00eb vler\u00ebsim dhe perceptim pozitiv te publiku p\u00ebr qeverisjen e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike, ndon\u00ebse kjo e fundit, edhe sot, mbetet jasht\u00ebzakonisht dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Konteksti<\/p>\n<p>Memli erdhi si p\u00ebrfaq\u00ebsues i linj\u00ebs s\u00eb Hashimit brenda PDK-s\u00eb, nd\u00ebrsa Urani si gjenerat\u00eb urbane e Prishtin\u00ebs, si linj\u00eb e Kadriut. Memli udh\u00ebhoqi partin\u00eb pasi Hashimi u b\u00eb president dhe u paraburgos dhe pasi Kadriu e la postin e kryetarit dhe gjithashtu u paraburgos n\u00eb Hag\u00eb. \u00c7do parti pa themeluesit e tyre, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ngjash\u00ebm ndodhi me LDK-n\u00eb, ngjash\u00ebm me PDK-n\u00eb, ngjash\u00ebm me AAK-n\u00eb (jo rast\u00ebsisht Ramushi ende e mban postin e kryetarit t\u00eb AAK-s\u00eb si themelues dhe lider i saj nga themelimi). Vet\u00ebm LDK-ja ka nd\u00ebrruar m\u00eb shpesh lider\u00ebt, por kurr\u00eb nuk ka dal\u00eb m\u00eb e para si parti. Edhe p\u00ebr Albin Kurtin k\u00ebshtu besohet dhe vler\u00ebsohet. LVV-ja pa Kurtin, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Memli e mori PDK-n\u00eb me dy linja: Hashimit dhe Kadriut. E mbajti elektoratin deri tash, por zgjedhjet e fundit lokale, fitorja e Ramiz Lladrovcit, r\u00ebnia n\u00eb zgjedhjet lokale 2025, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb reflektonte dhe dha dor\u00ebheqje. Dhe b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb. Shk\u00eblqyesh\u00ebm. B\u00ebri nj\u00eb gabim: shprehu parap\u00eblqimin p\u00ebr Bedri Hamz\u00ebn, n\u00eb vend se ta hapte gar\u00ebn e brendshme dhe me qasje neutrale. N\u00eb zgjedhjet e fundit, Bedriu nuk mundi ta sfidonte Kurtin dhe as nuk do ta sfidoj\u00eb. Bedriu qeverisi keq n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe nuk la shum\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Po t\u00eb krijonte p\u00ebrshtypje pozitive, nuk do t\u00eb humbte pasaardh\u00ebsi i tij, sepse edhe kjo e ka pasur efektin negativ. <\/p>\n<p>Memli u soll me maturi, me metoda demokratike p\u00ebr ta kritikuar qeverisjen e Kurtit. Sa nuk e p\u00ebr\u00e7au PDK-n\u00eb me Ramizin. Pas largimit t\u00eb tij, gjasat jan\u00eb q\u00eb Ramizi t\u00eb mbetet brenda PDK-s\u00eb. Memli mbeti nj\u00eb figur\u00eb pozitive, ndon\u00ebse kurr\u00eb nuk u shnd\u00ebrrua n\u00eb lider t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb partie. Nuk frym\u00ebzonte, nuk mobilizonte, por vet\u00ebm ishte nj\u00eb stabilizator i PDK-s\u00eb. Solli qytetari, demokraci, por nuk do t\u00eb mundte kurr\u00eb ta sfidonte Kurtin. Kurr\u00eb nuk u p\u00ebrjetua si lider. Kurr\u00eb nuk u pa si lider inspirimi, entuziazmi dhe mobilizimi brenda dhe jasht\u00eb partis\u00eb.<br \/>\nMemli ishte sprovuar dy her\u00eb si minist\u00ebr dhe nuk transformoi dy ministrit\u00eb. Ai mbetet politikan i zakonsh\u00ebm. Djalosh, i edukuar, por jo transformues. Veprimet e tij t\u00eb fundit, vijn\u00eb nga rezultatet e dob\u00ebta n\u00eb terren. Jo nga vullneti individual, por megjithat\u00eb, jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur.<br \/>\nI d\u00ebgjoj disa duke th\u00ebn\u00eb jo Agim Aliu, jo Shaqir Totaj, jo Bedri Hamza, mund ta rikthejn\u00eb PDK-n\u00eb t\u00eb par\u00ebn. Un\u00eb dyshoj shum\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb lider i Kosov\u00ebs, duhet jo vet\u00ebm dije, por shum\u00eb energji, shum\u00eb kreativitet, shum\u00eb pun\u00eb. Duhet gjetur jo nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ruan vot\u00ebn ekzistuese t\u00eb PDK-s\u00eb, por q\u00eb arrin t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb elektorat jasht\u00eb PDK-s\u00eb. Nuk mjafton profesionist. Nuk mjafton vet\u00ebm njeri i mir\u00eb. N\u00eb mes t\u00eb krejt lider\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, jam i bindur se Urani merr mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe se krejt figurat e tjera. Urani e \u00e7oi PDK-n\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrtej PDK-s\u00eb, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. PDK-ja, duhet provuar edhe Uranin. Masat e gjera duan kreativitet. Urani e ka m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb m\u00eb i pranuesh\u00ebm. Bedriu \u00ebsht\u00eb m\u00eb profesional se Urani, por nuk \u00ebsht\u00eb i terrenit. <\/p>\n<p>Memli iku. Shyqyr. Tash radh\u00ebn e ka Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. \u00cbsht\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, kur opozita nuk jeton n\u00eb imagjinat\u00eb. I kthehet realitetit. Memli dha shembull t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hashim Tha\u00e7i e kishte t\u00eb af\u00ebrt Memli Krasniqin, nd\u00ebrsa Kadri Veseli, Uran Ismajlin. Dy lider\u00ebt e PDK-s\u00eb, si lider\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga lufta \u00e7lirimtare, e synonin t\u00eb dilnin nga bastioni i Drenic\u00ebs, p\u00ebr ta shtrir\u00eb PDK-n\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, me figura e profile t\u00eb reja. N\u00eb Prishtin\u00eb, Hashimi e mori Memlin, nd\u00ebrsa Kadriu e mori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":220139,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220138","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220138"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220138\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":220140,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220138\/revisions\/220140"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220139"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}